Arbanasi
Antikosovarism
Nënshkruhet kontrata për Aeroportin
Nga Nebih Maxhuni më 12.08.2010 në ora 15:00
(E plotësuar) Qeveria e Kosovës dhe Konzorciumi Limak - Aeroports de Lyon, nënshkruan sot kontratën për dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Kosovës, për 20 vitet e ardhshme.
Kontrata është nënshkruar nga ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala dhe ai i Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, si dhe nga përfaqësuesit e dy kompanive ndërkombëtare.
Kjo është kontrata e parë e dhënies me koncesion të një kompanie të madhe publike dhe Qeveria e Kosovës beson se ajo do të hapë dyert për investime të ngjashme nga jashtë.
“Kjo është një ditë e madhe. Për herë të parë në Kosovë, po nënshkruhet një marrëveshje e tillë, nëpërmes koncesionimit”, tha ministri Limaj, i cili u bëri thirrje edhe kompanive të tjera të mëdha që të investojnë në Kosovë.
Në konferencën për gazetarë, pas nënshkrimit, Konzorciumi Limak - Aeroports de Lyon, përsëriti zotimin se deri në vitin 2012 do të investojë rreth 140 milionë euro.
Zëvendëskryetari i Bordit udhëheqës të Limak-ut, Sezai Bacaksuz, shpalosi synimin që numri i udhëtarëve nga 1.5 milion sa janë aktualisht, të rritet në 4 milionë në vit.
Në mesin e investimeve parashihet zgjerimi i terminalit prej 27 mijë metrash katrorë. Do të zgjerohet edhe vendparkimi për automjete, Kulla e kontrollit të trafikut ajror do të modernizohet etj.
Përfaqësuesit e konsorciumit, të cilët nga sot e marrin në menaxhim Aeroportin, përsëritën zotimin se punëtorët, të cilët aktualisht janë duke punuar, nuk do të preken.
Havalimani i Prishtinës
Nga Arben Hyseni
Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, dhe ai i Transportit, Fatmir Limaj, do të nënshkruajnë sot kontratën për dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Kosovës. Kjo është kontrata e parë e dhënies me koncesion të një kompanie aq të madhe publike. Ajo do të mbetet në pronësi të Kosovës, por për 20 vjet do ta shfrytëzojë dhe investojë në të Aeroporti i Francës - Limak.
Konzorciumi Limak - Aeroports de Lyon do të marr nën administrim për 20 vjet aeroportin kosovar. Kushtet e caktuara janë që ky konzorcium të investojë rreth 100 milionë euro për ndërtimin e një terminali të ri dhe për rregullimin e infrastrukturës së aeroportit. Premtimet janë që do të ofrohen edhe shërbime më të mira për të gjithë udhëtarët. Dhe, 39.42 për qind të hyrave të aeroportit, kompania fituese do t`i japë buxhetit të Kosovës për 20 vjet rresht.
Endrit Shala, këshilltari i ministrit Fatmir Limaj, tregoi se kontrata do të nënshkruhet në një ceremoni solemne të organizuar nga Qeveria e Kosovës, ku do të marrin pjesë gjithë krerët e shtetit dhe ambasadorët e huaj në Kosovë. Ai tha se edhe pse kontrata nënshkruhet sot, konzorciumit De Limak i duhet të plotësojë kriteret e parapara në kontratë në afat kohor prej 180 ditësh.
“Disa nga këto kushte përfshijnë transferimin e punonjësve të ANP`së te operatori i ri, miratimin e dizajnëve për terminalin e aeroportit dhe përmbylljen financiare”, tha Shala.
Tregoi gjithashtu se plotësimi i të gjitha këtyre kushteve pritet të kryhet deri në fund të këtij viti. Njësia e Partneritetit Privato Publik është në fazën e përmbushjes së kushteve paraprake. Zyrtarë të njësisë së PPP`sa patën treguar më herët se procesi për privatizimin dhe transferimin e ANP`së nga prona publike në atë menaxhim privat ka shkuar mirë.
Kontrata në thelb përmban transferimin e kompetencave në menaxhimin dhe operimin e ANP-së te konsorciumi Limak-Lyon, i përbërë nga operatorë francezë të aeroportit, Aéroports de Lyon dhe kompania turke e ndërtimit Limak Construction, të cilat i kishin ofruar të paguanin përqindjen më të lartë të të ardhurave bruto për qeverinë në këmbim të koncesionit.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, gjatë viteve të pasluftës, ka qenë një prej kompanive më me afera korruptive në Kosovë. Së pari e kanë drejtuar ndërkombëtarët e më vonë duke kaluar në duart e vendorëve.
Për këtë kompani, raport patën krijuar edhe Kombet e Bashkuara, të cilat e patën cilësuar si një prej kompanive ku lulëzon korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Një prej drejtorëve të saj edhe është arrestuar.
Drejtori i fundit i Aeroportit, Agron Mustafa, tregon se në ANP janë investuar me miliona euro. Thotë se është investuar edhe në personel dhe çdo segment tjetër të saj.
“Aeroporti ka përjetuar edhe periudhën e artë të tij, por mendoj se ka qenë koha për ta dhënë me koncesion kompaninë”, tha Mustafa.
Konsorciumit Limak-Lion i është dhënë kontrata më 14 maj, pasi që i ka ofruar Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39.42 për qind të të ardhurave bruto në këmbim me të drejtën për koncesion. Koncesionari do të operojë me aeroport, duke ofruar shërbime të zgjeruara në nivel të cilësisë së lartë. Kosova do të mbajë 100 për qind të pronësisë së pasurive të aeroportit.
Qeveria e Kosovës synon që përmes investimit të kapitalit privat në aeroport të sigurojë infrastrukturë moderne, përmirësim të komoditetit, shërbime të klasës botërore, përfitime nga efikasiteti në operim si dhe transparencë të shtuar në operimin dhe financimin e aeroportit. Përmes këtij koncesionimi, pati deklaruar ministri i Transportit, Fatmir Limaj, Kosova do të përfitojë investim të huaj direkt me vlerë rreth 100 milionë euro si dhe përqindje nga të hyrat bruto të ANP`së.
http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../36401/C4/C14/