Në Durrës edhe një zbulim i rrallë arkeologjik
Publikuar: Sot, më 18 shtator 2010
Durrës, 18 shtator - Një varr i periudhes bizantine është zbuluar gjate punimeve që po kryhen në afërsi të xhamisë së qytetit të Durrësit, për rehabilitimin e sheshit Liria. Në varrin që mendohet te jete 1300 vjeçar, krahas eshtrave të një personi u zbulua edhe një monedhë e periudhes bizantine. Arkeologu Surja Lela, pohon për gazetën Shekulli, se varri u zbulua në një thellësi prej kater metrash gjatë gërmimeve të bëra per rehabilitimin e sheshit Liria, në pjesën e përparme të xhamisë, ndërsa mendohet t’i perkasë epokes bizantine. Ekspertët do te vazhdojnë ekzaminimet mbi eshtrat që janë të parat që u gjetën ne zonen ne te cilet po punohet. Arkeologët gjithashtu shpresojnë qe me shtrirjen e germimeve të gjenden të tjera objekte.