Solidarizim me shqiptarët në Maqedoni[/SIZE][/B]
Ngjarjet e ditëve të fundit në Ish Repulikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) janë dëshmi se aparati
i saj shtetëror politik e policor po planifikon e zbaton, e praktikon politikë dhe strategji me vizion të
qartë antishqiptar.Përdorimi i forcave policore dhe aplikimi i metodave diktatoriale janë strategji
shkurtpamëse dhe dëshpëruese të një regjimi antipopullor që vepron me axhendën e heshtjes së
kundërshtarëve dhe mendimit ndryshe.
Shoqatat tona me veprimtari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me origjinë nga shteti i sotëm
i Malit të Zi, solidarizohen me vëllezërit tanë nën Maqedoni dhe njëkohësisht dënojmë ashpër
dhunën brutale shtetërore të aplikuar nga policia maqedonase ndaj shqiptarëve në tërë Iliriadën.
Shoqatat tona do të shtojnë ndikimin e tyre tek senatorët, kongresmenët dhe autoritetet përkatëse
amerikane për të bërë trysni ndaj politikës aktuale maqedonase që të ndaloj njëherë dhe mirë
aplikimin e politikave antishqiptare.Shoqatat tona në SHBA përkrahin çdo levizje kombëtare,
ku preambul është Atdheu dhe Shqiptaria e jo nuanca politike, krahinore e fetare.
Atdheu, Kombi, Mbi Të Gjitha!
Fondacioni ‘’Plavë Guci’’- New York
Shoqata Atdhetare ‘’Malësia e Madhe’’- Detroit
Shoqata Atdhetare ’’Ana e Malit’’-New York
Fondacioni ‘’Ded Gjon Luli’’- New York
Fondacioni ‘’Dom Simon Filipaj’’- New York
Fondacioni Humanitar ‘’Malësia’’- New York
Shoqata Atdhetare ‘’Kraja’’- New York
Shoqata Atdhetare ‘’Ulqini ‘’- Chicago