Meqë fjala është për vetëm një rajon, ku shqip-tarët e gjejnë folenë e riatdhesimit, është e arsyeshme më tepër përqëndrimi të bëhet në te, ndonëse paraqet mangësi, ngase madhësia e masivit të ekzodit dhe vendosja nëpër territore është i madh. Nëpër etapat e përmendura kohore në Turqi krijohen enklava tipike me shqiptarë, të cilët në kuptimin e përgjithësuar mund të thuhet se janë të shtrirë anekënd Turqisë së sotme. Nga të dhënat që mund të verifikohen nëpërmjet burimeve të ndryshme, masë e madhe e shqiptarëve të riatdhesuar janë të shtrirë në Vilajete të shumta të Turqisë. Ndër këto Vilajete mund të veçohen: Adapazari, Stambolli, Brusa, Eskishehir, Kytahia, Manisa, Izmiri, Ajden, Adana, Ankara, Tokat, Samsun, Elazey, Edrene e tjerë.
Shqiptarë të Kosovës të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre
prej pushtuesve serbë në vitin 1912
Duke e vënë në peshojë dispersionin (shpërn-darjen) e shqiptarëve nëpër viset e Turqisë, mund të arrihet te përfundimi se politika lidhur me pranimin e shqiptarëve ka qenë e dispersuar. Sa herë janë hapur dyert për këtë etni, gjërat, krieteret për ven-dosjen e tyre kanë qenë me kohë të defmuara. Sipas të dhënave që fitohen nga bashkëbiseduesit (të cilët nuk kanë pretendime analitike) edhe nga burimet tjera mësohet se politika turke për shqiptarët ishte e trefishtë. Së pari, shqiptarëve iu mundësohej vend-banimi nëpër shkretëtirat, gjysëmshkretëtirat, përkatësisht nëpër vendet e largëta kufitare, në pjesët e lindjes e të perëndimit, ku do tëjenë element.
Përveç në Vilajetet e shënuara pothuajse në të gjitha viset tjera
të Turqisë ka popullsi me origjinë shqiptare
i qëndresës dhe i mbrojtjes së kufijve. Meqë në ato mjedise kushtet ishin të disfavorshme për jetesë, vendosja bëhej pa kurrfarë pagese, gratis. Së dyti, shqiptarët kishin mundësi të gjejnë fole edhe nëpër kryeqendra të shquara, siç është Stambolli, Izmiri etj., me rrethina të përafërta, porse për këte ishin të detyruar ta blejnë pasurinë e patundshme. Familja e Brahim Ismajlit (atëherë Amitoviq) nga Koliqi (komuna e Prishtinës) në vitin 1925 shpërngulen dhe vendosen Turgutli (në afërsi të Izmirit). Duke mos qenë të kënaqur pas gjashtë muajsh kthehen prapa (shih: pasaportin dhe fotografinë e familjes). Së treti, në pjesën Evropiane të Turqisë, nuk ekzistonte disponimi i autoriteteve turke për formimin e enklavave të gjera me elementin shqiptar. Mbase një qëndrim i tillë mund të arsyetohej me faktin se shqiptarët duhet të jenë sa më larg nga atdheu i tyre i mëparshëm, për të pasur kontaket më të rralla dhe influencim të paktë, ose fare të pashënuar.
Për secilin përcaktim ka argumente të shumta. Bie fjala, Sylejman Lladovci me të dy vëllezërit në vitin 1925 shpërngulen në Keshan (pjesë evropiane e Turqisë në kufi me Greqinë). Të tre vëllezërit ishin të martuar dhe kishin fëmijë. Këta i shpërndajnë nëpër fshatra të ndryshme, meqë sipas dispozitave nuk lejoheshin më shumë se dy familje shqiptare në vendosen në një vendbanim (fshat).
Për të hyrë në realitetin e këtyre territoreve lypset mund dhe kohë e konsiderueshme. Është simptoma-tike se për ketë element dihet pak. Më tepër ekzistojnë përfolje orale, se sa ndonjë realitet i argumentuar. Autori i këtij shkrimi mund të thellohet më tepër në Vilajetin e Samsunit, duke e veçuar kazanë (komunën) e Bafrës, një çerdhe të vërtetë me shqiptarë.
http://www.kosovali.net/kosova_samsun.htm