Bei uns im 16 Jahrhundert.
es gab schon vor den osmanen einige muslime in albanien, wenn auch nicht viele.
- - - Aktualisiert - - -
Intelektualët shqiptarë dhe bektashizmi
Shumë personalitete të shquara, shqiptarë dhe të huaj, kanë shkruar për bektashizmin dhe bektashianët, për besimin dhe cilësitë, për vlerat dhe kontributet që ata i dhanë kulturës shqiptare. Mjafton ta nisim me korifeun - Naim Frashërin e me Samiun, me Gjysh Ali Gjirokastrën e me Abdy Frashërin, me Mit'hat Frashërin e me Evlia Çelebiun, me Natali Claire e me Hafëz Ali Korçën, me Syrja Vlorën e me Edwin E. Jacques, me Faik Konicën e me bijën e Gjirokastrës, Musine Kokalarin. Të gjitha këto mendje të larta panë dhe gjetën tek bektashizmi shprehjen më të çlirët të dëshirës se atdheu është mbi të gjitha, se atdheu është mëmë e atë, është gjuhë dhe vetvete, është besim dhe fe. Pikërisht këto shenja i pa "toska i madh", Abdyl Frashëri, kur përpjekjet për mëvehtësi i mbështeti në "babatë bektashjanë" të teqeve në të cilat u shtrua si mik e si bir përkrah të mirit baba Alush Frashëri; këto gjurmë bektashiane ndoqi edhe Edwin Jacques kur theksoi se ishin krerët bektashianë ata që dolën haptas në përdorimin e gjuhës shqipe. Ishte vetë Baba Ali Tomorri që në kohën kur ndalohej e përndiqej gjuha shqipe dhe ata që e përhapnin atë pohoi se qe në praktikën bektashiane ta shkruanin letërsinë e tyre fetare, poezitë dhe himnet në gjuhën e popullit. Shumë nga dervishët dhe baballarët e teqeve udhëtuan nga fshati në fshat, nga jugu në veri duke shpërndarë libra për rilindjen e Shqipërisë .Jo më kot poeti i madh, shpirti i kombit, Naimi "iu qas, kesaj feje me gjithë zemër; shkruajti libra e vjersha, që baballarët t'i kanë në nder të madh, e meritoi të quhet si një ndër themeluesit e kësaj feje në Shqipëri. Me atë mënyrë, gjithë bektashizmin e solli e e mbajti, në qark të kombësisë, të dashur," dhe shkroi për këtë qëllim edhe disa nga faqet e tij më të shkëlqyera në Fletoren e Bektashinjvet në Qerbelanë dhe Mësimet.Në frymën dhe nën fytyrën e bektashizmës lindën poetë,e gojëtarë të rrallë, sofra bektashianë, e çlirë, e hapur dhe nderuese ndaj besimeve të tjera të botës fali shpirtëra të ndërtuar mirë, zemra të gatuara me mirësi e mbrothtësi. "Pra në një koncert si Bektashizmi, ku dalin heronj dhe bienë dëshmorë njërëz me ide të nalta, poeti i ynë gjente lulishten ku do të çfrente më vonë si Bilbili i Majit. Gjithë sa ia ndjente shpirti dhe ia pëlqente syri, Naim Frashëri e gjeti të begatëshme në këtë lulishte. I frymëzuar nga"Hadika"ja shkruajti "Qerbela"- në; i mbushur me dëshirë dhe dashuri nga poemat e Nesimiut, Tyrabi-Aliut dhe Nijazi me shokë, ndezi ato drita të bukura të librës tij "Lulet e Verës"; duke marrë shëmbëlla nga Kajgusëzi dhe Viraniu me shokë, bëri "Fletore e Bektashinjvet", Thelbin e Kuranit, 'Fjalët fluturake' dhe vjershat e ndryshme," shkruan Gjysh Ali Gjirokastra. Lista e atyre që janë shprehur kësisoj është tepër e gjatë, por do të ndalesha e do të veçoja për t'i shtjelluar pak më gjatë disa prej shkrimeve të Faik Konicës dhe të Musine Kokalarit në lidhje me bektashizmin. Jo vetëm një herë dhe jo shkarazi, mjeshtëri i madh Konica i është kthyer e ka rimarrë në shkrimet e tij temën e bektashizmit si doktrinë dhe të bektashianëve si shfaqje e besimit. Mund të përmendim të paktën tre artikuj mes së cilëve njëri është i drejtpërdrejt dhe enkas për bektashizmin dhe dy të tjerët e trajtojnë këtë temë të ngërthyer brenda temave të tjera, gjithësesi të pa shkëputura nga objekti i referimit tonë. Shkrimi i parë i takon vitit 1897 dhe titullohet "Shënim mbi metafizikën e bektashinjve". Ky tekst i trajtuar në formë të lirë eseje është shkruar në frëngjisht dhe është botuar për herë të parë në Bruksel, tek Albania, vj .1, nr.8. Është interesante të vërehet se ky shkrim i Faik Konicës mbi bektashizmin, është shkruar vetëm një vit pasi Naim Frashëri kishte botuar "Fletorja e Bektashinjët" me po të njejtën vetëdije si Buzuku, sepse në gjuhën tonë nuk kishte ende diçka të shkruarpër bektashizmin........
http://bektashiorder.com/intelektualët
- - - Aktualisiert - - -
die bektashi sind eindeutig schiiten