Peyo
Kry madh
Të fuqishmit e Kombëtares helvetike
Kemajl Goca, BOTA SOT
Vëllezërit Taulant e Granit Xhaka janë të gatshëm ta veshin edhe fanellën e kombëtares së Kosovës në futboll. Më 6-7 janar i nisin stërvitjet me skuadrën e parë të Baselit.
Dy futbollistë të shkëlqyeshëm, vëllezërit Taulant e Granit Xhaka, janë pritur nga Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. Vëllezërit Xhaka u pritën si heronj dhe morën fjalë miradije për lojërat e mrekullueshme që dëshmuan për kombëtaret e tyre. Dy vëllezër që luajnë në të njëjtin pozicion, mesfushorë. Më 6-7 janar i nisin përgatitjet me skuadrën e parë të Baselit, e cila synon edhe titullin e kampionit në Zvicër. Granit Xhaka emër i njohur për botën e futbollit. Është futbollistë që bëri historinë e tij me kombëtaren helvetike përkatësisht Zvicrën U-17. Xhaka me dy futbollistë të tjerë shqiptarë, Pajtim Kasamin e Frederic Veselin, me Zvicrën U-17 shkruan historinë dhe u bënë kampion bote për U-17 në Kampionatin botëror të mbajtur këtë vit në Nigeria. Për Granit Xhakën, gjerë e gjatë u shkrua dhe shkruhet jo vetëm nga mediat botërore, por talenti i tij mahniti shumë ekspertë të klubeve me renome botërore. Taulant Xhaka, futbollist që luan me sukses të lartë në kombëtaren e Zvicrës U-19. Fadil Vokrri me bashkëpunëtorët e tij në mënyrën më të përzemërt ka pritur asat e këtij sporti. “Mirë se keni ardhur dhe iu përgëzoi për sukseset e jashtëzakonshme që keni pasur në kombëtaret e Zvicrës U-17 dhe U-19. Ju jeni krenaria jonë dhe mbarë kombit shqiptarë. Kam emocione, por ju jeni ata që dëshmuat më të mirën dhe lartësuat futbollin shqiptarë. Është e drejtë e juaj të zgjidhni në të ardhmen, të luani në kombëtaren e Zvicrës apo të Kosovës”, ka thënë mes të tjera legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Taulant Xhaka shprehur falënderimet për mikpritje të ngrohtë nga kreu i FFK-së. “Është një nder dhe privilegj që jam në mesin tuaj. Besoj se të ardhmen do të dëshmojmë më të mirën dhe do ta prezantojmë shqiptarin dhe Kosovën sa më mirë”, tha Xhaka. Granit Xhaka, talenti i madh i kësaj loje, ka thënë se nuk e kishin pritur se do të bëhen kampion bote. “Nuk e kemi pritur se do të bëhemi kampion bote, por u bëmë me lojërat që demonstruam në Nigeria. Të gjithë kemi luajtur si një dhe të gjithë për një. Nëse me fton kombëtarja e Zvicrës do të luajë për ta dhe nëse me fton kombëtarja e Kosovës do të luajë për ta’, ka thënë Graniti. Prindi i tyre, Ragipi, tha se të interesuar për Granitin kanë qenë edhe kombëtarja e Shqipërisë. “Kemi qenë në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e Federatës së Futbollit Shqiptarë, që kanë shprehur dëshirën që të kenë në radhët e tyre Granitin. Mbi gjitha prioritet do të ketë kombëtarja e Kosovës. Nuk përjashtohet mundësia që të jetë edhe në kombëtaren shqiptare, pra opsionet janë të hapura, por Kosova ka përparësi më shumë. Problemi kyç është se FFK-ja ende nuk është e pranuar në FIFA, por besoj se kjo do të ndodh se shpejti. Një gjë dua ta theksoj se Taulanti e Graniti ku do që kanë marrë pjesë në turnetë dhe garat zyrtare të ndryshme evropiane e botërore, janë prezantuar si shqiptarë të Kosovës”, ka thënë Ragipi. Vëllai i madh i Granitit, Taulantit ka thënë se e ka përcjellë së bashku me prindin e tij botërorin që u mbajt në Nigeria. Sipas tij, ka pasur emocione të shumta madje pas çdo ndeshje i ka dhënë vullnet për lojë edhe më të mirë. Taulanti dhe Graniti janë të fuqishmit e kombëtares së Zvicrës për U-17 dhe U-19 dhe ambasadorë të futbollit të Republikës së Kosovës.
Bota Sot » Të fuqishmit e Kombëtares helvetike
So gewinnt man Talente und verliert sie nicht an andere Nationen...bravo Vokrri !