Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Sporti Kosovar/Kosovo Sport

Prishtina investon

Kemajl Goca, BOTA SOT
Stadiumi i KF Prishtinës shumë shpejt do të ketë një pamje më të mirë dhe sipas standardeve evropiane. Drejtuesit e klubit të futbollit Prishtina, në krye me kryetarin Remzi Ejupin dhe drejtorin gjeneral, Edmond Rugova, janë të vendosur që brenda një kohe të shkurtër që stadiumin e qytetit në Prishtinë ta rinovojnë brenda dhe jashtë si dhe ta mbulojnë pjesën perëndimore të stadiumit. Tash e disa është nisur ky projekt dhe gradualisht do të realizohet. Të hënën janë nisur punimet në të disa aspekte nga grupi slloven, që udhëhiqet nga përfaqësuesi Hamdi Rushiti. “Punimet kanë nisur në disa pjesë nga “Grupi slloven”, që do të bëjnë renovimin e stadiumit të qytetit. Do të mbulohet pjesa perëndimore e stadiumit, po ashtu edhe përreth stadiumit do të investohet që të rregullohet infrastruktura. Për renovimi e stadiumit projekti do të kushton diku 270 mijë euro. Investimet që jemi duke i bërë, janë me qëllim të bëjmë një stadium modern të përmasave evropiane. Stadiumi nuk është vetëm i KF Prishtinës, por i gjithë qytetit dhe i gjithë Kosovës”, tha Rugova. Punimet priten të intensifikohen në muajin mars, kur do të mbulohet edhe pjesa e perëndimore e tribunave të stadiumit të Prishtinës. Sa i përket rregullimit të fushës, Rugova ka thënë se edhe kjo do të ndodhë, por në një kohë tjetër dhe të përshtatshme. Rugova me punën e tij të palodhshme që po bënë në klub ka premtuar se do të krijojë kushtet ideale në stadium. Sipas tij, stadiumin përreth do t bëjë ashtu si i ka hije. Sa i përket turneut ndërkombëtar në futsall që u mbajt në Winterthur, në të cilën Prishtina zuri vendin e katërt, Rugova e vlerësojë të suksesshme. “Prishtina shënoi dy fitore, por në gjysmëfinale megjithëse ka udhëhequr me 0:1 ka humbur me shifra 5:2 nga Luzerni. Sipas informacioneve që kam nga drejtuesit e klubit, humbja ka ardhur paksa edhe nga vetëkënaqësia që kanë pasur futbollistët nga epërsia, e cila në vazhdim iu ka kushtuar”, tha Rugova. Skuadra e Prishtinës tashmë do të jetë dy javë në pushim të merituar përkatësisht deri më 25 janar. “Pas kthimit nga Zvicra futbollistët do të pushojnë dy javë dhe më pas do t’i zhvillojnë përgatitjet”, tha Rugova. Edmond Rugova edhe njëherë e përsëriti se Prishtina ka gjasa të mëdha gjatë verës të sjellë në Prishtinë një skuadër nga Zvicra ose Gjermania. Sipas tij, bisedimet janë duke i zhvilluar dhe këto priten të finalizohen në javët e ardhshme.
 
Sulmuesi pejan Fatos Beqiraj është një nga futbollistët që këto ditë të merkatos së janarit gjendet në “radar” të skuadrave të mëdha evropiane. Beqiraj, që karrierën e futbollit e nisi në tokën pejane, por që famën e një lojtari evropian e arriti në Buduçnost të Malit të Zi, është shumë afër ta nisë aventurën e parë ndërkombëtare. Gjigantet e Portugalisë, Benfika dhe Braga, por edhe ata spanjollë, Sevilla e Atletico Madrid, kërkojnë shërbimet e Beqirajt, futbollistit të cilit që në paraqitjen e parë në radhët e Buduçnostit i kishte duartrokitur legjenda e futbollit malazez, Dejan Saviçeviç.
Ish-sulmuesi i Besës së Pejës, Fatos Beqiraj, ka thënë se fundjava do të jetë përcaktuese për të ardhmen.
“Gjerat po ecin mirë. Fundjava që vjen do të jetë përcaktuese për të ardhmen time”, ka thënë Beqiraj, i cili ka shtuar se “të mërkurën do të rikthehet në skuadrën e Buduçnostit”.
“Menaxheri im vazhdimisht është në kontakte me skuadrat që kërkojnë shërbimet e mia. Bëhet fjalë për skuadrat e mëdha si Benfika, Braga, Sevilla e Atletiko Madrid”, ka theksuar Beqiraj, duke shtuar ndërkohë se “Transferimi im i mundshëm në njërën nga këto skuadra të mëdha do ta realizonte ëndrrën time për t’i prekur fuqitë e mëdha të futbollit evropian”.


I gatshëm për Kosovën

Beqiraj, që më parë ka marrë nënshtetësinë e Malit të Zi dhe se ka luajtur disa takime me përfaqësuesen e këtij shteti fqinj, thotë se është i gatshëm t’i përgjigjet përfaqësueses së Kosovës.
“Në kohën kur Kosova pranohet në FIFA, unë jam i gatshëm ta ndihmoj vendin tim. Asnjë ftesë të përfaqësueses së Kosovës nuk do ta refuzoj”, ka theksuar Beqiraj, i cili ka shtuar se, qysh kur ka nisur hapat e parë në futboll ka pasur qëllim që një ditë të bëhet lojtar i madh.
“Qysh si fëmijë, por edhe në kohën sa kam qenë në Besën e Pejës, kam dëshiruar që një ditë të arrijmë lart në futboll. Fama ime u arrit në Buduçnost, por edhe në kohën sa kam qenë në Besë, kam pasur paraqitje të mira. Të gjitha këto i kam arritur vetëm me punë. Puna është çelësi i suksesit tim”, ka përfunduar sulmuesi nga Kosova, Fatos Beqiraj.
 
Kaçaniku në Darussafaka

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Yll Kaçaniku, burimet jozyrtare bënë të ditur se ka kaluar në radhët e skuadrës së elitës së basketbollit turk, Darussafaka. Kaçaniku në pjesën vjeshtore ka qenë bartës i lojës së skuadrës kampione dhe me lojërat e tija ka qenë më meritori për titullin vjeshtor. Merret vesh se skuadra turke i ka ofruar kushte të mira këtij basketbollistit, që një kohë ka luajtur edhe në skuadra të tjera turke, si në skuadrën Mersin. KB Sigal Prishtina do të jetë shumë e dobësuar pa këtë basketbollistë të dëshmuar.
 
Haushoher Sieg für Sigal Prishtina. Mit 23 Punkte hätte davor wohl keiner gerechnet.

Peja hat gestern gegen Trepca im anderen Topspiel mit 85:91 verloren

Tabelle
1 Prishtina 29
2 Trepca 27
3 Bashkimi 26
4 Peja 22
.
.

Stimmt allerdings war Prishtina zu nachlässig was mir bei einigen Situation nicht gefiel, z.B. war ein Spieler frei under machte ihn trotzdem nicht rein (Amateurhaft)
 
I kanë drejtuar sytë edhe jashtë Kosovës

Kemajl Goca, BOTA SOT
Në Zvicër, në Suedi, në Austri luajnë disa hendbollistë shqiptarë që FHK-ja llogarit të jenë bartës në të ardhmen në kombëtaren e Kosovës.
Kreu i Federatës së Hendbollit të Kosovës tashmë e një kohë është në kontakte me disa nga hendbollistët që po luajnë jashtë Republikës së Kosovës. Sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci, tha se janë disa hendbollistë të dëshmuar që luajnë në shtetet evropiane. “Ka disa hendbollistë cilësorë që luajnë në shtetet e ndryshme, si në Zvicër, Austri, Suedi. Si federatë jemi në kontakte të vazhdueshme me hendbollistët që të ardhmen të jenë pjesë e kombëtares së Kosovës. Besojmë se me hendbollistët që luajnë jashtë Kosovës dhe me disa të talentuar mund të bëjmë një kombëtare të denjë”, tha Gjinovci. Hendbollistët që luajnë në shtetet e jashtme janë Besfort Bilalli në skuadrën e TV Edinburg që bën pjesë në ligën e parë zvicerane, Alban Bislimi anëtar i klubit Krienz që luan në ligën e parë zvicerane, pastaj Valon Dedaj, hendbollist në Zvicër, Fatlum Ahmeti në skuadrën e Lif Lindesbeag nga Suedia, Qëndrim Alaj, një hendbollist i ri, që ka 18 vjeç dhe luan në një rang të ulët në Gjermani, Besnik Shala po ashtu luan në ligën e tretë gjermane dhe Ibish Thaçi, njëri nga hendbollistët më të mirë që luan në elitën e hendbollit austriak. Këta hendbollistë janë brumi më i mirë i kombëtares së Kosovës dhe që llogarisin shumë edhe përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Alfred Llazari. Në mungesë të Llazarit, i cili nuk gjendet në Kosovë, biseduam me trajnerin e parë të kombëtares Taib Kabashi. “Kemi një brumë të mirë të hendbollistëve që disa prej tyre me sukses luajnë në shtetet e jashtme. Mosha mesatare është 21 –vjeçare dhe që premton perspektiv të hendbollit tonë. Të ardhmes nuk i frikësohem sepse me hendbollistët që posedojmë do të jemi kombëtare e denjë si për Luksemburgun, Belgjikën, Çekinë, Holandën, Turqinë. Më pak investime mendoj se do të ndërtojmë një kombëtare cilësore dhe që mund të arrijë rezultate në garat ndërkombëtare”, tha Kabashi. Qysh tashmë llogariten edhe disa hendbollist më perspektiv në Kosovë që mund të dëshmojnë cilësi të ardhmen. Sa i përket portierëve hendbolli e ka hequr një brengë për arsye sipas tyre, për dhjetë vjet të ardhshëm kanë siguruar portierë të shkëlqyeshëm. Ata llogarisin në portierin Bardhyl Abazin, Hektor Dobroshin, Arbër Currin dhe Arbër Berishën. Trajnerët e kombëtares së Kosovës këta portier i cilësojnë si ndër më të mirët dhe që do të jenë edhe shtylla e kombëtares së Kosovës. Nga hendbollistët llogarisin edhe në Muhamed Malokun që luan në Belgjikë, Aldrin Zekaj, anëtar i KH Besa Famiglia, që ka përvojë, si dhe hendbollistët e rinj e të talentuar që po vijnë, si Enis Kabashi, Vedat Llapashtica te Prishtinës, pastaj Hamdi Salihu e Vlerëson Zherka te Kastrioti, Fatlum Ademi, Kreshnik Krasniqi e Riad Shabanaj, janë hendbollist me perspektiv. Nga këta hendbollistë presin shumë dhe brenda tri-katër vjetësh të jenë edhe bartës të kombëtares së Kosovës. “I kemi të gjitha kategoritë dhe po punohet me përkushtim, si dhe me hendbollistë të dëshmuar jashtë Kosovës, besoj se do të bëjmë një kombëtare të denjë”, nënvizoi Gjinovci. Kabashi ka thënë se disa nga hendbollistët që luajnë jashtë kanë qenë edhe pjesë e kombëtares në ndeshjet që i zhvilluan vitin e kaluar në Turqi, si Bilalli, Shala e Bislimi, me formën e të cilëve ishin shumë kënaqur.
Kthehu | 22.01.2010

 
Gjergj Bushaj merr numrin 9 tek klubi kroat Istra
Bushaj.jpg


Klubi kroat NK Istra nga Pula ka prezantuar tre përforcimet e radhës, në mesin e tyre edhe 18 vjeçarin Gjergj Bushaj. Sulmuesi i Vëllaznimit të Gjakovës në kubin kroat ka marrë numrin 9 dhe konsiderohet një prej shpresave të futbollit. Bushajn në klubin kroat e kan krahasuar me talentin italjan Gjovinkon e Juventusit. Bashkë me Bushajn, Istra ka prezantuar edhe maqedonasin Boshko Stupiq nga Vardari dhe Matijas Çabu nga Dinamo Zagrebi. Futbollisti kosovar në klubin e Istrës ka gjetur mesfushorin kumanovar, Armend Alimi, i cili i ndihmon në ambientim në klub. “Unë nuk e njoh gjuhën kroate aspak. E kam vështirë të ambientohem, por shumë është duke më ndihmuar Armendi nga Kumanova. Sigurisht se së bashku me atë do të shënojmë shumë gola”, tha Bushaj. NK Istra është në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit dhe me këta përforcime kërkon të mbetet në Ligën e Parë të Kroacisë

Erdin Hashani arrin marrveshje me Vëllaznimin
z1.jpg


Erdin Hashani të hënën (sot) të zyrtarizojë transferimin në klubin gjakovar, Vëllaznimi. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i klubit, Agim Koci.
Marrëveshja me futbollistin tashmë është arritur. Skuadrës i nevojiten lojtarë të tillë që kanë përvojë në futbollin kosovar", ka thënë Koci. .
Hashani sot ka zhvilluar edhe stervitjen e par me skuadren e Vëllaznimit, ku esht pritur mjaft ngrot nga lojtaret
Ne seancen stervitore të pranishem ishin të gjithë lojtarët, duke i perfshirë edhe të lenduarit Nikoll Dushi e Shpetim Duraku të cilët priten ti ndimojnë skuadrës për sezonin pranverorë

shpresoj se vellaznimi do je jet ne superligen.. dhe ky perforcim do te jet i mir.
 
Zurück
Oben