Lorik
Workaholiker
Humolli perjashtohet nga Prishtina pas 16 vjetesh
@mods, kann einer diesen fred als wichtig abstempeln (oder wie mann das auch immer sagt) damit es nicht immer verschoben wird.
Aventura e Florim Humollit me FC Prishtinën ka përfunduar pas plot 16 vitesh. Mbrojtësi është liruar nga klubi bardhekaltër, edhe pse kishte kontratë deri në fund të këtij sezoni.
Humolli tregon se drejtori i përgjithshëm i FC Prishtinës, Edmond Rugova, ia ka kumtuar lajmin se kryetrajneri Skënder Shengyli, nuk llogarit më në shërbimet e tij. Ky lajm e ka befasuar mbrojtësin, i cili e kishte të vështirë t’i thotë lamtumirë klubit të tij të zemrës.
“Unë bisedova me trajnerin, por ai më tha se unë nuk të kam propozuar për të lënë të lirë. Unë ende nuk po e di se cili është personi që më largoi nga klubi i zemrës”, deklaroi Humolli për Express.
“Jam shumë i zhgënjyer që më larguan, sepse luaj në Prishtinë tash e 16 vjet. Qysh para dhjetë vjetësh kam pasur shumë oferta dhe klubet më kanë ofruar kushte shumë më të mira sesa Prishtina, por nuk kam mundur kurrë ta ndërroj Prishtinën, sepse e kam pasur në zemër”, shtoi 34-vjeçari, i cili beson se ka mundur të japë ende nga vetja e tij për Prishtinën.
Përveç Florim Humollit, FC Prishtina i ka liruar edhe këta futbollistë: Ertan Hasani, Dardan Miftari, Vebi Alievski dhe Mensur Limani, derisa është përforcuar me Faton Zejnullahun e Haggai Leboo.
“Është turp për klubin që ta krahasojë një lojtar që ka derdhur për të djersë 16 vjet, me një lojtar që luan qe gjashtë muaj. Nuk e kam merituar këtë. Më kanë thënë se do të mund të kthehem në shkollën e futbollit për të punuar si trajner, pasi ta kryej shkollën e trajnerit, por ende jam i pavendosur. Jam i zhgënjyer”, tha Humolli, i cili nuk e përjashtoi mundësinë që t’i bashkohet Flamurtarit. (Express)
@mods, kann einer diesen fred als wichtig abstempeln (oder wie mann das auch immer sagt) damit es nicht immer verschoben wird.