Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Sporti Kosovar/Kosovo Sport

tringa_ramadani_mitrovica_prishtina_%284%29-490x320.jpg


Trepça e fitoi dramën
Derbi dramatik i xhiros së 20-të të Superligës së basketbollit i ka takuar Trepçës, e cila e mposhti Sigal Prishtinën vetëm pas tri pjesëve nga pesë minuta të lojës shtesë, me rezultat 85:97. Loja e rregullt pati përfunduar baras, 59:59. Mitrovicasit u treguan më efikas në mbrojtje, gjë që rezultoi me fitoren e tyre në kryeqytet, pas një periudhe të gjatë.

Nga Express më 15.02.2010 në ora 9:57


Trepça e ka fituar dramën e vërtet të basketbollit, pasi të dielën mbrëma e ka mposhtur Sigal Prishtinën në kryeqytet pas tri pjesëve nga 5 minuta, të lojës shtesë, me rezultat 85:97. Mbrojtja më e mirë ishte vendimtare për mitrovicasit, që triumfuan në Prishtinë pas një kohe të gjatë.

E gjithë ndeshja ka qenë me kthesa në rezultat. Çereku i parë ka përfunduar me rezultat të barabartë, 15:15, edhe pse prishtinasit patën avantazh prej 7 pikësh. Ndërsa, në çerekun e dytë, udhëtuesit ishin më të mirë dhe shkuan në pushim të pjesës së parë me avantazh prej 6 pikësh, 26:32.

Seria prej 11:0 ia riktheu bardhekaltërve avantazhin në çerekun e tretë, 37:32. në këtë periudhë, Xehetarët “agjëruan” gjashtë minuta pa shënuar pikë. Periudha e fundit ishte mjaft dramatike. Në fund, loja e rregullt përfundoi baras, 59:59.

Në pesëminutëshin e parë të lojës shtesë, Trepça pati një seri prej 5:0 (59:64), kurse ia rikthen Prishtina me seri 6:0 (65:64). Pas kësaj periudhe, sërish barazim, 71:71. edhe pesëminutëshi i dytë shkoi baras, 79:79, kurse në atë të tretë, mitrovicasit u treguan më të koncentruar dhe fituan me meritë, 85:97. Kjo fitore ishte meritë edhe e trajnerit Panqe Millevski, i cili pikërisht ndaj Prishtinës debutoi në bankinën e “Xehetarëve”.

Në ndeshjet tjera, ashtu siç pritej, Bashkimi shënoi fitore në përballje me Kosovën në Vushtrri. Peja arriti fitore të sigurt në kryeqytet ndaj Kolegjit EuroSporti, për ta përforcuar pozitën e katërt, që qon në play-off. Ndërkaq, në ndeshjen e fundit, Bambi e dërrmoi Dritën, që e mposhti me 22 pikë avantazh.

Superliga – Xhiroja 20

Rezultatet

S. Prishtina-Trepça 85:97
K. EuroSporti-Peja 73:88
Kosova-Bashkimi 65:87
Bambi-Drita 100:78

Tabela
1. S. Prishtina 19 36
2. Bashkimi 20 35
3. Trepça 20 35
4. Peja 20 30
5. Kosova 19 26
6. Bambi 19 26
7. K. EuroSport 20 24
8. Drita 19 22
 
Ekipi Kosovar per miqsoren

Valmir Bytyçi (KF Besa)
Kushtrim Mushica (KF Vëllaznimi)
Dritëro Dabiqaj (2 Korriku)
Lindrit Misini (Trepça ’89)
Faton Zejnullahu (FC Prishtina)
Shpëtim Hasani (IFK Norkoping)
Arsim Gashi (Mariehamn)
Enis Zabërxha (KF Hysi)
Florent Sejdiu (KF Trepça)
Virtyt Hashani (KEK-u)
Anel Raskaj (Halmstad IF)
Behar Maliqi (FC Prishtina)
Ilir Nallbani (Vllaznia Shkodrës)
Dugagjin Gashi (KF Drenica)
Gjergj Bushaj (NK Istra 1961)
Driton Krasniqi (KS Shkumbini Peqin)
Yll Hoxha (KF Hysi)
Liridon Leci (Vllaznia Shkodrës)
Roland Duraku (KF Liria)
Robert Gjeraj (KF Vëllaznimi),
Liridon Kukaj (KS Gramozi)
Fisnik Papuqi (KF Hysi).
 
Kosova ndahet baras me Bullgarinë

Kemajl Goca, BOTA SOT
Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) barazoi 26:26 me Bullgarinë, në ndeshjen revyale të zhvilluar për nder të dyvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ndeshja është zhvilluar në palestrën e sportit “Bill Klinton” në Ferizaj, në praninë e 300 shikuesve. Takimi mes këtyre dy kombëtareve ka qenë i baraspeshuar me përjashtim të minutës së 52-të kur Bullgaria krijoj epërsi deri në katër gola (21:25). Përzgjedhësi i Kosovës, prof. Ismet Jupa, ishte i kënaqur me angazhimin e hendbollisteve dhe me rezultatin final. “Ka qenë një ndeshje e vështirë, por hendbollistet e mija e dhanë maksimumin aq sa mundën. Dëshmuam se kemi një kombëtare të mirë, por iu mungon përvoja në ndeshjet ndërkombëtare. Sikur hendbollistet mos tw bëni disa gabime fillestare natyrisht se do të kishim mundur të fitonim ndeshjen”, tha Jupa. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 11:12 në favor të bullgareve. Kosova në minutën e 46-të kishte edhe epërsinë në favor të vetin me rezultat 20:19. Në vazhdim hendbollistet tona bënë një mori gabime dhe bullgaret krijuan epërsi katër gola (21:25) në minutën e 52-të. Në tetë minutat e fundit të lojës Kosova përfitojw nga gabimet e rivales në vijën e sulmit dhe me menquri i shfrytëzuam ato, duke barazuar shifrat 26:26. Në 10 sekondat e fundit portierja Shqipe Kërtoku mbrojti penalltinë e rivaleve dhe kësisoj ishte më meritorja për këtë barazim. Përzgjedhësja e Bullgarisë, Jonka Gencheva, tha se ka qenë lojë e mirë. “Ishte lojë e vështirë, pasi që Kosova dëshmoi lojë të mirë. E pash se Kosova ka hendbolliste shumë të mira dhe rezultati baras ishte epilog real. Jemi të lumtur që patëm mundësinë të vijmë në ditën e pavarësisë së Kosovës, që mendoj se ka qenë një festë madhështore”, theksoi Gencheva. Bullgaria luajti me hendbolliste që luajnë në skuadrat e kampionatit bullgarë, por në përgjithësi dëshmuan lojë të mirë. Në radhët e Kosovës më efikaset ishin hendbollistet: Shqipe Tahiri 9 gola, Mimoza Xhemaili 5, ndërsa te bullgaret Sonya Bogdanova shënoi 7 gola, Aleksandria Burneva e Zoia Stefanova me nga gjashtë gola.
:p
 
basket-490x320.jpg






Sigal Prishtina ka shënuar fitore të thellë të dielën si mysafire e Dritës në Gjilan, në kuadër të xhiros së 21-të të TechnoMarket Superligës së Kosovës në basketboll. Bardhekaltrit janë dëshmuar shumë të fortë ndaj gjilanasve, të cilët pësuan disfatë me rezultat shumë të thellë, 55:126.

Ndërsa, në ndeshjen më interesante të kësaj xhiroje, e cila është zhvilluar të shtunën, ka fituar Peja e cila e ka mposhtur Kosovës. Madje, pejanët kanë triumfuar dukshëm më lehtë sesa që është pritur, pasi e kanë mposhtur ekipin vushtrrias me rezultat të thellë, 121:68.

Po të dielën në Prizren Bashkimi e ka mposhtur me rezultat të ngushtë Bambin, 77:73.
Në të njëjtën ditë fitore ka korrur edhe Trepça. Xehetarët e kanë mundur në Mitrovicë Kolegjin EuroSport, me rezultat 96:74.

Rezultatet – Xhiroja e 21-të





PEJA – KOSOVA 121-68
TREPÇA - KOLEGJI EUROSPORTI 96-74
DRITA - SIGAL PRISHTINA 55-126
BASHKIMI – BAMBI 77-73

Tabela
1. S. Prishtina 20 39
2. Trepça 21 37
3. Bashkimi 21 36
4. Peja 21 32
5. Kosova 21 29
6. Bambi 20 27
7. K. EuroSport 21 25
8. Drita 21 24

Bashkimi osht perfocuar me dy ish Basketbollistet te Dukagjinit Muhamed Thaci dhe Enis Haxhibuliq.
 
Neser

futboll per kup

Besa-Ballkani
Trepca-Gjilani
Hysi-Liria
Vellaznimi-Drenica

Basketboll

Kosova-Bambi
Trepca-Peja
Bashkimi-Prishtina
Drita-Eurosporti

Ne Vushtrri,Mitrovic e Prizren priten nje numer te madhe Shikues.
 
Zurück
Oben