Das Prishtina so nen Eindeutigen Sieg einfahren würde, hät ich nicht gedacht und schade dass die Situation eskaliert war.. Hab das Spiel leider ned gesehen, da ich wichtigeres zu tun hate
Raiffeisen Superliga, java e 22-të
Drenica-Trepça 2-0
Besa-Liria 5-2
KEK-u-Ferizaj 2-0
Flamurtari-Kosova 1-1
Prishtina-Gjilani 2-1
Vëllaznimi-Hysi 2-2
Steigen 2 Vereine ab, oder muss der 2.letzt platzierte in die Barage gegen den 2.best platzierten aus der 1.liga??????????
!Kartoni i kuq për FBK-në!
Kemajl Goca, BOTA SOT
Incidenti i të dielës mbrëma në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë i ka qitur hije shumë të keqe basketbollit të Republikës së Kosovës. Ky incident i shkaktuar nga disa adhurues të pandërgjegjshëm mitrovicas jo që i dha grusht të rëndë basketbollit të Kosovës, në fakt e ndëshkojë me karton të kuq Federatën e Basketbollit të Kosovës. Hedhje e gjësendeve të forta deri të karrigia në parket nuk do koment pos që mund të quhet: Turpi i basketbollit. Federata e Basketbollit e Kosovës mori kartonin e kuq kësaj here dhe shumë të fortë. E para, Federata e basketbollit e Kosovës ka qenë e vetëdijshme edhe para se të organizojë këtë ngjarje basketbolli në Mitrovicë se mund të përballen më kësi skena të pahijshme. E dyta, Federata e Basketbollit e Kosovës së bashku me organizatorin e kësaj finale të kupës e kanë përgjegjësi morale që të japin sqarime sesi ndodhi i gjithë ky marifet i turpshëm. Pse përgjegjësi morale? Dikush ka mundur ta paguajë me kokë, nëse jo në fushë, por në tribuna. Gjuajtjet pa kontroll sollën rrezikun edhe më jetë të njerëzve. Bien copa e karriges në parket. E treta, dëmtimi apo thënë më shqip thyerja e kupës nga një adhurues i pandërgjegjshëm, ka dhënë mesazhin më të keq për gjithë ne. Në asnjë vend të botës nuk lejohet që të paktën të thyhet kupa, e cila është e shtetit, mbase e shtetit më të ri në botë. Finalja asgjë nuk kishte të përbashkët me sportin, pos që kishte emrin: Dhunë, dhunë, dhunë... Kreu i FBK-së është dashur të mendojë mirë dhe më mirë para se të vendosë se ku të luhet finalja e një kupe. Bordi i Federatës Basketbollit të Kosovës së bashku me organizatorin e kësaj finale duhet të japin më shumë se përgjegjësi. Dikush tha u bëmë gaz i botës. Na panë në televizion edhe shtetet të tjera. Se besoj se shtetet të tjera e kanë shikuar këtë finale në televizion sepse nuk është Trepça e Sigal Prishtina si Barcelona e Reali. Nga ana tjetër, në orët e mëngjesit një fëmijë shumë i merakosur dhe i trishtuar nga skenat e llahtarshme në Mitrovicë, më pyeti: E pa çka ndodhi në Mitrovicë? Vëlla sikur në luftë...Shyqyr që s’kam shkuar unë, se ku me ditë çka më kish ndodh...! Këto ishin shqetësimet e pakufishme. Tash rrjedhin dënimet. Por çfarë dënimesh do të kemi? 25 euro, 50 euro, 100 euro, 500 euro, po e zëmë edhe suspendimin e palestrës së sportit “Minatori”. As kjo nuk është gjë e re... Turpi ndodhi! Edhe Trepça ta fitonte kupën, a’ thua do të shkonte në garat evropiane? Jo! Disa adhurues të Trepçës duhet ta kuptojnë se edhe fitorja edhe humbja janë pjesë e sportit. Po edhe sikur të fitonte Trepça, sërish do të luante garat në relacionin: Prishtinë-Mitrovicë-Prizren-Pejë dhe jo jashtë kufijve. FBK-ja ende nuk është e pranuar në FIBA. Sigal Prishtina luajti më mirë dhe natyrisht se fitoi ndeshjen finale. Federata e Basketbollit e Kosovës mori kartonin e kuq. Prandaj, gabimet e tilla që bënë FBK-ja nuk janë të parat, por duhet të jetë e vëmendshëm dhe shumë syçelë sepse tash i presin betejat e play-offit! Nuk ka ku shkon më keq... FBK-ja ra në provim dhe publikisht duhet t’i pranojë gabimet që i ka bërë në hapa!
wirklich peinlich sowas gut zufinden
ich würde es am besten finden wenn kosovo nirgendwo anerkannt wird als nation bei sportverbänden
denn so können wir albaner alle zusammen der welt zeigen was wir können und nicht getrennt das ist einfach nicht normal
das ist wie wenn man alle NM der welt durch 2 teilt und sagt jetzt seits ihr 2 verschiedene mannschaften
lieber spiele ich mit meinen albanischen freunden mit dem roten trikot wo der adler drauf ist und mich jeder albaner nennt als für diesen künstlich -gescheiterten staat wo ich ein blaues trikot mit sternen trage und jeder kosovarische spieler sagt ????
eine NATIONALmannschaft sollte auch EINE bleiben und nicht ZWEI
NATIONALMANNSCHAFT DER ALBANER = ALBANISCHE NATIONALMANNSCHAFT
Wer lieber für die Verräter spielen will der kann das machen
http://www.koha.net/index.php?cid=1,42,17080Majlinda Kelmendi shkëlqen në Sarajevë
Publikuar: E hënë, më 05 prill 2010
Prishtinë, 5 prill - Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka shkëlqyer në Kupën Evropiane që u mbajt në Sarajevë gjatë fundjavës që e lamë pas, duke fituar medaljen e artë, derisa Nora Gjakova fitoi medaljen e bronztë.
Në këtë garë të fortë morën pjesë 24 shtete. Krahas Majlindës dhe Norës në këtë turne Kosovën e përfaqësoi edhe Zymer Zekaj, i cili në fund zuri vendin e pestë. Majlinda realizoi katër fitore. Në finale ajo mposhti rusen, Ana Grebenikova dhe në këtë mënyrë dëshmoi formë të lartë para Kampionatit Evropian që mbahet në Vjenë më 24 prill.
Majlinda Kelmendi shkëlqen në Sarajevë - Kosovë - Koha Net
Carcamo ka gjetur vendin ku mund të dëfrehet
Publikuar: Sot, më 06 prill 2010
Prishtinë, 6 prill - Basketbollisti me origjinë nga Belize, Alex Carcamo, vazhdon të jetë i kapluar nga emocionet që ia dhuroi ndeshja finale e Kupës së Kosovës në basketboll. Të dielën mbrëma, ai bashkë me ekipin e tij Sigal Prishtina fitoi Kupën, pasi në Mitrovicë mposhti Trepçën 59:70. Carcamo ishte kyç në këtë fitore, ishte edhe më efikasi me 18 pikë.
"Vetëm mbrëmë (të dielën v.j.) u binda që nuk kam gabuar kur zgjodha të vija në Kosovë për të luajtur. Ende nuk kam marrë veten nga emocionet e asaj ndeshjeje", ka thënë Carcamo për gazetën të hënën.
Lojtari i pozitës 3 dhe 4 thotë se kjo ishte kupa e parë në karrierën e tij goxha të begatë. Ai pohon se ka fituar një titull kampioni në Kinë dhe një tjetër në ligën e dytë të Izraelit.
Më shume se çdo gjë tjetër atij i bën përshtypje atmosfera në palestër.
"Më pëlqen atmosfera e zjarrtë dhe jetoj për të luajtur në ndeshje të tilla", tha ai.
Ai ka vetëm një javë që stërvitet me skuadrën e kaltër. Bashkë me të si përforcim ka ardhur edhe kamerunasi Gaston Essengue.
Për aq sa pa gjatë fazës finale të Kupës që u zhvillua në fundjavë në Mitrovicë, Carcamo thotë se ekipi i tij është më i forti.
"Jemi më të fortë se ekipet e tjera. Të tjerëve u duhet shumë punë e djersë për ta mposhtur".
Ndryshe nga Carcamo, për të cilin ishte kupa e parë, për Sigal Prishtinën kjo ishte e teta dhe e gjashta rresht. Me suksesin e së dielën Prishtina vetëm sa ka vazhduar dominimin e nisur pesë vite më parë. Nga ajo kohë nuk ka humbur asnjë trofe të mundshëm.
"Triumfi i fundit është paralajmërim se duam edhe titullin e kampionit, që do ta kemi edhe më të lehtë pasi rivalët kryesor Bashkimin dhe Trepçën i kemi mposhtur", ka thënë të hënën ndihmëstrajneri i Prishtinës, Fikret Shatri. "Është shumë e vështirë të thyhet mentaliteti ynë. Janë disa mistere që ndodhin në momente dhe në lojë të caktuara që i dimë vetëm ne. Këto janë mistere fantastike dhe po vijnë nga të gjithë, ndërsa më së shumti nga trajneri Arben Krasniqi".
Prishtina pati përçarje para pak ditësh. Trajneri i parë, Arben Krasniqi, dha dorëheqjen pasi u stopua iniciativa për angazhimin e tre lojtarëve të huaj. Pas gjithë kësaj u gjind kompromisi: Krasniqi u kthye, kurse në ekip u angazhuan vetëm dy të huaj.
"Unë shpresoj që emocione të njëjta si të finales së kupës të më përcjellin edhe pas plejofit", thekson Alex Carcamo.
Faleminderit për rekomandimin
Folge dem Video um zu sehen, wie unsere Website als Web-App auf dem Startbildschirm installiert werden kann.
Anmerkung: Diese Funktion ist in einigen Browsern möglicherweise nicht verfügbar.
Wir verwenden essentielle Cookies, damit diese Website funktioniert, und optionale Cookies, um den Komfort bei der Nutzung zu verbessern.
Siehe weitere Informationen und konfiguriere deine Einstellungen