Peyo
Kry madh
Në finale Sigal Prishtina-Trepça
Basketbollistët e Bashkimit nga Prizreni me humbjen që pësuan në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së play-offit i dhanë fund kampionatit në basketboll. Skuadra e Trepçës nga Mitrovica dëshmuan një angazhim të pashoq dhe si rezultat i kësaj edhe shënuan fitore të lartë me rezultat 98:80 kundër Bashkimit, kësisoj kualifikohen në finale, ku do të takohen me Sigal Prishtinën. Trepça me shifra të përgjithshme në fitore mposhti Bashkimin me rezultat 2:1. Në palestrën e sportit në Bardhosh, pa praninë e shikuesve, Trepça luajti si vendase për shkak të dënimit të palestrës së sporti “Minatori” në Mitrovicë. Kjo aspak nuk u pengojë që ishin në terren neutral, por dëshmoi se ka një skuadër superlative. Kjo është dëshmuar qysh në çerekun e parë kur Trepça e përfundoi me rezultat 25:20 në favor të vetin. Edhe çereku i radhës ishte në të mirë të mitrovicasve, të cilën dhanë gjithçka që kishin nga loja. Në minutën e 20-të Trepça pati epërsinë në 11 pikë (50:39) dhe mysafirët assesi të gjejnë forcë që të shkrijnë këtë epërsi. Protagonisti më i mirë i kësaj fitore padyshim ka qenë basketbollisti Gazmend Asllani, i cili ka shënuar gjithsej 32 pikë, i ndihmuar nga Tasovski. Prizrenasit u përpoqën mjaft nëpërmjet Bolds e Lucës por nuk ishte e mjaftueshme që të mposhtet skuadra mitrovicase. Sidomos çereku i fundit (i katërt) ka qenë fatal për prizrenasit (27:15), të cilët u dorëzuan të tërit. Trepça shënoi fitore me 18 pikë epërsi (98:80) dhe në finale në ndeshjen e parë të Technoamarket Superligës takohet në kryeqytet me Sigal Prishtinën. Pas ndeshjes, kryetrajneri i Trepçës, Pançe Milevski, ka qenë i lumtur që shënuan fitore dhe kualifikohen në finale. “Natyrisht se pjesën më të madhe të lojës luajtëm shumë mirë në fazën e mbrojtjes, po ashtu edhe basketbollistët e mi armën më të fortë e kanë pasur efikasitetin. Mendoj se pa ndonjë vështirësi arritëm të renditemi në finalen e madhe dhe tashmë duhet të mendojmë për ndeshjen finale”, tha Milevski. Nga ana tjetër, Muhamed Thaçi, basketbollist i Bashkimit, tha se Trepça luajti më mirë dhe fitoi me meritë. “Ja uroj fitoren Trepçës, të cilën e arritën me mjaft meritë, pasi luajtën shumë më mirë se ne. Nuk kemi qenë në nivel, kështu që pa motivim dhe seriozitet nuk mund të shkohet në finale”, tha Thaçi.
Trepça - Bashkimi 98:80 (25:20, 25:19, 21:16, 27:15) (2:1)
Palestra e Kolegjit Eurosporti, Bardhosh.
Shikues: 100.
Gjyqtarë: A. Vula, D. D, mehmeti, xh. Mumini
Trepça: Haxhiu, Selmani, Pelto 6, Azemi, Veseli, Mustafa, Tasovski 26, Asllani 32, Hajrizi, Haxha 16 , Lozançiq 12 dhe Hanxhiq 12.
Bashkimi: Avramovski 8, Bunjaku, Thaçi 8, Haxhibulliq 18 , Demolli, Bolds 24, Trajkovski Kurti, Biraj 8, Mehmeti, Gashi dhe Luca 31.
Nach dem Sieg von Bashkimi am Mittwoch in Prizren gg Trepca (100:88) fand heute das dritte und entscheidende Partie in Bardhosh statt. Trepca gewinnt mit 98:80 und steht somit im Finale. Bei Trepca waren die erfolgreichsten Schützen Asllani mit 32 Punkten und der Mazedonische Nationalspieler Dimke Tasovski mit 26 Punkten. Bei Bashkimi war der Albanische Nationalspieler Ersid Luca mit 31 Punkten erfolgreichster.
Somit heißt es in den kommenden Wochen, Sigal Prishtina- Trepca Mitrovica.
Wird sehr interessant da es bei den bisherigen vier Partien in der Liga jeweils zwei Siege für die beiden Teams gab.