Du verwendest einen veralteten Browser. Es ist möglich, dass diese oder andere Websites nicht korrekt angezeigt werden. Du solltest ein Upgrade durchführen oder einen alternativen Browser verwenden.
Boksi i Kosovës pranohet me të drejta të plota në AIBA
Federata e Boksit e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Federatën Botërore të boksit - AIBA.
Një vit pas anëtarësimit në këtë organizatë me të drejta të kufizuara, në kongresin e mbajtur në qytetin Jeju të Koresë së Jugut, Kosova është votuar unanimisht për pranimin e saj me të drejta të plota, transmeton Telegrafi.
Kosova behet anëtarja e 195-të e AIBA-s, kurse është Federata e tetë sportive në Kosove që pranohet me të drejta të plota.