[FONT="]Libra të panjohur të autorëve grekë të shek.XIX [/FONT]
[FONT="]për Skënderbeun[/FONT]
[FONT="] [/FONT]
[FONT="] Ndër autorët grek që njihen se kanë shkruar libra për Skënderbeun janë: Xalkokontili, Francis, Kritovulos, Paparigopulo. Por së fundi bibliografisë së madhe të veprave kushtuar Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut u shtohen edhe katër libra në gjuhën greke që besoj nuk janë të njohura deri më sot. Këto libra janë botuar në shek.XIX dhe gjenden në një nga Bibliotekat më të pasura të Greqisë.[/FONT]
[FONT="] [/FONT]
[FONT="]
1. Libri i parë ka për autor K.Velefanti i botuar në Athinë më 1857 dhe ka titullin: [/FONT]
Η[FONT="] [/FONT]ΝΕΑ[FONT="] [/FONT]ΔΙΡΚΗ[FONT="]. [/FONT]ΗΤΟΙ[FONT="]. Libri i kushtohet Perandorisë Bizantine nga themelimi i saj. Në të janë përfshirë historitë nga mbreti i parë i Bizantit Kostandini i Madh dhe mbyllet me rënien e princit të fundit Gjergj Kastrioti. Libri përbëhet nga 292 faqe. Nga faqja 102 fillon kapitulli që i kushtohet Skënderbeut me titull: [/FONT]
ΙΣΤΟΡΙΑ[FONT="] [/FONT]ΓΕΩΡΓΟΥ[FONT="] [/FONT]ΤΟΥ[FONT="] [/FONT]ΚΑΣΤΡΙΩΤΟΥ[FONT="] [/FONT]ΜΕΤΩΝΟΜΑΣΘΕΝΤΟΣ[FONT="] [/FONT]ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ[FONT="] [/FONT]ΠΡΙΓΚΗΠΟΣ[FONT="] [/FONT]ΤΗΣ[FONT="] [/FONT]ΑΛΒΑΝΙΑΣ[FONT="] ( Historia e Gjergjit të Kastriotëve, i njohur Skënderbe, Princi i Shqipërisë ) dhe deri në faqen 238 shkruhet për të. Interesant është fakti se ky libër shoqërohet edhe me grafikë të ndryshme që i përkasin mbretërve të Bizantit, por edhe një grafikë të figurës së Skënderbeut. Pra me këtë zbulim shtohet edhe një grafikë ku na paraqitet me madhështinë e tij Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti. Më shumë në libër siç shihet shkruhet për Princin e Shqiptarëve.[/FONT]
[FONT="] [/FONT]
[FONT="]___________________________________________________[/FONT]
[FONT="]
2. Libri i dytë është botuar më 1876, në Athinë dhe autor është A.Milaraqi. Libri prej 15 faqesh ka titullin: [/FONT]
ΟΛΙΓΑΙ[FONT="] [/FONT]ΛΕΞΕΙΣ[FONT="] [/FONT]ΠΕΡΙ[FONT="] [/FONT]ΤΗΣ[FONT="] [/FONT]ΚΑΤΑΓΩΓΗΣ[FONT="] [/FONT]ΤΟΥ[FONT="] [/FONT]ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ[FONT="] ( Pak fjalë mbi prejardhjen e Skënderbeut ), dhe flet rreth origjinës së Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Autori përmend studiuesit e ndryshëm duke bërë dhe komentet e tija. Në përfundim të studimit të tij A.Milaraqi shkruan: “Gjergj Kastriotit Skënderbe është shqiptar
([/FONT]
Οτι[FONT="] [/FONT]ο[FONT="] [/FONT]Γεωργιοσ[FONT="] [/FONT]Καστριωτησ[FONT="] [/FONT]ο[FONT="] [/FONT]Σκενδερμ[FONT="]π[/FONT]εησ[FONT="] [/FONT]ειναι[FONT="] [/FONT]Αλβανος[FONT="] )”.[/FONT][FONT="][/FONT]
[FONT="] [/FONT]
[FONT="]___________________________________________________[/FONT]
[FONT="]
3. Libri i tretë është botuar në vitit 1884 nga N. Mihalopuli me titull: [/FONT]
ΙΣΤΟΡΙΑ[FONT="] [/FONT]ΓΕΩΡΓΟΥ[FONT="] [/FONT]ΚΑΣΤΡΙΩΤΟΥ[FONT="] [/FONT]ΤΟΥ[FONT="] [/FONT]ΜΕΤΩΝΟΜ[FONT="]- [/FONT]ΑΣΘΕΝΤΟΣ[FONT="] [/FONT]ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ[FONT="] [/FONT]ΗΓΕΜΟΝΟΣ[FONT="] [/FONT]ΤΗΣ[FONT="] [/FONT]ΑΛΒΑΝΙΑΣ[FONT="] ( Historia e Gjergj Kastriotit i quajtur SKËNDERBE Mbret i Shqipërisë). Ky libër ka 184 faqe. Në këtë libër nuk ngrihen pretendimet se Skënderbeu ishte me origjinë greke, por shkruhet qartë se ai ishte shqiptar mbret i Shqipërisë. Botuesi është treguar i kujdesshëm dhe si bazë duhet të ketë shfrytëzuar veprën e Marlin Barletit.[/FONT]
[FONT="] [/FONT]
[FONT="]___________________________________________________[/FONT]
[FONT="]
4. Studiuesit grek duke parë madhështinë e Skënderbeut i kushtuan edhe skenar Drame. Shkrimtari Andoniu Io. Andoniadhu shkruajti Dramën me titull: [/FONT]
ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗΣ[FONT="] [/FONT]Ο[FONT="] [/FONT]ΒΑΣΙΛΕΥΣ[FONT="] [/FONT]ΤΩΝ[FONT="] [/FONT]ΗΠΕΙΡΩΤΩΝ[FONT="], [/FONT]ΔΡΑΜΑ[FONT="] ( Skënderbeu mbreti i Epiriotëve, Dramë ). E cila është botuar në Athinë më 1889 dhe ka fituar çmim në Konkursin e poezisë mbajtur më 25 mars të po atij viti. Ky libër ka 116 faqe. Ngjarja në Dramë zhvillohet në pesë ditë dhe paraqitet në gjashtë akte ku luajnë 18 personazhe:[/FONT]
[FONT="] [/FONT]
[FONT="]1. Gjon Kastrioti-udhëheqësi i i Epiriotëve (Epiriotë quheshin shqiptarët nga shkruesit grekë, shën.A.Llalla) [/FONT]
[FONT="]2. Voisava, gruajae tij, [/FONT]
[FONT="]3. Mamica-vajza, [/FONT]
[FONT="]4. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, djali i Gjon K. [/FONT]
[FONT="]5. Tre djem të tjerë të Gj. Kastriotit [/FONT]
[FONT="]6. Moisiu, gjenerali i Gjon Kastriotit [/FONT]
[FONT="]7. Hamzai, nipi i Gj.Kastriotit [/FONT]
[FONT="]8. Golemi, këshilltar i mbretit [/FONT]
[FONT="]9. Murati, sulltani i turqëve [/FONT]
[FONT="]10. Alledini, djali i Muratit [/FONT]
[FONT="]11. Saali, gjeneral i Muratit [/FONT]
[FONT="]12. Karabeu, gjeneral [/FONT]
[FONT="]13. Atabeu, gjeneral [/FONT]
[FONT="]14. Ajredini, gjeneral [/FONT]
[FONT="]15. Reiz Efendiu, sekretari turk i Skënderbeut [/FONT]
[FONT="]16. Grup i pleqërisë së Epiriotëve [/FONT]
[FONT="]17. Turk[/FONT]
[FONT="] [/FONT]
[FONT="][/FONT]