B
Bloody
Guest
Rriten pagat për 20 mijë punonjës të shëndetësisë
Pagat për mjekët e familjes do të rriten, ku mesatarisht rritja do të jetë 50.000 mijë lekë në zonat qendrore, deri në 80.000 lekë të reja në zonat e thella.
Vendimi është marrë nga Instituti i Sigurimit dhe Kujdesit Shëndetësor (ISKSH), sipas të cilit nga kjo rritje e pagës përfitojnë rreth 20.000 punonjës.
“Ne zbatim te politikave te Qeverise për stimulimin financiar te personelit shëndetësor, Këshilli Administrativ i ISKSH-së ka miratuar të hënën vendimin për rritjen deri ne rreth 9% te pagave të punonjësve të qendrave shëndetësore nga skema e sigurimeve te kujdesit shëndetësor si dhe nga 6% për spitalet e rretheve e deri ne 10% për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tirane”, u shpreh drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana, e cila bëri të ditur vendimin.
Përveç mjekëve të sistemit parësor, rritje pagash janë bërë edhe për mjekët specialistë, ku përfitojnë rreth 300 mjekë në Tiranë. Gjithashtu pagat janë rritur edhe për infermierët. “Kjo rritje pagash është domethënëse, aq me tepër po të shohim kushtet e rajonit ku jo vetëm nuk ka patur rritje pagash, por madje ka patur kufizime”, tha Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Zonja Hana tha se rritja nis që nga data 1 Korrik i këtij viti.
Gazeta Start: Rriten pagat për 20 mijë punonjës të shëndetësisë