Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
6 spitale rajone me skaner modern


Gjashtë spitale rajonale në vendin tonë do të pajisen me CT-scaner dhe aparat rezonance manjetike.



Marrëveshja prej 6 milion eurosh me Unicredit Bank Austria AG, Gerd Rose, është miratuar sot nga komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave.

Relatori i projektligjit, deputeti i Partisë Demokratike, Sybi Hida tha se ministria e Financave në zbatim të marrëveshjes kuadër me qeverinë austriake për kredinë 25 milionë euro kërkoi përdorimin e një pjese të fondeve për përmirësimin e pajisjeve imazherike për modernizimin e 6 spitaleve rajonale kryesore.

"Sigurimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i kujdesit shëndetësor për popullatën është objektiv parësor i qeverisë, ndaj vëmendje e veçantë po i kushtohet aksesit ndaj shërbimeve, cilësisë, qëndrueshmërisë financiare si dhe efiçencës të ofruesve të shërbimit", tha Hida.




Gazeta Start: 6 spitale rajone me skaner modern
 
Gjatë shtatorit janë prodhuar 5.3 miliardë kwh energji


Gjatë muajit shtator prodhimi vendas i energjisë arriti në 5.3 miliardë kwh, pjesa më e madhe ka kaluar për konsum.


Ndërkohë, rreth 2 miliardë kwh janë eksportuar, ndërsa një pjesë e vogël për mbulimin e humbjeve nga OST.

Drejtori i përgjithshëm i KESH-it, Engjëll Zeqo theksoi sot se niveli i Fierzës, aktualisht është 284.5 m, gjë që sipas tij, garanton një furnizim të sigurt me energji edhe për këtë pjesë të vitit ku priten të shtohen edhe reshjet. Duke bërë të ditur masat për remontet në të gjithë agregatet prodhues,

Zeqo tha se "remonte janë kryer në portat e shkarkimit, ku vjet pati një defekt në portën nr. 4 të shkarkimit në HEC-in e Fierzës, ç'ka shkaktoi edhe probleme. Janë marrë të gjitha masat për sigurinë e digave dhe me Komitetin e Digave kemi kontaktuar për të bërë të mundur një ndërhyrje në pjesën e poshtme të HEC-it të Fierzës për të rritur shkarkimin dhe sigurinë e punës".

Drejtori i KESH-it prezantoi edhe situatën financiare të kompanisë. "Këtë vit, si pasojë e eksportit dhe pagesave nga OSSH, kemi mbyllur një vlerë rreth 70 milionë eurosh të over-drafteve dhe kredive të mara nga ministria e Financave. Nga 150 milionë euro që ishte në fillim të vitit kredia e marrë nga KESH, sot jemi në një vlerë prej 80 milionë eurosh, borxh", tha Zeqo. Sipas tij, po importohen rreth 1-3 milionë kwh energji elektrike në ditë nga Kosova, sasi që ishte depozituar që në fillim të viti.



Gazeta Start: Gjatë shtatorit janë prodhuar 5.3 miliardë kwh energji
 
Ngrihet komisioni për hetimin e masakrës së Tivarit


Ka nisur sot punën komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar masakrën e Tivarit të vitit 1945, ku u vranë mijëra civilë nga Kosova teksa po shkonin në drejtim të Malit të Zi.



objekt i këtij hetimi parlamentar është një prej pikave më të errëta të historisë së Shqipërisë, tragjike jo vetëm për nga humbjet e mëdha njerëzore të të rinjve shqiptarë, por njëkohësisht nga më makabret për skenarin e inskenuar në realizimin e saj”, tha kryetari i komisionit, Fatos Beja.

Opozita e ka braktisur këtë komision me pretendimin se kjo masakër duhet të hetohet nga historianët e në fakt lidhet edhe me të kaluarën komuniste të Shqipërisë, pasi pjesëmarrës në këtë masakër ishte edhe Enver Hoxha dhe Ramiz Ali.

Komisioni do të asistohet nga dy ekspertë, publicisti Uran Butka dhe historiani Romeo Gurakuqi. Ky komision, i iniciuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pritet të hetojë mbi vrasjen e rreth 4300 shqiptarëve të rekrutuar në Kosovë për të luftuar kundër gjermanëve në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas të dhënave historike, ata marshuan nga Prizreni nëpër Shqipëri, për t'u ekzekutuar në Tivar të Malit të Zi. Kryeministri Berisha, nismëtar i ngritjes së këtij komisioni, ka akuzuar si të implikuar në këtë histori edhe figura të shtetit shqiptar të asaj kohe, e posaçërisht Ramiz Alinë.




Gazeta Start: Ngrihet komisioni për hetimin e masakrës së Tivarit
 
Kroacia zgjat regjimin pa viza për Shqipërinë


Kroacia do të zgjasë vendimin për hyrje pa viza për qytetarët shqiptarë deri në fund të këtij viti.



Premtimi është bërë nga ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Jadrokovic gjatë një takimi me ministrin shqiptar të Jashtëm, Edmond Haxhinasto në Nju Jork.

Në këtë kontekst, dy ministrat theksuan se liberalizimi i vizave për popujt e Ballkanit me Bashkimin Evropian duhet të ecë paralelisht edhe me liberalizimin e vizave mes vendeve të këtij rajoni. Kryediplomatët ranë dakord se këto marrëdhënie duhet të konkretizohen më tej në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

Në këtë drejtim u përmendën edhe projektet me interes të përbashkët si vazhdimi i ndërtimit të autostradës së Adriatikut e cila do mund të krijojë një urë lidhjeje më të ngushtë mes vendeve dhe popujve të rajonit, që nga Sllovenia deri në Greqi. Të dy homologët shkëmbyen gjithashtu mendime lidhur me zhvillimet në rajon kryesisht në Bosnje-Hercegovinë dhe në Kosovë.

Me këtë rast Haxhinasto e falenderoi z.Jadrokovic për mbështetjen që Kroacia ka dhënë për çështjen e Kosovës si dhe për vazhdimin e mëtejshëm të kësaj mbështetjeje në kuadër të nismave dhe angazhimeve rajonale. Në përfundim, Ministri Jadrokovic e ftoi Ministrin Haxhinasto për një vizitë zyrtare në Kroaci.



Gazeta Start: Kroacia zgjat regjimin pa viza për Shqipërinë
 
Nis punën komisioni hetimor për masakrën e Tivarit në parlamentin e Shqipërisë

24/09/2010 19:40:00


thumbnail.php




Në iniciativën që kohë më parë nisi kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, sot filloi punën komisioni hetimor në parlamentin e Shqipërisë për masakrën e Tivarit.
Ky komision do të hetojë mbi vrasjen e 1700 deri në 4300 shqiptarëve nga Kosova, të cilët ishin rekrutuar për të luftuar kundër gjermanëve kah fundi i luftës së dytë botërore.
Ata marshuan nga Prizreni për në Shqipëri, e të cilën u ekzekutuan pabesisht në Tivar.
Komisioni parlamentarë miratoi programin hetimor, i cili parashikon shqyrtimin e burimeve arkivore dhe çdo dokumentacion tjetër që do të ndihmonte në zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel lajmëron se komisioni do të ndihmohet nga dy ekspertë, ish-deputeti demokrat Uran Butka dhe historiani Romeo Gurakuqi.
Berisha më herët kishte thënë se kishte edhe zyrtarë shtetërorë të Shqipërisë të asaj kohë që ishin në dijeni për planet e masakrës.
Opozita në parlamentin e Shqipërisë nuk merr pjesë në këtë komision hetimorë me arsyetim që këto ngjarje i takojnë historianëve për ti zbardhur. /Malesia.Org/
 
Leute, Ihr seid natürlich auch aufgefordert hier in den Thread zu posten, so bald Ihr was wissenswertes über Albanien herausgefunden habt.


Pershendetje.
 
Zurück
Oben