B
Bloody
Guest
Në fund të muajit mbyllen remontet në Fierzë dhe Koman
Në fund të muajit shtator pritet të përfundojnë remontet në hidrocentralet e Fierzës dhe Komanit, mbi kaskaden e lumit Drin.
Burime nga KESH thonë se remontet do të garantojnë sigurinë e digave dhe HEC-eve për periudhën e dimrit, kohë kur prurjet janë të shumta dhe mund të arrijnë mbi nivelin maksimal të kapacitetit mbajtës së liqeneve të këtyre HEC-ve.
Në hidrocentralin e Fierzës po pastrohen mbetjet drusore, që kanë bllokuar dy prej tuneleve që çojnë ujin në hidrocentral, ndërsa në Koman po pastrohen agregatët 3 dhe 4, pasi ka një mbushje me anë të mbeturinave drusore në një lartësi prej 10 metrash.
"Heqja e këtyre mbetjeve do të rrisë nivelin e thithjes së ujit dhe si rezultat do të rrisë edhe prodhimin e energjisë", theksoi drejtori i KESH-it, Engjell Zeqo.
Gazeta Start: Në fund të muajit mbyllen remontet në Fierzë dhe Koman