B
Bloody
Guest
Basha: Bashkëpunim me Italinë për zbatimin e “Antimafia”
Bashkëpunimi policor në të gjitha nivelet mes Shqipërisë dhe Italisë ka sjellë rezultate të shkëlqyera në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe krimit transkufitar.
Këtë qëndrim shprehën ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Italisë, Antonio Manganelli gjatë takimit që u zhvillua në Ministrinë e Brendshme.
Duke përmendur një sërë operacionesh të përbashkëta të realizuara me sukses, ku më të fundit kanë qenë operacionet “Sun rise” dhe “Ura”, Ministri Basha theksoi se bashkëpunimi me policinë italiane dhe me të gjitha policitë e vendeve partnere është një nga kontribuesit kryesorë të suksesit të qeverisë shqiptare dhe në veçanti Policisë së Shtetit në luftë kundër kriminalitetit.
“Asgjë nuk është më e rëndësishme për qeverinë shqiptare se lufta me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit. Asgjë nuk ka shërbyer më shumë sesa kjo luftë për të transformuar vendin, imazhin e tij, për të përparuar procesin e integrimit e në veçanti lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë që pritet të realizohet së shpejti”, u shpreh Basha.
Ministri Basha kërkoi në takim që të rritet niveli i shkëmbimit të informacionit dhe përvojës mes Policisë së Shtetit dhe policisë italiane posaçërisht për zbatimin e ligjit “Antimafia” për identifikimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale, të krijohen grupe të përbashkëta pune për të luftuar grupet e krimit të organizuar që veprojnë në të dy vendet, e po kështu shprehu gatishmërinë për nënshkrimin sa më shpejt të një marrëveshjeje të përbashkët për mbrojtjen e dëshmitarëve.
Gazeta Start: Basha: Bashkëpunim me Italinë për zbatimin e “Antimafia”