B
Bloody
Guest
Noble: Shqipëria lider për ndalimin e kriminelëve
Lion - “Shqipëria nuk është vetëm një nga vendet lider të Evropës që parandalojnë kalimin e kufirit nga kriminelë të rrezikshëm, por gjithashtu dhe në botë dhe për këtë arsye duhet përgëzuar për Lidershipin e fortë.”
Deklarata u bë nga sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Ronald K. Noble, i cili ka pritur në një takim në Lion të Francës drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Shqiptare, Hysni Burgaj.
Noble, duke vlerësuar shkëmbimin ndërkombëtar të informacionit policor si kyç për bashkëpunimin me 188 vendet anëtare, përgëzoi Policinë Shqiptare për bashkëpunimin e ngushtë dhe shumë të mirë me Interpol-in.
Duke evidentuar faktin se Shqipëria është në listën e 10 vendeve të para nga 188 vendet anëtare të Interpoli-it që përdor database-in Global nominal dhe atë për mjetet e vjedhura, Sekretari i Përgjithshëm i Interpol-it theksoi se “veprimi shembullor i treguar nga Shqipëria, Zyra e saj Qendrore Kombëtare në Tiranë dhe autoritetet e saj, në vënien dispozicion të informacioneve të nevojshme për oficerët vendorë të policisë, do të bëjë gjithnjë e më të vështirë për të kërkuarit që t’i shpëtojnë kapjes dhe do t’i bëjë kufijtë tanë më të sigurt.”
“Integrimi automatik i Sistemit Global të zbatimit të ligjit të Interpol-it në strukturat tona policore, dëshmon më së miri angazhimin maksimal të Shqipërisë për të punuar me organizatat ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, si një element thelbësor i sigurisë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.” – evidentoi Z. Burgaj gjatë këtij takimi.
Duke ju referuar faktit se në Shqipëri, që me integrimin e dy Sistemeve të Interpol-it në Qershor të këtij viti, është bërë e mundur të arrestohen 25 të kërkuar ndërkombëtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit theksoi se “rezultatet dëshmojnë më së miri çfarë mund të arrihet përmes bashkëpunimit të frytshëm me Interpolin.”
Gazeta Start: Noble: Shqipëria lider për ndalimin e kriminelëve