B
Bloody
Guest
Vizat, KE: Kriteret janë plotësuar
Tre kriteret e fundit të lëna për Shqipërinë për t’u plotësuar janë arritur.
Raporti përfundimtar i Komisionit Evropian tregon se vendi ynë i ka plotësuar këto kritere dhe se është gati për t’i liberalizuar vizat.
"Është bërë progres i mirë. Strategjia për integrimin e qytetarëve shqiptarë të riatdhesuar 2010-2015 u miratua në qershor dhe shoqërohet nga një plan aksioni për zbatimin ë tij efikas. Stratëgjia aplikohet ndaj gjithë të kthyerve, përfshirë dhe rastet ë kthimit vullnetar, dhe në fokus të veçantë është kthimi i shqiptarëve sipas marrëveshjes së riatdhesimit BE-Shqipëri. Strategjia ka një mekanizëm për promovimin e integrimit të të riatdhesuarve që mbulon nevojat kryesore të tyre, të tilla si regjistrimi, banesa, edukimi dhe punësimi”, thuhet në dokumentin përfundimtar, për të cilin flet tv TCH.
Kriteri i mësipërm është kriteri i parë i plotësuar nga Shqipëri në kriteret e fundit të mbetura, ndërsa vihet re një angazhim pozitiv të autoriteteve shqiptare për zbatimin efikas të strategjisë për personat e riatdhesuar.
Kriteri i dytë ka të bëjë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ku gjithashtu sipas dokumentit, Shqipëria ka bërë progres. “Numri i rasteve ku një vendim gjyqësor është marre mbetet ende i ulët, por ndjekja dhe hetimi i kryer muajt e fundit pritet të reflektohet në statistikat e gjyqësorit me njëfarë vonese”, thuhet për këtë kriter. Kriteri i tretë ka të bëjë me konfiskimin e aseteve kriminale, ku vlerësohet se edhe në këtë drejtim është bërë progres.
"Në mënyre që të arrihet zbatimi efikas i ligjit të Dhjetorit 2009 mbi konfiskimin e të ardhurave nga krimi, i ashtuquajturi ligji "antimafia", burimet njerëzore të njësisë që merret me hetimin e aseteve të krimit te organizuar, në nivel qendror e lokal, janë shtuar në mënyrë thelbësore. Duhet të garantohet interpretimi i bashkuar për zbatimin e legjislacionit nga të gjithë prokuroret. Është planifikuar një rritje e stafit të agjencisë për administrimin e aseteve kriminale", thuhet në dokument.
Shqyrtimi i këtij dokumenti të rëndësishëm do të bëhet më 8-9 nëntor nga ministrat e Brendshëm të të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Dhe nëse merret një vendim pozitiv, atëherë shqiptarët do të lëvizin pa viza në shumicën prej vendeve të BE-së, duke filluar nga dhjetori i këtij viti.
Gazeta Start: Vizat, KE: Kriteret janë plotësuar
EC says Albania, BiH closer to visa liberalisation
The European Commission (EC) believes that Albania and Bosnia and Herzegovina (BiH) have made considerable progress regarding the EU visa liberalisation process. EU Commissioner for Home Affairs Cecilia Malmstrom said on Monday (September 13th) that the EC has evaluated a report by experts who visited Tirana and Sarajevo in July. The document is sent next to the European Parliament (EP). Full liberalisation will likely be discussed at the Council of Europe by the end of autumn. Malmstrom was reporting to the EP's Home Affairs Committee.
EC says Albania, BiH closer to visa liberalisation (SETimes.com)