Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
Basha: Bashkëpunim me Italinë për zbatimin e “Antimafia”


Bashkëpunimi policor në të gjitha nivelet mes Shqipërisë dhe Italisë ka sjellë rezultate të shkëlqyera në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe krimit transkufitar.


Këtë qëndrim shprehën ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Italisë, Antonio Manganelli gjatë takimit që u zhvillua në Ministrinë e Brendshme.

Duke përmendur një sërë operacionesh të përbashkëta të realizuara me sukses, ku më të fundit kanë qenë operacionet “Sun rise” dhe “Ura”, Ministri Basha theksoi se bashkëpunimi me policinë italiane dhe me të gjitha policitë e vendeve partnere është një nga kontribuesit kryesorë të suksesit të qeverisë shqiptare dhe në veçanti Policisë së Shtetit në luftë kundër kriminalitetit.

“Asgjë nuk është më e rëndësishme për qeverinë shqiptare se lufta me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit. Asgjë nuk ka shërbyer më shumë sesa kjo luftë për të transformuar vendin, imazhin e tij, për të përparuar procesin e integrimit e në veçanti lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë që pritet të realizohet së shpejti”, u shpreh Basha.

Ministri Basha kërkoi në takim që të rritet niveli i shkëmbimit të informacionit dhe përvojës mes Policisë së Shtetit dhe policisë italiane posaçërisht për zbatimin e ligjit “Antimafia” për identifikimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale, të krijohen grupe të përbashkëta pune për të luftuar grupet e krimit të organizuar që veprojnë në të dy vendet, e po kështu shprehu gatishmërinë për nënshkrimin sa më shpejt të një marrëveshjeje të përbashkët për mbrojtjen e dëshmitarëve.



Gazeta Start: Basha: Bashkëpunim me Italinë për zbatimin e “Antimafia”
 
Albanian PM pledges to build new football stadium and modern parliament building

Premier Berisha addressed the organization of the celebration for the 100th anniversary of the independence of Albania on Wednesday's meeting of the Council of Ministers. The PM callied it the biggest event of the coming years. Premier said the celebrations would not only be festive, but will be associated with the construction of several major works of modern infrastructure such as new parliament, football stadium, etc. ..

The Albanian premier said that in this context, the investment will extend to all cities and municipalities of the country's budget also requested that the state is oriented in this direction. Vlora, necessarily, said the prime minister, will have significant investments to host the 100th anniversary with all its merits. A special government committee will determine the whole works will be built under the 100th anniversary of independence.
Prime Minister Berisha, in his speech, spoke extensively on the organization of the 100th anniversary:
"The Keywords of this meeting, I have chosen the 100th anniversary of the independence of the Albanian state. This is the biggest event coming years and we will make every effort to mark the 100th annual change greater potential of this country.

I thought that this 100th annual be significant in all cities and municipalities of the country. In Tirana, I think the parliament building would be the most important decision to be taken. 100th Anniversary should find this republic with its temple of democracy, the parameters of the architecture of most modern functionality. Therefore, let's start work immediately to take all decisions and begin construction as soon as the Parliament, which became a competition, but once again reviewed the projects to start without delay to the project's implementation. Tirana must have a new parliament building, building a modern, functional, Albania worthy of 100 years.

Construction of the second largest modern will be the most modern football stadium of the capital. There are hundreds of thousands of fans, fans who make the real energy, cleaner Albanian football and who want the capital of their country, have a more modern stadium parameters.


The 100th anniversary of independence would be expected of specific investments associated with each country's municipal hall. Investment, which will be addressed in the works and facilities that achieve the greatest change, roads, rings, other works. It is imperative that the budget is oriented towards changing the country's huge potential in the context of the 100th anniversary of independence.

For this purpose, shall be established a government commission, which will determine all the works that will be constructed under the 100th anniversary of independence



Balkans.com Business News : Albanian PM pledges to build new football stadium and modern parliament building
 
Elbasan, u kapën me heroinë, tre persona në pranga


Nga dy operacione të Policisë së Elbasanit, të koduar “I vetmuari" dhe "Ortaket", janë arrestuar tre persona.


Ata janë kapur në flagrancë me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë.

Kështu në pranga ranë shtetasit, Astrit Gashi, i datëlindjes 11.08.1983, lindur në,Peqin dhe banues në Elbasan, Feritjon Kacaniku, i datëlindjes 23.03.1991, lindur dhe banues në Elbasan si dhe Ermal Matishi, i datëlindjes 08.02.1984, lindur e banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetaseve u krye pasi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar u konstatua se këta shtetas dispononin një sasi lënde pluhur kafe të çelët, që nga ngjyra dhe gjendja ngjason me lëndën narkotike të llojit heroinë, e cila u sekuestrua nga ana jonë në cilësinë e provës materiale.

Më konkretisht shtetasi Astrit Gashi dispononte lëndën me 15 doza, ndërsa shtetasit Feritjon Kacaniku dhe Ermal Metishi dispononin këtë lëndë në masën 10 doza. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/24000/
 
Rikonstruktohet gjimnazi “Petro Nini Luarasi”

Gjimnazi “Petro Nini Luarasi” është rikonstruktuar këtë vit, duke i dhënë këtij gjimnazi një pamje të re dhe kushte më të mira për nxënësit.


Në ceremoninë e përurimit ishte i pranishëm edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili theksoi se i është kthyer këtij gjimnazi shkëlqimi i dikurshëm.

"Bashkia është përpjekur t’i riktheje këtij gjimnazi shkëlqimin e dikurshëm", tha Rama, që e cilësoi këtë shkollë "një nga simbolet e arsimimit të të rinjve të Tiranës që ka pasur që në ditët e para të saj në të shkuarën e largët, një shkëlqim të veçantë. Këtë shkëlqim deshëm t'ia rikthejmë duke plotësuar një sërë aspektesh, ndërtimin e një sistemi tërësisht të ri dhe modern ngrohje, një palestër të re, klasa të reja".

Kjo ndërhyrje-shtoi-u bë pasi "jemi të vetëdijshëm se duhet ta kemi këtë shkollë në qendër të vemendjes si dhe shkolla të tjera të traditës në Tiranë jo për vit, por për ditë për të rritur akoma më shumë cilësinë e jetës në këto mjedise, jo vetëm gjatë orës së mësimit, por edhe pas tyre".


Rikonstruksioni tërësor preku një sipërfaqe prej 1600 m2, që siguron kushte komode për zhvillimin e procesit mësimor, konfigurimin e hapësirave sportive dhe kulturore, si palestrës, tarracës, dyshemesë, nyjeve sanitare, instalimin e rrjetit të ri elektrik, furnizimit me ujë, rrjetit telefonik dhe internetit, sistemin e ngrohjes qendrore, mbrojtjes kundër zjarrit me standarde evropiane.

Ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës për rikonstruksionin e "Petro Nini Luarasi”, pjesë e territorit të Njësisë Bashkiake nr.5, mundësoi rehabilitimin tërësor dhe krijimin e kushteve cilësore për 1500 nxënësit që mësojnë në shkollën, ku kanë studiuar mjaft figura të shquara në politikë, qeverisje dhe jetës shoqërore.




Gazeta Start: Rikonstruktohet gjimnazi “Petro Nini Luarasi”
 
“Banda e Mirditës” dënohet me 257 vite burg

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la nw fuqi dënimin me 257 vite burg pwr gjashtë anëtarët e “Bandës së Mirditës”, të cilët qëlluan për vdekje efektivin e policisë Gjon Paçuku, gjatë një tentative për vjedhje në vitin 2000.


Kjo gjykatë rikonfirmoi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila pati caktuar dënim të përjetshëm për vëllezërit Dritan dhe Nikoll Syziu. Nikoll Syziu është cilësuar si organizatori i vjedhjes së një makine në ambientet e ish-SMT-së sw Rrëshenit në vitin 2000, ku gjatë përplasjes me armë me grupin e gatshëm të policisë, ekzekutuan efektivin Paçuku.

Ndërkohë, vëllai i tyre Bardhok Syziu u dënua me 15 vjet heqje lirie, ndërsa të akuzuarit e tjerë, Tom Syziu, Tom Gjoka e Arjan Reçi, me nga 14 vjet secili.


Vëllezërit Syziu, njëri prej të cilëve (Dritani) është ende në kërkim, në prag të dhënies së vendimit në Gjykatën e Krimeve të Rënda kërcënuan përmes një letre prokurorin e çështjes, Anton Martinin. Nikoll Syziu shprehej në letër se do të hakmerrej ndaj fëmijëve të prokurorit, pasi sipas tyre, ky i fundit po i dënonte pa pasur fakte.

Pak ditë më parë ata e akuzuan prokurorin Anton Martini se ka manipuluar një nga dëshmitarët e cështjes, por Gjykata e Apelit la në fuqi masën e përcaktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.




Gazeta Start: “Banda e Mirditës” dënohet me 257 vite burg
 
Berisha dërgon në presidencë ndryshimet në qeveri


Menjëherë pas vendimit të LSI-së për ndryshime në ministritë e drejtuara prej saj, Kryeministri Sali Berisha, ka dërguar në presidencë ndryshime për të marrë dekretimin e kreut të shtetit.


Në deklaratën e qeverisë thuhet: Kryeministri Sali Berisha, në përputhje me propozimet zyrtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i propozoi Presidentit të Republikës:

1) Lirimin nga detyra të Ministrit të Jashtëm, zotit Ilir Meta dhe emërimin e zotit Meta në detyrën e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës në qeveri.

2) Lirimin e zotit Edmond Haxhinasto nga detyra e Zëvendësministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe emërimin e tij në detyrën e Ministrit të Jashtëm.

3) Lirimin nga detyra të Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, zotit Dritan Prifti.

“Kryeministri Berisha falënderon zotin Meta për kontributin e tij të vyer, në drejtimin e suksesshëm të Ministrisë së Jashtme dhe diplomacisë shqiptare, si dhe falënderon zotin Prifti për kontributin e tij të çmuar, në udhëheqjen e Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës dhe reformave të rëndësishme të ndërmarra në këtë fushë”, thuhet në reagimin e qeverisë.




Gazeta Start: Berisha dërgon në presidencë ndryshimet në qeveri
 
Edmond Haxhinasto, kush është kreu i ri i diplomacisë shqiptare


Edmond Haxhinasto mbaroi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori Filologji në vitin 1989. Në vitin 1996 kreu studimet për Nivele Ekzekutive të Administrimit të Biznesit në Slloveni. Në vitin 2000 mbaroi studimet Master në Politika Publike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Udrou Uillson në Universitetin e Princtonit, ShBA.

Edmond Haxhinasto ka punuar në pozicione të ndryshme në administratën e lartë shtetërore, midis të cilave: Shef i Marrëdhënieve me Jashtë më Parlamentin shqiptar, Drejtues i departamentit të Koordinimit në Kryeministri, Këshilltar diplomatik i Kryeministrit, i ngarkuar me Punë i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Shef Kabineti në Ministrinë e Jashtme, dhe së fundmi, zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transporteve.

Në angazhimin e tij politik në LSI, Edmond Haxhinasto ka qenë Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë, Kryetar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues dhe Zëvendës-Kryetar I LSI-së.


edmond%20haxhinasto_200_200.jpg



Edmond Haxhinasto, kush është kreu i ri i diplomacisë shqiptare
 
Berisha dërgon në presidencë ndryshimet në qeveri


Menjëherë pas vendimit të LSI-së për ndryshime në ministritë e drejtuara prej saj, Kryeministri Sali Berisha, ka dërguar në presidencë ndryshime për të marrë dekretimin e kreut të shtetit.


Në deklaratën e qeverisë thuhet: Kryeministri Sali Berisha, në përputhje me propozimet zyrtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i propozoi Presidentit të Republikës:

1) Lirimin nga detyra të Ministrit të Jashtëm, zotit Ilir Meta dhe emërimin e zotit Meta në detyrën e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës në qeveri.

2) Lirimin e zotit Edmond Haxhinasto nga detyra e Zëvendësministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe emërimin e tij në detyrën e Ministrit të Jashtëm.

3) Lirimin nga detyra të Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, zotit Dritan Prifti.

“Kryeministri Berisha falënderon zotin Meta për kontributin e tij të vyer, në drejtimin e suksesshëm të Ministrisë së Jashtme dhe diplomacisë shqiptare, si dhe falënderon zotin Prifti për kontributin e tij të çmuar, në udhëheqjen e Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës dhe reformave të rëndësishme të ndërmarra në këtë fushë”, thuhet në reagimin e qeverisë.




Gazeta Start: Berisha dërgon në presidencë ndryshimet në qeveri


Albanian government poised for reshuffle




The government is expected to undergo changes in at least three ministerial posts, given a request Prime Minister Sali Berisha sent to the president's office Monday (September 13th). Triggering it was a request filed six months ago by junior government coalition partner, the Socialist Movement for Integration (SMI). Berisha had refused to act any earlier, citing the government's busy schedule. President Bamir Topi will now have to sign a decree giving Deputy Prime Minister and Foreign Minister Ilir Meta the post of economy ministry, taking over for Dritan Prifti, described by the opposition as the most corrupt member of government. Edmond Haxhinasto, also a member of SMI, will replace Meta as foreign minister. The presidential decree will be sent on to parliament for approval.




Albanian government poised for reshuffle (SETimes.com)
 
Albania will start a lot of infrastructure projects

In the next year's budget there will be a lot of funds for construction of new roads



According to the Albanian prime minister Sali Berisha, the country’s budget for 2011 will be finalized this month and will be voted in October, AENews reported, cited by NEWEUROPE.

A big part of the budget will be focused of infrastructure - construction of new Albanian roads, road Arber, TiranaElbasan highway, the completion of highway LevanVlore, Levan Tepelene Konispol South , KardhiqDelvina, Boge Theth, start working on a new road, LezheVelipojë, which runs on top of the hills separating the sea from Torovica and other areas.

There are hundreds of secondary rural roads, which will be built during the coming year, water supply, sanitation, schools, health centres.



News - Albania will start a lot of infrastructure projects
 
Vizat, KE: Kriteret janë plotësuar

Tre kriteret e fundit të lëna për Shqipërinë për t’u plotësuar janë arritur.


Raporti përfundimtar i Komisionit Evropian tregon se vendi ynë i ka plotësuar këto kritere dhe se është gati për t’i liberalizuar vizat.

"Është bërë progres i mirë. Strategjia për integrimin e qytetarëve shqiptarë të riatdhesuar 2010-2015 u miratua në qershor dhe shoqërohet nga një plan aksioni për zbatimin ë tij efikas. Stratëgjia aplikohet ndaj gjithë të kthyerve, përfshirë dhe rastet ë kthimit vullnetar, dhe në fokus të veçantë është kthimi i shqiptarëve sipas marrëveshjes së riatdhesimit BE-Shqipëri. Strategjia ka një mekanizëm për promovimin e integrimit të të riatdhesuarve që mbulon nevojat kryesore të tyre, të tilla si regjistrimi, banesa, edukimi dhe punësimi”, thuhet në dokumentin përfundimtar, për të cilin flet tv TCH.

Kriteri i mësipërm është kriteri i parë i plotësuar nga Shqipëri në kriteret e fundit të mbetura, ndërsa vihet re një angazhim pozitiv të autoriteteve shqiptare për zbatimin efikas të strategjisë për personat e riatdhesuar.

Kriteri i dytë ka të bëjë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ku gjithashtu sipas dokumentit, Shqipëria ka bërë progres. “Numri i rasteve ku një vendim gjyqësor është marre mbetet ende i ulët, por ndjekja dhe hetimi i kryer muajt e fundit pritet të reflektohet në statistikat e gjyqësorit me njëfarë vonese”, thuhet për këtë kriter. Kriteri i tretë ka të bëjë me konfiskimin e aseteve kriminale, ku vlerësohet se edhe në këtë drejtim është bërë progres.

"Në mënyre që të arrihet zbatimi efikas i ligjit të Dhjetorit 2009 mbi konfiskimin e të ardhurave nga krimi, i ashtuquajturi ligji "antimafia", burimet njerëzore të njësisë që merret me hetimin e aseteve të krimit te organizuar, në nivel qendror e lokal, janë shtuar në mënyrë thelbësore. Duhet të garantohet interpretimi i bashkuar për zbatimin e legjislacionit nga të gjithë prokuroret. Është planifikuar një rritje e stafit të agjencisë për administrimin e aseteve kriminale", thuhet në dokument.

Shqyrtimi i këtij dokumenti të rëndësishëm do të bëhet më 8-9 nëntor nga ministrat e Brendshëm të të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Dhe nëse merret një vendim pozitiv, atëherë shqiptarët do të lëvizin pa viza në shumicën prej vendeve të BE-së, duke filluar nga dhjetori i këtij viti.




Gazeta Start: Vizat, KE: Kriteret janë plotësuar
 
Zurück
Oben