B
Bloody
Guest
“Forbes”: Shqipëria një shembull për t’u marrë
Revista amerikane “Forbes”, ka publikuar një shkrim së fundi për Shqipërinë, duke nënvizuar zhvillimin ekonomik të vendit. Në shkrimin e botuar nga kryeredaktori i kësaj reviste, Steve Forbes, theksohet se Shqipëria gjatë vitit 2009, ishte i vetmi vend në Evropë me rritje ekonomike. Në shkrim përmenden shumë sukseset e qeverisë dhe kryeministrit Sali Berisha.
Më poshtë po japin të plotë shkrimin e revistës “Forbes”
SHBA, vendi kapitalist i fuqishëm, mund të marrë disa leksione ekonomie nga vendi i vogël i Ballkanit, Shqipëria, e cila për dekada të tëra u përpëlit nen regjimin mizor të diktaturës staliniste. Sot, Shqipëria ka ekonominë më energjike në Evrope. Ajo ishte virtualisht vendi i vetëm në Evrope me rritje ne vitin 2009. Vendi, i mbyllur hermetikisht me pare, ka shënuar rritje edhe në këtë vit. Eksportet janë rritur ne 85%.
Investimet e huaja direkte po vërshojnë. Buxheti i shtetit është reduktuar, me një deficit 3.1 % te PBB, kundrejt 10% te Uashingtonit. Deficiti i Shqipërisë është në mënyrë proporcionale me pak se një e treta e deficitit tone.
Shkalla amerikane e varfërisë po rritet, ndërkohë që ajo e Shqipërisë po ulet ne mënyrë të ndjeshme. Ndërkohe që administrata e Obamës po vë në rrezik te drejtat e pronësisë dhe ligjin e kontratave, Shqipëria po bën të kundërtën: Ajo po hedh hapa për të fuqizuar pavarësinë e sistemit te saj gjyqësor, dhe qeveria sapo ka kaluar një ligj për të drejtat e pronësisë në Parlament.
Arkitekti i mrekullisë ekonomike shqiptare, Kryeministri Sali Berisha vizitoi zyrat tona kohet e fundit dhe me krenari tregoi atë që kishte arritur vendi i tij. Ne 1992, te ardhurat për frymë në Shqipëri nuk arrinin as ne 200$ ne vit, ndërsa sot, të ardhurat arrijnë mbi 3, 500 $.
Por, si ja doli mbanë Shqipëria? Duke ndjekur parimet e tregut te lire qe administrata aktuale e Shtëpisë se Bardhë dhe Kongresi i kane harruar. Tre vite me pare Berisha vendosi një takse te sheshte prej 10 % për të ardhurat personale dhe te biznesit, ndërkohë që taksa mbi pagën dhe shpërblimin u ul nga 32 ne 15 për qind.
Qeveria po lehtëson procedurat ndaj investitorëve të huaj, si edhe për qytetaret e saj, të cilët kërkojnë të fillojnë bizneset e tyre. Irlanda, e cila me pare ka qene etalon për tërheqjen e kompanive te huaja, nuk e ka me këtë kurore dafinash mbi kokë: Qeveria shqiptare ka ndërmarre iniciativën e ashtuquajtur "Shqipëria një euro", ku toka mund të jepet me qira, virtualisht pa asnjë kosto, për kompanitë që hapin biznese të reja.
Berisha thotë se u frymëzua duke studiuar Ronald Reganin. Shqipëria, një komb mysliman që toleron lehtësisht të gjitha besimet e tjera, mbetet një aleate krenare e patundur e SHBA-së. Falë mbështetjes së fuqishme amerikane, Shqipëria është bere pjese e NATO-s. Vendi po ecen i vendosur drejt anëtarësimit në BE. Sa keq që shkenca nuk ka ecur kaq shumë përpara sa të na mundësonte të klononim Berishën qe te zëvendësonim sot te gjithë ekspertet ekonomike në qeveritë tona.
Gazeta Start: “Forbes”: Shqipëria një shembull për t’u marrë