Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
“Forbes”: Shqipëria një shembull për t’u marrë
Revista amerikane “Forbes”, ka publikuar një shkrim së fundi për Shqipërinë, duke nënvizuar zhvillimin ekonomik të vendit. Në shkrimin e botuar nga kryeredaktori i kësaj reviste, Steve Forbes, theksohet se Shqipëria gjatë vitit 2009, ishte i vetmi vend në Evropë me rritje ekonomike. Në shkrim përmenden shumë sukseset e qeverisë dhe kryeministrit Sali Berisha.

Më poshtë po japin të plotë shkrimin e revistës “Forbes”

SHBA, vendi kapitalist i fuqishëm, mund të marrë disa leksione ekonomie nga vendi i vogël i Ballkanit, Shqipëria, e cila për dekada të tëra u përpëlit nen regjimin mizor të diktaturës staliniste. Sot, Shqipëria ka ekonominë më energjike në Evrope. Ajo ishte virtualisht vendi i vetëm në Evrope me rritje ne vitin 2009. Vendi, i mbyllur hermetikisht me pare, ka shënuar rritje edhe në këtë vit. Eksportet janë rritur ne 85%.

Investimet e huaja direkte po vërshojnë. Buxheti i shtetit është reduktuar, me një deficit 3.1 % te PBB, kundrejt 10% te Uashingtonit. Deficiti i Shqipërisë është në mënyrë proporcionale me pak se një e treta e deficitit tone.

Shkalla amerikane e varfërisë po rritet, ndërkohë që ajo e Shqipërisë po ulet ne mënyrë të ndjeshme. Ndërkohe që administrata e Obamës po vë në rrezik te drejtat e pronësisë dhe ligjin e kontratave, Shqipëria po bën të kundërtën: Ajo po hedh hapa për të fuqizuar pavarësinë e sistemit te saj gjyqësor, dhe qeveria sapo ka kaluar një ligj për të drejtat e pronësisë në Parlament.

Arkitekti i mrekullisë ekonomike shqiptare, Kryeministri Sali Berisha vizitoi zyrat tona kohet e fundit dhe me krenari tregoi atë që kishte arritur vendi i tij. Ne 1992, te ardhurat për frymë në Shqipëri nuk arrinin as ne 200$ ne vit, ndërsa sot, të ardhurat arrijnë mbi 3, 500 $.

Por, si ja doli mbanë Shqipëria? Duke ndjekur parimet e tregut te lire qe administrata aktuale e Shtëpisë se Bardhë dhe Kongresi i kane harruar. Tre vite me pare Berisha vendosi një takse te sheshte prej 10 % për të ardhurat personale dhe te biznesit, ndërkohë që taksa mbi pagën dhe shpërblimin u ul nga 32 ne 15 për qind.

Qeveria po lehtëson procedurat ndaj investitorëve të huaj, si edhe për qytetaret e saj, të cilët kërkojnë të fillojnë bizneset e tyre. Irlanda, e cila me pare ka qene etalon për tërheqjen e kompanive te huaja, nuk e ka me këtë kurore dafinash mbi kokë: Qeveria shqiptare ka ndërmarre iniciativën e ashtuquajtur "Shqipëria një euro", ku toka mund të jepet me qira, virtualisht pa asnjë kosto, për kompanitë që hapin biznese të reja.

Berisha thotë se u frymëzua duke studiuar Ronald Reganin. Shqipëria, një komb mysliman që toleron lehtësisht të gjitha besimet e tjera, mbetet një aleate krenare e patundur e SHBA-së. Falë mbështetjes së fuqishme amerikane, Shqipëria është bere pjese e NATO-s. Vendi po ecen i vendosur drejt anëtarësimit në BE. Sa keq që shkenca nuk ka ecur kaq shumë përpara sa të na mundësonte të klononim Berishën qe te zëvendësonim sot te gjithë ekspertet ekonomike në qeveritë tona.




Gazeta Start: “Forbes”: Shqipëria një shembull për t’u marrë
 
Berisha: Shqipëria do të rrisë praninë në misionet e NATO


Kryeministri Sali Berisha, gjatë një mbledhje të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të Evropës Juglindore, ka theksuar se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të thella në forcat e saj të armatosura. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se vendi ynë do të rrisë praninë e saj në misionet e NATO-s.

“Shqipëria është e vendosur të luajë rolin e saj në të gjitha iniciativat e Ministerialit. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të thella në forcat e armatosura, të cilat kanë bërë të mundur që vendi ynë të përfaqësohet me dinjitet në misione ndërkombëtare si në Cad, Afganistan e Irak. Shqipëria do të rrisë rolin e vetë në të gjitha misionet e Aleancës”, ka theksuar Berisha, për të shtuar se qeveria e drejtuar prej tij është e angazhuar në rrugën drejt integrimit.

Më tej, ai foli për reformat që janë ndërmarrë për integrimin e vendit. “Jemi të angazhuar për një sërë reformash për të arritur standardet e vendeve të Bashkimit Evropian. Dhe këto reforma mundësuan anëtarësimin në NATO. Shqipëria ka bërë një luftë të madhe kundër krimit të organizuar”, tha më tej kryeministri.




Gazeta Start: Berisha: Shqipëria do të rrisë praninë në misionet e NATO
 
KE: Rritja ekonomike e Shqipërisë 3%


Ministria e Ekonomisë, duke publikuar një raport të Drejtorisë së Përgjithshme të Ekonomi-Financës pranë Komisionit Evropian mbi ekonominë shqiptare, theksohet se ekonomia shqiptare ka pësuar rritje edhe gjatë tre mujorit të dytë të vitit 2010. “Do të thoja që, edhe në dallim me vendet e tjera të rajonit, raporti certifikon dhe njëherë rrugën e mbarë të rritjes së ekonomisë shqiptare, duke cilësuar faktin që edhe në tre mujorin e dytë të vitit 2010 ekonomia shqiptare vazhdon të rritet, shifër kjo që është konfirmuar edhe nga INSTAT, pra një rritje e ekonomisë shqiptare me 3 për qind”, tha zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo.

Ai shtoi se raporti thekson gjithashtu që në gjashtë mujorin e parë të vitit 2010 të ardhurat fiskale u rritën me 5.7 për qind, ndërsa në mënyrën se si është hartuar dhe projektuar buxheti i shtetit, është planifikuar që në fund të vitit deficiti buxhetor të reduktohet në masën 3.1 për qind.

“Raporti cilëson se inflacioni është nën kontroll, brenda kufijve të shpallur si target të Bankës së Shqipërisë dhe që monedha vendase vazhdon të jetë në një kurs stabël kundrejt Euros, dhe që ka fituar 9 pikë kundrejt monedhës tjetër, dollarit amerikan. Do të thoja gjithashtu se raporti konfirmon një fakt tjetër shumë të rëndësishëm, që është rritja e depozitave bankare, e verifikuar në gjashtë mujorin e parë të vitit 2010 kundrejt gjashtë mujorit të parë të vitit 2009, me 17 për qind, ku veçanërisht depozitat në valutë të huaj dhe në euro kanë njohur një rritje të jashtëzakonshme, me afërsisht 25 për qind”, vijoi ai më tej.



Gazeta Start: KE: Rritja ekonomike e Shqipërisë 3%
 
Albania Will Be A Big Asset For Europeean Union.



Albania is one of the wealthiest land's in natural resources per square mile in the Europe.


Albania is excellent candidate for European Union membership.
According to the latest figures economic growth in Albania is around 4% this year, and strong growth is expected in 2011 as well. Albaniaian economic development in recent years and the state of the reforms already carried out, particularly in infrastructure, energy, taxes and the banking sector have made Albania the fastest growing economy in Europe. Albanian economy is developing very satisfactorily, compared with the development in the most EU member states. The European Parliament voted on to approve visa liberalization for Albania.

Albania is one of the wealthiest land's in natural resources per square mile in the Europe. With amazing mountains, beaches, lakes, rivers, forests, and rich soil. Underneath this land lies billions of proven barrels of oil, natural gas, gold, platinum, copper, the largest chrome reserves in Europe, bauxite, nickel, cobalt, magnesium, ores, marble, granite, and much more. Albania is rapidly building its infrastructure and in the near future it will produce most of its energy from Hydro-power, Wind-power and Solar Power.

Billions of dollars are being invested in Albania in infrastructure, energy , mining, agriculture and tourism . Albania have a huge potential to produce green energy presently most of the energy production in Albania is from Hydro-power.This green energy will create opportunities in all sectors of Albanian economy . The Albanian government is dedicated to support investors, businesses , building infrastructure, and keeping taxes low, only 10% flat taxes.

Albania is doing very well under leadership of Prime Minister Berisha and his strongest supporter Deputy Prime Minister and Minister of Economy Ilir Meta.
Mr Meta is best regarded in Albania as intelligent, hard-working, honest, trustworthy, and visionary.
"The Albanian government will do anything it takes to support businesses and investors" said Etleva Kondi adviser of Deputy PM and minister of Economy Mr Ilir Meta".
Albania will be a big asset to Europe Union.



Albania Will Be A Big Asset For Europeean Union.
 
Albania's PM announces that second largest project for the cultivation of fruit trees will start soon



Prime Minister met with farmers of the municipality and the municipality Aliko Xarrë and guaranteed that the government will support them in their projects for crops and fruit trees. Visiting Sarande, Prime Minister Sali Berisha inaugurated the completion of reconstruction of road connecting the municipalities Soromesë Xarrë Aliko and the national road, funded by the Albanian Development Fund, worth 291 million leks. The new road with a length of 18.5 kilometers, gives this area a new infrastructure that will facilitate the movement and reach the market soon for around 11 thousand inhabitants and its farmers. Premier Berisha met with farmers of the municipality and the municipality Aliko Xarrë who wished for the new road and guaranteed that the government will make any investment that improves their lives. This area, said the prime minister, is known not only for its stunning landscapes, but also as one of the most productive areas of the country. The premier announced that soon farmers will start one of the second largest project for the cultivation of fruit trees, along with olive project will create huge new opportunities for farmers, through the use of these potentials. Inviting benefit from this project, the prime minister assured the farmers that the government will subsidize any olive or citrus root they will plant. "This, - said the Prime Minister in conversation with farmers - is one of the most productive areas of the country. Only in the municipality of Xarrës were produced this year 25 thousand tons of watermelon, will be produced about 350 tons of tangerines klementina and different types of citrus. Potentials are enormous and the government is determined to subsidize any olive or citrus root. In fact the farmers of these areas have shown and show a great willingness to work and is making this area more prosperous.



Balkans.com Business News : Albania's PM announces that second largest project for the cultivation of fruit trees will start soon
 
KESH shet energji drejt vendeve të rajonit


Shqipëria do të eksportojë gjatë këtij muaji 79.200 MWh energji elektrike.


Burime nga Korporata Energjetike Shqiptare bëjnë të ditur se energjia do të eksportohet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë me anë të katër kompanive fituse, mes të cilave, një shqiptare.

Pas vlerësimit dhe kualifikimit të ofertave që bënë disa kompani të huaja dhe në përfundim të negocimit, KESH ka shpallur fitues shoqëritë "EFT" dhe "ALPIQ", dy kompani nga Zvicra, "GEN-I" sh.p.k Tiranë dhe "Energy Supply" LTD nga Bullgaria.

Energjia do të shitet deri në fund të këtij muaji dhe më pas KESH do të vendosë nëse do të shes sërish energji ose jo, varur edhe nga kushtet atmosferike.



Gazeta Start: KESH shet energji drejt vendeve të rajonit
 
Kromi shqiptar drejt Japonisë


Kromi shqiptar do të eksportohet drejt Japonisë. Lajmi u bë publik sot nga ministri i Ekonomisë, Ilir Meta gjatë një takimi të zhvilluar me kompanitë ACR Holding dhe Marubenit, një nga kompanitë më të vjetra dhe të mëdha tregtare në Japoni.

"Eksporti i kromit është një tjetër arritje e produkteve tashmë "Made in Albania" edhe në tregjet më të rëndësishme dhe cilësore aziatike", tha Meta, i cili shtoi se kjo tregon se ekonomia shqiptare po bëhet gjithnjë e me shumë atraktive për investitorët e huaj. Metu shprehu mbështetjen e qeverisë shqiptare për kompanitë e mëdha që synojnë të nxjerrin krom nga Shqipëria dhe ta përpunojnë atë.

"Shpreh mbështetjen për planet ambicioze të këtij grupimi për të hapur edhe një fabrikë ferrokromi në Burrel duke realizuar objektivat e saj te biznesit ne vendin tonë, por duke hapur edhe vende te reja pune në një zonë që ka nevojë më shumë për investitorë dhe investime", tha ai.

Gjatë vitit 2010, DCM DECO Metal, si kompani ndërkombëtare për tregtimin e kromit, ka eksportuar kromin e Elbasanit në fabrikat evropiane dhe amerikano-veriore/jugore të çelikut nëpërmjet filialeve të kompanisë në tregun rajonal.




Gazeta Start: Kromi shqiptar drejt Japonisë
 
Buxheti 2011, Berisha: Do të ndërtohen 2 mijë km rrugë


Kryeministri Sali Berisha, duke folur për buxhetin e vitit 2011, theksoi se investimet në projektet për ndërtimin e akseve rrugore do të zënë pjesën më të rëndësishme të këtij buxheti. Për këtë arsye, kryeministri u shpreh gjatë mbledhjes së qeverisë, se orientimi kryesor i buxhetit do të jetë lidhja e komunave me akset kombëtare.

Sipas kryeministrit, 91 komuna në vend nuk kanë lidhje me këto akse, dhe për këtë rreth 500 milionë dollarë do të shkojnë investime për ndërtimin e rrugëve, që sipas shefit të qeverisë, këto projekte do të jenë më të kushtueshme në vend.

“Me këtë investim ne garantojmë shqiptarët që në fund të këtij mandati çdo qytetar shqiptar do të kap kryeqytetin e vendit për një kohë dy herë më të shkurtër. Ne garantojmë shqiptarët se vlera të mëdha do të zbulohen pas ndërtimit të tyre”, tha kryeministri para anëtarëve të kabinetit.

Ai shtoi më tej se nevojiten 2 mijë kilometra rrugë të reja dhe përparësi fillimisht do të kenë rrugët e fshatrave pranë bregdetit. “Sërish përparësi infrastrukturës së fshatrave që janë pranë bregdetit. Pak kanë mbetur, por do t’ia arrijmë, si respekt ndaj turistëve që vijnë në këto zona”, vijoi Berisha.




Gazeta Start: Buxheti 2011, Berisha: Do të ndërtohen 2 mijë km rrugë
 
Incidenti në Itali, FSHF: Ngjarja ka fyer rëndë dinjitetin tonë

31021_9.jpg
Federata Shqiptare e Futbollit reagon për incidentin e mbrëmjes së djeshme në Itali, ku ultrasit serbë dogjën flamurin shqiptar në sytë e gjithë botës.

FSHF dënon veprimet e dhunshme të sërbëve ndërsa konsideron fyerje të rëndë të identitetit të shqiptarëve djegien e flamurit kuq e zi në stadiumin e Xhenovas.

“ Shprehim shqetësim për ngjarjen e djeshme në Itali ku huliganët serbë, kryen akte të dhunshme. Djegia e flamurit shqiptar është e dënueshme. Ngjarja ka fyer rëndë dinjitetin tonë” thuhet të reagimin e Federatës ku përshendetet qëndrimi i Federatës Serbe të Futbollit në lidhje me ngjarjen e rëndë. /BalkanWeb/
 
Zurück
Oben