Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
Investimet në Shqipëri, Kooperacioni Italian: Po shtohet interesi


Zhvillimi ekonomik në Shqipëri dhe krijimi i një klime të përshtatshme për investime vlerësohet vazhdimisht nga qeveria italiane.

Drejtori i programit të Kooperacionit Italian për Zhvillim në vendin tonë, thekson se është rritur interesi i investitorëve italianë për të investuar kapitalin e tyre në Shqipëri.

Asistenca e programit Italian në Shqipëri jepet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe ka një vlerë prej 45 milionë euro.




Investimet në Shqipëri, Kooperacioni Italian: Po shtohet interesi | ABC News
 
“Pravda”: Maqedonia do të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës
28-02-2011 19:55 CET
Gazeta ruse “Pravda”, në një koment të saj të titulluar “Në prag të shpërthimit sllavo-shqiptar”, shkruan se nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen Maqedonia të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës, ndërsa komuniteti maqedonas të jetë pakicë në këto dy vende.

“Pika e ardhshme ndezëse në botë mund të jetë ish-republika jugosllave e Maqedonisë. Nuk përjashtohet që ky vend shumë shpejt të shndërrohet në një arenë për qërim të hesapeve midis sllavëve dhe shqiptarëve”, komenton në edicionin e sotëm gazeta ruse “Pravda”, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Historiani rus për Ballkanin, Vladimir Putjatin vlerëson se shtetësia e Maqedonisë varet nga një kërcënim serioz.

“Shumë maqedonas kanë përfituar pasaportën bullgare. Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen territori i Maqedonisë të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës, ndërsa maqedonasit të mbeten pakica kombëtare në të dyja vendet. Rol kryesor në mbijetesën e Maqedonisë së pavarur do të mund të luaj Serbia, por pozicioni kompleks politiko-ekonomik i këtij vendi, nuk i lejon që të jetë faktor stabilizues në Ballkan”, vlerëson historiani Putjatin.

Në shkrimin e gazetës nënvizohet edhe incidenti në Kalanë e Shkupit midis maqedonasve dhe shqiptarëve.

“Shqiptarëve nuk i pëlqen ajo që në qendër të qytetit të paraqitet një muze, ndërsa e të cilit i ngjan një kishe ortodokse”, thuhet në tekst.

Gazeta ruse “Pravda” shkruan edhe për konfliktin e vitit 2001 dhe situatën më pas.

“Në shkurt të vitit 2001, shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të bashkuar në të ashtuquajturën UÇK filluan luftën e armatosur me armatën dhe ushtrinë maqedonase. Vetëm gjashtë muaj pas këtyre luftimeve të armatosura, nën presionin e NATO-s dhe BE-së, palët në konflikt u ulën në tryezën e negociatave, duke nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit. Kjo marrëveshje mundësoi që gjuha shqipe ku shqiptarët janë mbi 20 për qind të jetë zyrtare”, shkruan “Pravda”.

Më tej në artikull theksohet fakti që politikanët shqiptarë u përfshinë në Qeverinë e Maqedonisë, ndërsa filloi emetimi i një kanali në gjuhën shqipe në televizionin shtetëror. Sipas gazetës në fjalë, kjo nënkupton se bëhet fjalë për federalizmin e Maqedonisë.

“Por, megjithatë kjo nuk i ndaloi nacionalistët shqiptarë, të cilët vazhduan me presionet ndaj pushteteve lokale dhe në vitin 2005 përfituan të drejtën e valëvitjes së flamurit në territoret e Maqedonisë, ku shumica e popullsisë është shqiptare. Disa nga politikanët nuk hezituan të theksojnë hapur se territoret shqiptare në Maqedoni patjetër duhet të bashkohen me Kosovën, ndërsa më vonë edhe me Shqipërinë”, shkruan në fund gazeta ruse “Pravda”.

Zëri • INFO - Ditari - Ballkan&Bot - Pravda: Maqedonia do t ndahet midis Bullgaris dhe Kosovs
 
Albania to open highway Tirana-Elbasan bids on March 3rd


On March 3 opened bids for Albania's highway Tirana-Elbasan. The news was given by Prime Minister Sali Berisha, who announced that the fund is fully insured. According to Berisha, the tunnel and this highway segment is the most important factors of the two major corridors, the corridor 8 and other national corridor as the axis of the south. "The companies involved are among the largest and best in Europe and the World, the construction time will be 18 months, that will be inaugurated in early 2013, there will of course invite the anti-tunnel group to participate the inauguration, for and they will then go to Elbasan tunnel "- Albania's Prime Minister Berisha said, adding that its construction significantly reduces the distance by Albania in Tirana and gives a completely new configuration according to Panorama News.



Balkans.com Business News : Albania to open highway Tirana-Elbasan bids on March 3rd
 
Vlorë, sekuestrohet 165 kg drogë

Një sasi prej 165 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar mbrëmë nga policia e Vlorës nga një operacion i koduar “Pranvera” ndërkohë që është arrestuar drejtuesi i automjetit që po transportonte lëndën narkotike.



Sasia e drogës u bllokua në afërsi të fshatit Peshkëpi, 15 km në lindje të Vlorës, ku ka përfunduar në pranga shtetasi Klodian Llanaj, 33-vjeç.

Policia sqaroi se po hetohet për të saktësuar destinacionin e lëndës narkotike, ndërsa paraprakisht mendohet se ajo do të trafikohej drejt Italisë.

Gjatë kontrollit më të imtësishëm të automjetit, ju gjet dhe ju sekuestrua, një armë zjarri tip automatik model 56 (Kallashnikov) me dy krehra të mbushur me 60 fishekë të kalibrit 7.62mm.

Burimet thanë se, nuk përjashtohet mundësia që në këtë ngjarje të ketë të implikuar të tjerë, gjë që do të saktësohet në vijim të hetimeve.




Gazeta Start: Vlorë, sekuestrohet 165 kg drogë
 
Pse qeveria e Shqipërisë po e injoron 100-vjetorin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe?

03/03/2011 08:39:00


thumbnail.php




Nga Gjekё Gjonlekaj / New York

Tё gjitha kombet e qytetёruara i nderojnё pёrvjetorёt e kryengritjeve pёr liri dhe pavarёsi. Bile pёrvjetorёt jubilarё i nderojnё edhe mё shumё. Kёtё muaj pikёrisht me 24 Mars ёshtё 100-vjetori i fillimit tё Kryengritjes sё Malёsisё sё Madhe. Kjo ёshtё njё datё e shёnuar nё historinё e popullit shqiptar. Shqipёria ishte bastioni i fundit otoman nё Ballkan. S’ka dyshim se pёr rёnien e kёsaj Perandorie kontribuan shumё shtetet e mёdha evropiane. Nё atё kohё tё gjitha vendet ballkanike pёrveç Shqipёrisё kishin fituar pavarёsinё. Fuqitё perёndimore kёrkonin mundёsinё e fillimit tё njё lufte pёr pavarёsinё e Shqipёrisё. Diplomatёt dhe politikanёt e huaj kёrkonin krahinёn rajonet shqiptare mё anti-osmane. Natyrisht se Malёsia e Madhe i plotёsonte kushtet mё mirё se asnjё krahinё tjetёr e Shqipёrisё. Malёsia e Madhe ishte e lidhur ngushtё me Shkodrёn dhe intelektualёt e saj. Ky qytet iliro-shqiptar kishte traditё tё madhe kulturore dhe revolucionare. Nё Shkodёr dhe nё malёsitё e saj ishin pjekur kushtet pёr kryengritje. Prijёsit malёsorё tё Kryengritjes kishin lidhje me intelektualёt e Shkodrёs dhe qyteteve tё tjera shqiptare deri nё Vlorё, Korçё e Gjirokastёr. Ata kishin bashkёpunuar ngushtё edhe me prijёsit e kryengritjeve tё Kosovёs. Kryengritja e Malёsisё sё Madhe pёr pavarёsi kishte karakter gjithkombёtar. Nuk ishte luftё krahinore. Bile Memorandumi i Grecёs ёshtё dokumenti mё i fuqishёm pёr karakterin gjithkombёtar tё kёsaj Kryengritjeje.

Pёr prijёsin e Kryengritjes sё Malёsisё sё Madhe Dedё Gjo’Lulin kisha dёgjuar shumё nё vendlindjen time. Atje flitej mё shumё pёr Dedё Gjo’Lulin se pёr asnjё prijёs tjetёr shqiptar. Rapsodёt, gjamtarёt dhe trimat e shquar tё Mbishkodrёs kёndonin,gjёmonin dhe flisnin me zё tё lartё pёr kryetrimin e Shqipёrisё Dedё Gjo’Lulin. Nё Jugosllavi ishte i ndaluar emri i Dedё Gjo’Lulit,por populli nuk çante kokёn pёr cenzurёn. Edhe nё Kosovё kёndonin me dashuri e respekt pёr trimin tonё legjendar. Dy bijat e Dedё Gjo’Lulit-Meria dhe Narja—kanё qenё tё martuara nё vendlindjen time. Ato kanё qenё tё martuara nё dy prej familjeve mё fisnike tё vendlindjes sime. Meria ishte e martuar nё shtёpinё bujare tё Mirash Gjokёs,ndёrsa Narja ishte e martuar pёr Gala Smajlin shumё i pёrmendur pёr trimёri dhe urti.Meri Dedёn e kisha afёr me shtёpi. Ajo fliste gjithmonё pёr babain e saj Dedё Gjo’Lulin dhe vёllazёrit Gjergjin e Kolёn. Meri Dedja ishte njё plakё shumё e qetё. E kam dёgjuar shumё herё duke vajtuar babain e saj Dedё Gjo’Lulin dhe vёllazёrit e saj. Ndёrsa motra e saj Nare Dedja ishte gojtare dhe vajtore e pёrmendur. Mirash Gjoka dhe Gala Smajli kanё qenё miqtё mё besnikё tё Dedё Gjo’Lulit dhe atje nё shtёpinё e tyre u strehua me bashkёluftёtarёt e tij. Nё Triesh gjeti mbёshtetje tё madhe. Nё shkollat tona shqipe nё Mal tё Zi, emri i Dedё Gjo’Lulit ishte i ndaluar. Pёr jetёn dhe veprimtarinё e tij dёgjonim vetёm Radio-Tiranёn. Ky radiostacion i fuqishёm shqiptar transmetonte kёngё shumё tё bukura dhe melodike pёr heroin tonё kombёtar. Disa tё moshuar recitonin kёngёn “Dedё Gjo’Luli” tё Gjergj Fishtёs botuar nё “Lahutёn e Malёsisё”.

Nё janar tё vitit 1970 u vendosa nё Itali nё rrugё e sipёr pёr Shtetet e Bashkuara. Nё Romё gjeta njё plejadё intelektualёsh shqiptarё qё ishin larguar nga Shqipёria pas Luftёs sё Dytё Botёrore. Nё takimet shqiptare nё Romё, Lin Delia kёndonte pёr Dedё Gjo’Lulin. Ernest Koliqi shkruante e fliste me respekt tё madh,bile shkrimet e tij pёr Dedё Gjo’Lulin janё botuar nё revistёn “Shejzat”. Kёshtu vepronin Karl Gurakuqi e Martin Camaj. Pas disa muajsh imigruam nё Shtetet e Bashkuara. Kёtu gjetёm Koloninё Shqiptare tё Amerikёs tё Nolit dhe Konicёs.Shumica e mёrgimtarёve shqiptarё tё pas Luftёs sё Dytё Botёrore ishin vendosur nё Amerikё. Midis tyre kishte intelektualё,profesionistё dhe patriotё tё shquar qё kishin bёrё shumё pёr Shqipёrinё. Nё takimet e ndryshme kombёtare ata flisnin me respekt pёr trimat shqiptarё tё Shqipёrisё dhe tё Kosovёs. Para Luftёs sё Dytё Botёrore kishin mёsuar historinё e vёrtetё tё Shqipёrisё. Ishin objektiv. Nuk e di pse por shqiptarёt e Jugut i nderonin mё shumё Dedё Gjo’Lulin dhe Isa Boletinin. Ata ishin mё objektiv se shqiptarёt e Veriut. Flisnin e kёndonin me pasion pёr Dedё Gjo’Lulin. Kam takuar dhjetra tё tillё. Ata zgjuan edhe mё shumё kurajon time pёr Dedё Gjo’Lulin dhe Kryengritjen e Malёsisё.Ata nuk ishin fisnor. Shumica nga ata kishin mbaruar studimet universitare nё Evropё dhe nё Amerikё. Kishin lexuar shkrimet e intelektualёve tё Bostonit pёr Kryengritjen e Malёsisё sё Madhe. Kolonia Shqiptare e Amerikёs kishte dhёnё mbёshtetje tё madhe morale dhe materiale pёr Kryengritjen e Malёsisё. Fan Noli dhe shumё patriotё e publiçistё tё tjerё tё Bostonit u angazhuan fuqishёm nё mbёshtje tё kёsaj lufte pёr liri. Ata e bёnё tё njohur kёtё luftё nё Amerikё. Fan Noli nё shkrimet dhe fjalimet e tij e krahasonte Kryengritjen e Malёsisё pёr pavarёsinё e Shqipёrisё me Luftёn e George Washington-it pёr pavarёsinё e Amerikёs. Nё malёsorёt shqiptarё tё Malёsisё sё Madhe gjetёm terrenin e pёrgatitur pёr tё nderuar Kryetrimin tonё shqiptar Dedё Gjo’Lulin. Malёsorёt shqiptarё tё Amerikёs pёr 40 vjet me radhё e pёrkutojnё 24 Marsin e vitit 1911. Qysh atёherё e sot janё ftuar personalitete tё shquara nga tokat shqiptare pёr fjalime e ligjёrata. Nё Amerikё janё themeluar fondacione e shoqata me emrin e kryetrimit tё Malёsisё dhe gjithё Shqipёrisё. Kёtu nё Shtetet E Bashkuara kёndojnё pёr kёtё periudhё historike njёsoj siç kёndonin arbёreshёt e Italisё pёr Skёnderbeun dhe Morenё e tyre tё dashur. Kryengritja e Malёsisё sё Madhe filloi me 24 Mars tё vitit 1911. Njё ditё mё vonё domethёnё 25 Mars tё vitit 1911 nё Qepurr tё Hotit u vranё 9 hoten nga ushtria turke.U plagosёn rёndё disa tё tjerё. Nё atё betejё u vra prijёsi legjendar Kolё Marash Vata. Atё ditё u vranё djemtё dhe burrat mё nё zё tё Hotit. Rёnia e tyre e tmerroi Malёsinё e Madhe dhe gjithё Shqipёrinё. Pёr Dedё Gjo’Lulin dhe trimat e Malёsisё sё Madhe ka shkruar shtypi mё serioz i botёs. Kjo luftё i vuri nё lёvizje kancelaritё evropiane. U aktivizuan tё gjitha kolonitё shqiptare nё botё. Nё kёtё Luftё u hartua dhe nёnshkrua Memorandumi i Grecёs,qё padyshim ёshtё dokumenti mё i rёndёsishёm pёr çёshtjen shqiptare para Deklaratёs pёr Shpalljen sё Pavarёsisё sё Shqipёrisё nё Vlorё. Kryengritja e Malёsisё sё Madhe ishte gjithёshqiptare, ishte evropiane dhe amerikane, ashtu siç ishte Kryengritja e Kosovёs e vitit 1998. Kёto dy kryengritje sollёn pavarёsinё e Shqipёrisё dhe pavarёsinё e Kosovёs.

Nuk e kuptojmё politikёn shqiptare pse nuk e nderon kёtё datё historike. Pas rёnies sё diktaturёs ёshtё bёrё edhe mё pak pёr nderin dhe lavdinё e Kryengritjes sё Malёsisё sё Madhe. Pёr mё shumё se 20 vjet nuk kam dёgjuar njё udhёheqёs tё lartё shqiptar qё tё pёrmend emrin e Dedё Gjo’Lulit nё asnjё ceremoni tё pavarёsisё kombёtare. Asnjё president,asnjё kryeministёr dhe asnjё politikan tjetёr nuk i ka thёnё dy fjalё pёr trimin tonё legjendar. Nuk ekziston asnjё portret i Dedё Gjo’Lulit nё zyrat me rёndёsi tё Shqipёrisё. Asnjё monument dhe asnjё shesh ose bulevard. Vitin e kaluar Kryeministri i Shqipёrisё Sali Berisha paralajmёroi zyrtarisht parapёrgatitjet pёr 100-vjetorin e Pavarёsisё sё Shqipёrisё,por nuk e tha asnjё fjalё pёr

100-vjetorin e Kryengritjes sё Malёsisё sё Madhe. Bile edhe kryetarja shkodrane e Parlamentit tё Shqipёrisё Josefina Topalli po e injoron kёtё periudhё tё lavdishme historike. Si bijё e kёtij qyteti historik tё njё familjeje tё pёrmendur Ajo duhej tё bёnte diçka pёr kёtё çёshtje. Intelektualёt patriotё tё Shkodrёs qё janё nderi i Shqipёrisё bashkёpunuan sinqerisht me Dedё Gjo’Lulin dhe trimat e tjerё shqiptarё. Pёr Kryetrimin e Malёsisё sё Madhe kanё shkruar poetёt dhe shkrimtarёt mё tё njohur shqiptarё duke filluar nga Gjergj Fishta, Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja. Pasardhёsit e Dedё Gjo’Lulit nё Amerikё kanё bёrё shumё pёr demokratizimin e Shqipёrisё dhe pavarёsinё e Kosovёs.Njё dyzinё malsorёsh shqiptarё tё Amerikёs shkuan nё luftё pёr lirinё e Kosovёs. Tё gjithё politikanёt, intelektualёt dhe klerikёt e Shqipёrisё dhe tё Kosovёs e mё gjerё u pritёn me nderime nё mjediset e malёsorёve nё Amerikё. Bёhet pyetje, pse politika nё pushtet e qiti nё harresё kёtё periudhё historike? Nё ceremoninё e rivarrimit tё eshtrave tё Dom Nikollё Kaçorrit Sali Berisha tha se Shqipёrinё e çliruan luftёtarёt e Kosovёs nё krye me Isa Boletinin dhe Hasan Prishtinёn. Kontributi i tyre pёr çlirimin e Shqipёrisё nuk diskutohet, por bёhet pyejte pse injorohet Kryengritja e Malёsisё sё Madhe nё krye me Dedё Gjo’Lulin?

Pёr Epopenё e Malёsisё sё Madhe dhe Dedё Gjo’Lulin kanё shkruar mё shumё se 100 autorё shqiptarё dhe tё huaj. Shqiptarёt malёsorё tё Amerikёs, bёjnё pyetje pse kёshtu? Winston Churchill-i ka thёnё: “Mё shumё kam frikё ata qё mё injorojnё se ata qё mё kundёrshtojnё”.
 
Products "Made in Albania", has increased by 152% compared with the first two months of 2010


Albania's Premier Berisha said, on Tuesday, during the Council of Ministers that the budget revenues of the two first months of this year are about 10-11% higher than the same period a year passed. The Premier stressed that this is very positive news, which guarantees the fulfillment of all obligations and promises, specifically salaries and pensions. "Overcoming the double-digit revenue compared to last year is also a very powerful indicator of a vibrant economic growth of this country." Said the prime minister. The Prime Minister also announced that the export of products to Albania proper, thus the products "Made in Albania", has increased by 152% compared with the first two months of 2010, thus realizing the largest increase ever recorded.
The premier said that exports' Made in Albania "are today with a manifold increase in exports compared to import material and that development is extremely important, but on the other hand said the Prime Minister, with this growing trend, Albania will be the only country that in a period of two years mbidyfishon country exports.
Prime Minister emphasized that with 152% growth in exports "Made in Albania" these two months is evidence of a strong rate of employment of Albanian citizens. Among other things the prime minister stressed that the significance of these developments is the manifold, a first proof of the indisputable success of reform implementation and comprehensive undertaken by the government, the functioning of the rule of law, and a successful war against corruption.




Balkans.com Business News : Products "Made in Albania", has increased by 152% compared with the first two months of 2010
 
Nis punimet rruga “Mars 91” në Durrës, do lehtësojë trafikun në qytet


Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka përuruar fillimin e punimeve të rrugës së re “Mars 91”, e cila është rruga paralel me murin e Portit.

Sot nisen punimet për Lotin e I të kësaj rruge me një vlerë investimi 56.794.500 lekë, investim nga buxheti i Bashkisë. Kjo do të jetë një arterie shumë e rëndësishme e qytetit që do të lehtësojë shumë trafikun në Durrës, por njëkohësisht do të jetë edhe një rrugë me parametra evropianë.

Kryebashkiaku Dako deklaroi se kjo rrugë është mbajtur e bllokuar 4 vjet për arsye politike nga ana e përfaqësuesve të pushtetit qendror, por tashmë kjo rrugë do të bëhet sepse i shërben të gjithë qytetarëve të Durrësit dhe i shërben shumë interesave të qytetit.

Ndërtimi i kësaj rruge është miratuar me vendim të KRRTRSH në 2007, me miratimin e Planit Rregullues te Qendrës Historike Qytetit.

Me ndërtimin e kësaj rruge, qytetarët e Durrësit do të gjejnë më shume liri në lëvizjet e automjeteve, nuk do të ketë ndotje të ajrit apo ndotje akustike në qytet nga trafiku. “Rruga Mars 91” do të ketë 24 200 m2 korsi të asfaltuara makinash, 5 920 m2 korsi të asfaltuara biçikletash, 4 930 m2 trotuare, 416 pemë, 246 ndriçues rrugorë etj.

Projekti përmban të gjitha elementet e një rruge me standarte europiane, do të ketë korsi për biçikletat, katër korsi lëvizje per makinat, korsi parkimi, pemë si dhe një brez i gjelbër, të cilat i japin rrugës dhe një peisazh panoramik.



Nis punimet rruga ?Mars 91? në Durrës, do lehtësojë trafikun në qytet | ABC News


196207_171554339558569_100001120136626_388913_7360883_n.jpg


So soll es dann aussehen.
 
Investime për 500 km rrugë rurale gjatë 2011-s


Një shumë prej 72 milionë dollarësh do të investohet këtë vit për ndërtimin e 500 km rrugë dytësore në gjithë vendin.


Për këtë arsye, u zhvillua sot mbledhja e Bordit Drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), që kryesohet nga Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit, Genc Pollo, dhe ku morën pjesë Ministri i Ekonomisë, Ritvan Bode, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu si dhe pushtetarë vendorë.

Gjatë kësaj mbledhje u miratua buxheti për vitin 2011 me një vlerë totale 9 miliardë e 830 milionë lekë, (10 milionë USD) ose sa dyfishi i buxhetit te vitit 2010 dhe katërfishi i buxhetit të vitit 2009, financuar nga bankat zhvillimore dhe buxheti i shtetit. “Gjatë vitit 2010 nga FSHZH u zbatuan kontrata në vlerë 100 milion USD dhe janë siguruar 233 milionë USD për projekte në vijim", tha ministri Pollo, i cili shtoi se "buxheti dyfishohet për projektin 'Rrugët Dytësore' për të ndërtuar afro 500 km rrugë në gjithë vendin".

"Projekti i iniciuar në 2008-ën, me vlerë totale rreth 400 milionë USD, që pritet të rritet, financohet nga Qeveria shqiptare dhe banka zhvillimore, si Banka Botërore, CEB, BEI, BERZH, IPA OFID, Banka Islamike për Zhvillim (IDB). Ky projekt është vlerësuar i shkëlqyer nga Banka Botërore. Gjithashtu sapo është negociuar me KfW dhe IPA për një projekt për uljen e varfërisë me vlerë afro 41 milionë USD për rrugët rurale dhe ujësjellsat në Qarqet Shkodër, Kukës e Dibër", tha Pollo.



Gazeta Start: Investime për 500 km rrugë rurale gjatë 2011-s
 
Zurück
Oben