Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
Aparaturë moderne për trajtimin e gurëve në veshka


Të gjithë ata pacientë që vuajnë nga gurët në veshka, tashmë nuk do të duhen operacion për t’i nxjerrë ato.
Një aparaturë e re pranë Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, e quajtur Lipotriptia, do të bëjë të mundur trajtimin e gurëve duke i thërrmuar ato.

"Është kënaqësi që shërbime të reja dhe bashkëkohore bëhen pjesë e praktikës së zakonshme mjekësore, që do të thotë gjithnjë e më shumë qytetarët shqiptarë kanë mundësi të marrin në strukturat publike shërbime ekslente", tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Kreu i Shëndetësisë sqaroi se niveli i aparaturës që u inagurua sot është bashkëkohor, i njëjtë me atë në perëndim, çka do të thotë që ecim në rrugën e një cilësie të konsoliduar shërbimi. “Janë ultratingujt që bëjnë thërrmimin e gurit.

Të sëmurët që kanë gur nën 2 cm mund të trajtohen këtu, ata që e kanë mbi 2 cm duhet t’i nënshtrohen procedurave kirurgjikale, por një pjesë e të sëmurëve përfitojnë nga kjo”, tha Shefi i Shërbimit të Urologjisë, Mustafa Xhani.

Sipas tij, kjo aparaturë është unike në shërbimin publik, ndërsa është vënë në punë prej tre muajsh me një kapacitet prej rreth 4 pacientë në ditë. Në sistemin publik një i sëmurë, nëse është i siguruar, paguan 1 800 lekë për këtë shërbim dhe nëse nuk është i siguruar, 18 000 lekë.



Gazeta Start: Aparaturë moderne për trajtimin e gurëve në veshka
 
TRANSOILGROUP AG (Schweiz) hat eines der größten Ölfelder Europas übernommen

TRANSOILGROUP AG (Schweiz) hat eines der größten Ölfelder Europas übernommen
Die TRANSOILGROUP AG verfügt durch die Übernahme des Visoka Ölfeld in Albanien über geschätzte 750 Millionen Barrels förderbare Ölreserven. Das Vorkommen gehört zu den grössten bekannten Ölreserven auf dem europäischen Festland.
Die Preissteigerungen am Rohölmarkt wirken sich positiv auf die Wertentwicklung und die Ertragslage der TRANSOILGROUP AG aus. Die Aktien der Gesellschaft werden weltweit OTC (Handelsplatz Schweiz) über die Banksysteme unter der ISIN-Nr.CH0116923142 gehandelt.
Die Kursentwicklung kann auf der Homepage Transoilgroup: HOME mitverfolgt werden.
 
Basha: Brenda vitit, policia mjetet më moderne

Në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë u zhvillua ceremonia e gradimit për Grupin e Katërt të implementimit të Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për 64-punonjës policie.
I pranishëm në këtë ceremoni ministri i Brendshëm, Lulzim Basha çmoi se “si pjesë e saj, ju çoni më përpara misionin e shenjtë për të cilin kanë punuar dhe sakrifikuar çdo ditë mijëra efektiva”.

Ai shtoi se, 64 oficerët e sapodiplomuar si inspektorë në strukturë do t’i bashkëngjiten strukturave të Rendit në Policinë e Tiranës, të cilëve ju drejtua: “Duke u bërë pjesë e kësaj Patrulle, ju çoni përpara misionin e shenjtë për të cilin kanë punuar dhe sakrifikuar çdo ditë dhjetra e mijëra kolegë tuaj në gjithë vendin. Ne nuk inagurojmë thjesht gradimin tuaj si inspektorë, por mirëpresim shtimin e radhëve të atyre që janë engjëjt mbrojtës të këtij qyteti, njerëzve që natën dhe ditën janë në mbrojtje të jetës dhe biznesit dhe se asgjë nuk është më e rëndësishme se sa bashkimi i vullnetit me interesat e qytetarëve".

Basha foli edhe për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytetet e mëdha, duke deklaruar se "brenda këtij viti, Policia do të ketë pajisjet më moderne që ofrojnë standardet, ato të vëzhgimit pamor për gjithë kryeqytetin për një shërbim më të mirë dhe të sigurt ndaj komunitetit të Tiranës dhe jo vetëm".




Gazeta Start: Basha: Brenda vitit, policia mjetet më moderne
 
Maqedoni, do të formohet Lëvizja “VETËVENDOSJE!”

vetevendosje.jpg


Lëvizja e pagëzuar “VETËVENDOSJE!” sikur e Albin Kurtit së shpejti pritet të zyrtarizohet edhe në Maqedoni, një iniciativë që vjen nga Këshilli i Organizatave Shqiptare (KOSH). Përfaqësues të KOSH thanë se së shpejti themelohet lëvizja, por nuk jepen detaje se a do të jetë ajo degë e lëvizjes që drejtohet nga Albin Kurti, apo ndonjë organizëm i veçantë në Maqedoni.

“Degradimi i faktorit politik shqiptar deri në nihilizëm, po i detyron forcat e shëndosha shqiptare të organizohen dhe të veprojnë në mënyrë jashtë institucionale, në një lëvizje, që do të quhet Lëvizja ‘VETËVENDOSJE!’, e përbërë nga rreth 40 organizata joqeveritare dhe qytetare shqiptare në Maqedoni.

Këto organizata përjashtojnë bashkëveprimin apo të jenë pjesë e ndonjë skenari të lidhur me partitë aktuale politike. Sipas tyre, në asnjë rast iniciativa nuk ka prapavijë të caktuar politike të ndërlidhur me ndonjë subjekt politik, por modeli i funksionimit do të jetë një lëvizje simotër, por deri tani të pakonfirmuar si pjesë e bërthamës së Lëvizjes “VETËVENDOSJE!” në Kosovë. /ina/albeu/
Maqedoni, do te formohet Levizja “VETËVENDOSJE!”
 
Diasporës i ndalohet deklarimi i kombësisë, fesë dhe gjuhës amtare

13/03/2011 22:25:00


thumbnail.php




Në regjistrimin e popullsisë që në Mal të Zi do të mbahet me 1 deri me 15 prill të këtij viti, të gjithë ata që jetojnë më gjatë se një vit jashtë Malit të Zi, nuk do të ju shënohet kombësia, feja dhe gjuha amtare.

Përfaqësuesja e MONSTAT, organizatës e cila do të bëjë regjistrimin e popullsisë, Biljana Sekulovic ka shpjeguar se “ kur regjistruesit të ju vijnë në shtëpinë tuaj dhe ju u tregoni se keni anëtarë të familjes të cilët gjinden jashtë Malit të Zi, për më gjatë se një vit, ata do të shënojnë përgjigjet vetëm në 6 pyetjet e para të formës ”. Kjo do të thotë se për mërgimtarët tonë, të lindur në Mal të Zi, do të ju shënohet emri e mbiemri, gjinia, data dhe vendi i lindjes. Por do të përjashtohet regjistrimi i kombësisë, fesë dhe gjuhës amtarë.

Nga MONSTAT-i kanë shpjeguar edhe një herë se pyetjet për kombin, fenë dhe gjuhën amtare nuk janë obliguese për regjistruesin, pra qytetarët do të deklarohen ose jo, sipas dëshirës së tyre, kurse për diasporën as nuk do të merren në pyetje.

Sipas analizuesve të shumtë rreth 2/3 e popullsisë shqiptare nga Malësia jeton në diasporë. /Malesia.Org/
 
Studenti shqiptar në Japoni, tregon tmerrin që përjetoi

Studenti Dorjen Malaj,me telefon nga Japonia për ABC News: Ishte makth, disa orë qyteti lëkundej nga tërmeti

Një student shqiptar që studion në Japoni për psikologji, ka rrëfyer orët e tmerrit të përjetuara gjatë tërmetit 8.9 ballë që përfshiu këtë vend.

Studenti shqiptar Dorjen Malaj, i cili studion në Japoni, ka treguar për ABC News nëpërmjet telefonit makthin që kanë përjetuar gjatë tërmetit si dhe situatën në të cilën ndodhet aktualisht Japonia.

Ndër të tjera Malaj ka thënë se në qytetin e Sendait janë gjithsej dy studentë shqiptarë, të cilët nuk janë lënduar gjatë tërmetit, por që ajo që është e rëndësishme është fakti qe pritet të bjerë një tjetër tërmeti në Japoni..


Studenti shqiptar në Japoni, tregon tmerrin që përjetoi | ABC News
 
FMN: Statistikat në Shqipëri kanë bërë progres

Statistikat në Shqipëri kanë bërë një progress të dukshëm.

Duke filluar nga viti 2006, të dhënat statistikore kanë qenë më reale.

Është ky raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi zhvillimet e statistikave në vend i bërë publik së fundmi.

Sipas raportit, përmirësime janë shënuar edhe në publikimin e treguesve me Tregtinë e Jashtme.

Tashmë prej dy vjetësh Shqipëria publikon ritmet e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto, me bazë tremujore, thuhet në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.




FMN: Statistikat në Shqipëri kanë bërë progres | ABC News
 
Zurück
Oben