Berisha: Inaugurojmë një spital, në ditën e demokracisë
Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të Spitalit Ameriakn 2, i cili i vjen në ndihmë qytetarëve shqiptare me teknika të specializuara për të kontrolluar shëndetin e tyre.
“Sot është një ngjarje e veçantë për sektorin e shëndetësisë. Fusha e shëndetësisë është shumë e rëndësishme për vendin tonë. Ky është një investim i rëndësishëm për vendin tonë. Në këtë spital janë investuar 20 milionë euro”, ka deklaruar kryeministri Berisha.
Kryeministri vlerësoi investimin e bërë për sektorin e shëndetësisë. “Ceremonia e këtij inaugurimi, të këtij spitali behët sot në ditën e Demokracisë”, theksoi Kryeministri Berisha.
Me tej ai vijoi se investimi dhe pasioni i këtyre mjekëve do të ndijojë qytetarët shqiptarë. “Ky investim është një arritje e madhe suksesi dhe ky që inaugurojmë sot është i katërti i këtij rrjeti. Por më shumë se kjo, dëshmi është mijëra jetë të shpëtuara nga ekipi juaj. Ekipet tuaja u bënë pionier të transplanti të veshkave në Shqipëri.”, ka deklaruar kryeministri
Ai tha se tashmë është përmirësuar klima e biznesit çka e bën të mundur lehtësitë për investitorët. “Unë ju garantoj se qeveria është e gatshme të bëjë gjithçka për përmirësimin e sektorit publik shëndetësor. “, tha Kryeministri.
Ai vlerësoi se Spitali Amerikan është i rëndësishëm për shumë shërbime që iu ofron qytetarëve shqiptarë.
Spitali Amerikan 2 ka një sipërfaqe prej 6 mijë metra katrorë dhe një investim prej 20 milionë euro.
Berisha: Inaugurojmë një spital, në ditën e demokracisë | ABC News