Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
Superaksioni në Elbasan, arrestohet një vrasës


Superaksioni i policisë së Elbasanit i ndërmarrë sot ka çuar në arrestimin e një shtetasi, ndërkohë që person tjetër është ende në kërkim.



Pas aksionit në lagjen “Partizani”, policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasit Axhildo Kashari, 21-vjeç, i punësuar si kamerier, i cili akuzohet se ka vrarë shtetasin Saimir Binjaku.

Për zbulimin dhe dokumentimin e kësaj ngjarje u bashkëpunua në mënyrë të vazhdueshme dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan u organizua operacioni në bashkëpunim me Forcat Speciale të Policisë së Tiranës. Ngjarja ndodhi rreth një muaj më parë më datë 14.06.2010, rreth orës 22.15, ne lagjen 'Shenkoll" Elbasan, pikërisht në lokalin në pronësi të shtetasit Klevis Daka, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Saimir Binjaku.

Rreth 100 uniforma blu të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit të mbështetur edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë në Tiranë, ndërmorën ditën e sotme një aksion për kapjen e dy shtetasve të dyshuar për veprën penale të “vrasjes”.

Aksioni u zhvillua në lagjen“Partzani” të qytetit të Elbasanit, ku mësohet se është arrestuar një prej dy të shumëkërkuarve, ndërsa tjetri është në kërkim. I arrestuari u gjet në një banesë private të lagjes “ Patizani” ku qëndronte i fshehur. Operacioni vazhdon ndërsa paraprakisht Policia nuk bën të ditur identitetin e shtetasit të arrestuar, për arsye hetimi.




Gazeta Start: Superaksioni n Elbasan, arrestohet nj vrass
 
Bode: Thirrjet e Ramës janë destabilizuese


Ministri i Financave, Ridnvan Bode i quajti sot deklaratat e kreut të PS-së, Rama si
“thirrje destabilizuese të pashpresa për opozitën".



Rama shtrembëron të vërtetën duke theksuar se shkurtimet në buxhet kapin shifrën prej 25 për qind, kur këto shkurtime kapin vetëm vlerën 9.5 për qind”, u shpreh Bode në një konferencë për shtyp.

Më tej, ministri i Financave, shtoi se “Rama akuzon për mungesë transparence dhe shifrash, për mungesë informacioni kur në fakt të gjitha informacionet ekzistojnë, të gjitha të dhënat statistikore për 6 mujorine parë janë në dispozicion të publikut si nga Ministria e Financave, ashtu edhe nga INSTAT-i dhe Banka e Shqipërisë”.

Ministri Bode vlerësoi dhe njëherë deklaratën e FMN-së para një jave se, Shqipëria pati një rritje më të madhe nga ajo që kishte parashikuar ky institucion, duke theksuar se ekonomia shqiptare vijon të mos përfshihet në krizë dhe se ajo ka pasur rritje.

“Ne nuk kemi tabu ndryshimin e buxhetit, apo të ligjeve për të pasur një performancë sa më të mirë të financave publike, por Rama duhet të angazhohet për një buxhet të Bashkisë së Tiranës, të cilin nuk e ka ende”, përfundoi Bode.



Gazeta Start: Bode: Thirrjet e Rams jan destabilizuese
 
Pasuria, Prifti: I hapur për kontrolle nga inspektorët


Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, iu përgjigj sot opozitës në lidhje me pasurinë e tij, duke theksuar se është i gatshëm për tu hetuar.


“Ftoj Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive që të bëjnë një hetim sa më të shpejtë të pasurisë sime, të të gjithë viteve të shkuara dhe të informojnë sa më shpejt publikun”, tha Prifti.

Ministri ka sqaruar se nuk asnjë borxh ndaj shtetit shqiptar, të paktën tatime të pa paguara, megjithëse tashmë shuma prej 1.8 milion eurosh e pasurisë është pranuar prej tij.

“Nëse dikush shet aksionet nën vlerën nominale të tyre nuk paguan asnjë lloj tatimi”, u shpreh Prifti. Ministri ka vijuar akuzat ndaj kreut socialist për përdorim lendesh narkotike.

“Edi Rama të dalë njëherë me burrëri dhe të deklarojë nëse është apo jo i droguar dhe të bëjë publikisht analizat e gjakut dhe të flokut. Nëse ato nxjerrin se ai nuk është përdorues droge, atëherë unë jap dorëheqjen dhe dorëzoj mandatin”, vijoi ai. Në vijim të deklaratës, Prifti tha se do të ngrinte padi ndaj opozitës.



Gazeta Start: Pasuria, Prifti: I hapur pr kontrolle nga inspektort
 
Topalli rikthehet në Zvicër, lobon për njohjen e Kosovës


Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli është rikthyer sërish në Zvicër ku ka marrë pjesë në Samitin ndërkombëtar të Grave Kryeparlamentare në Bernë, mbi luftën kundër dhunës ndaj gruas dhe fëmijëve.



Zonja Topalli e ndërpreu vizitës të shtunën pas aksidentit të ndodhur në komunën Gjegjan të Pukës.

Gjatë qëndrimit në Bernë, Topalli ka lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës tek kryetarët e parlamenteve të vendeve që nuk e njohur ende shtetin e ri. Gjatë qëndrimit atje, kryeparlamentarja shqiptare ka zhvilluar edhe një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon.



Gazeta Start: Topalli rikthehet n Zvicr, lobon pr njohjen e Kosovs
 
Fair promotes Kosovar products in Albania

The fair "Kosovo Business Days in Albania”, organized by the Investment Promotion Agency of Kosovo (IPAK) and the Kosovo Business Alliance (KBA) has promoted Kosovar products in Albania from 26 to 28 July.

KBA's Chairman, Agim Shahini said that this fair is organized for the first time in Albania and aims to strengthen the economic cooperation between the two countries. A similar fair was held some time ago in Montenegro.

The recently opened highway linking the port of Durres with the border of Kosovo and the construction begin of the Kosovar part of the highway is expected to boost the economic cooperation and have a very positive effect in the investment climate in Kosovo.




ECIKS News: Fair promotes Kosovar products in Albania
 
US Ambassador and Albanian PM agree to deepen cooperation in all fields


Premier Sali Berisha received , on Monday, the U.S. Ambassador to Tirana, John L. Withers II, on occasion of termination of his mandate in Albania.

Welcoming him and wishing the Ambassador all the best in his future projects, Premier Berisha expressed gratitude for support and extraordinary help provided by USA to Albania in the course of this period.

Berisha commended the extraordinary contribution of USA - friend, ally and strategic partner of the Albanians - as well as contribution of U.S government and U.S. embassy in Tirana for Albania NATO membership, considering it an historic moment, as the greatest event in international relations and security of Albania, following the Declaration of Independence.

Ambassador Withers thanked Premier Berisha for the reception and stressed that he is leaving Albania satisfied over its secure path toward a better future.

The Ambassador praised the role and contribution of Albania and its constructive, moderated and friendly policies, in the service of peace, security in the region.

During the meeting was reconfirmed the determination of two countries and peoples for further consolidation of close friendship between two nations, as well as enlargement and deepening of cooperation in all fields. Source; Government




Balkans.com Business News : US Ambassador and Albanian PM agree to deepen cooperation in all fields
 
Berisha: Këtë vit rritje të numrit të turistëve

Kryeministri Sali Berisha bëri sot të ditur se numri i turistëve këtë vit është rritur me rreth 26 përqind dhe vetëm në periudhën 1 qershor-31 korrik, kanë hyrë në Shqipëri rreth 1.4 milion turistë.


Duke folur në mbledhjen e qeverisë për ecurinë e sezonit turistik, Kryeministri Berisha shprehu bindjen se këtë vit numri i turistëve do e tejkalojë atë të vitit të kaluar.

“Të pakuantifikuara, por të paprecedent janë të dhënat për turizmin. Këtë vit, rritja është tërësisht e bazuar tek qytetarë jo shtetas shqiptarë. Rritja është rreth 25-26 përqind dhe kjo nuk është e vogël”, u shpreh Kryeministri, duke theksuar se e veçanta këtë vit është se është rritur numri i pushuesve qytetarë jo shqiptarë.

Turizmi, tha Kryeministri, po shndërrohet gjithnjë e më shumë ndër degët më kryesore të ekonomisë shqiptare, kur vetëm në dy vjet turizmit u rrit me 60 përqind. Një faktor kryesor për këtë rritje, Kryeministri identifikoi ndërtimin e rrugës Durrës-Morinë.

Kryeministri vlerësoi si politikën më të drejtë vendimin e qeverisë për ta shndërruar në përparësi zhvillimin e zonave turistike, kur për infrastrukturën tërësore të saj qeveria ka investuar mbi 750 milion euro, nga Shkodra në Ksamil.

Kryeministri kërkoi mirëkuptimin e biznesmenëve në zonat turistike që të bëjnë kujdes me pragun e zhurmës së lejueshme, sipas ligjit dhe respektimin e orareve.

“Ne, - tha Kryeministri - nuk mund të pranojmë që njerëzit të largohen nga pushimet për shkak të zhurmës. Ndaj unë kërkoj mirëkuptimin e të gjithë bizneseve dhe i garantoj se asnjërit prej tyre nuk i ndalohet muzika në lokalin e tij, por, natyrisht, lokali i tij ka disa kufij hapësinorë dhe nuk mund të bëhet shkak për shqetësimin e të tjerëve përreth”.

Kryeministri theksoi se inspektorët e mjedisit kur të shkojnë për inspektim, duhet të kenë aparatin me vete dhe t’u faktojnë biznesmenëve se sa decibel kanë tejkaluar zhurmën dhe se kjo në ligjin shqiptar, që është strikt europian, përbën shkelje ligji.




Gazeta Start: Berisha: Këtë vit rritje të numrit të turistëve
 
Bashkëpunim Shqipëri-Kosovë për regjistrimin e popullsisë


Në kuadrin e realizimit të projektit për Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave (REPOBA), Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Z. Genc Pollo priti sot në një takim pune delegacionin e Ministrisë së Administratës Publike të Kosovës të kryesuar nga Zv.Ministri i kësaj ministrie Z. Naim Fetahu.


Ky takim mbështeti frymën e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit të eksperiencave mes dy vendeve në kohën kur dhe Qeveria e Kosovës është duke u përgatitur për një proces të tillë duke synuar në një proces të suksesshëm dhe krijimin e një platforme më të detajuar për popullsinë e Kosovës. Rregjistrimi në Kosovë do të kryhet gjatë muajit Prill 2010, në të njëjtën kohë me Shqipërinë.

Bashkëpunimi mes dy qeverive do të konsistojë në:
a) shkëmbimin e informacione të përgjithshme dhe të hollësishme mbi procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave brenda territorit të Republikës së Shqipërisë;
b) mundësinë e ofrimit të një asistence dhe ekperience nga pala shqiptare gjatë të njejtit proces që do të zhvillohet dhe në Kosovë;
c) diskutimin lidhur me problematikën dhe pyetësorin që do të përdoret gjatë këtij regjistrimi në Shqipëri mbi formën e “vete deklarimit nga të anketuarit” etj;
ç) nxitjen e bashkëpunimit midis dy ministrive përgjegjëse për e-Qeverisjen, nëpërmjet një memorandumi bashkëpunimi në fushën e TIK, si dhe përfshirjen në këtë memorandum të bashkëpunimit në procesin e regjstrimit të popullsisë dhe banesave;

Gjatë këtij takimi u bë një prezantim nga ministri Pollo mbi procesin e Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave , si dhe mbi mënyrën e krijimit dhe të funksionimit të Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave të kryesuar nga Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Z. Genc Pollo.

Komisioni Qendror i Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave është ngritur me Vendim të Këshillit të Ministrave, i cili drejtohet nga Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit dhe në përbërje të tij janë ministri të linjës të përfshira në këtë proces kaq të rëndësishëm si dhe institucione të tjera qendrore dhe INSTAT si organi kryesor ekzekutiv/sekretariat teknik.




Gazeta Start: Bashkëpunim Shqipëri-Kosovë për regjistrimin e popullsisë
 
Gjirokastër, sekuestrohet 5 kg drogë, pranga një burri


Pesë kilogramë lënë narkotike është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës gjatë një operacioni të koduar “Boti”.


Automjeti tip bot uji po shkonte në drejtim të Vlorës, por udhëtimi i tij është ndalur shpejt dhe droga s’ka arritur të shkonte në destinacionin e duhur.

Operacioni është realizuar sot në mëngjes në aksin Gjirokastër-Memaliaj, ku është ndaluar edhe drejtuesi i automjetit, shtetasi Maksim Shahu, 40-vjeç, nga Gjirokastra.

Droga ishte e ndarë në katër pako brenda botit me peshë të ndryshme, ndërsa e gjithë sasia ishte pesë kilogramë Mariuanë.




Gazeta Start: Gjirokastër, sekuestrohet 5 kg drogë, pranga një burri
 
U kapën duke vjedhur një banesë, arrestohen


Dy persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur një banesë.


Në pranga ranë shtetasit, Arben Shehu, 33-vjeç, banues në lagjen 'Çlirimi" Elbasan si dhe Endrit Karaj, 26-vjeç, banues në lagjen 'Qemal Stafa" Elbasan.

Këta shtetas u kapën duke vjedhur në banesën e shtetasit B.B në lagjen 'Emin Matraxhiu' Elbasan.



Gazeta Start: U kapën duke vjedhur një banesë, arrestohen
 
Zurück
Oben