Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
“Gazprom” sytë nga Shqipëria për nxjerrje gazi


Moskë – Kompanitë ruse të gazit do të fusin në hartën e tyre edhe Shqipërinë për shpërndarjen e lëndë djegëse.


Mësohet se kompani ruse do të zhvillojnë kërkime në liqenin e Shkodrës, për të nxjerrë gaz natyror.

Kompania e fuqishme ruse “Gazprom”, ka kryer studime mbi pasuritë e naftës dhe gazit në Malin e Zi si dhe në shtetet fqinje, si Shqipëri. Për këtë arsye, zëvendësministri i Jashtëm rus, mund të vizitojë Shqipërinë gjatë këtij muaji ku pritet të nënshkruhen edhe marrëveshjet. Megjithatë, lajmi ende nuk është zyrtar.




Gazeta Start: “Gazprom” sytë nga Shqipëria për nxjerrje gazi
 
"Shqipëria e Kosova me rritjen më të madhe të GDP-së"


Agjencia “Reuters” i kushton një raport të veçantë rimëkëmbjes ekonomike të vendeve ish-jugosllave dhe Shqipërisë.



Sipas këtij raporti, Kroacia është i vetmi vend në rajon që nuk ka shënuar rritje të GDP-së gjatë këtij viti. Shtetet e Ballkanit Perëndimor ngadalë po dalin nga recesioni, dhe mund të fillojnë të zhvillohen më shpejt se shtetet e Evropës Perëndimore, nëse i zbatojnë reformat dhe heqin dorë nga bagazhi i tyre komunist, thekson Reuters.

Analiza e hartuar nga disa ekspertë vë në dukje se Serbia, Bosnja-Hercegovina dhe Maqedonia, kanë shënuar rritje të GDP-së në çerekun e dytë të këtij viti. Edhe vendet e varfra, siç janë Shqipëria e Kosova, po përjetojnë rritje edhe më të madhe se vendet e tjera në rajon.

Ndërkohë, Kroacia dhe Mali i Zi mund të vazhdojnë të shënojnë trende negative, ndërsa vendet e tjera mund të përmirësohen të paktën një për qind.

Sipas raportit të “Reuters”, vendet e rajonit pritet të shënojnë një zhvillim më të madh në vitin 2011.



Gazeta Start: "Shqipëria e Kosova me rritjen më të madhe të GDP-së"
 
Emërtimet e vendbanimeve janë duke u shënuar edhe në gjuhën shqipe


Kumtes për opinion - Komuna Urbane e Tuzit
Të nderuar qytetar, siç e keni vu re edhe ju, duke kaluar rrugëve të Malësisë, se emërtimet e vendbanimeve janë duke u shënuar edhe në gjuhën shqipe.
Kjo paraqet një ngjarje të rëndësishme dhe të gëzuar për trevën tonë, me ç’rast kamë vendos që të ju përgëzoj dhe që së bashku me Ju të ndajmë këtë lajm.
Kjo gjë paraqet suksesin e angazhimit tonë që të respektohen aktet më të larta të këtij shteti kur ka të bëjë me të drejtat e pakicave e në veçanti fletë për punën e mirë që kryejnë organet gjegjëse të Kryeqytetit në bashkëpunim me kreun e ri të Komunës urbane.
Emërtimet e vendbanimeve, toponimet dhe emërtimet e Lumenjve, në trevën e Komunës urbane të Tuzit, tani më shkruhen edhe në gjuhën shqipe dhe paraqesin një rëndësi të veçantë për Malësinë dhe popullin e sajë, nëse dihet se ky standard ishte i shumëpritur.
Kjo ngjarje shënohet si një sukses dhe arritje për sa u përket të drejtave të pakicave në Mal të Zi e në veçanti për banorët e këtyre anëve. Avancimi i të drejtave të pakicave dhe qeverisjes lokale do të jetë gjithherë prioritet i yni gjithnjë në të mirë të popullatës së kësaj treve.
Veçorit gjuhësore për mesë vendosjes së këtyre tabelave vejnë në pah pasurit shpirtërore me të cilat disponon kjo trevë.

KRYETARI i KU Tuz, Nikollë Gegaj
Gerade als die albanisch bewohnten Gebiete neue Ortsschilder mit dem albanischen als auch serbischen Ortsnamen bekamen, wurden sie beschmiert, der albanische Name komplett übermalt. Wer es war, ist klar.


Fshihet emërtimi shqip në tabelën në hyrje të fshatit Vrane

02/10/2010 22:52:00
thumbnail.php




Malësi - Dy ditë mbas vendosjes së tabelës në gjuhën shqipe (krahas me atë në gjuhen malazeze), emërtimi në gjuhën shqipe fshihet krejtësisht dhe në të tani qëndron e shkruar “srbija“ në alfabetin cirilik. Kjo është tabela në hyrje të fshatit Vrane, rruga Dushiq-Lekaj-Vrane, e sipas informatave që kemi edhe në tabelën tjetër në fshatin Vrane, rruga Mataguzh-Vrane, gjithashtu emërtimi shqip u fshi. /Malesia.Org/
 
Prosecutors seize Italian mafia boss's property in Albania



Prosecutors in the southern town of Vlora seized the property of Albino Prudentino, one of the top mafia bosses in southern Italy, on Monday (October 4th). Acting on instructions from across the Adriatic, authorities seized the Artur resort, just outside Tirana, and a restaurant in Vlora. Prudentino was arrested there last week in a joint crack down on organised crime, with Italian authorities. Last month, a court in the southern Italian town of Lecce issued a warrant on charges of criminal mafia-style collaboration, drug trafficking and kidnapping. Albanian police said seven other members of the Sacra Corona Unita mafia organisation were also arrested. Prudentino allegedly established a base in Vlora, renting two shops and a casino as a cover. His property was seized based on Albania's anti-mafia law. Investigators are looking at companies in which shareholders include relatives of Albanian government officials.




Prosecutors seize Italian mafia boss's property in Albania (SETimes.com)
 
Albania Declares Impressive Growth in Tourism



6 October 2010 | Over 1,8 million foreign tourists have visited Albania in the first eight months of 2010, local media reported. This makes about 30 percent increase compared to the same period of the previous year, 2009, announced the tourism ministry of the country, quoted by the press.

Albania is a relative newcomer on the tourist market – more than any other country in the Balkans. It's political past of isolation have resulted in bad infrastructure, lack of knowledge on the country abroad, and recently – in rapid and sad over development of the coastline. But it also provided an excellent basis for adventurous tourism.

In the recent years the country, which inspired Lord Byron and the female traveller Edith Durham at the turn of the last century, experiences steady increase in tourism. Judging by the tourism ministry's announcement, the positive trend continues in spite of the global economic crisis.


Balkan Travellers - Albania Declares Impressive Growth in Tourism


:app:
 
Krujë, arrestohen disa zyrtarë të gjykatës


Disa zyrtarë të Gjykatës së Krujës u arrestuan sot me akuzën për korrupsion.


Një kancelar gjykate, dy specialistë të shërbimit të provës, si dhe një avokat, kanë përfunduar në prangat e policisë. Operacioni u ndërmor sot nga Task-Force e Prokurorisë në Gjykatës e Krujës.

Sipas akuzës, shtetasja Flutura Meço me detyrë kancelare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, në bashkëpunim me shtesasin Almir Meço, bashkëshorti i saj dhe avokat i licencuar, si dhe me shtetasen Adriana Xeba, kanë marrë para nga persona të dënuar për pranimin e kërkesave të tyre në gjykatë. Këto para janë marrë me qëllim që të influenconin në dhënien e vendimit nga gjyqtarët.

Rasti më i dokumentuar është ai me shtetasin Edison Harizaj, të cilit Almir Meço i ka marrë 9.5 milionë lekë të vjetra. Një pjesë e këtyre parave i është dhënë nga shtetasja Adriana Xeba, ndërsa pjesa tjetër, nga të afërm të Edison Harizajt.

Lidhjet me Edison Harizajn janë mbajtur nga shtetasja Adriana Xeba deri në fillim të muajit korrik. Pas këtij momenti, Almiri ka hyrë në lidhje të drejtpërdrejtë me Edison Harizajn dhe të afërm të tij. Shtetasja Adriana Xeba, duke qenë punonjëse në I.E.V.P ka patur kontakte me shumë persona të dënuar të cilët janë të interesuar për pranimin e kërkesave të bëra prej tyre. Nga të afërm të shtetasit Edison Harizaj është marrë shuma prej 11 milion lekësh te vjetra.

Ky i fundit, për t’a kamufluar këtë aktivitet ka lidhur Adrianën me të shoqin, shtetasin Almir Meço, i cili është avokat i licensuar. Shtetasi Edmond Kalaja ka marrë paratë për ryshfetin nga Fatmir Harizaj, i ati i Edison Harizajt. Gjithashtu ka mbajtur dhe paratë e sjella nga të afërm të shtetasve Saltino Basha dhe Enton Nika, një pjesë e të cilave i janë dhënë më pas shtetases Adriana Xeba. Lokali i shtetasit Kalaja ka qene si nje lloj “agjencie” ku silleshin lekët të cilat më pas shpërndaheshin.



Gazeta Start: Krujë, arrestohen disa zyrtarë të gjykatës
 
Ich war diesen Sommer in Durres (Hochsaison). Und ich musste feststellen, dass es viel weniger Touristen in Durres gab. Wenn ich diese Meldung lese, dann muss es in anderen Städten eine riesige Zunahme von Touristen gegeben haben.

Naja, ich war letztes Jahr und vorletztes Jahr in Durres und da war schon ordentlich was los.. Dieses Jahr konnte ich leider nicht, aber Albanien ist ja nicht nur Durres..;)

I kom postu ktu disa lajme per turizmin e disa qyteteve ne shqiperi, per shembull Gjirokastra.
 
Gjirokastër, mbi 10 mijë turistë në 5 muajt e fundit



Mbi 10 mijë turistë vendas e të huaj kanë vizituar në 5-mujorin e fundit Kalanë e Gjirokastrës, pjesën muzeale dhe Qafën e Pazarit. Fluksi i turistëve pritet të rritet në muajt në vijim, pasi agjencitë turistike flasin për një destinacion të sigurt të tureve.



Drejtoresha e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Qytetit Muzet të Gjirokastrës (ZAKQMGJ), Ermira Çuberi konfirmoi sot se fluksi më i madh i turistëve është regjistruar në Maj, kohë kur u çel dhe ekspozita me shpikjet e gjeniut italian, Leonardo Da Vinçi në Kala.

"Gjatë ekspozitës 10-ditore, kalaja u vizitua nga 6 mijë turistë, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë gjatë 20 viteve të fundit. Parashikohet që ky numër të rritet gjithmonë e më shumë. Ne jemi vazhdimisht në kontakt me agjenci të ndryshme turistike vendase dhe të huaja që na kanë konfirmuar se një numër i lartë turistësh e kanë përzgjedhur Gjirokastrën si një destinacion turistik", shprehet Çuberi.

Çuberi thekson se investimet e kryera në Kala si dhe aktivitetet e rëndësishme janë çelësi i suksesit të rritjes së numrit të turistëve. Gjatë vitit 2009, që u cilësua si viti më i suksesshëm turistik, qyteti i gurtë u vizitua nga rreth 20 mijë turistë.



Gazeta Start: Gjirokastr, mbi 10 mij turist n 5 muajt e fundit


Qe per ty "Benutzername"

Die Meldung war noch ausm Juni..
 
Parlamenti Europian miratoi heqjen e vizave për Shqipërinë

07/10/2010 13:24:00


thumbnail.php




Strasburg, 7 tetor - – Parlamenti Evropian ka hedhur sot në votim dokumentin e eurodeputetes Tanja Fajon, për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.
Rezoluta e Fajon është miratuar me shumicë votash nga eurodeputetët e PE-së.

Rezoluta është miratuar me 538 vota pro, 47 kundër dhe 41 abstenim, çka përmbyll kështu edhe një votim tjetër të rëndësishëm për dy vendet ballkanike për heqjen përfundimtare të vizave afatshkurtra.

Pas miratimit të rezolutës, Fajon ka duartrokitur së bashku me shumë eurodeputetë të tjerë që kanë qenë mbështetës të kësaj nisme. Votimi i radhës dhe i fundit është ai i 8 nëntorit nga ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian.

Raporti i raportueses sllovene Fajon thekson se dy vendet i kanë përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, ndërkohë që po bëhet progres për pjesët e mbetura të kritereve.

Dokumenti i përpiluar nga Fajon shkruan se Shqipëria ka bërë progres për arritjen e këtij qëllimi. Me gjithë kundërshtitë e disa eurodeputetëve, raporti kaloi pa ndonjë problem ashtu sikurse ishte paralajmëruar nga krerët kryesor të grupimeve politike në këtë Parlament. /NEWS24/
 
Zurück
Oben