Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
Meta në Londër: Shqipëria, vendi i mundësive të mëdha


Zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta mori pjesë në sesionin e dytë të Forumit të Investimeve Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri, i cili u zhvillua në Londër. Meta kryesonte delegacionin e Shqipërisë në këtë Forum, në përbërje të së cilit është dhe një grup biznesmenësh shqiptarë që përfaqësojnë rreth 50 kompani të vendit tonë.

Në fjalën e tij, Meta theksoi faktin se ka një interes të veçantë të investitorëve britanikë në Shqipëri dhe u shpreh se klima e biznesit në vendin tonë është atraktive falë reformave që ka ndërmarrë qeveria shqiptare.

“Vetëm në pak vite Shqipëria ka transformuar dhe modernizuar infrastrukturën rrugore nga Veriu në Jug. Vitin e kaluar, ne inauguruam një nga autostradat më të rëndësishme në rajonin e Ballkanit (Durrës-Kukës), e cila nuk do të shërbejë vetëm për të lidhur më shpejt dhe lehtë Shqipërinë me Kosovën, por më e rëndësishmja për të aktivizuar shkëmbimet ekonomike, duke e kthyer Portin e Durrësit në një port të mundshëm rajonal për tregti dhe transportin e mallrave në drejtim të Evropës Perëndimore dhe anasjelltas.” tha gjatë fjalës së tij z. Meta.

Më tej zv.Kryeministri bëri një panoramë të mundësive që ofron Shqipëria për investime në fushën e energjisë së rinovueshme dhe mundësinë e pafund të shfrytëzimit të mineraleve në vendin tonë.

“Unë do të doja ta mbyll fjalën time duke iu drejtuar një apel miqësor, në veçanti për investitorët britanikë, të mendojnë seriozisht për të investuar në Shqipëri, në këtë vend të vogël ku potenciali i tij energjik në energjinë e ripërtëritshme, mundësitë e jashtëzakonshme të saj të turizmit, pasurimin e saj të burimeve natyrore dhe minerale, barrën më të ulët të saj fiskale në kontinent, dhe punës të aftë të të rinjve - të gjitha këto, - unë besoj se krijojnë një natyre të veçantë të tregut të biznesit e gatshme për t'u eksploruar nga secili nga ju”, përfundoi ekspozenë e tij Meta.

Në Forumin e Investimeve Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri morën pjesë anëtarë të kabinetit të qeverive të të dy vendeve, ndërsa të ftuar ishin personalitete të huaj të politikës, të botës së biznesit ndërkombëtar, të institucioneve ndërkombëtare financiare, etj. Gjithashtu në takim kishte përfaqësues të rreth 100 kompanive të huaja të interesuara për investime në fusha të ndryshme të ekonomisë në vendin tonë.

Gjatë zhvillimit të Forumit të Investimeve Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri, Zv. Kryeministri Meta pati një bisedë me Zv. Presidentin e BERZH-it, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Jan Fisher. Fisher shprehu vlerësimet për performancën e ekonomisë shqiptare dhe mbështetjen e BERZH për investimet në Shqipëri.





Gazeta Start: Meta në Londër: Shqipëria, vendi i mundësive të mëdha
 
Tiranë, mbi 10 të arrestuar për falsifikim dokumentash


Policia e Tiranës ka arrestuar të paktën 10 persona, të akuzuar për falsifikim të dokumentave zyrtarë. Operacioni është ndërmarrë nga Zyra e Antikrimit Ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Burime nga policia bëjnë të ditur se personat e arrestuar përfitonin shuma nga 100 mijë deri në 700 mijë lekë për dokument.

Deri më tani emrat e të arrestuarve nuk janë publikuar ende, për shkak të vazhdimit të operacionit.




Gazeta Start: Tiranë, mbi 10 të arrestuar për falsifikim dokumentash
 
Brenda vitit 2010 do të eliminohen 20 mijë ton municione


Ministria e Mbrojtjes synon që brenda vitit 2010 të eliminojë rreth 20 mijë ton municione të tepërta. Burime nga kjo ministri njoftojnë se deri në fund të muajit shtator janë eliminuar mbi 14 mijë ton municione, dhe synohet që brenda vitit 2010 të eliminohen rreth 20 mijë ton, nga 19 400 ton që ishte plani.

Në zbatim të plan-veprimit të Ministrisë së Mbrojtjes për asgjësimin e këtyre municioneve, procesi i eliminimit të tyre në Forcat e Armatosura ka vazhduar me ritme të kënaqshme nëpërmjet demontimit industrial, që kryhet në tre uzina ushtarake: atë të Poliçanit, Mjekësit dhe Gramshit, si dhe në 9 poligone të miratuara me ligj të veçantë në Kuvend.

Gjatë periudhës janar-shtator 2010 janë ngritur dhe vënë në punë 4 linja të reja industriale dhe 5 poligone asgjësimi me detonim. Ndërkohë, që në vitin 2011, procesi i demilitarizimit të municioneve futet në një fazë intensive dhe vendimtare për realizimin e objektivit për eliminimin e gjithë sasisë së municioneve të tepërta brenda vitit 2013.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, municionet e tepërta, që në vitin 1992 llogariteshin në rreth 194 mijë ton, janë kryesisht prodhim ushtarak kinez, por dhe armatim rus dhe shqiptar, pa përjashtuar këtu dhe municionet e mbetura nga Lufta II Botërore.





Gazeta Start: Brenda vitit 2010 do të eliminohen 20 mijë ton municione
 
Çelet tuneli i dytë, tani lëvizjet lirshëm drejt Kukësit


Që prej ditës së sotme të gjithë udhëtarët në drejtim të Kukësit dhe anasjelltas do të lëvizin lirshëm, pasi është hapur edhe tuneli i dytë i Kalimashit. Ashtu sikurse edhe në dy rastet e tjera, edhe gjatë ditës së sotme është bërë një ceremoni inaugurimi, ku të pranishëm ishin Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha, përkatësisht ministër i Transporteve dhe ministri i Brendshëm.

"Çelja e këtij tuneli do të mundësojë afrimin më të madh të shqiptarëve mes tyre", tha Olldashi. Ministri i Transporteve, shtoi se të tjera investimet në infrastrukturë do të realizohen në veri dhe jug të vendit. "Ndërtimi i kësaj autostrade mundëson edhe një kontroll më të mirë dhe eliminim të rasteve të kundraligjshme dhe ndihmesë më efikase ndaj personave që kërkojnë ndihmën e policisë", tha nga ana e tij Basha.

Tuneli i dytë ka një gjatësi prej mbi 5,6 kilometrash. Edhe ky tunel ka sistemin e kontrollit që përfshin 26 ventilatorë të mëdhenj ajrimi, 71 kamera CCTV, sistemin kundër zjarrit, sistemin telefonik, sistemin e alarmit në rast emergjence etj.




Gazeta Start: Çelet tuneli i dytë, tani lëvizjet lirshëm drejt Kukësit




Thirra, second tunnel opened



The opening of the northern tunnel in the Durres-Kukes motorway signs the official end of the biggest project in the Albanian infrastructure. Starting from Friday, October 22, vehicles can easily move in this motorway starting from Tirana or Durres until the border checkpoint of Morina. Now Bechtel-ENKA Construction Company is continuing the project in the territory of Kosovo.

“The construction of this road was finished in the best possible way, within the defined deadline, with the right quality and it will help in avoiding traffic between Albania and Kosovo or between different parts of Albania,” said Albanian Minister of Transport Sokol Olldashi.

“The value of this project is bigger than its commercial effect; it increases the faith of Albania in its capacities, and it increases the contribution that Albania and Kosovo are giving to the region through this motorway,” said Albanian Interior Minister Lulzim Basha.

“The project would have never started in Kosovo if it had not ended in the Albanian part. We are starting work where the Albanian government left it, by concluding in this way a dream project of both Kosovo and Albania,” said Kosovo Minister of Transport Fatmir Limaj.

The most debated project in Albania, which has also been defined as a project that economically joins Albania and Kosovo, is now more than functional. This project has been perceived in different ways by different people.

“Normally I should say I am really happy, but in fact, I am sad because this is the end of a wonderful project,” said Olldashi.

“Sokol should not feel sad because he can always see the continuance of his work in the territory of Kosovo. You are welcomed to inspect and monitor the construction work for the nation’s road,” said Limaj. “Sokol, you will soon feel happy again with the beginning of the construction work for Elbasan’s tunnel and for Tirana-Elbasan road,” said Basha.

The 60 kilometers of this road from Rreshen until the end of the Kalimash’s tunnel, which is 6 kilometers long, are the most difficult part of the road. This road segment has been constructed by Bechtel





Thirra, second tunnel opened :: EMG :: SEE news
 
Pollo inauguron disa vepra publike në Berat- financime të buxhetit të shtetit


Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë premton investime në infrastrukturë


Inagurohet ujësjellësi në fshatin Hinkë të Beratit një investim që kap një vlerë prej 380 milion lekësh.

Në inagurim ka qenë ministri i inovacionit, teknologjisë, informacionit e komunikimit Genc Polloi i cili u ka premtuar banorëve dhe një tjetër investim për aksin rrugor Berat –Lushnje që pritet të nisë vitin e ardhshëm.

Gjithashtu ministri Pollo ka inaguruar edhe një rrugë në fshatin Kudret të po këtij qyteti ku deklaroi se ky investim është mbajtja e një premtimi pavarësisht pikpamjeve politike të zonës.

Në këto inagurime ministri i teknologjisë është shoqëruar edhe nga deputetët e qarkut Mehmet Xheka dhe prefekti Bujar Hoxhaj. Ndër të tjera ministri Pollo u premtoi banorëve se së shpejti do të realizohen edhe investime të tjera.


58808gencpollo.jpg




Gazeta 55 Online || E prditshme e pavarur - Tani dhe me lajmet m t fundit online.
 
Përditesimi i fundit : 12:06:55 25.10.2010

Lekë për njësi të monedhës së huaj:

Dollari Amerikan USD 98.61 -0.77
grafy_down.gif

EURO EUR 138.40 +0.08
grafy_up.gif

Poundi Britanik GBP 155.13 -0.94
grafy_down.gif

Franga Zviceriane CHF 101.78 -0.28
grafy_down.gif

Jeni Japonez (100) JPY 122.36 -0.07
grafy_down.gif

Dollari Australian AUD 98.22 +0.90
grafy_up.gif

Dollari Kanadez CAD 96.89 +0.22
grafy_up.gif

Korona Suedeze SEK 15.05 +0.15
grafy_up.gif

Korona Norvegjeze NOK 17.15 +0.17
grafy_up.gif

Korona Daneze DKK 18.57 +0.01
grafy_up.gif

SDR SDR 154.88 -1.79
grafy_down.gif

Ari(OZ 1) XAU 132596.78 +1,436.69
grafy_up.gif

Argjend(OZ 1) XAG 2336.09 +47.48
grafy_up.gif




Kursi i Kembimit
 
Fullani: Rritja ekonomike e qëndrueshme


Rritja ekonomike e vendit është përshpejtuar gjatë muajve të fundit, ndonëse qëndrueshmëria e kësaj rritjes mbetet e brishtë në kushtet zhvillimit ekonomik botëror. Kështu ka theksuar sot Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.

Duke folur për inflacionin, Fullani tha se çmimet e konsumit janë afër objektivit të synuar nga Banka e Shqipërisë, ndërkohë që është vënë re edhe një rënie të normës së interesit për kredinë në lekë. Ai shtoi se rritja e ekonomisë është e kushtëzuar nga sektori privat duke theksuar se inflacioni ka arritur shifrën prej 3.4 për qind.

"Në këto kushte optimiste për ekonominë shqiptare, BSH-ja ka ndjekur një politikë monetare stimuluese duke e mbajtur normën bazë të interesit në nivelet më të ulëta,- tha Fullani- duke vlerësuar se një përmirësim gradual i ekonomisë, ka sjellë dhe një kurs këmbimi të stabilizuar dhe konsolidim të stabilitetit makro-ekonomik".




Gazeta Start: Fullani: Rritja ekonomike e qëndrueshme
 
TIA: Shqipëria rritet me 8 shkallë për korrupsionin


Organizata ndërkombëtare Transparence International ka publikuar sot raportin global për perceptimin e korrupsion. Raporti bazohet mbi anketat në të gjitha vendet se si qytetarët perceptojnë nëse korrupsioni është rritur apo është ulur.

Për sa i përket Shqipërisë, vendi ynë është ngjitur me 8 shkallë, duke qëndruar në vendin e 87-të. Transparence International Albania bën me dije se Shqipëria shënon një rritje prej 3.3.

Përfaqësuesi i Transparency International Albania, Endri Shabani, theksoi në këtë indeks bëhet i ditur se korrupsioni kërcënon rimëkëmbjen ekonomike.

Për sa i përket renditjes në Ballkan, vendi ynë pozicionohet në vendin e 6-të, duke lënë pas Bosnjën e Hercegovinë si dhe Kosovën.

Në rastin kur shtetet perceptohen pa korrupsion ato vlerësohen me 10 pikë, ndërsa kur perceptohen si shtete me nivel shumë të lartë korrupsioni vlerësohen me 0 pikë. Vendi i parë për më pak korrupsion, është Danimarka, e ndjekur nga Zelanda e Re, Singapori si dhe Finlanda.




Gazeta Start: TIA: Shqipëria rritet me 8 shkallë për korrupsionin
 
Tiranë, mbi 10 të arrestuar për falsifikim dokumentash


Policia e Tiranës ka arrestuar të paktën 10 persona, të akuzuar për falsifikim të dokumentave zyrtarë. Operacioni është ndërmarrë nga Zyra e Antikrimit Ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Burime nga policia bëjnë të ditur se personat e arrestuar përfitonin shuma nga 100 mijë deri në 700 mijë lekë për dokument.

Deri më tani emrat e të arrestuarve nuk janë publikuar ende, për shkak të vazhdimit të operacionit.




Gazeta Start: Tiranë, mbi 10 të arrestuar për falsifikim dokumentash


Albania: 10 arrested for falsification of documents





10 persons were arrested for falsification of official documents. Investigations carried by the economic anti-crime office close to the Police Directorate in Tirana proved that the people implied in this criminal activity gained from Lek 100,000 to Lek 700,000 for every false document.
Through the “Card” coded operation, police arrested all the people who were implied in this activity, whose age varies from 40 to 50 years old.

“They were arrested thanks to 8 months of investigation, time during which we applied special investigation methods. We also have gathered the necessary information about this tendentious criminal activity know as ‘Falsification of documents’. During the investigation process we gathered enough evidence to prove that the above mentioned citizens, in cooperation with each other, created false documents. Then, they sold them for sums that varied from Euro 100 to Lek 700,000. We have also come to the conclusion that these citizens helped other people to illegally cross the border,” said Director of the Police Directorate of Tirana, Tonin Vocaj.

According to Vocaj, the false documents were mainly used for illegal emigration. During several months of investigation, the police found five falsification bases, where they seized 6 scanners for documents, 6 central units, an equipment for creating stamps, 8 Schengen visas, 250 national and international driver’s licenses, 2000 stay permissions uncompleted, 5 USB devices with programs for creating false documents and 2 false passports.








Albania: 10 arrested for falsification of documents :: EMG :: SEE news
 
Brenda vitit 2010 do të eliminohen 20 mijë ton municione


Ministria e Mbrojtjes synon që brenda vitit 2010 të eliminojë rreth 20 mijë ton municione të tepërta. Burime nga kjo ministri njoftojnë se deri në fund të muajit shtator janë eliminuar mbi 14 mijë ton municione, dhe synohet që brenda vitit 2010 të eliminohen rreth 20 mijë ton, nga 19 400 ton që ishte plani.

Në zbatim të plan-veprimit të Ministrisë së Mbrojtjes për asgjësimin e këtyre municioneve, procesi i eliminimit të tyre në Forcat e Armatosura ka vazhduar me ritme të kënaqshme nëpërmjet demontimit industrial, që kryhet në tre uzina ushtarake: atë të Poliçanit, Mjekësit dhe Gramshit, si dhe në 9 poligone të miratuara me ligj të veçantë në Kuvend.

Gjatë periudhës janar-shtator 2010 janë ngritur dhe vënë në punë 4 linja të reja industriale dhe 5 poligone asgjësimi me detonim. Ndërkohë, që në vitin 2011, procesi i demilitarizimit të municioneve futet në një fazë intensive dhe vendimtare për realizimin e objektivit për eliminimin e gjithë sasisë së municioneve të tepërta brenda vitit 2013.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, municionet e tepërta, që në vitin 1992 llogariteshin në rreth 194 mijë ton, janë kryesisht prodhim ushtarak kinez, por dhe armatim rus dhe shqiptar, pa përjashtuar këtu dhe municionet e mbetura nga Lufta II Botërore.





Gazeta Start: Brenda vitit 2010 do të eliminohen 20 mijë ton municione



Albania to destroy 20,000 tonnes of ammunition





The defence ministry plans to destroy 20,000 tonnes of old ammunition by the end of the year, local media reported on Saturday (October 23rd). The dismantling process, under the guidelines of an action plan, is being conducted at three official locations. Starting next year, the process will be ramped up, to destroy all old ammunition by 2013. In March 2008, 26 people died and hundreds were injured as a result of an explosion in an unsecured ammunition depot just outside Tirana.#




Albania to destroy 20,000 tonnes of ammunition (SETimes.com)
 
Zurück
Oben