Sheshi Skenderbej
Tension tek sheshi Skënderbej
Taskforca e Drejtorisë së Përgjithshme në Drejtorinë e Tatimeve mbrëmjen  e të mërkurës ka zhvilluar një kontroll në sheshin Skërnderbej ku  bashkia ka nisur mbjelljen e barit në një prej pjesëve të përfunduara të  këtij sheshi në rikonstruksion.
Një prej detyrave primare të kësaj task force është hetimi krimit  ekonomik. Inspektorët e kësaj task force këtë radhë kanë investiguar  punimet që po kryen bashkia për mbjelljen barit dhe cila është origjina e  nga vjen.
Ata kanë marrë në pyetje puntorët e shërbim-gjelbërimit të bashkisë.
Në këtë të pjesë të sheshit ka ardhur edhe deputeti Eduart Shalsi i cili  e ka komentuar ngjarje si një mobilizim total të shtetit  dhe  gjithëfarëlloj policie për mos të lejuar mbjelljen e barit duke rikthyer  edhe njëherë skemat e mërzitëshme të  bllokimit nga shteti.
Top-Channel pyeti inspektorët e taskës forcës që ndodheshin brënda makinave të tyre.
Puntorët e bashkisë të ngarkuar me mbjelljen e barit thonë se kjo ishte  hera e dytë që task forca e Drejtorisë së Tatimeve zhvillon kontrolle të  kësaj natyre.                      
Tension tek sheshi Skënderbej / top-channel.tv
                          Bar elektoral ne sheshin "Skenderbej", ekspertet: Shkaterron ambientin
Menjehere pas vendosjes me ritme mjaft te shpejta te barit ne qender te  kryeqytetit, ambientalistet kane dhene alarmin se ai nuk ka asnje  funksion. As nuk kryen funksionon jetik te fotosintezes, as nuk lejon  teknikisht mbjelljen e pemeve brenda hapesirave te tij dhe as nuk ka  jetegjatesi. Sepse, bari i vendosur (ne kete rast folja "mbjelle" nuk ka  vend), eshte gjysme natyral dhe gjysme artificial, si bari qe vihet ne  fushat e futbollit. Ambientalisti Sazan Guri ka shpjeguar teknikisht pse  ky bar ka thjesht nje efekt elektoral.
Mangesite
Sipas ambientalisti Sazan Guri bari, gjysme natyral dhe gjysme  artificial, nuk mundon kryerjen e procesit mjaft jetesor, te  fotosintezes, per te cilin kemi shume nevoje. E formuluar me pak fjali,  procesi i fotosintezes eshte i nevojshem per jete dhe tek bimet gjethi e  kryen kete proces. "Fotosinteza ka rendesi te madhe per jeten e  njeriut. Pa fotosinteze nuk ka jete, sepse ky proces na mundeson  frymemarrjen", shpjegojne ambientalistet. Por, bari i vendosur ne shesh,  nuk e kryen dot funksionin kryesor qe duhet te kryeje. I vetmi efekt  pozitiv i tij, nese mund ta quajme keshtu, tij bari, eshte vendosja e  shpejte e tij, ndaj edhe ambientalistet e kane emertuar kete bar  "elektoral". Sipas Sazan Gurit, ky lloj bari qe eshte shtruar ne shesh,  ka nje jetegjatesi mjaft te kufizuar per nje hark kohor prej 3 vjetesh.  Kjo do te thote se cdo tre vjet, ai duhet nderruar. Ambientalistet  vijojne se ky bar-tapet, pervec pamjes ngjyre jeshile qe te ofron ne cdo  stine te vitit, nuk te lejon te mbjellesh ne te asnje lloj bime apo  peme, dhe per me teper nuk kryen procesin e fotosintezes, qe eshte  jetesore per qendren e Tiranes.
Kostoja
Pervecse nuk kryen asnje funksion, bari i vendosur se fundmi ne  lulishten e qendres, ka edhe nje kosto mjaft te larte. Sipas  specialisteve, nje meter katror, kushton 10 dollare. Nese bejme nje  perllogaritje te thjeshte per nje siperfaqe prej 4 mije metrash katrore  qe eshte lulishtja, shtrimi i ketij tapeti te gjelber kushton 40 mije  dollare, te cilat do te paguhen nje here ne tre vjet nga taksapaguesit e  kryeqytetit. Ne fakt, ky nuk do te ishte precedenti i pare i ketij  lloji ne Tirane. Tek shumica e te ashtuquajturave "lulishte", bashkia e  Tiranes ka vendosur bar-tapet te ketij lloji, duke genjyer qytetaret e  duke ua "shitur" ate per jeshillek, gjelberim. Ne fakt, ngjyren e ka  vertet te gjelber, por kurrsesi nuk kryen funksionin jetik qe kryen bari  natyral. Secili prej nesh mundohet ta kuptoje nxitimin e madh qe ka  kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama per te bere ndonje  rikonstruksion te mundshem para dates se zgjedhjeve, por nuk mund te  kuptojme se pse kete duhet ta paguajne qytetaret, jo vetem qe "u shitet  sapuni per djathe", porse ky mashtrim rendon drejtperdrejt ne xhepat e  tyre, si taksapagues qe jane.
10 Dollare Kushton nje meter katror i barit-tapet qe ka shtruar bashkia e  Tiranes ditet e fundit ne lulishten e "Sheshit Skenderbej". Siperfaqja e  lulishtes eshte rreth 4 mije metra katrore cka do te thote se vendosja e  barit ka kushtuar 40 mije dollare.
Fotosinteza
Duke qene gjysme artificial dhe gjysme natyral, bari nuk lejon kryerjen e  procesit jetik te fotosintezes. E permbledhur ne pak fjale, biologjia  na ka mesuar se "Pa fotosinteze nuk ka jete, sepse ky proces na mundeson  frymemarrjen.".
Precedenti
Ky nuk eshte precedenti i pare i ketij lloji ne Tirane. Tek shumica e te  ashtuquajturave "lulishte", bashkia e Tiranes ka vendosur bar-tapet te  ketij lloji, duke genjyer qytetaret e duke ua "shitur" ate per  jeshillek, gjelberim.
Koha Jone
Kape njanin, e mshoj tjetrit!