Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren
  • Friedliche Feiertage, egal was Ihr feiert, wünscht Euch
    Euer Balkanforum-Team

Tirana - Bauprojekte

TID Tower


07.04.2011

image hosted on flickr
5598317449_4ef350059a_b.jpg


image hosted on flickr
5598302721_6fdd2a60f3_b.jpg




10.04.2011

image hosted on flickr
5604148740_c6995d6b2d_b.jpg

Kulla (SSC)


51514603.jpg

Edi H (SSC)
 
Sheshi Skenderbej


Tension tek sheshi Skënderbej

skenderbej-bari.jpg

Taskforca e Drejtorisë së Përgjithshme në Drejtorinë e Tatimeve mbrëmjen e të mërkurës ka zhvilluar një kontroll në sheshin Skërnderbej ku bashkia ka nisur mbjelljen e barit në një prej pjesëve të përfunduara të këtij sheshi në rikonstruksion.

Një prej detyrave primare të kësaj task force është hetimi krimit ekonomik. Inspektorët e kësaj task force këtë radhë kanë investiguar punimet që po kryen bashkia për mbjelljen barit dhe cila është origjina e nga vjen.

Ata kanë marrë në pyetje puntorët e shërbim-gjelbërimit të bashkisë.

Në këtë të pjesë të sheshit ka ardhur edhe deputeti Eduart Shalsi i cili e ka komentuar ngjarje si një mobilizim total të shtetit dhe gjithëfarëlloj policie për mos të lejuar mbjelljen e barit duke rikthyer edhe njëherë skemat e mërzitëshme të bllokimit nga shteti.

Top-Channel pyeti inspektorët e taskës forcës që ndodheshin brënda makinave të tyre.

Puntorët e bashkisë të ngarkuar me mbjelljen e barit thonë se kjo ishte hera e dytë që task forca e Drejtorisë së Tatimeve zhvillon kontrolle të kësaj natyre.

Tension tek sheshi Skënderbej / top-channel.tv





Bar elektoral ne sheshin "Skenderbej", ekspertet: Shkaterron ambientin

Menjehere pas vendosjes me ritme mjaft te shpejta te barit ne qender te kryeqytetit, ambientalistet kane dhene alarmin se ai nuk ka asnje funksion. As nuk kryen funksionon jetik te fotosintezes, as nuk lejon teknikisht mbjelljen e pemeve brenda hapesirave te tij dhe as nuk ka jetegjatesi. Sepse, bari i vendosur (ne kete rast folja "mbjelle" nuk ka vend), eshte gjysme natyral dhe gjysme artificial, si bari qe vihet ne fushat e futbollit. Ambientalisti Sazan Guri ka shpjeguar teknikisht pse ky bar ka thjesht nje efekt elektoral.

Mangesite

Sipas ambientalisti Sazan Guri bari, gjysme natyral dhe gjysme artificial, nuk mundon kryerjen e procesit mjaft jetesor, te fotosintezes, per te cilin kemi shume nevoje. E formuluar me pak fjali, procesi i fotosintezes eshte i nevojshem per jete dhe tek bimet gjethi e kryen kete proces. "Fotosinteza ka rendesi te madhe per jeten e njeriut. Pa fotosinteze nuk ka jete, sepse ky proces na mundeson frymemarrjen", shpjegojne ambientalistet. Por, bari i vendosur ne shesh, nuk e kryen dot funksionin kryesor qe duhet te kryeje. I vetmi efekt pozitiv i tij, nese mund ta quajme keshtu, tij bari, eshte vendosja e shpejte e tij, ndaj edhe ambientalistet e kane emertuar kete bar "elektoral". Sipas Sazan Gurit, ky lloj bari qe eshte shtruar ne shesh, ka nje jetegjatesi mjaft te kufizuar per nje hark kohor prej 3 vjetesh. Kjo do te thote se cdo tre vjet, ai duhet nderruar. Ambientalistet vijojne se ky bar-tapet, pervec pamjes ngjyre jeshile qe te ofron ne cdo stine te vitit, nuk te lejon te mbjellesh ne te asnje lloj bime apo peme, dhe per me teper nuk kryen procesin e fotosintezes, qe eshte jetesore per qendren e Tiranes.

Kostoja

Pervecse nuk kryen asnje funksion, bari i vendosur se fundmi ne lulishten e qendres, ka edhe nje kosto mjaft te larte. Sipas specialisteve, nje meter katror, kushton 10 dollare. Nese bejme nje perllogaritje te thjeshte per nje siperfaqe prej 4 mije metrash katrore qe eshte lulishtja, shtrimi i ketij tapeti te gjelber kushton 40 mije dollare, te cilat do te paguhen nje here ne tre vjet nga taksapaguesit e kryeqytetit. Ne fakt, ky nuk do te ishte precedenti i pare i ketij lloji ne Tirane. Tek shumica e te ashtuquajturave "lulishte", bashkia e Tiranes ka vendosur bar-tapet te ketij lloji, duke genjyer qytetaret e duke ua "shitur" ate per jeshillek, gjelberim. Ne fakt, ngjyren e ka vertet te gjelber, por kurrsesi nuk kryen funksionin jetik qe kryen bari natyral. Secili prej nesh mundohet ta kuptoje nxitimin e madh qe ka kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama per te bere ndonje rikonstruksion te mundshem para dates se zgjedhjeve, por nuk mund te kuptojme se pse kete duhet ta paguajne qytetaret, jo vetem qe "u shitet sapuni per djathe", porse ky mashtrim rendon drejtperdrejt ne xhepat e tyre, si taksapagues qe jane.

10 Dollare Kushton nje meter katror i barit-tapet qe ka shtruar bashkia e Tiranes ditet e fundit ne lulishten e "Sheshit Skenderbej". Siperfaqja e lulishtes eshte rreth 4 mije metra katrore cka do te thote se vendosja e barit ka kushtuar 40 mije dollare.

Fotosinteza

Duke qene gjysme artificial dhe gjysme natyral, bari nuk lejon kryerjen e procesit jetik te fotosintezes. E permbledhur ne pak fjale, biologjia na ka mesuar se "Pa fotosinteze nuk ka jete, sepse ky proces na mundeson frymemarrjen.".

Precedenti

Ky nuk eshte precedenti i pare i ketij lloji ne Tirane. Tek shumica e te ashtuquajturave "lulishte", bashkia e Tiranes ka vendosur bar-tapet te ketij lloji, duke genjyer qytetaret e duke ua "shitur" ate per jeshillek, gjelberim.

Koha Jone





Kape njanin, e mshoj tjetrit!
 
Zurück
Oben