Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren
  • Friedliche Feiertage, egal was Ihr feiert, wünscht Euch
    Euer Balkanforum-Team

Tirana - Bauprojekte

das neue albanische "offene" Parlament wird so ausschauen:


W_1022_R02.jpg


W_1022_R01.jpg


W_1022_R03_AH.jpg


W_1022_R04_AH.jpg



“The Open Parliament of Albania�, Tirana, Albania by COOP HIMMELB(L)AU | Architecture Lab


Gibts auch einen Boxring wo sich Demokraten und Sozialisten schlagen können?
 
Nach sehr langer Zeit mal n'paar Bilder...



TID Tower

26.07.2011
5977685407_8352396e67_b.jpg

KingGenti (SSC)

10.08.2011

dscn9521.jpg

mali.it (SSC)
16.08.2011

CIMG0136.jpg

Fieraku (SSC)
 
TLP - Tirana Logistics Park

ScreenShot2011-08-31at30652AM.png


Tirana Logistic Park perfaqeson nje nga projektet e rradhes te Balfin Group (www.balfin.al), ndertimin e 5 objekteve magazinuese/industriale te klasit A me qellim dhenien me qera te tyre, kompanive te ndryshme shqiptare apo nderkombetare qe duan te pozicionojne dhe zhvillojne aktivitetin e tyre ne Shqiperi. Ndertimi I ketyre objekteve me standarte europiane,nderthurur me shfrytezimin e formave te ndryshme te transportit dhe variantet logjistike teper fleksibel,e ben Parkun Logjistik te Tiranes,te parin ne Shqiperi totalisht te standarteve Nderkombetare.

TiranaLogisticPark1.jpg


Projekti I zhvilluar ne nje hapesire prej 200 000m² dhe me nje ndertimi totale ndertimi prej 80 000m² midis te tjerash do te ofroje:

- Zyra te standartit te larte.
- Infrastrukture te Re rrugore dhe permiresimin e asaj egzistuese.
- Magazine dhe Hapesire te Lire Doganore,se bashku me sherbimin e zhdoganimit brenda ketyre tyre.
- Nje terminal hekurudhor me nje degezim paralel shinash brenda Parkut.
- Nje terminal per shkarkimin dhe perpunimin e konteniereve
- Hapesira te shumta parkimi per te gjitha kapacitetet e mjeteve: autovetura,kamione, trajlera
- Nje rrjet te kompletuar te ambjenteve sociale

Parku Logjistik i Tiranes eshte i pozicionuar ne zonen kryesore industrale te Tiranes- Shqiperise(Autostrada Tirane-Durres).

Vetem 200m larg nga Autostrada Tirane-Durres
6 km nga qendra e kryeqytetit
14 km nga Aeroporti nderkombetar me i madh i vendit, Rinasi
30 km nga Porti kryesor dhe qyteti i dyte me i madh ne vend, Durresi.
Pozicionuar strategjikisht prane superstradave kryesore,qe lidhin Shqiperin me Kosoven dhe Maqedonine.

Tirana Logistic Park – Albania

7t (SSC)
 
Abacus Lugina e Gjelbër

GreenValley_07.jpg


Vetëm 5 km nga Tirana dhe rreth 500 metra nga “Rruga e Elbasanit”, gjëndet "Abacus Lugina e Gjelbër". Kompleksi përbëhet nga 155 banesa të shpërndara në ndërtesa rezidenciale me 3 kate dhe papafingo.

GreenValley_14.jpg


GreenValley_15.jpg


GreenValley_04.jpg


Abacus Lugina e Gjelbër është një zonë komplet e rrethuar, me kontroll hyrjeje për makinat dhe për njerëzit, me 24 orë siguri për të jetuar në qetësi totale.

GreenValley_06.jpg


GreenValley_08.jpg


GreenValley_09.jpg


GreenValley_03.jpg


GreenValley_11.jpg


Kompleksi disponon një Qëndër Tregëtare, Supermarket, restorante të medha me një sipërfaqe rreth 3.000 m², me parking, ku ofrohen të gjitha shërbimet dhe lehtësitë e nevojshme për jetën e përditshme.

Abacus Property Development

7t (SSC)
 
Zbulohet projekti ambicioz, Kule: Ja kampusi universitar

kampusi.jpg


Kampusi i ri universitar aq shumë i përfolur i Universitetit të Tiranës ka gjasa që të fillojë nga ndërtimi këtë vit. Të gjithë studentët e fakulteteve të këtij institucioni mendohet që të grumbullohen së bashku në një kampus universitar bashkëkohor. Për këtë mendohet që të përdoret hapësira që ofron fusha aktuale e sportit pranë Qytetit Studenti. Madje, në ndihmë të drejtuesve të universitetit më të madh në vend për realizimin e këtij superinvestimi mësohet se është ofruar edhe vetë Kryeministri Sali Berisha. Përfaqësues të rektoratit të UT-së bëjnë me dije se vetë Kryeministri, pasi është njohur me projekt-idenë e kampusit të ri universitar është shprehur dakord për të mbështetur këtë iniciativë përmes mekanizmave të domosdoshëm ligjorë.

kampusi7.jpg


Nga ana tjetër, numri një i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, në një deklaratë ka sqaruar se pas miratimit nga Rektorati, projekt-ideja për kampusin universitar e hartuar nga drejtuesit e UT-së, pritet që javën e ardhshme do të kalojë në mbledhjen e senatit dhe këshillit të administrimit, dhe më tej, si projekt konkurrues në qeveri.

kampusi6-1.jpg


Rektori i UT-së, Dhori Kule, u shpreh më tej se ky projekt pritet të realizohet brenda tre vitesh, me një kosto investimi prej rreth 23 milionë eurosh. "Kampusi studentor është zgjidhja afatgjatë, me standarde bashkëkohore të infrastrukturës", theksoi rektori Kule. Ai konfirmoi se është përgatitur studimi urbanistik pjesor i kampusit, që parashikon mjedise studimi për mbi 12 mijë studentë të rinj. "Kjo ndërtesë do të jetë e nivelit dhe formatit cilësor ndërkombëtar dhe fatmirësisht është i zgjidhur problemi i pronës, pasi është në zonën universitare të UT-së, sikurse janë dhe mjediset sportive në Qytetin Studenti", tha Kule.
Lidhur me financimin e këtij projekti, vetë Universiteti i Tiranës do të kontribuojë me të ardhurat dytësore. Por ndërkohë, mendohet se do të shfrytëzohet edhe një bashkëpunim i mundshëm me donatorë për realizimin e këtij. Gjithashtu, pritet edhe një reagim zyrtar nga vetë Kryeministri Berisha dhe ndihma konkrete që qeveria që ai drejton do të marrë përsipër të ofrojë për këtë kampus universitar.

kampusi5.jpg


Treguesit teknikë të projektit të Kampusit Studentor të UT-së nga drejtuesit e institucionit vlerësohen si zgjidhja finale e problemeve të infrastrukturës dhe ambienteve me të cilat përballet aktualisht institucioni.
Sipas planit urbanistik pjesor, Kampusi Studentor i UT-së do të jetë me 5 kate, me sipërfaqe ndërtimi mbi tokë prej 32.536 m2, ku zona sportive do të zërë një sipërfaqe prej 13.150 m2. Kampusi do të ketë një palestër (1 890m2, fushë minifutbolli (1 600m2), fushë tenisi (1 040m2), fushë basketbolli (1 260 m2) dhe pistë vrapimi (1 540m2 m2). Nuk do të mungojnë as rrugët automobilistike, ku do të përfshihen trotuare, rrugë këmbësorësh dhe sheshe gjelbërimi.

kampusi4.jpg


kampusi8.jpg


kampusi9.jpg


kampusi13.jpg


kampusi12.jpg


kampusi11.jpg


kampusi10.jpg


Gazeta Shqip


7t (SSC)
 
Sigurohen fondet e kampusit të ri për 15 mijë studentë

Godina e re e Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale ngrihet pikërisht aty ku 20 vjet më parë studentë e pedagogë u futën në grevë urie për të rrëzuar komunizmin.Është pagëzuar me emrin “Ndërtesa e lirisë”. Tashmë “Kinoklubi” i Qytetit Studenti është përshtatur për ndjekjen e leksioneve dhe seminareve. Po kështu, nga sa u bë me dije dje, punimet për kampusin, që i përket Universitetit të Tiranës, nisin në fund të vitit. Qeveria shqiptare ka miratuar financimin prej 23 milionë eurosh për të materializuar projektin që do të ofrojë mjedise studimi për 15 mijë studentë të rinj. Ndërtimi i plotë i këtij kampusi modern me 5 kate pritet të përfundojë brenda tri viteve. Në vitin 2012 do të jenë gati godinat mësimore. Më pas do të materializohet pjesa tjetër e planit urbanistik.

Gjatë ceremonisë së organizuar enkas për përurimin e ambienteve të reja për studentët, kreu i qeverisë, Sali Berisha, premtoi mbështetje maksimale për komunitetin universitar. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, dekanë, pedagogë e studentë të këtyre fakulteteve, ish-studentë të ’90-s.”Djem dhe vajza, studentë dhe studente të 20 viteve më parë, pedagoget dhe pedagogët tuaj, disa prej të cilëve u ngujuan në sallat e kësaj ndërtese në një betejë legjendare me diktaturën, mbushën këto rrugë dhe sheshe si të rinjtë e kombit më të stërkequr, më të izoluar, më të vuajtur të Europës, si të rinjtë e një vendi që nuk ishte streha varfërore, por ishte strehëza e vërtetë e mjerimit të kontinentit”, tha Berisha. Kryeministri vuri sërish theksin te cilësia e arsimit të lartë. Sipas tij, vetëm kështu vendi mund të shënojë progres. “Duhet të bëjmë gjithçka për cilësinë, cilësinë dhe vetëm cilësinë e diplomave, e dijeve, e kualifikimeve, e ekspertizës së shkollave tona të larta. Sigurisht, cilësia dhe rendja pas saj kërkon kushte, kërkon mjedise moderne, biblioteka moderne, laboratorë modern. Ne do bëjmë gjithçka që universitetet tona t’i kenë. Por, ju garantoj se këto janë të mjaftueshme dhe nuk bëjnë që ne të realizojmë qëllimin tonë”, tha Berisha. Sipas tij, vendimtare në cilësinë është liria akademike. “Atë e keni në dorë ju dhe vetëm ju. Liria e kërkimit shkencor është përcaktuese për cilësinë e universiteteve tona. Ne duhet të bëjmë gjithçka që ta nxisim atë”, tha Kryeministri. Më tej, ai shtoi se qeveria është e vendosur të mbështesë universitetet materialisht dhe financiarisht.
23 milione euro do të jepen nga qeveria për të materializuar projektin e ndërtimit të kampusit universitar. Ai do të ofrojë mjedise studimi për 15 mijë studentë të rinj.

2 fakultete do të kenë tashmë ambiente të reja studimi. Bëhet fjalë për Juridikun dhe Shkencat Sociale. Inaugurimi i godinës “Ndërtesa e Lirisë” u bë dje.

Kampusi i UT
Sipas planit urbanistik, kampusi studentor i UT-së do të jetë me 5 kate, me sipërfaqe ndërtimi mbi tokë prej 32.536 m2, ku zona sportive do të zërë një sipërfaqe prej 13.150 m2. Kampusi do të ketë një palestër (1 890m2, fushë minifutbolli (1 600m2), fushë tenisi (1 040m2), fushë basketbolli (1 260 m2) dhe pistë vrapimi (1 540m2). Nuk do të mungojnë as rrugët automobilistike, ku do të përfshihen trotuare, rrugë këmbësorësh dhe sheshe gjelbërimi. Të gjithë studentët e fakulteteve të UT, mendohet që të grumbullohen së bashku në kampusin e ri universitar bashkëkohor.

http://www.panorama.com.al/sociale/s...-mije-studente
 
Nach sehr langer Zeit mal n'paar Bilder...



TID Tower

26.07.2011
5977685407_8352396e67_b.jpg

KingGenti (SSC)

10.08.2011

dscn9521.jpg

mali.it (SSC)
16.08.2011

CIMG0136.jpg

Fieraku (SSC)


Ist ein schönes Projekt, aber es wird gesagt (es wird viel gesagt, aber ob es letzendlichst wahr ist weiß niemand), dass die Firma die dieses Projekt gestartet hat das Geld ausgegangen ist und sie einen Käufer suchen. Also wie gesagt ob es wahr ist weiß ich nicht.
 
Sigurohen fondet e kampusit të ri për 15 mijë studentë

Godina e re e Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale ngrihet pikërisht aty ku 20 vjet më parë studentë e pedagogë u futën në grevë urie për të rrëzuar komunizmin.Është pagëzuar me emrin “Ndërtesa e lirisë”. Tashmë “Kinoklubi” i Qytetit Studenti është përshtatur për ndjekjen e leksioneve dhe seminareve. Po kështu, nga sa u bë me dije dje, punimet për kampusin, që i përket Universitetit të Tiranës, nisin në fund të vitit. Qeveria shqiptare ka miratuar financimin prej 23 milionë eurosh për të materializuar projektin që do të ofrojë mjedise studimi për 15 mijë studentë të rinj. Ndërtimi i plotë i këtij kampusi modern me 5 kate pritet të përfundojë brenda tri viteve. Në vitin 2012 do të jenë gati godinat mësimore. Më pas do të materializohet pjesa tjetër e planit urbanistik.

Gjatë ceremonisë së organizuar enkas për përurimin e ambienteve të reja për studentët, kreu i qeverisë, Sali Berisha, premtoi mbështetje maksimale për komunitetin universitar. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, dekanë, pedagogë e studentë të këtyre fakulteteve, ish-studentë të ’90-s.”Djem dhe vajza, studentë dhe studente të 20 viteve më parë, pedagoget dhe pedagogët tuaj, disa prej të cilëve u ngujuan në sallat e kësaj ndërtese në një betejë legjendare me diktaturën, mbushën këto rrugë dhe sheshe si të rinjtë e kombit më të stërkequr, më të izoluar, më të vuajtur të Europës, si të rinjtë e një vendi që nuk ishte streha varfërore, por ishte strehëza e vërtetë e mjerimit të kontinentit”, tha Berisha. Kryeministri vuri sërish theksin te cilësia e arsimit të lartë. Sipas tij, vetëm kështu vendi mund të shënojë progres. “Duhet të bëjmë gjithçka për cilësinë, cilësinë dhe vetëm cilësinë e diplomave, e dijeve, e kualifikimeve, e ekspertizës së shkollave tona të larta. Sigurisht, cilësia dhe rendja pas saj kërkon kushte, kërkon mjedise moderne, biblioteka moderne, laboratorë modern. Ne do bëjmë gjithçka që universitetet tona t’i kenë. Por, ju garantoj se këto janë të mjaftueshme dhe nuk bëjnë që ne të realizojmë qëllimin tonë”, tha Berisha. Sipas tij, vendimtare në cilësinë është liria akademike. “Atë e keni në dorë ju dhe vetëm ju. Liria e kërkimit shkencor është përcaktuese për cilësinë e universiteteve tona. Ne duhet të bëjmë gjithçka që ta nxisim atë”, tha Kryeministri. Më tej, ai shtoi se qeveria është e vendosur të mbështesë universitetet materialisht dhe financiarisht.
23 milione euro do të jepen nga qeveria për të materializuar projektin e ndërtimit të kampusit universitar. Ai do të ofrojë mjedise studimi për 15 mijë studentë të rinj.

2 fakultete do të kenë tashmë ambiente të reja studimi. Bëhet fjalë për Juridikun dhe Shkencat Sociale. Inaugurimi i godinës “Ndërtesa e Lirisë” u bë dje.

Kampusi i UT
Sipas planit urbanistik, kampusi studentor i UT-së do të jetë me 5 kate, me sipërfaqe ndërtimi mbi tokë prej 32.536 m2, ku zona sportive do të zërë një sipërfaqe prej 13.150 m2. Kampusi do të ketë një palestër (1 890m2, fushë minifutbolli (1 600m2), fushë tenisi (1 040m2), fushë basketbolli (1 260 m2) dhe pistë vrapimi (1 540m2). Nuk do të mungojnë as rrugët automobilistike, ku do të përfshihen trotuare, rrugë këmbësorësh dhe sheshe gjelbërimi. Të gjithë studentët e fakulteteve të UT, mendohet që të grumbullohen së bashku në kampusin e ri universitar bashkëkohor.

http://www.panorama.com.al/sociale/s...-mije-studente


kjo osht lajm shum e mire!
 
Zurück
Oben