Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Tirana - Bauprojekte

Ist ein schönes Projekt, aber es wird gesagt (es wird viel gesagt, aber ob es letzendlichst wahr ist weiß niemand), dass die Firma die dieses Projekt gestartet hat das Geld ausgegangen ist und sie einen Käufer suchen. Also wie gesagt ob es wahr ist weiß ich nicht.


Hab auch davon gelesen. Das teil sollte ursprünglich 25 Mio Kosten, wahrscheinlich sind die Kosten doch um etwas höher geworden oder so. Kann gut möglich sein. Hauptsache es wird fertiggestellt und endet nicht wie enige andere Gebäude die man in Albanien sieht...
 
Anstatt dass man die "Hoxha-schachteln" mit i-welchen Farben bemalt, so dass man Augenkrebs bekommt, kann mans auch so machen

28949320824698923098816.jpg


Hätte man sich das ganze Geld für die Farbe gespart wären noch einige solcher schönen teile rausgekommen


Edit:

Hab gelesen, dass Basha behauptet haben soll, es wären 170 Mio € für einen großen Park in Tirana geplant worden. I-wie kann ich es aber bei einer solchen Summe nicht ganz glauben
 
Orthodoxe Kathedrale

05.2011

ChurchTirana2.jpg


ChurchTirana.jpg


Ohri (SSC)

Ist wirklich schön geworden. Hätten die in Prishtina auch das andere (Moderne) Projekt gewählt..
 
Für heute reichts. Werd das nächste mal etwas mehr von "Unaza e madhe" posten


257 ndërtesat që do të prishen nga ndërtimi i Unazës së Madhe


UNAZA_TIRANE_2_m.jpg


Nga Eriona Ymeri
Bashkia e Tiranës ka përfunduar identifikimin e ndërtimeve që do të preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Specialistët e bashkisë kanë dalë në konkluzionin, se për shkak të kësaj vepre do të prishen plot 257 ndërtesa.Sipas projektit janë 262 pronarë, të cilët do të shpronësohen nga ndërtimi i unazës. Pronarët do të kompensohem financiarisht ose fizikisht në ish-Uzinën e Traktorëve. Gazeta “Tirana Observer” boton sot ku ndodhen ndërtimet që do të prishen. Janë 262 pronarë, të cilët do të shpronësohen nga ndërtimi i unazës së madhe. Bashkia e Tiranës, ka përfunduar identifikimin e ndërtimeve, që do të preken nga ndërtimi i kësaj vepre. Gazeta “Tirana Observer” boton sot, se ku ndodhen 257 ndërtimet, që do të prishen. Sipas projektit, këta pronarë do të kompensohen financiarisht ose fizikisht në ish-Uzinën e Traktorëve. Me ndërtimin e unazës së madhe mendohet të marrë fund trafiku në kryeqytet.

Ndërtimet që do të prishen
Nga projekti i unazës së madhe preket një numër i përgjithshëm prej 257 ndërtime, nga të cilat 216 janë private dhe 36 publike. 80 për qind e ndërtimeve që do të prishen ndodhen në pjesën midis rrugës së Kavajës dhe Kopshtit zoologjik. Sipas përllogaritjeve të Bashkisë së Tiranës preken fizikisht gjithsej 262 individë, të cilët duhet të zhvendosen, si rezultat i projektit. Përgjatë kilometrit të parë, nga pika e nisjes në Rrugën e Kavajës, rruga kryqëzohet me një zonë mjaft të dendur banimi me banesa një katëshe informale dhe struktura më të vogla. Sipas projekti rruga do të prekë mure rrethues apo oborre të përparme të shtëpive, por pa prekur vetë shtëpitë. Por sipas këtij projekti, deri të liqeni nuk ka banim në përjashtim të një godine banimi 7 katëshe dhe një fushë lojërash të shkollës private kolegji Kristal. Nga ky kolegj deri tek liqeni me afërsisht, rruga kalon përmes rrjetit ekzistues të ndërtesave shumëkatëshe dhe pastaj përmes Kopshtit Botanik, derisa arrin zonën e Liqenit dhe Kopshtit Zoologjik. Në këtë zonë mund të preken vetëm pak ndërtime të vogla jo rezidenciale dhe të paligjshme. Duke filluar nga Liqeni, Aksi i rrugës prek zonën e poshtme të Kopshtit Zoologjik, më pas shkon përmes një zhvillimi ndërtesash shumëkatëshe në jug të aksit të rrugës, duke prekur mure rrethuese dhe ndërtesa shërbimi të pa rëndësishme. Më pas rruga arrin në një zonë bujqësore. Në komunitetin e Saukut, në fund të rrugës pranë rrugës së Elbasanit, rruga pritet me një zonë periferike me ndërtesa banimi të ngritura kohët e fundit.

Shpronësimet
Sipas specialistëve të bashkisë, në ndërtimin e këtij projekti janë dy kategori pronarësh, që do të shpronësohen. Të parët janë pronarët e tokës bujqësore. Ndërsa pronarët e dytë, që do të shpronësohen, janë ata që kanë ndërtuar objekte të ndryshme si shtëpi banimi, lokale dhe biznese të ndryshme në vijën ku kalon projekti. Shpronësimi dhe kompensimi për kategorinë e dytë, sipas specialistëve, kërkon një procedurë më të komplikuar. Edhe fondi ,që do të përdoret për kategorinë e dytë është më i madh, se ai për pronarët e tokës bujqësore. Në disa raste janë dhe vila apo lokale, që duhet të prishen dhe më pas të dëmshpërblehen nga ana e shtetit.

Projekti i Unazës
Unaza e Madhe e Tiranës është një nga projektet më të hershme që është hartuar nga specialistët për zhvillimin urbanistik të kryeqytetit. Ideja është hedhur fillimisht në vitin 1989. Tre vitet e fundit bashkia, ka nisur hartimin e një projekti serioz, por një nga problemet kryesore është shpronësimi i pronarëve. Rastet më problematike janë ato në vijën që do të kalojë unaza, ku ka ndërtime me karakter tregtar dhe biznesi, por edhe godina banimi. Kostoja e shpronësimit të tyre është tepër e lartë dhe për këtë bashkia ka kërkuar ndihmën e qeverisë. Kryeministri Berisha pak kohë më parë i kërkoi kryebashkiakut, Edi Rama, që ta ndërtojë qeveria Unazën e Madhe. Projekti i Unazës së Madhe parashikon jo vetëm një rregullim të trafikut në gjithë kryeqytetin, por edhe ndërtimin e veprave të artit, që do ta rendisnin Tiranën në një qytet me rrugë moderne dhe bashkëkohore. Ndërtimi i një pjese të Unazës së Madhe, që lidh Rrugën e Durrësit me Rrugën e Kavajës, me gjatësi rreth 2.2 kilometër, së bashku me zgjerimin, është filluar në vitin 1999 dhe ka përfunduar në vitin 2006. Unaza e Madhe ka një gjatësi prej 5.5 kilometër dhe është projektuar të kalojë në zonën e Selitës, pranë Kopshtit Botanik dhe Zoologjik, në kodrat mbrapa Parkut të Madh të Tiranës, në kodrat e Saukut dhe lidhet me Rrugën e Elbasanit pranë Akademisë së Rendit Publik. Ndërkohë, në projektin e kësaj rruge përfshihet dhe sistemi i sinjalistikës vertikale dhe horizontale, si dhe semaforët në të gjitha kryqëzimet në nivele.

Historiku
Ideja për ndërtimin e një unaze të madhe në kryeqytet, është hedhur që në fillim të viteve 1989. Ndërkohë, ka qenë qeveria e kryeministrit Aleksandër Meksi, që ka ideuar një plan, për këtë unazë rreth viteve ‘94-‘95. Më vonë zgjerimi i qytetit ndërtimi i shumë objekteve pa leje, duket se lanë në harresë këtë projekt. Ndërkohë në vitin 1998, me zgjedhjen në krye të bashkisë Edi Rama, u hodh përsëri ideja për ndërtimin e kësaj vepre publike, që do t’i jepte frymëmarrje qytetit. Në vitin 1999 nisën punimet e para, por që për mungesë fondesh u ndërprenë. Tashmë realizmi i projektit është marrë përsipër nga bashkia dhe fondet do të lëvrohen nga donatorë të huaj.

Veprat që do të ndërtohen
1. Mbikalimi në kryqëzimin me rrugën “Komuna e Parisit”.
2. Sinjalistika vertikale dhe horizontale.
3. Semaforë në çdo kryqëzim.
4. Ndërtimi i kanalizimit të ujërave të zeza.
5. Ndërtimi i kanalizimeve të ujërave të bardha.
6. Tubacionet ndihmëse, për instalimin e menjëhershëm ose të mëvonshëm të linjave elektrike të përcaktuar për zonat urbane.
7. Tubacionet ndihmëse për instalimin e menjëhershëm ose të mëvonshëm të linjave telefonike të përcaktuar për zonat urbane.
8. Ndërtimi i zonës së gjelbër, për gjatë gjithë aksit rrugorë.

Projekti i Unazës së Madhe
Financuar dhe hartuar nga: Bashkia e Tiranës
Donator: Banka Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillim (BERZH)
Kontakte: Banka Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillim (BERZH)
Gjatësia: 5,5 kilometra
Vlera: 25 milionë euro
Mbushje me dhera: 430.000 metër kub
Shtresa zhavorri: 70.582 metër kub
Shtresa asfaltimi: 106.000 metër katror
Betone: 11.488 metër kub
Shtresë pllaka për trotuar: 41.000 metër katror
Sipërfaqja e tokës që do shpronësohet: 25 hektarë

Etapat e shpronësimeve
1. Përcaktohet gjurma, se ku do të kaloj Unaza e Madhe. Ku përpilohet lista e subjekte që duhen shpronësuar.
2. Ministria e Transportit ngre grupin e punës, që do të merret me realizmin e procesit të shpronësimit.
3. Grupi i punës përcakton kategoritë e shpronësimeve. Shpronësimi vetëm për tokën, shpronësim për tokën dhe ndërtesën që është ndërtuar në tokë, si dhe shpronësimi i tokave të cilësuar, si livadhe ose pyje.
4. Pronarët paraqesin pranë ministrisë dokumentet e vërtetësisë së pronës.
5. Ministria e Transportit, verifikon vërtetësinë e dokumenteve.
6. Ministria e Transportit, përpilon listën e pronarëve, të cilët do të shpronësohen.
7. Ministria e Transportit dërgon për miratim në qeveri listën e emrave të pronarëve që do të shpronësohen.
8. Qeveria pas miratimit bën shpërndarjen e lekëve.

Segmenti i parë
Rruga e Kavajës - Diga e liqenit Artificial

Segmenti i dytë
Diga e liqenit Artificial - Rruga e Elbasanit

257 Ndërtesa në kryeqytet do të preken nga ndërtimi i unazës së madhe
25 Milionë Euro është kostoja e ndërtimit të Unazës së Madhe

Tirana Observer

Skyscrapercity.com
 
Zurück
Oben