Mosha mesatare e Kosovës 23 vjeçare
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku ka deklaruar se mosha mesatare e futbollistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në miqësoren e parë me Haitin, është 23-vjeçare. Ai ka zbuluar edhe gjatësinë.
“Në bazë të lojtarëve që kam ftuar, dhe duke llogaritur në ardhjen e tyre, mosha mesatare është 23.1 kurse gjatësia 1.81”, ka thënë Bunjaku për Radio Kosovën. I pari i shtabit lavdëroi edhe Bersant Celinën e Manchester Cityt, i cili do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për takimin e parë.
Bunjaku po qëndron në Kosovë dhe të shtunën ka pasur takim me anëtarët tjerë të shtabit teknik. Ai bashkë me drejtuesit e FFK-së, kryetarin Fadil Vokrri e nënkryetarin Bekim Haxhiun, vizituan stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.
Mosha mesatare e Kosovës 23 vjeçare
Das Durchschnittsalter der Mannschaft liegt bei ca. 23 Jahren und die Größe bei 1.81. Man geht bei der Rechnung von den Spielern aus, die eine Einladung zum Spiel erhalten haben. Dazu lobt man Bersant Celina von Manchester City dafür, dass er sich für Kosovo entschieden hat.
FFK takon tifozët, diskutohet çmimi i biletave
Zhurma që u bë nga tifozët për çmimin e lart të biletave,duket se nuk ka hasur në veshë të shurdhër. Madje, grupet e tifozëve kërcënuan që nëse nuk do të ketë ulje, atëherë do të bojkotonin miqësoren historike, Kosovë – Haiti, e cila do të luhet më 5 mars në stadiumin ‘Adem Jashari’ të Mitrovicës.
Kështu, Federata e Futbollit e Kosovës, me në krye Fadil Vokrri, ka vendosur të takojë të gjitha grupet e tifozëve. Takimet kanë nisur në Mitrovicë me tifozerinë ‘Torcida’. “Jemi në bisedime me të gjitha tifozeritë e organizuara. Sot (dje) jemi takuar me Torcidën, por do të takohemi edhe me grupet tjera”, deklaroi i pari i FFK-së, Fadil Vokrri për Arenën.
Gjatë takimit prijësin e Torcidës, Shefqet Begu (Qeti), Vokrri ka propozuar që për grupet e tifozëve, çmimet e biletave nga 5 euro, të ulen në tri. “Unë i kam propozuar Kompanisë organizuese që në tribunën veriore, biletat nga pesë euro të lirohen në tri dhe ato të vlejnë vetëm për grupet e organizuara të tifozëve. Tani i mbetet Kompanisë të vendos”, u shpreh Vokrri.
FFK takon tifozët, diskutohet çmimi i biletave
Nach einigen negativen Stimmen zum Ticket-Preis (5-10 €), hat sich der kosovarische Fußballverband dazu entschieden mit den Fangruppen darüber zu diskutieren. So sollen ein Teil der Tickets für organisierte Fangruppen schon für 3 € zu haben sein.
Finde es absolut in Ordnung. Ich meine man gibt sogar für einen Möchtegern-Rapper, der in Prishtina auftritt viel mehr aus, da kann man für die eigene NM auch mal etwas investieren, da ist der Gegner egal.