Mavraj mungon ndaj Rumanisë
Mërgim Mavraj nuk do të luajë
në ndeshjen e parë miqësore që Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë më 31
qershor kundër Rumanisë. Pas konsultimit me trajnerin Xhani De Biazi, lojtari ka
marrë leje dhe do të paraqitet në grumbullimin e Kombëtares direkt në Budapest,
ku Shqipëria do të luajë miqësoren e radhës ndaj Hungarisë më 4 qershor. Dy ditë
më parë Mavraj u aktivizua 90 minuta në ndeshjen që Grojter Fyrth luajti ndaj
Hamburgut. Ndërkohë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është zyrtarisht lojtar i
klubit të sapongjitur në Bundesligën 1 gjermane, FC Këln. Transferimi i
27-vjeçarit është konfirmuar dje nga klubi i tij i ri. Pas përfundimit të
kontratës te Grojter Fyrth, mbrojtësi kalon te Këlni me parametra zero. Ai ka
firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën, ku dy vite më parë është aktivizuar
edhe mesfushori shqiptar, Odise Roshi.
Burimi:
De Biazi: Besart Berisha nuk vjen, Gashi më surprizoi?