Aleanca Kuqezi paralajmëron referendum për bashkimin
Publikuar: 26.11.2012 - 21:57Prishtinë, 26 nëntor - Aleanca Kuqezi paralajmëron mbajtjen e referendumit popullor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Lideri i kuqezinjeve Kreshnik Spahiu, në një konferencë të mbajtur në Prishtinë, ftoi shqiptarët që të bashkohen më 28 nëntor në pikën e kalimit kufitar në Morinë.
Ai tha se më 28 nëntor Aeanca Kuqezi do të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve, fillimisht përmes një peticioni që do t’i dorëzohet komisioneve zgjedhore në Prishtinë dhe Tiranë.
Teksa paralajmëroi idenë e referendumit, Spahiu shmangu tërësisht emrin “Kosovë”, duke e quajtur territorin e saj “Shqipëria veriore”.
“Peticioni do të nisë të nënshkruhet me 28 Nëntor, në kufirin Shqipëri-Shqipëri. Aty ku para 100 vitesh shqiptarët u ndanë, aty do të nisë bashkimi për
28 Nëntori në Morinë do të mbledhë shqiptarë nga të gjitha trevat dhe trojet etnike për t’i treguar faktorin politik të dy shteteve shqiptare se aspirata shekullore e shqiptarëve për bashkim kombëtar duhet të nisë realizimin e aspiratës shekullore të kombit shqiptar për bashkim”, ka deklaruar Spahiu.
Karvani i kuqezinjve nga Morina do të ndalet në Vlorë në orën 16:00, ku do të fillojë po kështu mbledhja e nënshkrimeve për bashkim kombëtar, për të vazhduar kështu në të gjitha qytetet në Shqipëri e Kosovë.
Pyetja e peticionit është: “A jeni dakord për bashkimin e Shqipërisë Veriore me Shqipërinë Jugore? Po ose jo”.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës e ndalon bashkimin e Kosovës me ndonjë shtet tjetër, madje kosovarët ende nuk e kanë të rregulluar me ligj çështjen e referendumit.
I pyetur për këtë çështje Spahiu tha se e drejta ndërkombetare për vetëvendosje është mbi legjislacionin e shtetit. Nga ana tjetër, ai rikujtoi që Kushtetua e Republikës së Shqipërisë e detyron qeverinë shqiptare që të realizojë aspiratën për bashkim kombëtar.
“AK kërkon heqjen e pikave kufitare dhe doganore dhe kjo ka qenë, është dhe do të mbetet shtylla kryesore e programit të kuqezinjve. Prandaj 28 Nëntori në Morinë do të mbledhë shqiptarë nga të gjitha trevat dhe trojet etnike për t’i treguar faktorin politik të dy shteteve shqiptare se aspirata shekullore e shqiptarëve për bashkim kombëtar duhet të nisë”, ka thënë Spahiu.
Lidhur me reagimin e ndërkombëtarëve, kryetari i Aleancës Kuqezi tha se historia ndërkombëtare nuk ka njohur kundërshtimin e bashkimit të dy shteteve kur atë e kërkon populli.
Aleanca Kuqezi paralajmëron referendum për bashkimin - Lajme - Koha Net
- - - Aktualisiert - - -
Përurohet “Memoriali i Shqiponjës”