L
Luli
Guest
Zbulohet kryqi shekullor me simbole krishtërimi
ELBASAN- Koleksionisti privat elbasanas Vangjel Kapedani ka prezantuar në këtë fillim gushti një Kryq, i cili mendohet se është një objekt që i përket periudhës së lindjes së krishtërimit. Sipas koleksionistit të famshëm elbasanas Kapedani ky kryq është një objekt tepër i rrallë që flet qartë për kohën e lindjes së krishtërimit.
Ky kryq ka përmasa 14x10cm dhe peshon 173,4 gram. Ai është i përgatitur prej tri lloj metalesh. Studiuesit thonë se përbërësit e tij janë bronzi, plumbi dhe argjendi. Në mes të kryqit ndodhet një monogram i krishtit, e cila është një shenjë e padeshifrueshme kriptologjike e emrit të fshehtë të Krishtit në fillimet e krishtërimit. Kryqi ka në pamjen e tij ballore Krishtin Adoleshent me një qingj simbol i urtësisë, një peshk simbol të krishtërimit, një pëllumb me degën e ullirit simbolin e paqes dhe spirancën me peshk, simbolin e besimit të madh të njerëzimit të Krishtit.
http://www.balkanweb.com/sitev4/news...1.php?id=24639
unglaublich :icon_smile:
Der Wahre Glaube der Albaner halt.