Athina: Çështja çame nuk ekziston. Lëvizja Çame: Fajet i ka Shpëtim Idrizi
Lëvizja Çame në një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me deklarata e MPJ-së greke e cila ka thënë se “çështja çame nuk ekziston”. Komuniteti çam ka fajësuar dhe ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, për deklaratat që ka lëshuar Ministria e Jashtme Greke në lidhje me çamët.
“Idrizi dhe shpura e tij, të vetëshpallurit përfaqësues të Komunitetit Çam, nuk janë referenca të komunitetit tonë. Ne Lëvizja Çame, i kujtojmë zyrtarëve grekë se komuniteti çam është i gjallë dhe më i bashkuar se kurrë në luftën për arritjen e të drejtave të tij. Ndërkohe 300 mijë çamët e Shqipërisë sot janë më të vendosur se kurrë në qëllimin dhe amanetin e tyre historik, ‘ÇAMËRIA ËSHTË E JONA’”.
Në deklaratë thuhet se Avramopulos sfidon sërish shqiptarët çam të kudo ndodhur dhe nxjerr zbuluar pseudo-patriotin Idrizi dhe bashkëpunëtorët e tij.
“Deklarata më e fundit e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Greke përfundimisht sqaron aludimet dhe pseudo butaforinë që Idrizi ngriti. Në bashkëpunim apo jo, Z. Idrizi trumbetoi “suksesin” e radhës për çështjen çame. Delirit të pakufijtë ju shtua dhe budallallëku i bërë publik nga ky njeri, sipas të cilit me kërkesat e tij publike ndaj Ministrit tonë të Jashtëm përcaktoi fatin dhe suksesin e atij takimi. Sot dëgjojmë deklaratën e përsëritur të Ministrisë së Jashtme Greke se Çështja Çame nuk ekziston. Madje MPJ-ja greke duket sikur tallet dhe nënqesh me pseudo-patriotin Idrizi, duke i kujtuar atij drejtësinë greke”, thuhet në deklaratë.
Lëvizja Çame ndër të tjera ka thënë se, pala greke nuk çudit askënd me qëndrimin e saj dhe kjo sjellje nuk vjen si një e papritur tek ne, pasi ka mbi 70 vite që dëgjojmë dhe provojmë në kurrizin tonë provokime të tilla.
“Fatkeqësia jonë ndodhet gjetkë, në lidershipin e vet-shpallur të PDIU-së, i cili ka devijuar totalisht nga misioni dhe mandati i tij për përfaqësimin e komunitetit Çam. Ishte një flluske sapuni premtimi i Z. Idrizi për studion ligjore imagjinare që po merret me “çështjen çame. Andaj me sa duket MPJ-ja greke e fton tashme Z. Idrizi t’i drejtohet drejtësisë greke dhe asaj europiane, pasi ne me shume se 3 vite pushtet duhet të ishte i gatshëm për ta nisur këtë proces ligjor”, thuhet në deklaratë.
Lëvizja Çame thekson se dorëheqja e Idrizit nuk i vlen më askujt. “Dëmi që ai ka bërë çështjes me devijimin e saj dhe humbjen e kohës në më shumë se tre vite është i pashlyeshëm. Shkëmbimi i çështjes me drejtori matrapazësh është sabotimi dhe diskreditimi më i madh i mundshëm që mund ti bëhet komunitetit çam të kudondodhur”.
Athina: Çështja çame nuk ekziston, këtë e dinë edhe autoritet shqiptare
Ministrisë së Jashtme greke nëpërmjet një deklarate ka thënë se, nuk ekziston çështja çame. Kjo deklaratë zyrtare është përcjellë sot nëpërmjet zëdhënësit të saj, Gregori Delavekuras.
“ Kushdo mendon se ka ndonjë një problem mund t’i adresohet drejtësisë greke,”- kështu është përgjigjja e kësaj ministrie. Madje sipas kësaj ministrie Avramoupolos ia ka bërë të qartë edhe autoriteteve shqiptare. “Z. Avramopulos e bëri të qartë që nga fillimi i bisedimeve se në Greqi nuk eksitojnë çështje të tilla; çështje e territoreve etnike dhe në qoftë se dikush e konsideron atë një problem mund të adresohet tek gjykata greke”- ka thënë Delavekuras.
Ky është reagimi i dytë i fortë nga Athina zyrtare pas deklaratës së ministrit të Jashtëm i Greqisë Dimitris Avramopoulos i cili tha se qëndrimet e Berishës për Shqipërinë e madhe ishin të papranueshme. Ministri Jashtëm grek, Dhimitris Avramopullos, tregoi për median greke në datë 4 dhjetor arsyet se përse anuloi vizitën e tij në Tiranë në Ditën e Pvarsisë. Avramopullos ka zbuluar se i ka kërkuar që një ditë përpara vizitës së tij në Tiranë, kryeministrit Berisha, që të tërheqë deklaratat e bëra mbi ‘Shqipërinë Etnike’, duke thënë se deklarata u tërhoq, por me vonesë, pas festave të 28 nëntorit. Sipas kryediplomatit grek, Tirana e mori mesazhin e qartë, duke shtuar se rëndësi të veçantë ka edhe paralajmërimi i rreptë që KE-ja i ka bërë Shqipërisë për këtë çështje. Avramopullos, ka deklaruar gjithashtu se, Greqia do të jetë faktor stabilizues në rajon, por menaxhimi i problemeve që lindën me Shqipërinë është një tjetër sfidë e Greqisë, pasi nuk është një fqinj i lehtë për tu menaxhuar.
Athina: shtja ame nuk ekziston. Lvizja ame: Fajet i ka Shptim Idrizi | Shekulli Online
PDIU: Greqia të kërkojë falje, çështja çame tashmë edhe politike
Pas deklaratave “tendencioze” të Ministrisë së Jashtme greke, ku theksoi se çështja çame nuk ekziston, reagoi PDIU-ja, duke ju kundërpërgjigjur se kjo çështje tashmë ka hyrë në agjendat e bisedimeve mes dy shteteve dhe përveç se është ligjore është edhe politike.
“Kjo gjë konfirmon dy qëndrimet e qarta të PDIU-së. E para, që çështja çame tashmë ka hyrë ne agjendat e bisedimeve mes dy shteteve dhe do të jetë gjithnjë në tavolinën e bisedimeve.”
Në vijimit të deklaratës, PDIU kujtoi se Greqia ka bërë një prej gjenocideve më të përgjakshme në histori, dhe për këtë duket të kërkojnë falje publike.
“Dhe e dyta, konfirmon edhe një herë frikën e Greqisë për të pranuar se është përgjegjëse për një prej gjenocideve më të përgjakshme në histori. PDIU i kujton zotit Delavekouras se çështja çame nuk është vetëm një çështje ligjore që i takon të gjejë zgjidhje në gjykatë, por në radhë të parë është çështje politike, që i takon të zgjidhet mes dy shteteve. Dhe së dyti është një çështje njerëzore, ku Greqia së pari duhet të kërkojë një falje publike për masakrën e kryer nga ushtritë zerviste dhe të lejojë qindra mijëra pjesëtarët e komunitetit çam që të mund të shohin shtëpitë e tyre dhe të vendosin lule mbi varret e të parëve të tyre”, thuhet në njoftimin për shtyp të PDIU-së.
Athina: Çështja çame nuk ekziston, këtë e dinë edhe autoritet shqiptare
Ministrisë së Jashtme greke nëpërmjet një deklarate ka thënë se, nuk ekziston çështja çame. Kjo deklaratë zyrtare është përcjellë sot nëpërmjet zëdhënësit të saj, Gregori Delavekuras.
“ Kushdo mendon se ka ndonjë një problem mund t’i adresohet drejtësisë greke,”- kështu është përgjigjja e kësaj ministrie. Madje sipas kësaj ministrie Avramoupolos ia ka bërë të qartë edhe autoriteteve shqiptare. “Z. Avramopulos e bëri të qartë që nga fillimi i bisedimeve se në Greqi nuk eksitojnë çështje të tilla; çështje e territoreve etnike dhe në qoftë se dikush e konsideron atë një problem mund të adresohet tek gjykata greke”- ka thënë Delavekuras.
PDIU: Greqia t krkoj falje, shtja ame tashm edhe politike | Shekulli Online