Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Christentum bei Albanern

Gibt es eig. ein albanischen Kardinal?


Nikolle Koliqi war der letzte Glaube ich

Koliqi.jpg


- - - Aktualisiert - - -

Keine Ahnung, aber auch in Shestan sind viele Albaner assimiliert worden.


Mein Onkel wurde scheinmal wegen dennen und allgemein der Lage der Malsoren interviewt

Dom Nikë Ukgjini: Kisha serbe tentoi të asimilojë shqiptarët

Cilët janë sot shqiptarët e Krajës e Shestanit në Maltë Zi? Sa e kanë ruajtur traditën dhe trashëgiminë, në një shtet ku ndikimi sllav është i madh dhe dëshira për t'i asimiluar po ashtu? Përgjigja e këtyre pyetjeve, por edhe më tepër që synimi i konferencës ndërkombëtare të mbajtur në Ulqin, fundjavën e kaluar. Në të morën pjesë 25 studiues të fushave të ndryshme, nga Tirana, Shkodra, Prishtina, Cetina dhe Ulqini. Dom Nikë Ukgjini, na tregon në intervistën e mëposhtme zhvillimet e konferencës që nga mbijetesa e kulturës shqiptare në trojet e lëna jashtë shtetit e deri tek trashëgimia kulturore. Ai tregon se si autorët serbë i trajtojnë këto troje dhe këta shqiptarë si një pakicë e ardhur nga Shqipëria e sotme administrative apo nga serb të shqiptarizuar.
Cili ishte qëllimi kryesor i konferencës që u mbajt në Ulqin?

Konferenca shkencore ndërkombëtare "Kraja me veçantitë Shestanase në rrjedhën e shekujve", organizuar nga shoqata "Dom Gjon Buzuku" - Ulqin dhe Qendra e Studimeve Albanologjike - Tiranë, e ndihmuar nga komuna e Ulqinit, u mbajt në Ulqin më 8 tetor 2011. Në konferencë morën pjesë 25 studiues të fushave të ndryshme, nga Tirana, Shkodra, Prishtina, Cetina dhe Ulqini. Ndërsa, akademikut, prof. Aleksander Stipçeviq, nga Zagrebi, për shkak të shëndetit të ligë, kishte dërguar me titull, "Gjarpri si simbol i mirësisë nga Ilirët deri tek arbanasit e Zarës", e cila u lexua në fillim të konferencës. Konferenca qe hapur më 7 tetor, në mbrëmje, me një programe argëtues, ku fjalën përshëndetëse e mbajti kryetari i shoqatës, Zef Lukiqi, foli, kryetari i komunës se Ulqinit, Nazif Cungu, si dhe drejtori i QSA-së, prof. Ardian Marashi, i cili në fund të saj, dha dhe përfundimet e konferencës. Qëllimi i organizimit të saj ishte, që studiuesit të mbledhur nga trevat shqiptare, të dalin para opinionit shqiptar dhe atij malazez me shënime më të reja për trevën e Krajës, e cila kishte mbetur në margjinat e institucioneve studimore të Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe pse deri tani, ka pasur shkrime dhe botime individuale të caktuar, nga shqiptarët e këtyre trevave, lypsej që në mënyrë më të thelluar dhe më të specializuar të thuhej fjala e studiuesve të institucioneve zyrtare studimore, për të kaluarën e kësaj treve, e cila ka një histori komplekse.
Çfarë u tha për ndikimin e kishës serbe në popullsinë shqiptare të Krajës?
Unë, si koordinator i organizimit të kësaj konference shkencore, mund të them se të gjitha kumtesat qenë përgatitur me shumë seriozitet dhe qenë tejet interesante. Disa nga temat qenë përqendruar pikërisht në rolin negativë që pati kisha Ortodokse në këtë zonë, si kumtesa e Bedri Hadrit, Nail Draga, Hajrulla Koliqi etj. Prof. Hajrulah Koliqi, nga Universiteti i Prishtinës, duke folur për kishën serbe shprehej se, kisha Ortodokse, solli dëmet të mëdha të popullatës shqiptare. Ajo, me anën e propagandës se pa skrupull, në të kaluarën tentoi që me çdo kusht t'i asimilonte shqiptaret e të dy besimeve. Kjo gjë vërehet edhe sot e kësaj dite, kur kjo kishë, tejet nacionaliste, para disa viteve ngriti një objekt kishtar në majë të bjeshkëve të Rumisë, pa asnjë lloj autorizimi, vetëm për t'i provokuar shqiptarët. "Ajo, tenton që dhe sot, t'i përvetësojë objektet tona, duke zhvilluar herë pas herë, liturgji serbe në rrënojat e shenjtërores sonë 'Zoja e Bekuar e Krajës' në Krajë, shek. X, si dhe të Shasit, të cilat datojnë që në shek. XII, etj", - theksoj prof. Koliqi.
Sa e ka ruajtur origjinën kjo popullsi, apo është asimiluar?
Popullata e kësaj zone, në krahasim me çfarë është ballafaquar në të kaluarën e saj, është një mrekulli e vërtet se si ka mbijetuar deri tani. Këtu e kam parasysh, kohën e pushtimeve serbe, të shekullit XIV, kur mbretit Dushan, bënte presione të mëdha për të asimiluar popullatën, duke kërkuar që të kalonin në fenë ortodokse. Pastaj, pushtimet osmane, sollën kokëçarje të reja. Ajo duke zbatuar marrëveshjen e Stambollit të viti 1453, nënshkruar, më kishën Ortodokse, persekutonte shqiptarët në mënyra të ndryshme, duke i konvertuar në fenë islame, ndaluar shkollat në gjuhen shqipe, duke bërë presione anën ekonomike, sa që një numër i tyre prej 300 personash nga Shestani u detyrua të shpërngulej në vitin 1726 e 1733 në Borgo Erizzo të Zarës në Kroacisë. Pra, perandoria osmane ishte një dorë e shtrirë e kishës Ortodokse serbe, jo vetëm këtu, por në të gjitha trevat shqiptare, deri në Kongresin e Berlinit, 1878. Ajo çfarë, i dha goditje tronditëse, qe koha e mbretit të Malit të Zi, Nikolla Petroviq, nga vitet 1878-1918, i cili në mënyrë perfide asimiloj shqiptarët, duke përdorur: shpërnguljen në Turqi, pagëzimin e dhunshëm, shkollim në gjuhen serbe, ndalimin e gjuhës shqipe në familje etj. Ky asimilim, në këtë kohë, mjerisht qe përkrahur edhe nga kryeipeshkvit e Tivarit, Shimun Milinoviq dhe Nikolla Dobriçiq, duke shpresuar se në këtë mënyrë do ruhet besimi katolik në Mal të Zi. Ky proces nuk pat të ndalur dhe gjatë kohës së Jugosllavisë së parë në 1919 dhe të dytë 1944. Falë Zotit dhe intelektualëve të këtyre zonave dhe diasporës shqiptare në botën e jashtme, e cila materialisht dhe moralisht ndihmon popullatën, në Krajë si zonë dhe fshatrat si Shestani etj, akoma sot, flitet shqip, kremtohet shqip, mikpritet në shqip.
Cila është trashëgimia kulturore e kësaj zone dhe prej cilës kohe trashëgohet?
Prof. Aleksander Çilikov, nga Cetina, ka zbërthyer më kumtesën e tij, tejet interesante, objektet e trashëgimisë kulturore, në këtë zonë, duke dhënë shpjegime rreth historikut të tyre. Sipas autorin në fjalë, nder objekte gërmadhë, më me interes, është objekti sakral, "Zoja e Krajës", më pas janë objektet fetare, buzë liqenit në ishuj, të ndërtuar në kohën e Ballshajeve, shek (XV). Pastaj objekte, të cilat administrohen nga kisha katolike: kisha e Shën Aleksandrit në Thtjan, e cila sipas legjendës vendore është tempulli krishterë më i vjetri në Krajë, rinovuar në vitin 1990; kisha e Shën Dhimitrit në Briskun e poshtëm, e cila përmendet në vitin 1550, disa herë e rinovuar; kisha e Shën Pjetrit dhe Shën Palit në Ljare, mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1635; rinovuar në shekullin XIX. dhe XX; kisha e Shën Nikollit në Ljare (Pinç), konsiderohet se daton nga viti 1639; përmendët edhe në vitin 1703 e shumë të tjera. Objekti kishtar, i një rëndësie të veçantë, në Anën e Malit, ku muret akoma janë të dukshme, është kisha katedrale e Shën Gjonit, shek. XIII, i cili nga dhembi i kohës është duke u shkatërruar krejtësisht.
Si dalin Kraja e Shestani në këndvështrimin e autorëve serbë e malazezë?
Studimet më të vjetra serbe e malazeze, trojet tona të cilat kanë mbetur, nën pushtetin e tyre, pas vendimeve të Kongresit të Berlinit të vitit 1878 dhe Konferencës së Londrës të vitit 1913, i kanë trajtuar si pjesë të përhershme të tyre dhe popullatën vendase, si serbë, si një pakicë e ardhur nga Shqipëria e sotme administrative apo serb të shqiptarizuar. E gjithë kjo fushatë kundër shqiptarëve, lidhej me faktin se trojet shqiptare, për 450 vite më radhë, qenë të përvetësuar nga pushteti i egër osman.
Veprat studimore të hartuara në fillime të shekullit XX, nga akademikët serb: Jovan Cviji?, Jovan Erdeljanovi?, Jovan Tomiq, Andria Joviçeviq, Dimitrije Popoviq, Vaso Qubriloviq, Millutin Garashanin, Branislav Gjurgjev, e tjerë, e kanë pasur në qendër të vëmendjes se tyre, çështjen e shqiptareve. Ata, kanë bërë përpjekje, për ta mohuar, para bashkësisë ndërkombëtare, prejardhjen e shqiptareve nga fiset ilire, duke i cilësuar si malok (njerëz të zbritur nga malet), të cilët në historinë e Gadishullit Ballkanik, figurojnë që në shek. XII. Shkrimet në fjalë të botuara nga "Akademia Mbretërore Serbe" e më vonë nga "Akademia Jugosllave" kishin për qëllim për të arsyetuar, mbajtjen nën pushtet të trevave shqiptare, dhe hapjen e shtigjeve për pushtime të mëtejshme të trojeve tona. Qëllimi final ishte bashkimi i të gjithë sllave të Ballkanit në një federativ apo një ringjallje e perandorisë së Bizantit. Si rezultat i këtyre përpjekjeve së fundi arriti vetëm formimin e Jugosllavisë mbretërore në vitin 1919. Pengesa për realizimin e planeve të tyre ekspansioniste, që Austro - Hungaria, e cila për serbët ishte pushtues, ndërsa për ne shqiptaret, duke vlerësuar kontributin e dhënë, ishte një shpëtimtare dhe një administrues i zellshëm.
Pjesa e copëtuar nga tërësia shqiptare, e qe mbeti nën pushtetin e fqinjëve, ishte dhe krahina e Krajës, banorët e saj, e në mënyrë të theksuar Shestani, për të cilin studiuesit serbë e malazezë, gjithherë kanë hedhur vetëm bar helmues. Ndër ta do veçoja veprën, e cila pati një jehonë të madhe në shkencën serbe dhe malazeze, dhe qe u bë pikë referimi për gjithë studiuesit e më vonshëm atë të etnologut dhe etnografit, Andrija Joviqeviq, "Crnogorsko Primorje i Krajina", (Buzë deti Malazezë dhe Kraja), Beograd, 1922, botuar nga Akademia Serbe e Shkencës, e ribotuar në vitin 2004 në Cetinë.
Autori, Joviqeviq, qe në vitin 1906, pas nxitjes së ballkanologut më të njohur serb, Jovan Cviji?, qe marr për lëvrimin në fushën etnologjisë, etnografisë dhe antropogjeografisë, të trevave të pushtuara shqiptare, nga Mali i Zi. Ai, nga viti 1909-1926, kishte botuar gjashtë monografi për trevat rreth pellgut të liqenit të Shkodrës, ku si qellim kryesor kishte, për të mohuar çdo gjë shqiptare dhe malazeze në këto treva, duke propaganduar vetëm prezencën serbe në këto zona. Këtë e dëshmon dhe fakti se, në libri e cituar, duke folur për abacinë e Krajes "Zoja e Bekuar e Krajes", ndërtuar nga mbretëresha e Dioklës, Teodora (Kosara) dhe Gjon Vladimiri në shek. X, në mënyrë manipuluese, shpjegon se kjo shenjtërore ka qenë gjithherë vetëm serbe. Apo faktet të tjera, duke folur për etnogjeneze e popullatës se Shestanit dhe fshatrave të tjerë, gjë që bie në kundërshtime më argumentet e relatorëve të Vatikanit si: Marin Bici, Vinçencë Zmajeviq, Karlo Pooten etj, kur ata dëshmojnë se në Krajë e në veçanti në Shestan, si qendër e kontëve të njohur Junku, shqiptarët kanë qenë gjithmonë më shumicë dhe kanë ushtruar besimin katolik dhe pjesa tjetër besimin mysliman. Kraja si tërësi, në vitin 1912, ka pasur, 1458 shtëpi, nga këto ortodoks, 322 shtëpi; katolike, 382; shqiptar të islamizuar, 754 shtëpi, madje në një shënime të vitit 1908, thuhet se fëmija në Shestan, "absolutisht nuk e dinë gjuhen serbe".
Ky pasqyrimi i shkurtuar, për temën në fjalë, është një tregues se mes dy qendrave shkencore, në Tiranë dhe Podgoricë, ekziston nga e kaluar, një mur ndarës si pasojë e furtunave të kohërave. Tani kur motet kanë ndryshuar, të dy qendrat, duhet ulur shigjetat të ngrehura deri tani, dhe duke i shndërruar ato në pendë shkrimi, që bashku të shkruajnë si lypset të kaluarën e tyre historike. Shkruan: Fatmira Nikolli
 
_________________________________

Sonstiges von ihm

Dom Nike Ukgjini: Turqia do rishikim tekstesh? Të kërkojë falje publike për pushtimin

Dr. Dom Nikë Ukgjini

Në kohët e fundit, nga bota politike është hedhur deklarata për rishikim të historisë shqiptare nën pushtimin osman dhe eliminimin e paragrafëve fyese nga librat shkollorë etj. Kjo deklaratë bazohet në një kërkesë të bërë nga Komisioni Evropian, "Për ndryshimin e gjuhës së urrejtjes në Ballkan". Nga ky debat politik janë joshur dhe disa intelektualë të njëanshëm në Kosovë dhe Shqipëri, të cilët në kohën e fundit, përkundrejt ndonjë lloj shpërblimi, janë të gatshëm ta rikorrigjojnë vetveten, duke dalë "pro rishikimit" të lëndës së Historisë dhe të Gjeografisë në tekste shkollore për periudhën osmane. Është e vërtetë se "Quot homines, tot sententiae" (sa koka, aq mendime), por mendimet që dalin nga njeriu si mendje hyjnore, duhet të jenë në harmoni më falën e urtë latine: "Nihil est veritatis luce dulcius" (Nuk ka gjë më të ëmbël sesa drita e së vërtetës).
Nga dokumentet e kohës, të cilat gjenden në arkivat e qendrave evropiane, shihet shumë qartë se si pushtuesit përdorën metoda të ndryshme për ta nënshtruar popullatën vendase: si, sistemi i devshirmes (jeniçerizmi), sipas të cilit merreshin djem nga familjet e krishtera shqiptare dhe dërgoheshin në Stamboll. Kjo dukuri, e cila zbatohej në perandorinë osmane që në kohën e sulltan Muratit II nga viti 1451 e në vazhdim, kishte goditur në palcë shpirtin e shqiptarit të robëruar. Për këtë fenomen të dhimbshëm flet edhe ipeshkvi i Shkodrës Benedikt Ursin në relacionin e tij dërguar Selisë së Shenjtë (Vatikanit) në vitin 1628; taksa e xhizjes për të krishterët, e cila përbënte një presion social dhe ekonomik në rritje, e për të cilën na flasin shumë qartë defterët e ndryshëm nga ai i Shkodrës (1485) e të tjerë, si dhe relatorët e shumtë të Selisë së Shenjtë, prej të cilëve Marin Bici në vitin 1610, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Shtjefën Gaspri etj. Gjithashtu kujtojmë edhe ekzekutimet, ndëshkimet e shumta, ndalimi me ndëshkim i shkrim-leximit dhe hapjes së shkollave në gjuhen shqipe etj.
Historia na tregon se perandoria osmane, me urdhër të Sulltan Selimit, II nga viti 1569 bëri konfiskimin e pronave të kishës dhe objektet në gjithë perandorinë, përveçse në Konstantinopol, Brussi dhe Andrianopolis, për t'i shndërruar në xhami, depo municionesh, kazerma ushtarake etj. Nga ungji, Gjoni, mësojmë se pas vdekjes se Imzot Pjetër Bogdanit në vitin 1689, ushtarët turq e zhvarrosën trupin e tij nga kisha e Prishtinës dhe ua hodhën qenve përgjatë rrugëve të qytetit, ndërsa ipeshkvi i Shkodrës, Anton Zezaj (Neri) në vitin 1701 qe varur në litar në qendrën e qytetit nga qeveria osmane. Ky presion ndaj priftërinjve, vendas apo misionarë, ushtrohej për t'i treguar popullit se nuk kishte kush t'i mbronte, se edhe ata do t'i gjente i njëjti fat në qoftë se nuk do t'i nënshtroheshin pushtetit. Ngjashëm njoftojnë të gjithë relatorët e Selisë së Shenjtë, si Pjetër Massareku, Pjetër Bogdani, Vinçenc Zmajeviqi etj. Ekzekutime, torturime dhe shpërngulje masive pati edhe pas luftës ruso - austriake kundër Turqisë në vitet 1735 - 1739.
Si përmbledhje të asaj çfarë ka ndodhur, studiuesit e huaj të paanshëm si: Georg Stadtmüller, Peter Bartel, amerikani, Jacques E. Edwin etj., pohojnë se: turqit për katërqind vjet më radhë i detyruan shqiptarët me shpatë dhe me taksa që të tradhtojnë krishtërimin.
Se pushtimet osmane për ne shqiptaret, lanë pasoja të mëdha politike, dëshmon fakti i Kongresit e Berlinit 1878 dhe ai Londrës 1913, ku përkundrejt peticioneve protestuese për mos copëtimin e trojeve shqiptare, të dërguara nga Lidhja Shqiptare, Fuqitë e Mëdha duke identifikuar shqiptarët në masën 70% të islamizuar më turqit, pa ndonjë hezitim vendosën që tokat shqiptare të bëhen plaçkë tregu ndërmjet: Perandorë Osmane, Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Mali të Zi.
Ngjarja e pushtimeve osmane me një përshkrimin kreativ do ishte "si një mortajë e zezë", e cila tjetërsoi një pjesë të jetës shpirtërore të shqiptarit, në aspektin politiko-shoqëror-kulturor, socialo-psikologjik dhe fetar.
Është shumë e qartë, se qytetërimet, përgjithësisht kanë qenë dhe mbeten baza kryesore, rreth të cilave krijohen aleanca të ndryshme politike, ekonomike dhe ushtarake dhe boshti i integrimit të shteteve evropiane, por është dhe e qartë, ato dallohen midis tyre nga historia, gjuha, kultura, traditat dhe, në një masë të madhe, nga besimi fetar.
Qarqet politike dhe intelektuale në Shqipëri e më gjerë duhet të përfshihen në një debat, jo si ta shpërfillim realitetin historik të popullit tonë, duke i hyrë në hatër njërës palë apo tjetrës, por duke e nxjerrë në pah pjesën e lavdishme dhe atë të hidhur të populli tonë, të shkaktuar nga pushtuesit e njëpasnjëshëm, e sidomos të perandorisë osmane, e cila zgjati për gjatë 450 vite më radhë. Nëse qeveria e tanishme turke merr përsipër ta identifikojë veten me perandorinë osmane, atëherë ajo, jo që duhet kërkojë rishkrimin e historisë, por të bëjë një "mea culpa" (punë të pendimit) publike ndaj popullit shqiptar.
Tema bosht e polemikës, edhe pse nuk pohohet qartë, është mohim i pushtimeve osmane dhe çështja e islamizimit të shqiptarëve. Këtë lloj kërkese, para disa ditëve, në favor të serbëve e bëri dhe ambasadori serb gjatë një vizite në një shkollë në afërsi të Fierit. Shtrohet pyetja: Po tani, me çfarë terminologjie do shkruajmë në librat shkollorë?! Pastaj, a do bëjmë asgjësimin e të gjithë dokumentacionit arkivor brenda dhe jashtë vendit, i cili flet për pushtimet osmane?! Apo diç tjetër!?
Kur qeveritë aktuale dhe intelektualët, me të drejtë ngulmojnë që të zbardhen krimet e komunizmit, tani me çfarë ndërgjegjeje kërkojnë që të heshtet mbi krimet e perandorisë osmane dhe eventualisht nesër, të atyre serbe, të shkaktuara gjatë luftërave ballkanike dhe më vonë?
Sokrati do thoshte: "Të njohësh të tjerët është dituri, të njohësh vetveten është iluminizëm".
Të polemizohet rreth këtyre çështjeve se, a kanë qenë shqiptarët të pushtuar apo jo, dhe se pushtuesit kanë ardhur me lule dafine, është humbje kohe dhe polemikë e tejkaluar. Shqiptarët janë në proces të ripërcaktimit të identitetit të tyre qytetërues drejt atij perëndimor, drejt atij qytetërimi prej të cilit u shkëput forcërisht shekuj më parë, prandaj duhet thundruar mirë në mendjen dhe shpirtin e tyre fjala e urtë latine:
"Amicus Plato, sed magis amica veritas" (E dua Platonin, por më shumë e dua të vërtetën).
*Historian- Instituti Filozofik dhe Teologjik në Shkodër.


- - - Aktualisiert - - -

Dom Nik Ukgjini, ati përkushtuar historisë

Nikë Ukgjini, u lind më 19 janar 1957, në Dugojevë të Klinës në Kosovë.

Mësimet e para i mori në vendlindje ndërsa gjimnazin klasik fetar e kreu në “Paulinum” të Vojvodinës.

Në vitin 1982 u diplomua për studime filozofike dhe teologjike në Zagreb të Kroacisë. Pas përfundimit të studimeve, shugurimin meshtarak e mori në Titograd, Podgorica e sotme.

Si meshtar i ri, e mori detyrën e famullitarit në famullinë malore të Gucisë, zonë shqiptare në Malin e Zi.

Në vitin 2002 u doktorua në degën e historisë pranë Universitetit të Zagrebit, me temën “Shqiptarët katolikë në Shqipërinë e Veriut dhe në Malin e Zi të sotëm gjatë pushtimit osman shek. XV-XIX”.

Pas një pune 13-vjeçare në Guci, në vitin 1995 erdhi në Shqipëri duke parë nevojën që kishte për meshtar në vendin tonë.

Në vitin 1996 ai u pranua në Kryedioqezën e Shkodrës dhe ka kryer veprimtari të shumta pranë këtij institucioni.

Krahas kontributit të shumtë fetaro-kulturor, Dom Nikë Ukgjini nga tetori i vitit 2006 kryen detyrën e famullitarit në famullinë e Kuklit te poetit Ndre Mjeda.

Veprimtaria fetare nuk e pengoi Dom Nikën t’i përkushtohet edhe botës së letrave. Ai është autor dhe redaktor i shumë botimeve shkencore lidhur me jetën, veprimtarinë dhe kontributin e shumë figurave të shquara të historisë sonë si Ndre Mjeda, Gjon Buzuku, Frang Bardhi etj.

Puna akademike e famulltarit të Kuklit është e lidhur ngushtë me zhvillimin e katolicizmit në Shqipëri.

Krahas këtyre aktiviteteve Dom Nikë Ukgjini është marrë edhe më veprimtari filmike. Angazhimi i tij deri tani ka qenë si producent i filmave dokumentarë.

Në prodhimtarinë e tij kinematografike spikasin dokumentarët e realizuar për figura të shquara të kombit tonë.

Në vitin 2005 realizon filmin “U doni Gjoni”, kushtuar Mesharit të Gjon Buzukut. Një vit më vonë sjell “Pak dritë në errësirë”, një film kushtuar jetës së Frang Bardhit.

“Misioni i ringjallur” është dokumentari që pasqyron veprimatrinë e etërve jezuitë në Shqipëri nga viti 1841-2006.

Një film më vete edhe për historikun e përkthimeve biblike në gjuhën shqipe, “Heronjë e librit” u realizua në vitin 2008 në Shkodër.

Në arkivin e këtij regjizori amator nuk mund të mungojë një dokumentar për Ndre Mjedën. “Andrra e jetës” është filmi që pasqyron me detaje jetën e një poeti që mbi të gjitha deshi Shqipërinë.

Ndër prodhimet e fundit të Dom Nikës është “Çeta e Profetëve” kushtuar Pjetër Bogdanit.

Aktualisht regjizori, prifti dhe producenti ynë po realizon një dokumentar për Pjetër Budin me të njëjtin mision si në të gjithë veprimtarinë e tij, të ndriçojë historinë e Shqipërisë.

Dom Ukgjini: Klerikët, gjithmonë pishtarë të artit dhe kulturës kombëtare

“Klerikët në të shkuarën janë marrë shumë me letërsi dhe art. Ata kanë qenë pishtarë të gjuhës, kulturës e letërsisë, unë vetëm kam trashëguar nga ata”, nisi rrëfimin e tij në emisionin e “Pasdites”, Dom Ukgjini.

“Tani po merrem dhe me këto figura që janë të njohura në letërsi, por jo të ekranizuara. Vetëm pak filma janë zhvilluar. Aktiviteti i parë ka qenë në 2005-n, me rastin e përvjetorit të Mesharit të Buzukut. Mes konferenave që u mbajtën, duke kuptuar rolin e ekranit, thashë të hyj dhe të bëj disa dokumentarë, që i nisa me Buzukun, pasi është një mënyrë e lehtë dhe e përshtatshme për të njohur popullin me këto figura”.

Njëkohësisht i apasionuar pas historisë dhe dramaturgjisë, Ukgjini shpjegoi më tejë idenë dhe punën e tij: “Jam këshilluar me ekspertë të kësaj fushe, në fillim bashkëpunova me Stafan Çapaligun, një dramaturg i njohur shkodran, duke vazhduar me Tonin Çobanin, Tonin Ujkën, që ka bërë edhe regjinë, aktorë të teatrit “Migjeni”, Tonin Gegën, personazh që është marrë gjithë jetën si reporter dhe shumë figura të tjera”.
dom-nik-ukgjini.jpg


- - - Aktualisiert - - -

Vështrim i shkurtër historik për fisin e Kelmendit



Dom Nikë Ukgjini

Vështrim i shkurtër historik për fisin e Kelmendit

Shtrirja gjeografike

Malësia e Kelmendit shtrihet në skajin verior të Alpeve Shqiptare, në trekëndëshin e formuar mes kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Në kuptimin etnografik, fisi i Kelmendit bën pjesë në malet e Malësise së Madhe. Sipas shtrirjes fisnore Kelmendi kufizohet me Hotin, Kastratin dhe Shalën në Jug, me Gash e Krasniqe në Lindje, kurse me Vasojeviqët, Kuçin, Triepshin dhe Gruden në Veri. Banorët e këtij fisi, banojnë kryesisht rreth dy burimeve të lumit Cem, Vuklit dhe Selcës dhe lumit të Vermoshit. Komuna e Kelmendit sot ka 6344 banorë, të përqëndruar në fshatrat: Vermosh, Lëpushë, Selcë, Tamarë, Brojë, Kozhnja, Nikç, dhe Vukël.1)

Emri i fisit.

Emri këtij fisi vjen nga fjala latine clemens-(tis), dmth. i urtë, i thjeshtë, i mirë.2) Këtë emërtim të natyrës së njeriut, më vonë e gjejmë si emër personal, Clemens. Ndër shkrimet e studiuesve të huaj e gjejmë në forma të ndryshme fonetike "Klemnti" "Klimenti", "Clementiner"etj. kurse në gjuhën shqipe "Klmen-Klmente"3) gjegjësisht "Kelmendi". Për herë të parë, në kuptimin e sotëm, si emër personal, e takojmë tek zëvendësi i tretë i Shën Pjetrit Papa Klementi e I-rë (90-101),4) cili duke predikuar fjalën e Krishtit ndër paganë, u martirizua. Kelmendasit këtë e kanë mbajtur për Shenjt, dhe mbrojtës të fisit në tërë historinë e tyre duke ia kushtuar njëherit edhe tempujt e lutjes ndër kisha. Për këtë arësye kelmendasit në menyrë të veçantë i nderonin papët e Romës. Këtë gjë na e dëshmon në një relacion për kelmendasit dërguar Selisë së Shenjte në vitin 1636, nga At Bonaventura. Ai shkruan se kur se serbët e fesë ortodokse, të ardhur në tokat kelmendase për të shpëtuar nga barbarizmat e ushtrisë turke, filluan ta fyenin papën, këta të fundit i kërcënuan se do t´i përzinin nga territori i tyre fisnor.5)

Si toponim, ky emër identifikohet me emrin e kështjellës bizantine "Klementiana", të cilën e përmend historiani i epokës Justiniana Prima (527-565), Prokopie i Cezaresë. Sipas historianit serb Vladislav Popoviq, kjo kështjellë duhet të këtë qenë e vendosur ndër viset e Kelmendit, ose në veri të liqenit të Shkodrës.6) Kurse për Sufflay-n kjo fortesë duhet të këtë qenë në rrugën romake Shkodër - Prizren, tek dogana e Shpëtimit Shenjtë (Svetog Spasa).7)

Origjina

Origjina e fisit të Kelmendit, si dhe fiseve të tjera të Malësisë së Madhe, sipas trajtimeve shkencore, deri me sot është ende e paqartë. Por e gjithë kjo nuk do të thotë se nuk duhet të bëhen përpjekje për të plotësuar apo shtjelluar sado pak atë çka albanologët shqiptarë e të huaj, si Selami Pulaha, Rrok Zojzi, Milan Šyfflay, Franz Baron Nopcsa, Georg Stadtmuller, Giuseppe Valentini dhe në kohën e fundit, Peter Bartl-i, kanë shkruar mbi origjinen e fisit në fjalë si dhe për fiset e tjera të Malësisë së Madhe.

Albanologët e huaj si dhe ata shqiptarë, në mungesë të dokumenteve të shkruara, prejardhjen e këtij fisi e shpjegojnë sipas koncepteve të gojëdhanave popullore. Kështu, sipas misionarit françeskan Bernardo nga Verona, i cili për shumë vite punoi në mes të këtij fisi, në relacionin e dërguar "Kongragates për Ungjillzim" në vitin 1663, në mes të tjerash shkruan: "nuk është e lehtë të thuhet nga e ka origjinën ky fis, por është bërë zakon me thënë se kjo popullsi është pasardhëse e Kuçasve ose e fqinjëve të tjerë"; , kurse Arqipeshkvi i Shkodrës (1656-1677) dhe më vonë i Shkupit (1677-1689) Pjetër Bogdani, në relacionin e vet të vitit 1685 dërguar Selisë së Shenjte, ndër të tjera thotë: "sipas gojëdhënës, i pari i kelmendasve ka ardhur nga rrjedha e epërme e lumit Moraça"9), dmth nga fiset e vjetra shqiptare kodrinore, të cilat, sipas Valentinit janë: Piperri, Kuçi, Vasojeviçi, Bratonoshiqi, Palabardhet-(Bjelopavliqi) 10) etj. Më pas, i pari i kelmendasve u martua me një vajzë nga fisi i Kuçit dhe djalit të parë të lindur ia vuri emrin Kelmend.11) Ndërsa albanologu i shquar Zef (Giuseppe) Valentini, pas shumë versionesh, si më te besueshmin variant mban atë se ky fis rrjedh nga fisi i vjetër Kodrinor shqiptar i Kuçit, e ky i fundit rrjedh nga fisi Berishë, të cilin në dokumente e gjejmë që në vitin 1242.12). Sidoqoftë, një mbiemër të dokumentuar të këtij fisi ne e gjejmë në vitin 1353 me emrin, Gjergji, i biri Gjergj Kelmendit nga (vendi) Spasë, (dominus Georgius fulius Georgii Clementi de Spasso)13) tek fortesa e lartpërmendur Clementiana, kurse si fis të organizuar mirë, e takojmë në vitin 1497.

.Megjithatë, kur themi se zanafilla e fiseve sipas konceptit shkencor dhe atij popullor zakonisht lidhet me emrin e toponimit, ose me emrin e një antroponimi në patronim (mbiemër njeriu), më vonë në emër vllaznie dhe së fundi në emër fisi, dhe se, mbeturinat e rendit fisnor në Shqipëri janë të trashëguara nga kohët më të lashta të historise sonë,14) d. m. th. nga trungu ilir, e kur në anën tjetër mësojmë se sa i lashtë qenka prejardhja e këtij emri, në mënyrë të natyrshme i bëjmë vehtes pyetjen: Vallë, a mund të na tregojnë gjë fjalët e enciklopedisë gjermane, të botuar në Altenburg në vitin 1824, e cila këtij fisi i kushtoi 22 rreshta, e ku ndër të tjera thotë: " Kelmendasit, Arnautët, janë nga fiset e vjetra ilire".15) Pra, ndoshta kemi të bëjmë me një fis të lashtë, i cili gjatë invazioneve barbare sllavo-avare në trojet tona mbeti krejtësisht nëndhe deri në shekullin e XI-të (sikurse vetë emri i popullit shqiptar dhe historia e kishës shqiptare), sepse, siç e dimë, ky fis në rrjedhen e historisë kombëtare shqiptare, luajti një rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe atij fetar në Shqipërinë e Veriut, me çka shkurtimisht do te njihemi në vazhdim.

Mbi historinë e fisit

Siç shihet në regjistrimet e hollësishme të Defterit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1497, kelmendasit para pushtimit turk jetonin në dy fshatra: fshatin Selçisha ku ishte vendosur katundi Liçeni dhe fshati Çpaja-Spai-Ishpaja ku ishin vendosur katër katunde dhe kishte 152 shtëpi16). Truallishta e përbashkët quhej Petersjan-Petershban-Bishtan, dhe gjendet një orë larg Selcës, në veri të Podgoricës.

Fakti se në vitin 1582 në Kelmend shënoheshin vetëm 70 shtepi17), tregon qartë se me ardhjen e pushtuesit aziatik ky fis u detyrua të bëjë lëvizje brënda Malësisë dhe të shpërngulet në viset e Anamalit, fshatrat Muriq, Shestan dhe Goljemadhë në Mal të Zi1 . Kurse sipas relacionit të providurit Marin Bolica, procesi i organizimit territorial i këtij fisi si dhe fiseve Hot, Piper, Kuç etj,19) në fund të shekullit të XVI kishte përfunduar dhe ishte formuar tashme teritori bazë i Kelmendit. Në relacionin e tij të vitit 1638 dërguar Selisë së Shenjtë, ipeshkvi i Sapes Frang Bardhi, thotë: "Kelmendasit banojnë ndër male shumë të mëdha dhe me pozita të forta ndërmjet Bosnjës dhe Shqipërisë. Ata janë me kombësi shqiptare, flasin shqip dhe janë të përfshirë ndër kufijtë e Shqipërisë, ushtrojnë besimin tonë të shenjtë katolik romak".20) Përndryshe, sipas dokumenteve, që në vitin 1671 këtë fis e gjejmë të ndarë në tri vllazní: Selcë, Vukel, Nikç dhe në vitin 1688 edhe vllaun e katërt Bogë21) që në fakt paraqitnin katër degët e fisit të shpërndarë nëpër katër lugina.

Sipas ipeshkvit te Sapes, Gjergj Bardhit, i cili më 8 korrik 1634 beri një vizitë baritore në malet e Dukagjinit, Pultit e Kelmendit, në këtë vit, ky fis kishte 300 shtëpi me 3200 shpirtëra22).

Kelmendasit gjatë pushtimit otoman

Pas rënies së Medunit më 1457, dhe më në fund, të Shkodrës më 147923) ushtria pushtuese osmane ngadalë arriti tashmë që pushtetin e vet ta shtrijë edhe në viset e Malësisë (së Madhe). Kelmendasit në pjesen më të madhe të tyre, përkundër njohjes së pushtetit sulltanor në vitin 1497, me gjithë vështërsitë e mëdha jetësore me të cilat ballafaqoheshin, qendruan të panënshtruar duke mos paguar asnjë lloj detyrimi ndaj pushtuesit deri në vitin 1664.24) Deshmi për këtë është fakti se kelmendasit nuk ishin të regjistruar në Defterin e Sanxhakut të Shkrodrës të vitit 1485. Pothuajse ekzistonte traditë në të gjithë malësorët të refuzohej dora e pushtuesit turk. Kjo mund të vërehet edhe në relacionin e Marin Bicit (1608-1624), arqipeshkvit të Tivarit, i cili në vitin 1610 i shkruante Selisë së Shenjte, se malësorët janë vetëm të besimit latin (katolik) të ndarë në fise Kelmend, Grudë, Hot, Grise, Kastrat, Tuz, Shkrel, etj. Përsa i përket Kuçit, gjysma e tyre janë të fesë ortodokse, pjesa tjetër të fesë katolike, e të gjitha këto fise jetojnë në bjeshkë të papërshtatshme dhe asnjëherë nuk u janë nënshtruar tuqve.25). Përndryshe, Bici në këtë relacion emërtimin Kelmendi e përmend për gjithë konglomeratin verior shqiptar, duke përfshirë këtu edhe fiset gjysëm të slavizuara si, Bjelopavliqët (Palabardhet), Piperët, Bratonozhiqet dhe Kuqasit.26)

Organizimi i parë i malësorëve me përmasa ballkanike, për t'iu kundërvënë turqve me përkrahjen e aleatëve, të Selisë së Shenjtë dhe spanjollëve, mbajtur në Kuç në vitin 1614, bëri që Kelmendi të bashkojë 650 luftëtarë27) dhe të formohej aleanca ushtarake "Bashkimi i Maleve"2 për luftë çlirimtare kundër osmanllinjve. Kështu, malësoret u bënë një fuqi e rëndësishme, e cila përcaktoi fatin e sundimtarëve të Sanxhakut në grindjet e tyre për pushtet. Nuk kaluan shumë vite dhe pjesa më e madhe e zonave malore duke udhëhequr kryengritje të vazhdueshme hodhi poshtë si detyrimet e vitit 1497, ashtu edhe regjimin e timarëve.29) Kështu, në fillim të shekullit XVII, spahinjtë u dëbuan përgjithmonë nga 11 krahina të Malësisë së Madhe, pra edhe nga Kelmendi, i cili sipas relatorëve kishtarë, bëri kryengritjet më të mëdha duke qenë edhe i favorizuar nga shtrirja gjeo-strategjike. Shumica e malësorëve, pas sakrificave të mëdha, rrënimeve, dëmtimeve, marrjes së njerëzve si skllevër, mbeti fshatarësi e lirë.30)

Kelmendasit, të lirë nga armiku nëpër malet e tyre, për shkak mungesës së tokës, luftonin me armikun tjetër, varfërinë, e cila ata i detyronte të grabisnin pronat e feudalëve, karvanet tregtare dhe disa herë vetë qytetet. M Bolica, në kronikën e tij të vitit 1614, thotë se rajoni i Plavës dhe i Gucisë, të cilin e administronin turqit, është shkatërruar shumë herë nga plaçkitja e kelmendasve që jetonin në fqinjësi direkte. Për këtë, Porta e Lartë, në vitin 1612, u detyrua nën udhëheqjen e pashait të Podgoricës, Cem Çaushit31) të ndërtonte një fortesë të madhe mbi fshatin Gerçar, në vendin e quajtur Godilje, fortesë që u emërtua Qytet i Ri. Përndryshe, kelmendasit i quajnë njerëz të palodhur dhe trima. Ipeshkvi i Sapës Frang Bardhi, për kelmendasit sulmues, në një relacion të vitit 1638 thotë se, ata u bënin sulme të pandërprera karavanave në Shqipëri, Bosnjë dhe Serbi.32)

M. Bolica, shkruan gjithashtu se sulmet e këtij fisi si dhe fiseve të tjera, kanë arritur deri në Filibe, qytetin e sotshëm Plovdiv në Bullgari33). Këtë gjë kelmendasit e bënin me siguri edhe për shkak të grumbullimit të materialit luftarak për të bërë luftë me turqit. Kjo shihet në luftrat çlirimtare të udhëhequra më vonë kundër Asllan Pashës së Podgoricës në vitin 1613, Ibrahim Agës të Shkodrës në vitin 1617, dhe Mehmet Beut në vitin 1633 etj.

Në vitin 1638, pas një përgatitje të gjatë, me direktivat e vetë Sulltan Muratit IV (1623-1640), nën udhëheqjen e Vuço Pashës nga Bosnja34) dhe sanxhakbeut të Shkodrës, Ali Çengiqit, ku morën pjesë, sipas ipeshkvit të Sapës Frang Bardhit 15.000 ushtarë (kryesisht me përbërje turq, dalmatinë, serbë bullgarë dhe boshnjakë), qeveria turke bëri një luftë masovike, vendimtare për shkatërrimin e këtij fisi heroik35). Por edhe pas një lufte njëvjeçare nuk ia arriti që t'i mposhtë trimat kelmendasit, të cilët me një luftë vetmohuese ia arrtitën ta mbrapsin në vitin 1639 armikun. Madje ata shpreheshin se, vetë Papa i Romës është lutur për ne qe të na ndihmojë Zoti në këtë betejë. Kështu kelmendasit, edhe pse të dërrmuar, ruajtën amanetin e të parëve: "fe dhe atdhe".

Megjithatë, kelmendasve nuk iu desh të prisnin shumë për luftën e tyre: në vitin 1645 filloi lufta 25 vjeçare për Kretën, një ballafaqim ky veneciano-turk që e kishte arenën e luftës në Ballkan. Kelmendasit gjatë kësaj kohe hynë në marrëveshje me venecianet dhe në muajin gusht të vitit 1648 nga paria e Kotorrit morën ftesë, që së bashku t'u kundërviheshin turqve për t'i çliruar tokat shqiptare deri në Krujë. Si datë për të sulmuar Shkodrën u caktua 27 shkurti 1649, por edhe pas përgatitjeve të mëdha që u bënë në Budva, sulmi nuk u realizua36)

Mëvonë, për shkak të ruajtjeve të pozitave të veta të cilat kërcënoheshin gjithnjë nga hordhitë osmane dhe për arsye të islamizimit të një pjesë të fisit, Kelmendasit për një kohë u terhoqën nga kjo marrëveshje veneciane, në trojet e veta. Por, gjatë viteve 1686-1699, kur austriakët avancuan deri ne Prizren dhe Shkup në luftë kundër osmanllinjve, kelmendasit përsëri ndryshuan qëndrimin e tyre dhe iu bashkangjitën gjeneralit austriak Piccolominit,37) i cili kishte përfshirë në marreveshjen e 12 tetorit 1689. edhe fisin e Kelmendit.3 Dyshimi i shprehur nga autorët serbë mbi pjesëmarrjen e kelmendasve në luftën e madhe austriako-turke (1683-1699), është i pabazuar. Këtë gjë shumë qartë e deshmojnë burimet austriake në fund të XVII. Jo rastësisht, Graf Luigi Ferdinand Marsigli (1658-1730), në një promemorie, drejtuar mbretit Leopoldit I, 39) më 1 prill 1690 për Shqipërinë dhe kelmendasit thekson se, "Pikolomini bëri marrëveshje me Kelmendasit dhe me ata që jetonin në Rozhajë dhe përrreth saj" dhe, se "Kelmedasit jetojnë në Shqipërinë Turke". "Ata - vazhdon Marsigli - shtrihen nga afersija e Prishtinës, në Pejë e Plavë deri në Shkodër"40). Këtë me siguri e thotë për arsye se Kelmendasit kanë qenë të shpërndarë edhe në këto vende, së paku në rrethin e Pejës. Për një shtrirje të ngjashme na flet edhe harta venedikase e Giovanni Giacomo Rossi-t, e vitit 1689 ku shihet qartë se territori i këtij fisi është i shtrirë deri në Hercegovinë.41) Graf Marsigli, këtë e shkruan për të treguar rëndësinë e madhe që kishte ky fis. Marsigli, i cili gëzonte një autoritet të madh në shtabin e perandorisë austro-hungareze, nuk mund të ishte i keqinformuar, gjë që e pohon edhe Rajko Vaselinoviq.

Në vitin 1700, për t'i mposhtur kelmendasit, Porta e Lartë angazhoi pashain e Pejës dhe të Dukagjinit, Hodoverd Mahmutbegun, i cili me dredhi dhe pará depërtoi në drejtim të Ulqinit dhe Tivarit, pasi nënshtroi Malësinë e Madhe42). Sipas relacionit të vitit 1702 dërguar Selisë së Shenjte nga arqipeshkvi Shkupit, Pjetër Karagaqit, kelmendasit, pas një rezistence të spikatur, nga dhuna e madhe 274 familje u detyruan të shpërngulen dhe të vendosen në rrethin e Novi Pazarit, në Peshtër, Rozhajë dhe Rugovë.43) Kështu, vazhdoi shpërngulja pakthim, tashmë masovike e kelmendasve e cila kishte filluar më parë, që në vitet 1661, 1667, 1669 në grupe të vogla për në Plavë e Guci.44) Për gjendjen e tyre të mjerë ekonomike dhe fetare, më së miri njoftoi Arqipeshkvi i Tivarit Vinçenc Zmajeviqi (1701-1712) në letrat e tij baritore dërguar Selisë së Shejtë që nga viti 1702 e tutje,. i cili tashmë i kishte marrë nën kujdesin e vet atëror45).

Gjatë luftës ruso-austriake kundër turqve (1735-1739), austriakët përsëri u përpoqën si shumëherë më parë ta çlirojnë Balkanin nga hordhitë turke dhe arritën madje deri në brendësi të Serbisë, ku më 28 korrik 1737, pa luftë, morën Nishin dhe Novi Pazari. Patriarku serb i Pejës Arsenije IV. Shakabenda, arqipeshkvi i Shkupit Mëhill Suma, ai Ohrit Joasaf, hynë në bisedime të fshehta me Vjenën,46) për të organizuar një kryengritje. Kelmedasit, së bashku me fiset e tjera të Malësisë, me këtë rast i dhanë një mbështetje të fortë këtij organizimi. Në anën tjetër, shtabi perandorak u kishte premtuar shqiptarëve se në rast të vendosjes së paqës dhe nëse rajonet e tyre nuk çliroheshi nga sundimi turk, malësorët do të mund të emigronin në rajonet perandorake, d.m.th. në brendësi të Serbisë. Por, fatkeqësisht, shkatërrimi ndodhi më shpejt se sa kelmendasit dhe kryengritësit e tjerë kishin imagjinuar. Kështu, austriaket u detyruan të zbrapseshin e të hiqnin dorë edhe nga Prishtina. Me 24 gusht ra Novi Pazari, ku kishin përparuar 200 kelmendas, 200 nga Hoti e 100 nga Gruda. Kryengritësve shqiptarë dhe serbë, së bashku me trupat austriake nën komanden e kolonelit Lentulus, iu desh të tërhiqeshin për në Kryshevc47). Pas këtij dështimi më 4 tetor kelmendasit dërguan një përfaqësues në shtabin austriak tek feldmarshali Sekendorf për të kërkuar si mjet shpëtimi, emigrimin në Banat-Vojvodinë. Kështu, në nëntor të vitit 1737, një grup i madh i këtij fisi, së bashku me disa nga fiset të tjera të Malësisë së Madhe, rreth 4000 vetë,4 u dërguan në rajonet e Rudnikut, Nishit, Mitrovicës, Sremit, Karlovcit. Në vitin 1738, për shkak të sulmeve barbare turke në Valjevë, u masakruan dhe robëruan 3000 shqiptarë dhe serbë. Kjo bëri që disa nga malësorët të kthehen në trevat e veta të okupuara, një grup t'i bashkangjitej ushtrisë austro-hungareze, kurse një pjesë tjetër të mbetet në Serbi, ku më vonë në vitet 1749-55 u përqëndruan në banim të përhershëm në fshatrat Hritkovci, Nikinci dhe Jarak.49) Në këto vende kelmendasit qëndruan dhe ruajten deri në gjysmën e dytë të shek. 19 gjuhën dhe etninë e tyre. Megjithe ambientin orthodoks serb përreth, ata mbetën katolikë. Sipas regjistrimit të vitit 1900 këto fshatra numëronin 4438 banorë shqiptarë,50) kurse sipas një kronike në vitin 1921, në Hritkovc flisni akoma 5 vetë shqip dhe në Nikince vetëm 4 vetë.51) Por në këtë popullatë tashme të sllavizuar edhe sot e kësaj dite mbetet e pashlyer vetëdija e origjinës.

Kelmedasit që mbeten në Shqipëri nga viti 1737, (bëhët fjalë për më shumë se gjysmen e fisit) vazhduan revoltën kundër turqve edhe pas tërheqjes së austriakëve, ashtu si dhe fiset e tjera kodrinore. Ekspedita ndëshkimi për nënshtrimin e kelmendasve u zhvilluan edhe në vitet 1739, të udhëhequra nga Ibrahim pasha i Trebinjës, dhe në vitin 1740, nga Sulejman Pasha i Shkodrës, i cili kishte superioritetin absolut, por nuk e përjetoi gjatë këtë sukses, sepse po në këtë vit vdiq52).

Gjatë luftës austro-ruse me turqit 1787-1792, ku merrnin pjesë edhe malazezët, me përjashtim të Piperit, fisi i Kelmendit nuk i mbeshteti. Kjo mospërfshirje erdhi vetëm nga antagonizmi i tyre kundrejt malazezve53). Këta, së bashku më banorët e Kuçit, me të cilët pothuajse gjithmonë qëndronin së bashku, kësaj herë qëndruan në anën e Mahmut Pashë Bushatliut, i cili duke manovruar mes Austrisë e Rusisë, donte të krijonte një pozicion të pavarur kundrejt Portës54)

Në kohën e Rilindjes Kombëtare, në mesin e atyre burrave të Malësisë së Madhe të cilët moren pjesë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në vitin 1878, ishte dhe seljani Ujke Gila,55) si vëlla më i madhi i katër bajraqeve që kishte Kelmendi: Selca, Vukli, Nikçi dhe Boga. Sidomos gjatë dhe pas Lidhjes Shqiptare, kelmendasit ishin nga ato fise që u ngriten kundër dhënies së territoreve shqiptare, Malit të Zi. Të fuqishme ishin edhe protestat e tyre kundër të ashtuquajturit kompromisi "Corti" mbi shkëmbimin e territoreve.56)

Më 24 mars të vitit 1911, Turgut Pasha, komandanti i ekspeditës turke kundër kryengritësve malësorë, shpalli tradhtarë disa prej burrave më të nderuar të Malësisë së Madhe. Në mesin e tyre ishin edhe Fran e Mirash Pali, Lucë Mark Gjeloshi nga Selca57). Por e gjithë kjo, si dhe shumë kercënime e vrasje të tjera që iu bënë këtij fisi nga pushtuesit, nuk i zbrapsen këta trima që të marrin pjesë në gëzimin shumë të pritur, krah për krah me Hot, Grudë Kastrat, Shkrel e Shalë në majën e Bratilës së Deçiqit, më 6 prill 1911, ku me urdhërin e trimit legjendar Dedë Gjo' Luli, Nikë Gjelosh Luli, Gjon Ujkë Miculi dhe Pjetër Zefi ngriten flamurin kombëtar shqiptar5 . Kelmendasit nuk mbetën prapa as në Kuvendin e Gërçes, i cili u mbajt më 10-23 qershor të 1911, në kulmin e kryengritjes së Malësis së Madhe, duke dërguar si përfaqesues të vetin Lule Rapuken nga Vukli, Col Dedën nga Selca, Llesh Gjergjin, bajrakatarin e Nikçit59). E kështu, malësorët kelmendas, tashmë, luftë pas lufte ishin të molisur dhe të shperndarë. Numri i tyre në vendlindje në vitin 1916 ishte: Selca 852 banorë, Vukli 712, Nikçi 685, Boga 228, gjithsejt 2475 banorë.60)

Po kaq e rëndësishme në historinë e ketij fisi ishte koha kur nga shtetet fqinje bënë përpjekje si shumë herë më parë t'i zaptonin trojet tona. Kështu Kelmendi, përkatësisht paria e Bogës së bashku me fiset e tjera, më 2 korrik 1919 nënshkruan Memorandumin që do t'i dërgohej Konferencës së Paqës në Paris61), ku shprehën qartë kundërshtimet për cungimin e trojeve stërgjyshore. Po kështu, këtë pakënaqësi e shprehën së bashku me malësorë të tjerë edhe me grykën e pushkëve në vitin 1920, duke i dëbuar ushtritë grabitqare serbo-malazeze nga këto vise njëherë e përgjithmonë.

Më në fund, pas marrjes së pushtetit në Shqiperi nga forcat komuniste në vitin 1944, për Malësinë e Madhe si një zonë atdhetare, liridashëse dhe fetare, nisi një epokë e re e vërtetë zie e ideuar prej forcash qartësisht antishqiptarëve62). Kështu, më 27 dhjetor 1944, në fshatin Ivanaj të Bajzës, burrat e mbledhur në shtëpinë e Gjokë Tomë Kokajt63), bënë besëlidhjen e tyre për dalzotje kundër komunizmit të kuq, të cilin në Shqipëri e kishin sjellë agjentët sllavë. E gjithe Malësia pothuajse u ngrit në këmbë dhe u organizua për rezistencë. Kështu Kelmendit i printe seljani, Prekë Cali, i cili më 1 janar të po këtij viti, mblodhi të tri bajraqet e veta: Selcë, Nikç e Vukel, dhe me 150 burra zuri vend në bregun e djathtë të Urës së Tamarës64). Për rreth një muaj, ai ndaloi hovin e e të ashtuquajturës brigadë e parë partizane shqiptare, e cila, së bashku me forcat aleate komuniste serbo-malazezë, dëshironin ta pushtonin pendën e hekurt të racës shqiptare - Malësinë. Por trimat malësorë të zbathur e të zhveshur, pa ngrënë e pa pirë, pa armatimin e duhur, nuk mundën t'i bënin ballë gjatë, betejave të hordhive të kuqe prosllave. Kështu, pas betejës së përgjakshme të janarit të vitit 1945 te Ura e Rrjollit ku morën pjesë trimat e Kastratit, të Hotit, Shkrelit dhe Bajzës65) etj, e ku malësorët pësuan disfata të renda, për ta filloi një kalvar i ri ku me qindra u pushkatuan me gjyq e pa gjyq, nga Kopliku, Bajza deri ne majat e Vermoshit. Si shenjë hakmarrje për t'i gjunjëzuar deri në fund malësorët, po këtë vit, në Shkodër, pikërisht në Zall të Kirit u pushkatuar trimi i Kelmendit burri 78 vjeçar Prekë Cali. Sipas raportit të shefit së Mbrojtjes Shkodrës, Zoi Themeli, gjatë kësaj vale, 44 Kelmendas u vranë, 21 u plagosën, 3 të tjerë u pushkatuan, sepse qenë bashkëpunëtorë të Prekë Calit; 34 shtëpi u dogjen. Pra, ky fis kësaj here u dogj nga vetë shqiptarët66).

Në fund të bie në sy se, ne vitin e pavarësisë së Shqipërisë më 1912, Kelmendi tashmë numëronte 2.475 frymë, dhe se 3% kishin pranuar islamizimin. Më se shumti ndër vllaznitë kelmendase u islamizue Nikçi, deri në 10 %.67). Kundrejt atyre luftrave të përgjakshme pesëshekullore, dhe presioneve të ndryshme: tatimeve të mëdha, dërshirmes-jeniçerizmit, marrjes skllevër, torturave çnjerëzore, likuidimeve fizike etj, ky fis, si dhe fiset e tjera shqiptare edhe pse të dërmuar, arritën te mbijetonin, ndokush më pak e ndokush më shumë, duke ruajtur etninë e pastër, fenë stregjyshore, e cila kombit i dha dritë e jetë.

Në fund, themi se fisi i Kelmendit si një gjymtyrë e rëndesishme e popullit tonë me një organizim dhe vet flijim të mahnitshëm gjatë tërë të se kaluarës, edhe kundrejt demtimëve te popullatës qe pati, luftoi dhe rreshtoi fitorët të panumërta duke ndërkombëtarizuar edhe më shumë çeshtjen tonë dhe duke i treguar qeverisë osmane si dhe fuqive ballkanike se trojet e stërgjysherve dhe etnia do të ruhen me çmim jete si sytë e ballit.

Referencat

1. Gj. Gruda, S. Sheme, Kelmendi, Vështrim Gjeografik e Turistik, Tiranë, 1998, fq. 59.

2. M. Divkoviæ, Latinsko-Hrvatski Rjeènik, Zagreb, 1900, fq.195.

3.M. Šuflay, Srbi i Arbanasi, knj.1, Beograd, 1925, fq. 60.

4.A. Franzen, Pregled Povjesti Crkve, Zagreb,1970, fq.22.

5.P. Bonaventura, Ascpf, Socg,Vol.263,f,43r-45v.Roma,1636

6.V. Popoviæ, Albania u Kasnoj Antici, në: Iliri i Albanci, ASHAS, lib.XXXIX, Beograd,1988, fq.206.

7.M. Šuflay, vep. e cit.,fq.60.

8.Bernardo, Socg, Vol,302, f 310r-313v, Roma, 1663, në: Marko Jaèov, Le Missioni Cattoliche Nei Balcani Durante La Guerra Di Candia (1645-1669),Vol.II, Citta Del Vaticano, 1992, fq. 353.

9. A. Theiner, Vetera Monumente Slavorum, Meridionalium, II. Zagarbriae, 1875, fq.217-221, në: Marko Jaèov, Spisi Tajnog Vatikanskog Arhiva, XVI-XVIII-veka, Beograd,1983, fq.136.

10. G. Valentini, Il Diritto delle Comunita, Firenze, 1956, 246.

11. A. Theiner, vep. e cit., fq. 136.

12. G. Valentini, vep. e cit.,fq. 284.

13. M. Šuflay, vep. e cit., fq.6O

14. Ibidem, fq.74.

15.P.Bartl, Die Kelmendi Zur Geschichte eines nordalbanischen Bergstames, Shejzat, Romë,1977, fq. 123.

16.S. Pulaha, Kontribut Për Studimin e Ngulitjes së Katundeve dhe Krijimin e fiseve në Shqipërinë e Veriut në Shekujt XV-XVI, Studime Historike, nr.1, Tiranë, 1975, fq.102.

17. Ibidem.

18. Ibidem

19. I. Zamputi, Relacione Mbi Gjendjen e Shqipërisë Veriore e të Mesme në Shekullin XVII, Vol. I, Tiranë, 1963, fq.265-273

20. Ibidem, fq.465.

21. G. Valentini, vep. e cit,.fq .286.

22. I. Zamputi, vep. e cit,. Fq. 465.

23. F. Cordignano, Geografia ecclesiastica dell`Albania dagli ultimi decenni secolo XVI alla meta del secolo XVII, Pont. Institutum Orientalium Studiorum, vol. XXXVI, 4, dicembre, Roma, 1934, fq. 229.

24. S. Pulaha, Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës 1485, Tiranë, 1974, fq.4.

25. I. Zamputi, vep. e cit,.fq. 196.

26. Ibidem, fq.198.

27. Ibidem, fq. 182.

28. S. Naçi, Pashalleku i Shkodrës nën Sundimin e Bushatlive 1757-1795, Tiranë, 1964, fq. 26.

29. Ibidem, fq. 25.

30. Ibidem.

31. I. Zamputi, vep. e cit,. fq. 275.

32. I. Zamputi, Relacione Mbi Gjendjen e Shqipërisë Veriore e të Mesme në Shekullin XVII, Vol. II, Tiranë, 1963, fq.161.

33. I. Zamputi, Relacione Mbi Gjendjen e Shqipërisë Veriore e të Mesme në Shekullin XVII, Vol. I, Tiranë, 1963, fq. 277.

34. I. Zamputi, Relacione Mbi Gjendjen e Shqipërisë Veriore e të Mesme në Shekullin XVII, Vol. II, Tiranë, 1963, fq.163.

35. Ibidem.

36.P.Bartl, Die Kelmendi Zur Geschichte eines nordalbanischen Bergstames, Shejzat, Romë,1977, fq. 131.

37. Ibidem ,fq. 132.

38. R. Veselinoviæ, Ko su " Albanci" i "Klimenti" u Austrijskim izvorima s kraja XVII veka?, Zbornik Matice Srpske za društvene nauke, nr, 25, Beograd, 1960, fq. 107.

39. Ibidem, fq. 100.

40. Ibidem, fq. 104.

41. G. Cantelli, Alabaia Propria Overo Superiore, Roma, 1689, në: Albania, Instituto Italiano di Cultura, dhe Biblioteca Nazionale, Tiranë, 1998, fq.46.

42. J. Tomiæ, O Arnautima u staroj Srbiji i Sandjaku, Beograd, 1913, fq. 81.

43. F. Zefiq, Shqiptarët Kelmendas në Hrtkovc e Nikinc, (1737-1997), Zagreb, 1997, fq.10

44. Ibidem, 11.

45. V. Zmajeviæ, Apf, Sc (Albania) Vol. 5,f. 504-508v. Perast, 1702, në: P. Bartl, Quellen und Materialien zur Albanischen Geschichte im 17. Und 18. Jahrhundert, Albanischen Forschungen 15, Otto Harrassowitz . Wiesbaden, 1975, fq. 41.

46.P.Bartl, Die Kelmendi Zur Geschichte eines nordalbanischen Bergstames, Shejzat, Romë,1977, fq. 133.

47. M. Kostiæ, Ustanak Srba, i Arbanasa u Staroj Srbiji protiv Turaka 177737-1739, i seoba u Ugarskoj, Glasnik Skopskog Nauènog Društva 7-8, 1929, fq. 217-219.

48. Ibidem, fq. 222.

49. P. Bartl, Die Kelmendi...,fq. 135.

50.L.Thalloczy, Die albanische Diaspora, në: Illyrische-albanische Forschungen, I München. Leipzig, 1916, fq. 321.

51. P. Bartl, Die Kelmendi...,fq. 135.

52. Ibidem, fq.136.

53. G. Stojanoviæ, Crna Gora pred stvaranje države,1773-1796, Beograd, 1962, fq. 176.

54. Ibidem, fq. 191.

55. Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912, përgaditur nga S. Pollo dhe S. Pulaha, Tiranë, 1978, fq.57.

56.Bartl, Die Albanischen Muslime zur zeit der Nationale Unabhängikeitsbewg (1878-19129), Otto Harrassowitz. Wiesbaden, 1968, fq. 121.

57. Kronik e Agimit të Liris Leka, 1937,28 nedur, vjeta, IX, nr. VIII-XII, fq. 376.

58. D. Kurti, Flamuri Komtar në Krahinen të Shkodrës, Hylli i Dritës, Vjeta XIII, nr. 11, nanduer, 1937, fq.521.

59. Leka, vjeta IX, 1937, 28 nedur, vjeta, IX, nr. VIII-XII, fq. 9-13.

60. F. Seiner, Ergebnisse der Volkszählung in Alanien in dem von den österr-ungarischen Truppen 1916-1918 besetzen Gebiete. Schriften der Balkankommission, Wien und Leipzig 1922, fq.108.

61. Shqipnia përpara Konferencës së Paqës, ble i dytë, Shkodër, 1921, fq. 41.

62. N. Ukgjini, Shkreli, një veshtrim historiko kuluror, Shkodër, 1998, fq. 53.

63. U. Butka, Ringjallje, Tiranë, 1995, fq.117.

64. Ibidem, fq. 118.

65. N. Ukgjini, vep. e cit., fq. 54, 56.

U. Butka, vep. e cit., fq. 120.

P. Bart, Die Albanische Muslime..., vep. e cit., fq. 41

- - - Aktualisiert - - -

Bissl älterer Artikel:

Vatikan: Papst für EU-Beitritt Albaniens


Benedikt XVI. hat sich positiv zu einem EU-Beitritt Albaniens geäußert. Bei einer Audienz für den neuen Botschafter des Landes beim Heiligen Stuhl, Rrok Logu, sagte der Papst gestern in Castelgandolfo, es brauche einen ethisch-spirituellen Kontext, der auf einem richtigen Menschenbild gründet, damit die Gesellschaft in einem Klima wahrer Freiheit wachsen könne. Europa mit seinem reichen ideellen und spirituellen Erbe sei dafür eine privilegierte Stätte.


Wenn Albanien sich nun auch institutionell den europäischen Ländern angliedern wolle, weil es sich aus historisch-kulturellen Gründen Europa verbunden fühle, dann könne er nur wünschen, dass dieses Ansinnen vollständig und in gültiger Weise realisiert wird, damit Albanien seinen eigenen Beitrag zum harmonischen Prozess der Einigung Europas leisten kann, so Benedikt XVI. in seiner Ansprache an den neuen Botschafter.
Er erinnerte auch an das Problem der Auswanderung in Albanien. Das Land müsse die Ursachen bekämpfen, aber auch die Bedingungen schaffen, um Rückkehrwillige aufnehmen zu können. Zugleich würdigte der Papst den Beitrag, den albanische Auswanderer "treu den besten Werten ihrer Tradition" in Italien, Europa und anderen Ländern der Welt leisteten.
Der Heilige Stuhl biete seine Hilfe zur Konsolidierung rechtsstaatlicher Verhältnisse in Albanien an, besonders mit Blick auf Rechte im Bereich der Religion, betonte der Papst. Dadurch solle das bisher beispielhafte Zusammenleben verschiedener Glaubensrichtungen bewahrt und gefördert werden.
 
Zuletzt bearbeitet:
Guri i Smirës të Vitisë, nga shekulli II pas Krishtit. Në këtë gur kemi simbole të krishtera (si psh. rrushi...).

"Unë jam hardhia, e ju jeni shërmendet!" - thotë Jezu Krishti. (Ungjilli sipas Gjonit 15, 5).

577212_10200877905253547_1534634517_n.jpg


- - - Aktualisiert - - -

Am 11.11. 1990 wurde in Shkodra in Versammlung von Christen und Muslimen der erste offizielle Gottesdienst seit Verbot der Kommunisten durch den Priester Dom Simon Jubani abgehalten

Shkoder me 11.11.1990 - YouTube

- - - Aktualisiert - - -

Dom Simon Jubani - Dokumentar - YouTube

Mrekullia e Nentorit 1990 (pjesa 1) - YouTube

http://www.youtube.com/watch?v=ToMgpU4Cwbs
 
Harmonia nderfetare ne Gjakove

525415_10151571627757494_2129784605_n.jpg




Rruga "At Gjergj Fishta" në Zadër (Kroaci)

17729_10151546536007494_336434913_n.jpg




Festa e Zojes se Lurdit ne Stubell, me 11 shkurt 2013 ne Diten boterore te Semureve

545653_10151545518082494_268188263_n.jpg


- - - Aktualisiert - - -

Arberesh in Argentinien

425888_162883790494811_807375132_n.jpg


404548_162882697161587_417393661_n.jpg


603406_249202761862913_1569758929_n.jpg


68656_313156285467560_1762130075_n.jpg


430898_313175262132329_1715447193_n.jpg




Bilder von Fan Noli

400213_127636164019574_189590015_n.jpg


399968_127644760685381_1348754060_n.jpg


391820_127647540685103_1427184726_n.jpg


402199_127648900684967_1099761292_n.jpg


407825_127652267351297_1308180229_n.jpg


383886_127653370684520_151220736_n.jpg


391825_127665374016653_1406535875_n.jpg


396028_127666074016583_1217964769_n.jpg


394781_127666510683206_421823980_n.jpg


381143_127667284016462_1415766913_n.jpg


377022_127667764016414_1545800791_n.jpg


381514_127668604016330_704999378_n.jpg


380009_127669864016204_559109861_n.jpg


407082_127671160682741_498743960_n.jpg


395533_127671610682696_1494631512_n.jpg


405432_127671944015996_1053227617_n.jpg


396940_140972706019253_546857405_n.jpg


408006_140974966019027_793548926_n.jpg
 
Zurück
Oben