Viktor Pashku (apo Shahin Ferizi) nga Selishta e Gjilanit - është prifti katolik shqiptar nga fshati “musliman”
Shkruan Albert Ramaj
Është edhe një rrëfim që ngjall shumë interesim, ai i një meshtari (prifti) që vjen nga një fshat, “i tëri mysliman”, por në fillim të shekullit ishte ndryshe. Fshati është në afërsi të Stubllës dhe i përket territorit të kësaj famullie e quhet Selishte, që është në afërsi të Zhegrës së Gjilanit. Nga ky vend vjen Atë Viktor Pashku (Atë Viktor Paskes), i cili më 22 qershor 1953 nga qeveria franqeze kishte marrë çmimin shumë të njohur “Palmes d`officier d`Accademie” për përhapjen e kulturës françeze. Atë Viktor Pashku (Paskes quhej zyrtarisht) është i lindur më 14. IX. 1878 në Selishte të Zhegrës. Sipas F. Djuric, atë Viktor Pashku quhej në Selishtë Shahin Ferizi (apo djali i Feriziz) (DJURIC F.: Die Geschichte der Krypto-Katholiken, fq. 204). Nga Zhegra kishte edhe një tjetër meshtar që quhej Ahmet Fazlija (DJURIC F.: Die Geschichte der Krypto-Katholiken fq. 204). Si meshtar i rendit salezian i provincës franceze, kishte shërbyer në: Selanik, Stamboll, Paris, Akbes, Damask e Bejurt, ku më 31 korrik 1961 kishte vdekur, Siç duket, varri i tij është ende në Bejrut. Atë Viktor Pashkun (Paskes) e kishte ripagëzuar poashtu një lazarist tjetër shqiptar në Prizren Atë Simon Lumezi nga Prizreni, i cili më vonë shkon në Amerikë, ku edhe atje ishte ligjërues në një shkollë teologjike në Brazil. Ai shkruan për vendlinjen e vet Selishtën kështu:
“Pasi që myslimanët e fshatit tonë ishin tejet fanatik, ne s`mund të shkallnim haptas fenë tonë të shenjtë. Para syve të mi ra viktimë vëllau im kur morën vesh se jemi katolik. Nga frika prej hakmarrjes, si është adeti tek ne, deshëm të më vrasin edhe mua. Miqët tanë më fshehën dhe më çuan në Cërnagore, pastaj në prizren te famullitari Simon Lumezi, shqitpar....
Të gjithë e din se isha detyruar të braktisi Selishtën në moshën 6 vjeçare për të shpëtuar nga masakri, viktimat e ti cilit ranë ati im i mjerë, nëna ime dhe sa mija të tjerë shqitparë katolik nga fanatizmi turk... Qysh atëherë unë s`kam parë atëdheun tim, duke pasur 76 vjet po edhe i sëmurë rënd...
Në vitit 1950 kam udhëtuar në Stamboll, Smirnë dhe në Selanik, prej nga mund të udhëtoja gjer në Shkup me tren, e prej Shkupit në Cërnagore, dhe në Selishte me kerr ose me kali. Mund të udhëtoja si francez. Mirëpo në Selanik mora letrën prej nipave që të mos nisem, sepse nuk ishte e porositshme të vij në vendlindjen time!!! Ky ishte për mua rasti më i volitshëm të vizitoj vendin tim dhe të tërë farefisin tim për të cilin më mori malli i madhe. E kështu mù ndërpe rruga...
Fshati ynë e kujton përherë vdekjen e babës dhe të nënës sonë, si dhe të mijëra shqiptarë të tjerë që i mbytën turqit fanatik vetëm përse janë `Katolik`.” ( Shih. KRONIKU, in: Drita XV, 11-12 (107), 1984, fq. 8-9.)
Arkivi i llazaristëve në Paris (Archives Lasaristes Paris) (95, rue de sevres 75006 Paris) mbi Stubllën, priftin laraman Viktor Pashkun
Këtë gjë ka hulumtuar edhe don Gjergj Gjergji për martirët e Karadakut, siç shifet nga vepra e tij. Siç kemi cekur edhe në këtë libër, në këta arkiv gjidnet edhe libri i Jean-Claude Faveyrial. Histoire de l'Albanie që ka botuar Robert Elsie në origjinal (frëngjisht) dhe në shqip që në këtë libër kemi cekur këtë libër ku ka të bëjë me Stubllën. Duke iu falenderuar atë Paul Henzmann cm, nga ky arkiv kam marrë disa gjëra interesante që kanë të direkt me Stbullën apo don Mikel Tarabulluzin. Këtu kemi një faksimil të letrës së tij të shkruar më 2 tetor 1898, kur ishte famullitar në Gjakovë. Poashtu kemi edhë një letër të Simon Lumezit, që daton më 30.07.1890, që kemi sjellur edhe një pjesë faksimil të kësaj letrë këtu. Simon Lumezi nga Prizreni isthe ai që kishte ndihmuar shmë në jetën e tij Atë Viktor Pashkut (në Selishte i quajtur Shahin Ferizi) nga Selishta. Është shumë interesant se Lumezi ka ligjeruar teologjinë qysh në fillim të shkeullit 20 në universitete të Brasilit. Pra, për në shqiptarët nuk është ai shumë i njohur, kurse për Brasilin në atë kohë po. Poashtu duhet të ketë disa të dhëna të tij në këtë arkiv të lartpërmendur. Poashtu edhe mbi Atë Viktor Pashkun po, por shpresojmë se herave tjera do të shkruajmë për të edhe më gjërë, pasi që kësaj radhe nuk patëm edhe aq shumë mundësi. Ka edhe disa letra të argjipeshkvit të Shkupit msgr. Fulgenio Czarev, shif edhe fakismil të kësaj letre. Poashtu kemi edhe Pjetër Karadakun, që edhe Elsie e cek në parafjalën e librit të botuar që më parë folëm për të. Pra Pjetër (apo Pierre) Karadaku përmendet në letrën e 31 korrikut të 1888 që kemi sjellur poashtu faksimil. Kush është ky Pjetër Karadaku, është për tu diskutuar. A është ai prifti-llazaristi tjetër nga Selistha që Gjergj Gjergji shënon NN në librin mbi martirët e Karadakut që kemi folur për këtë punë në këtë libër, apo ndoshta dikush tjetër, gjithësesi kemi edhe një prift katolik tjetër të quajtur Ahmet Fazliu. Duhet të hulumtohet edhe më mirë kjo gjë, apo ishte nga Selishta edhe ky, nese po, dmth Selishta deri vonë ishte qendër e jo e kriptokatolicizmit, por e thirrjeve shenjta meshtarake, e sot në këtë vend nuk ka asnjë katolik, vetëm laraman mund të ketë.
Në këtë arkiv gjindet edhe dorëshkrimi i Arthur Droulez me titull "Histoire de la Mission des Enfants de Saint Vincent de Paul en Albanie" shkruar më 1943. Këtu po sjellim vetëm një faqe të këtij manuskripi dhe ka disa gjëra shumë interesante për historinë e llazaristëve në trojet shqiptare, pro poashtu edhe për popullin shqiptar.
(Faksimilet nga arkivi i Llazaristëve në Paris)
Jean-Claude Faveyrial libri “Histoire de l’Albanie” dhe Stublla
(FAVEYRIAL Jean-Claude: Histoire de l’Albanie, Pejë 2001 (frëngjisht) , kurse shqip i njëjti libër Zhan Klod Faveirial. Historia (më e vjetër) e Shqipërisë [Përgatitur për botim nga Robert Elsie], Tirana 2004)
Ky libër është me interes për ne, sepse Autori Faveyrial në kapitullin 99 të këtij libri, shkruan për martirët e Karadakut, duke e zgjuar kureshtjen me dhënien e një shpjegimi shumë të sigurt, se kush ishte përpilues i manuskriptit mbi martirët. Ai thotë: Sans être précisément faux, les détails donnés par M. Hécqard sont très incomplets. On en trouvera de plus complets et de plus exacts dans le mémoire que je rédigeai à la demande de Mgr. Darion, évêque de Prisrend et Uscup, avec le concours de M. Calvert, consul d’Angleterre à Monastir – Jo se janë krejt të gabuara, porse janë jo të plota detajet e dhëna nga Hekardi. Më të plota dhe më të sakta gjenden në përkujtesën që unë redaktova me dërgesë e Imz. Darionit, ipeshkvit të Prizrenit dhe Shkupit, me ndihmën e z. Kalvert, konsullit të Anglisë në Manastir. Pra, tamam shihet se kush ka shkruar apo redaktuar manuskriptin mbi martirët. Hasim edhe një gjë me interes nga ky libër në parathënien e tij, siç shkruan R. Elsie: “Arkivat e Kongregacionit të Misionit Lazarist në Paris përmbajnë, gjithashtu, dokumente të tjera të rëndësishme për historinë e Shqipërisë dhe për historinë e kishës katolike tek shqiptarët në fund të shekullit të 19-të. Bëhet fjalë, mes tjerash, për dokumente dhe korrespondencë të shkruar nga personalitete të asaj periudhe, disa të njohur e të tjerë të harruar tashmë. Midis tyre mund të përmenden emra si: princi Prenk Bib Dodë Pasha (vdekur më 1920), Davidika Bib Doda, Margjela Bib Doda, Imz. Dario Buçareli (1827-1878), Imz. Fulgenc Carev, Abat Doçi (1846-1917), Gjon Pjetër Karadaku, Fransua-Ksavier Lobri, André Logoreci, Simon Lumezi, Anton Bytyçi, Mikel Tarabulluzi dhe Gjergj Çako”. Për ne janë shumë me rëndësi këta emra: Imz. Dario Buçareli (Dario Bucciarelli), Imz. Fulgenc Carev (Fulgence Czarev), Gjon Pjetër Karadaku (Jean-Pierre Karadaku), Simon Lumezi, Mikel Tarabulluzi (ELSIE R.: në parathënjen e librit të Zhan Klod Faveirial. Historia (më e vjetër) e Shqipërisë fq. 29).
Dihet se në provincën françeze të lazaristëve ishte Atë Viktor Paskes 1878-1961 (KRONISTI: Atë Viktor Paskes (1878-1961), in: Drita, XV nr. 11-12 (107), 1984, fq. 8-9.) (Atë Viktor Pashku që kemi shënuar poashtu edhe në këtë libër) një person shumë me rëndësi për kulturën franceze e që ishte i Karadakut, pra konkretisht i fshatit Selishtë (afër Zhegrës së Gjilanit). Ai ishte prift katolik, edhe pse Selishta sot është tërësisht myslimane, por në fakt shihet shumë qartë se asaj kohe kishte edhe katolikë të fshehur në Selishtë, pra sikur që kemi edhe sot. Atë Viktor Pashku quhej në Selishtë Shahin Ferizi. Ambasadori i Francës në Damask më 1953 ia dorëzoi atë Viktor Paskës “Palme d`oficier d`Accademie” për merita të mëdha kulturore. Për Viktor Pashkun (Paske), do të flasim edhe më poshtë, sepse në këtë rast më shumë na intereson me të vërtetë se kush ishte ai Gjon Pjetër Karadaku që e shënon R. Elsie në parathënien e këtij libri, mos ishte edhe ai lazaristi tjetër që deri më tani nuk e kemi ditur emrin e tij dhe që po ashtu vjen nga Selishta, apo është ndonjë person tjetër që edhe Gjergj Gjergji në librin e tij mbi Martirët e Karadakut e shënon në faqen 98 vetëm N. N. lazarist nga Selishta, por nga Selishta gjëjmë edhe një prift tjetër që quhet Ahmeti i Fazlia që e jep emrin e tij F. Djuric në fq. 204. Por Pjetër Karadaku, duhet të jetë poashtu edhe një prift i Karadakut, që nuk kemi të dhëna për të.
Duke iu falënderuar Robert Elsie-t, bëra disa shpjegime për këtë temë. Elsie më rekomandoi që të kontaktoja direkt me arkivin e lazaristëve në Pariz dhe këtë e bëra. Më 29 mars 2005 më përgjigjet përgjegjësi i arkivit, atë Paul Henzmann dhe thotë se duhet të bëhen kërkime më të hollësishme në këtë arkiv dhe më dërgoi një dokument mbi Kishën e Gjakovës të 3 qershorit 1888, në të cilin përmendet edhe emri i don Mikel Tarabulluzit dhe është interesant se mi dha disa kopje nga ky arkiv e ndër të tjera edhe një letër e don Mikelit që në këtë libër e sjellim edhe faksimilin e saj.
Gjendja e laramanve me 1986 në Selishtë (Sipas Franjo Djuric: DJURIC F.: Die Geschichte der Krypto-Katholiken fq)
Selishte (Malokët)
Shabani i Bakies (që u shpërngul në Gjilan)
Selimi i Bakies (janë në Selishte)
Zylfiu i Bakies (me familje është shpërngul në Zhegër)
Myrta i Shabanit (është në Selishte dhe biri i tij është martuar me një laramane nga Dunavi
Hasani i Ahmetit, jeton me familje në Selishte
Delia i Dalipit
Tali i Lilit (Halilit), një djal i tij jeton në Seliste kurse tjetri është shpërngul në Zhegër
Sherifi i Dalipit, jeton me familje në Selishte.
Familja e Malokëve është më shumë katolilke se laramane.
Shaban Bakija është shpërngul në Gjilan
Ilazi i Halilit apo siç e quanin Ilazi i Lilit iste Mark Gashi, jeton me familje në Prishtinë. Djali i Ilaz Halilit apo Mark Gashit është poeti i njohur Mirko Gashi.
Ganiu i Osmanit (Zef Osmani) jeton në Kabash
Në Selishte sot nuk ka më katolikë, por ka vetëm 6 shtëpi laramne kurse të tjerët janë shpërngul në Zhegër, Gjilan, Kabash, Konjare afër Kumanovës, Shkup Ferizaj etj.
Prej dy familjeve janë ishin dy priftërinjë, që kishin studijuar në Itali dhe kishin shërbyër nëpër shumë vende të botës. Shahini (Pashk) i Ferizit dhe Ahmeti i Fazliës. Për Shahin (Pashk) Ferizin kemi shkruar në këtë libër, por për Ahmetin nuk kemi të dhëna të duhura, kështu që mbetet të hulumtohet kjo gjë. Siç duket Ahmeti ka vdekur në Stamboll dhe është vorrosur atje, kurse Shahini (Pashku) në Damask ka vdekur dhe është vorrosur.
Prej Selishtës është familja Azizi që sot jeton në Kabash. Është shumë interesant që të studijohet familja Azizi, pasi që kur ata u deklaruan më haptas më 1929 se nuk do të mbesin më laraman, por do të jetojnë si të krishterë të vërtetë, sihte për këtë rajon diçka tronditëse dhe guxim i madh për atë kohë. Për këtë arsye, bashkvendasit e tyre kishin “nuhatur” për këtë punë dhe dëshironin që ta pengonin. Kështu që ky ishte i detyruar që të shpërngulej nga Seliste e të shkonte në Kabash. Por prapseprap banorët e Selishtës dëshironin ta pengonin. E kanë rrahur këtë familje, pse shpërngulej dhe deklarohej haptas si katolike dhe nuk e kishin lënë më që të kthehej fare në Seliste. Por edhe kur shkaun në Kabash, kishin probleme nga muslimaët dhe laramanët e karadakut, e sidomos të Selishtës, që këta tashmë haptas shkonin në kishë. Dëshironin ta pengonin. Një kohë kjo familje shkoi dhe u vendos në Stubëll, për shkak të këtyre kërcënimeve, por më vonë prap u rikthye në Kabash, kur u qetsua gjendja, ku edhe sot jeton. Asllani i Azizit kishte dy djem, Osmanin dhe Ilazin
Osmani kishte 3 djemë, Alia, Hamdia e Ramizi. Ilazi kishte vetëm një djal, Halimin
Aliu (Ilia, Elia) kishte 5 djemë e 5 vajza: Zefin (Shaqirin), Pashkun, Fatmirin, Isakun, Seferin dhe vajzat të martuara (Manja e Difa).
Hamdiu (Martini) kishte dy djemë Zizkin (Frrokun) dhe Reshatin (Ilia).
Ramizi (Antoni) kishte vetëm një vajzë, Ima.
Halimi kishte një djal (Sahitin (Frrokun), që kishte vdekur në moshën e re më 1974. Ai ka dy fëmijë, Pal (Halim) dhe Afrim (Ilaz).
- - - Aktualisiert - - -
Ich würde mich sehr interessieren, wie man herausfinden kann, ob die eigenen Vorfahren vielleicht Kryptochristen gewesen sind. Gab es spezielle Traditionen oder bestimmte Namensgebungen. Malesia e Karadakut (Osten Kosovos) ist dafür bekannt, dass während der osmanischen Herrschaft einige Katholiken beschlossen haben ihren Glauben im Geheimen zu behalten und um diesen ihren Nachkommen weitergeben zu können.