Meqë nuk dimë të shkruajmë,
mjaftohemi me të folur,
me këngët dhe me vajet
kujtesa jonë kështu ruhet
Askush nesh nuk dinte të shkruante,
por i bëmë këngë dhe u ruajtën
goja-goja deri më sot
kujtesa jonë e gjallë mbet.
Një tjetër këngë është:
Arvanitasit këndojnë,
gjuhën e tyre mos harrojnë
shiko atë plakun si këndon
edhe gjaku si i qarkullon.
Gojë më gojë ruhet jeta
me këngët e vërteta.
Arvanitasi nuk di të shkruajë,
por me këngë di ti ruajë.
Në një tjetër thonë:
Gjuha jonë vetëm thuhet
nuk e lanë që të shkruhet
bëmë këngë këshillat e urta
që të mos harrohet gjuha.
Vargjet e këtyre këngëve tregojnë qartë dhembjen e arvanitasve për gjuhën e tyre, por edhe mënyrën e ruajtjes së gjuhës.