Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Es geht voran in Kosova

Sllovenia do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian


Shefi i diplomacisë sllovene ka premtuar sot mbështetje të mëtejme të vendit të tij për Kosovën. Pas takimeve me liderët institucional të Kosovës, ministri i Jashtëm slloven Samuel Zhbogar, tha se Sllovenia do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ndërsa presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi e kanë falënderuar Slloveninë për ndihmën që ka dhënë për Kosovën, si para ashtu edhe pas shpalljes së pavarësisë. Liderët kosovar kanë vlerësuar sot lartë marrëdhëniet shtetërore Kosovë– Slloveni. Vlerësimet janë dhënë pas takimeve të ndara që zhvilluan me shefin e diplomacisë sllovene Samuel Zhbogar. Presidenti Fatmir Sejdiu ka falënderuar Slloveninë për kontributin e dhënë, si para ashtu edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai me këtë rast ka përmendur edhe mbështetjen që po jep shteti slloven në procesin e filluar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ndërsa Ministri i jashtëm slloven tha se të dy vendet kanë një histori të gjatë, dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes nga Sllovenia ka filluar një epokë e re e marrëdhënieve shtetërore.

“Unë jam këtu që të flas me autoritetet e Kosovës për të ardhmen tonë të përbashkët, me qëllim të ndërtimit të një qëndrueshmërie të këtyre marrëdhënieve në mes dy shteteve. Ky është misioni i vizitës sime sot këtu. Ne jemi të gatshëm të veprojmë dhe të ndihmojmë Kosovën, në çdo aspekt, në ndërtimin e institucioneve që të jeni sa më afër integrimit euroatlantik”, ka theksuar ministri i Jashtëm slloven, Samuel Zhbogar.

Edhe kryeministri Thaçi ka thënë se e kaluara sllovene dhe e Kosovës janë të njëjta, prandaj edhe e ardhmja e Kosovës do të jetë e njëjtë me shtetin slloven.

“Të dy shtetet kemi luftuar për shtet, për liri, kemi fituar pavarësinë. Sot Sllovenia është pjesë e NATO-s dhe e BE-së, edhe Kosova në të ardhmen e afërt do të jetë pjesë e integrimeve euroatlantike. Diskutuam edhe për raportet tona bilaterale që janë të shkëlqyera, një bashkëpunim shumëdimensional. Është inkurajuese edhe prezenca civile dhe ushtarake sllovene në Kosovë:, ka thënë kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi premtoi se investitorët slloven do ta kenë gjithmonë mbështetjen e Qeverisë së Kosovë, që të zhvillojnë aktivitet e tyre ekonomike. Një vazhdimësi të investimeve sllovene ne Kosovë e konfirmoi edhe ministri i jashtëm slloven Zhbogar, i cili tha se Sllovenia do të jetë afër zhvillimit ekonomik në Kosovë.


Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Samuel Žbogar, i cili shoqërohej me drejtues sektorësh nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes së këtij vendi, sot është pritur edhe nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi

Duke folur për punën e madhe të institucioneve të Kosovës për integrimin e qytetarëve serbë në shoqërinë e Kosovës, Krasniqi ka ritheksuar se Beogradi zyrtar vazhdon tratativat për yshtjen e serbëve që të mos integrohen dhe ta pengojnë decentralizimin, i cili në fakt garanton standarde të larta të të drejtave të komunitetit serb, duke konstatuar me keqardhje se mospranimi i ofertës së institucioneve të Kosovës, i dëmton më së shumti vetë serbët. Krasniqi është shprehur i bindur se një politikë më unike e BE-së lidhur me Kosovën do të ndihmonte shumë për integrimin e qytetarëve serbë në shoqërinë e Kosovës.

Ministri slloven i Punëve të Jashtme, Samuel Žbogar, i ka vlerësuar shumë të mira marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, sidomos atë në sferën e ekonomisë, kurse ka theksuar se janë të dukshme investimet sllovene në Kosovë, dhe se sheh hapësira të mira për investime në ekonominë e Kosovës.

Duke shprehur bindjen e tij se marrëdhëniet ndërmjet dy parlamenteve do të vazhdojnë të forcohen edhe më tej, Žbogar ka pohuar se Kuvendi i Kosovës mund të përfitojë shumë nga përvojat sllovene drejt integrimit evropian.


Kosova dhe Sllovenia nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit

Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, dhe homologu i tij slloven, Samuel Zhbogar, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës me të cilën do të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.
Marrëveshja parasheh, përveç tjerash, ndihmën e shtetit slloven për zhvillim e Kosovës. Me këtë rast ministri Hyseni kërkoi nga shteti slloven të vazhdojë përkrahjen për perspektivën evropiane për Kosovën.

Shefi i diplomacisë sllovene, Samuel Zhbogar konfirmoi se për Slloveninë liberalizimi i vizave me Ballkanin Perëndimor është me rëndësi pasi kompanitë sllovene janë aktive në këtë pjesë të Evropës, ndërkohë që në Kosovë janë investitorët kryesorë. Ai tha se interesimi për investime po rritet prandaj Ambasada e Sllovenisë në vendin tonë, së shpejti do të ketë sektorin e ekonomisë, për të ndihmuar në bashkëpunimin tregtar.

“Ballkani Perëndimorë mbetet ndër prioritetet e larta për politikën e jashtme të Sllovenisë. Progresi i kësaj pjesë në afrimin me strukturat euro-atlantike është prioritet, prandaj Sllovenia do të vazhdojë të ndihmojë rrugëtimin e këtyre vendeve”, ka thënë ministri i Jashtëm slloven, Samuel Zhbogar.
Ministri Zhbogar theksoi se marrëveshja e nënshkruar me institucionet e Kosovës është bazë për ndihmën që shteti slloven do t’i ofrojë Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve të saja qeverisëse dhe administrative.


RTK
 
Kosovo möchte diplomatische Beziehungen zu Saudi-Arabien


Nach der erfreulichen Nachricht über die Anerkennung der Unabhängigkeit des Kosovo durch Saudi-Arabien am Montag, kündigte Prishtina den Plan für vollumfänglichen diplomatischen Beziehungen mit dem Königreich an. Die diplomatischen Beziehungen werden sich sowohl im politischen als auch auf den wirtschaftlichen Bereich erstrecken. Kosovaren könnten dann zudem mit dem kosovarischen Reisepass in Saudi-Arabien einreisen.
"Nach der Anerkennung durch Saudi-Arabien wird sicherlich auch die Eröffnung einer kosovarischen Botschaft in Saudi-Arabien erfolgen", kommentierte Bekim Sejdiu, kosovarischer Botschafter in der Türkei, für Arab News, und sprach seine Dankbarkeit für die Anerkennung der Unabhängigkeit des Kosovo durch Saudi-Arabien aus.

Sejdiu betonte, dass die Bürger Saudi-Arabiens kein Visum benötigen, um in den Kosovo einreisen zu können.

Im Juni, 5 Monate nachdem der Kosovo seine Unabhängigkeit ausgesprochen hat, begann die kosovarische Regierung Reisepässe für die Bürger auszustellen, sagte der Botschafter Albaniens in Riad, Admirim Banaj.

Banaj erklärte, dass die Anerkennung durch Saudi-Arabien für jene Kosovaren, die dieses Jahr eine Pilgerfahrt machen wollen, behilflich sein werde. "Unabhängig der schweren ökonomischen Situation des neugeborenen Staates, wünschen sich hunderte Menschen dieses Jahr hier eine Pilgerfahrt zu machen", sagte dieser.

Er betonte, dass 90% der kosovarischen Bevölkerung muslimisch seien und albanisch sprächen und fügte hinzu, dass rund 40 Doktoren und medizinische Techniker aus Kosova in den Krankenhäusern in Riad beschäftigt seien und immer noch mit dem UNMIK-Pass in das Land einreisen.

Laut Banaj müsse Saudi-Arabien die Zusammenarbeit mit dem Kosovo ausdehnen und diesen auch in den kommenden Jahren unterstützen.

Arab News gab bekannt, dass Saudi Joint Committee for the Relief of Kosovo dem Kosovo mehrere Millionen Dollar durch Projekte, die den Vertrieb von unterschiedlichen Nahrungsartikeln, Projekte für Bildung, religiöse Programme, Spenden für Waisen etc. beinhalten, zur Verfügung gestellt habe.



Kosovo möchte diplomatische Beziehungen zu Saudi-Arabien
 
Asociacioni Italian në Sofje shpreh interesim për investime në Kosovë



Drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Asociacionit Italian në Sofje janë dakorduar për nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit, me qëllim të zgjerimit dhe ngritjes së kualitetit të bashkëpunimit në lëmin e tregtisë.


Agjencia e Pavarur e Lajmeve- Kosova Press
 
Im Rahmen eines zweitätigen Aufenthalts im Kosovo, besuchte heute eine Delegation von Geschäftsleuten aus Deutschland die Industrie- und Handelskammer des Kosovo (OEK).
An diesem Treffen nahm auch der deutsche Botschafter im Kosovo und der kosovarische Botschafter aus Deutschland teil.

Der Vorsitzende der Industrie- und Handelskammer des Kosovo, Besim Beqaj, präsentierte die aktuelle wirtschaftliche Situation, sprach sich über die Möglichkeiten ausländischer Investitionen im Kosovo aus und engagierte sich für eine weiterentwickelte Form der wirtschaftlichen Zusammenarbeit zwischen beiden Ländern.

Die Geschäftsleute aus Deutschland interessieren sich für die wirtschaftliche Umgebung im Kosovo und möglichen Investitionen, vor allem im Produktionssektor.

Während des Treffens sprachen sie ihre Unterstützung über die Initiative der OEK aus, einen deutsch-kosovarischen Wirtschaftsverband zu gründen. Insbesondere wurde auch die Notwendigkeit über die Ausnutzung des Potentials der in Deutschland lebenden und arbeitenden kosovarischen Diaspora festgestellt.

Der stellvertrendende deutsche Botschafter im Kosovo, Eckart Blaurock versprach, dass die Botschaft seines Landes, eine Priorität in der wirtschaftlichen Zusammenarbeit zwischen beiden Ländern haben werde.










Intensivierung der deutsch-kosovarischen Wirtschaftsbeziehung
 
BE e përkushtuar të ndihmojë Kosovën në procesin e integrimeve Bashkimi Evropian është i përkushtuar të ndihmojë Kosovën për procesin e integrimeve. Këto garanci i janë konfirmuar edhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot në Bruksel, gjatë takimeve me zyrtarë të ngarkuar evropianë për rajonin. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë garanca nga zyrtarët e Bashkimit Evropian se Brukseli është i përkushtuar që të ndihmojë Kosovën të ecë tutje në procesin e integrimeve, ndonëse bashkëbiseduesit e tij kanë tërhequr vërejtjen se i tërë procesi është i komplikuar si pasojë e mosnjohjes së
pavarësisë nga ana e të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Ai ka takuar zyrtarë të ngarkuar me çështje rajoni në selinë e Këshillit të Ministrave si dhe Komisionit Evropian, si dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore.

Piuerr Mirel drejtori për Ballkanin në Komisionin Evropian, sipas Haradinajt ka premtuar se Komisioni do punojë në përpilimin e studimit për Kosovën i cili do duhej të publikohet në këtë vjeshtë.

Sipas Rajmush Haradinajt, gjatë takimeve, pos gatishmërisë së Brukselit për ndihmë, i është tërhequr vërejtja elitës politike në Kosovë se edhe Prishtina zyrtare duhet të përmbushë obligimet e veta, dhe mënyra më e mirë për këtë do ishte përmbushja e kërkesave të paraqitura në raportin mbi progresin nga nëntori i viti të kaluar.

Siç u konfirmua edhe sot, Komisioni Evropian do del me studim në vjeshtë ndonëse fillimisht ishte nisma që ky punim të jetë studim fizibiliteti për Kosovën ku do ishte analizuar se sa është i gatshëm shteti që të ecë drejt procesit të integrimeve.

Me vërejtjet e atyre shteteve që nuk e kanë njohur Kosovës, termi fizibilitet është hequr nga fjalori sepse këto vende konsiderojnë se në këtë mënyrë i jepen Kosovës atributet shtetërore. Punimi në fjalë do quhet "studim", ndonëse në substancë sipas të gjitha gjasave do e ketë përmbajtjen e njëjtë sikur studimet e tjera të fizibilitetit të bëra për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor në momentin kur ato kanë vendosur që të nisin procesin e integrimeve.



RTK
 
Zurück
Oben