B
Bloody
Guest
Kosova shtrin bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë
Republika e Kosovës shtrin bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë. Tashmë negociatat për marrëveshje bashkëpunimi me Austrinë dhe Hungarinë kanë përfunduar dhe finalizimi i tyre me nënshkrim pritet të ndodhë së shpejti, të cilat sipas zyrtarëve, pritet të ndikojnë dukshëm në ngritjen e efikasitetit të organeve të rendit, veçanërisht të policisë në luftën e krimeve trans-nacionale. Fundi i majit, eventualisht fillimi i qershorit është periudha kur Ministra e Punëve të Brendshme do të konkretizojë bashkëpunimin me Austrinë dhe Hungarinë, kanë konfirmuar përfaqësues të këtyre dy vendeve.
Vizita e ministrit Pajaziti në Pragë të Çekisë është shfrytëzuar edhe për shqyrtimin e mundësive për vendosje të linjave të bashkëpunimit edhe me vende tjera si Zvicra, Franca, Bosnjë e Hercegovina si dhe vende tjera të rajonit.
Deri tani, Kosova ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në sferën e sigurisë me Shqipërinë, ka finalizuar marrëveshjen me Maqedoninë, ndërsa në këtë drejtim ka përfunduar negociatat me shtetin e Malit të Zi.
RTK