Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Kombetarja

Vllaznia-ShkodEBr.png



Du bist aber kein Shkodran!:rolleyes:


Also nur Shkodranen sind Vllaznia Fan


LLANG LEBE DIE DINAMO CLUBS
 
Wer sagt das du Holzfuss...????

Dinamo ist der gleiche scheiss wie Partizan.....

Die wahren Manschaften sind SK Tirana, Vllaznia Shkoder dhe Teuta Durres:hotsun:



xD

Ich bin aus albanien und muss es dann ja wissen
.
Du hast kp.

Dinamo Tirana ist der beste Club Albaniens! und mein Feind Partizan dass muss ich jetzt zugeben gehören auch zu den besten....Mein Vater war PArtizan Fan xD
 
Kuzhe, “mega-listë” kundër Portugalisë
line_430.gif


Trajneri i ri i Shqipërisë, Josip Kuzhe, propozoi një “mega-listë” me 27 emra për dy ndeshjet e parë ndërkombëtare të tij në stolin e Kombëtares, ato kundër Portugalisë (zyrtare, 6 qershor) e Gjeorgjisë (miqësore, 10 qershor).
line_430.gif

20090526171011JosipKuzhe.jpg
line_430.gif



LISTA KUNDËR PORTUGALISË E GJEORGJISË

PORTIERË
Isli Hidi 10
Samir Ujkani 0
Ena Koliqi 0

MBROJTËS
Debatik Curri 23
Armend Dallku 31
Kristi Vangjeli 17
Andi Lila 5
Elvin Beqiri 42
Ansi Agolli 9
Endri Vrapi 7
Admir Teli 4

MESFUSHORË
Lorik Cana 36
Ervin Skela 61
Ervin Bulku 16
Gilman Lika 4
Dorian Bylykbashi 3
Jahmir Hyka 10
Klodian Duro 57
Elis Bakaj 3
Gjergji Muzaka 1
Jetmir Sefa 0
Emiljano Vila 0

SULMUES
Erjon Bogdani 49
Edmond Kapllani 23
Besart Berisha 15
Hamdi Salihi 12
Migen Memelli 1


Bravo, super list..

formationi im i dashur kish qen qeky...

------------------------Hidi--------------------------

------Dallku-------Curri----------Teli----Vangjeli-----

--------Bylykbashi----Cana-----Bulku-----Skela--------

------------------Berisha-------Salihi---------------

Bank: Ujkani
Vrapi
Lila
Muzaka
Lika
Kapllani
 
bore.gif
Dinamo Kiev do talentin Vilfor Hysa
line_430.gif


Sulmuesi i Teutes. Hysa në shënjestrën e superklubit ukrainas. Menaxherët e klubit e ndjekin me Shpresat
line_430.gif

20090531122952fushe.jpg
line_430.gif

Pas një jave pushim, sulmuesi i Teutës Vilfor Hysa të hënën do t’i kthehet stërvitjes, ndërsa do të jetë i grumbulluar me përfaqësuesen Shpresa, për ndeshjen miqësore ndaj Gjeorgjisë. Ai së bashku me Vilën dhe Milen përbënin treshen e sulmit durrsak, që gjatë kampionatit të kaluar vuri në vështirësi dhe skuadrat më të forta. Pas Vilës ai ishte golshënuesi i dytë më i mirë i Teutës, ndrësa shënoi tetë gola në kampionatin që sapo u mbyll. Sulmuesi 20 vjeçar është në vëmendjen e disa ekipeve të huaja, ndërsa mësohet që në ndeshjen e kombëtares Shpresa do të jenë tre menaxherë që do të ndjekin në stadium Hysën, por gjithashtu bëhet e ditur se sulmuesi është veçanërisht nën vëzhgimin e ekipit ukrainas Dinamo e Kievit, por edhe të dy skuadrave franceze.

- Hysa, mund të na tregoni diçka më shumë rreth lajmit, që mund të bëheni pjesë e Dinamo të Kievit?

- Ky klub ka disa kohë që është e interesuar për mua, madje në ndeshjen e 10 qershorit, menaxheri i kësaj skuadre ka bërë të ditur se do të vijë në stadium për të më parë më nga afër. Kështu që kam arsye dyfish për të bërë më të mirën, jo vetëm për të ndihmuar skuadrën, por edhe për të lënë përshtypje të mira tek menaxherët që do të më shohin në stadium. Do të ishte e hap i madh në karrierën time nëse do të realizohej ky kalim tek një skuadër me emër në arenën ndërkombëtare, siç është Dinamo e Kievit. Kjo është oferta më konkrete, ndërsa kanë treguar interes dhe disa klube në Francë.

- A keni mbështetjen dhe të klubit durrsak për këtë lëvizje jashtë vendit?

Besoj se nëse do të arrihet akordi për një lëvizje jashtë vendit, presidenti Hasanbelliu nuk do të bëhet pengesë. Ai gjithnjë na ka mbështetur, me qëllimin që të shprehim vlerat tona në fushë dhe se do të ishte i kënaqur për një karrierë dhe më të mirë jashtë vendit. Gjithsesi, nuk do të merrja asnjë hap pa u konsultuar dhe më të, sepse falë dhe Teutës unë kam dy sezone që luaj rregullisht dhe evidentohem në kategorinë superiore.

Një vit më parë ka qenë Tirana që kërkoi me insistim, që ju të riktheheshit tek bardheblutë. A keni sërish këtë sezon një ofertë nga ky ekip?

Ajo çka më intereson më shumë mua për momentin është që të luajë me një ekip jashtë vendit, nëse nuk realizohet kjo mundësi më pas do të vendos për ofertat që mund të vijnë nga ekipet këtu në Shqipëri. Gjithsesi, Teuta mbetet e para sepse nëse do të ruhej grupi aktual mua do të më pëlqente të vazhdoja të isha pjesë e këtij grupi, por ka ende kohë ndoshta në javët në vazhdim do të mësohet më shumë.

- Megjithëse me emra jo shumë të njohur, Teuta ka arritur të bëj një paraqitje të pëlqyeshme dhe të fitojë ndaj skuadrave më të forta…

- Ndoshta fakti që ne nuk kemi patur emra jo shumë të njohur na ka avantazhuar, pasi lojtarët janë vlerësuar të gjithë njëlloj nga trajneri Starova. Në formacion luante ai që punonte më shumë gjatë javës. Djemtë shkonin shumë mirë me njëri –tjetrin, teksa grupi kishte harmoni si në fushë dhe jashtë saj, gjë që na ndihmonte për të arritur rezultate. Një pjesë e skuadrës është shumë e re, kështuqë të gjithë punojnë shumë për t’u afirmuar dhe më tepër në kategorinë superiore. Ndoshta kundërshtarët na nënvlerësonin në fillim, por ne treguan se ishim një skuadër e fortë dhe që nuk kishim frikë asnjë skuadër.


 
bore.gif
Ne histori, Vorskla e shqiptarëve fiton Kupën në Ukrainë
line_430.gif


Armend Dallku e Debatik Curri luajtën gjatë gjithë takimit, ndërsa Januzi zëvendësoi në minutën e 70-të, pikërisht autorin e golit, Slachkon.
line_430.gif

20090531184356Curri-Dallku.jpg
line_430.gif

Debatik Curri, Armend Dallku e Ahmed Januzi shkruajtën emrin në “librin e artë” të historisë së Kupës në Ukrainë. Vorskla e tre shqiptarëve nga Kosova fitoi 1-0 në finalen e kupës, pikërisht ndaj Shakhtar Donetsk, fitueses së fundit të Kupës UEFA.

Njeriu-gol ishte sërish Vasil Sachko, ukrainasi që kishte shënuar edhe dy golat e fitores 2-0 në gjysmëfinalen kundër Metalist. Sachko realizoi në minutën e 51-të, ndërkohë që në të 57’, Fernandinjo i Shakhtar Dontesk u largua me karton të kuq.

Armend Dallku e Debatik Curri luajtën gjatë gjithë takimit, ndërsa Januzi zëvendësoi në minutën e 70-të, pikërisht autorin e golit, Slachkon.


 
Goli i 14-të, Salihi realizon ëndrrën
line_430.gif


Per “Gerd Mylerin” shqiptar, ky ishte goli i pestë radhazi në katër takimet e fundit, duke mbërritur kështu me një sinjal të mirë në gjirin e Kombëtares, në prag të ndeshjes me Portugalinë.
line_430.gif

20090531181103Salihifestongol.jpg
line_430.gif

14 gola, ashtu si numri i preferuar i tij. Hamdi Salihi shënoi një tjetër gol me vlerë në kampionatin austriak, pikërisht në fitoren 3-2 të SV Ried kundër Shturmit të Grazit, në javën e fundit të Bundesligës 1 (java 36).

Shturm kaloi dy herë në avantazh me anë të Haas (15’ e 68’), ndërsa Salihi shkurtoi diferencën në minutën e 70-të. Nacho (77’) e Drechsel (90’, me penallti) kompletuan përmbysjen dhe fitoren 3-2.

Kjo ishte fitorja e katërt rresht në Bundesligë, ndërkohë që për “Gerd Mylerin” shqiptar, Hamdi Salihin ishte goli i pestë radhazi në katër takimet e fundit, duke mbërritur kështu me një sinjal të mirë në gjirin e Kombëtares, në prag të ndeshjes me Portugalinë.

Salihi, i cili gjatë tri sezoneve me fanellën e Ried në 72 ndeshje shënoi 32 gola, përfshirë dhe këtë të sotmin, u shpall edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës: 14 gola në 28 ndeshje, ndërkohë që Nacho ka këtë tregues 14 gola në 32 ndeshje.

SV Ried u rendit në vendin e pestë, me po aq pikë së Shturm, nga 60, por duke mos kapur dot një vend në Ligën e Europës, për shkak të golaverazhit më të dobët se Shturmi: 68-45 (+23), Shturmi; 58-38 (+20 gola), SV Ried.

Në krahasim me renditjen e sezonit të kaluar (Salihi shënoi 13 gola), kur SV Rid e mbylli në vendin e shtatë, këtë sezon u ngjit në vendin e pestë.

Ried [3 - 2] Sturm Graz
15' [0 - 1] M. Haas
68' [0 - 2] M. Haas
70' [1 - 2] H. Salihi
77' [2 - 2] Nacho
90' [3 - 2] H. Drechsel (pen.)

Java 36, 31.05.2009
15:30 SV Ried - Sturm Graz 3:2 (0:1)
15:30 RB Salzburg - SCR Altach 1:4 (1:1)
15:30 Austria Ëien - SK Austria Kärnten 4:1 (0:1)
15:30 Kapfenberger SV - Rapid Ëien 0:4 (0:1)
15:30 SV Mattersburg - LASK Linz 3:1 (2:0)


Renditja
# Ekipi Nd F B H Gola +/- P
1 RB Salzburg 36 23 5 8 86:50 36 74
2 Rapid Ëien 36 21 7 8 89:43 46 70
3 Austria Ëien 36 17 11 8 59:46 13 62
4 Sturm Graz 36 17 9 10 68:45 23 60
5 SV Ried 36 17 9 10 58:38 20 60
6 SK Austria Kärnten 36 11 8 17 47:57 -10 41
7 LASK Linz 36 11 4 21 35:67 -32 37
8 Kapfenberger SV 36 10 6 20 48:81 -33 36
9 SV Mattersburg 36 8 9 19 42:71 -29 33
10 SCR Altach 36 8 6 22 56:90 -34 30

 
  1. cronaldo.bmp
    K.Ronaldo: Po nuk mundëm Shqipërinë, s’e meritojmë Botërorin



    Autori: editor
    Data: 01/06/2009
    Version Print












“Tri pikë, me çdo çmim”. “Kemi përballë një kundërshtar që di të mbrohet mjaft mirë”. “I kemi parasysh vështirësitë në Tiranë, por shpresojmë te suksesi”. “Një ndeshje e komplikuar”. Janë këtopërcaktimet e aktorëve kryesorë të kombëtares porugeze, që do të jetë mysafire e kuqezinjve në “Qemal Stafa”, më 6 qershor 2009, ku do të ndeshet me kombëtaren kuqezi. Sikurse dihet, kuqezinjtë tanë u kanë marrë luzitanëve brenda në fushën e tyre një barazim historic dhe heroic, me 10 lojtarë, në Braga, kështu që në radhët e të ashtuquajturës “Brazili i Europës” ka vend edhe për një hakmarrje. Vec kësaj, nevoja ulëritëse për pikët e plota në këtë ndeshje, e bën Portugalinë në një pozicion të detyruar për të synuar fitoren. Sepse, vetëm një fitore në Tiranë, mund t’i mbajë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në “Kupën e Botës 2010”. Gjë të cilën e dinë mjaft mirë lojtarët portugezë, por edhe trajneri i tyre, Kueiroz. Ndër ta, ylli i futbollit portugez dhe atij botëror, fituesi i “Topi i Artë 2008”, Kristiano Ronaldo, kapiten i luzitanëve, mendon se ka vetëm një rrugë, fitore në Tiranë, për të treguar se Portugalia është ekipi më i mirë i grupit. “Jemi në një pikë kyce, cka na e bën të detyrueshëm objektivin: duhet të fitojmë në Shqipëri dhe pastaj të mendojmë për pushimet. Nuk do ta kemi të lehtë, kuptohet, gjë që e provuam edhe në ndeshjen e parë në shtëpi, por ama, ne e dimë se nëse nuk fitojmë në Tiranë, nuk e meritojmë të shkojmë në Botëror. Shqipëria luan e lirshme, sepse nuk ka gjë për të humbur. Por, për një skuadër si Portugalia, me lojtarë elitarë nëpër botë, të jetosh nën presion është dicka krejt normale, sepse është pjesë e pandashme e futbollit. Unë jam i bindur se Portugalia, edhe pse ende nuk e kemi treguar forcën reale, është ekipi më i mirë në grup”.
Po kështu, një tjetër lojtar titular i luzitanëve, kapiteni i Sportingut të Lisbonës, Zhoao Mutinjo, shprehet optimist për ndeshjen e 6 qershorit në Tiranë, edhe pse, sikurse nënvizon në fjalën e tij, nuk e ka fshirë nga kujtesa barazimin e bardhë e dramatik në ndeshjen e parë, në Braga, kundër Shqipërisë. “Me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara në pesë ndeshje, situata është mjaft e komplikuar për ne. Duhet të gjejmë metodën e duhur për të mposhtur një kundërshtar që di të mbrohet mjaft mire, sidomos kur luan në shtëpi, para tifozëve të tij.”
Në prag të kësaj ndeshjeje delikate dhe tepër vendimtare për fatin e Portugalisë në finalet e Botërorit 2010, nuk mund të rrinte pa folur edhe Deko: “Ndeshje e komplikuar kjo në Tiranë. Kjo nuk diskutohet. Megjithatë, besojmë në forcat tona. Personalisht do të bëj më të mirën. Duhet të luajmë mirë, pasi në Tiranë nuk ka lejohet në asnjë mënyrë të dështojmë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, veçanërisht për faktin se ata luajnë në shtëpinë e tyre.”
E si për t’u vënë kapak deklaratave optimiste të portugezëve, sa i takon ndeshjes së 6 qershorit në Tiranë, me kuqezinjtë tanë, ka ardhur edhe deklarata e trajnerit Karlos Kueiroz. Tekniku i kombëtares portugeze lëshon ultimatumin: “Tri pikë, me çdo çmim”. Më tej, ai shton: “Ndeshja është shumë e rëndësishme, më shumë e vështirë sesa e parashikojnë disa, kjo edhe për shkak të ndryshmit të trajnerit nga ana e Shqipërisë. Ata kanë lojtarë të mirë dhe me eksperiencë ndërkombëtare dhe do të jenë shumë të motivuar, kjo dhe për shkak të ndryshimit të trajnerit. Megjithatë, ne kemi në ekip lojtarët e duhur për ta fituar takimin. Duhet të tregohemi të qetë dhe të kemi besim te grupi, për më tepër që luajmë futbollin më të bukur.
Ne pamë ndeshjen e tyre kundër Milanit, por është e vështirë të parashikojmë se çfarë mendon trajneri i tyre i ri. Një gjë është e rëndësishme, Shqipëria ka lojtarë të mirë. Lojtarët e tyre do të jenë shumë të motivuar.”
 
Zurück
Oben