Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Kombetarja

Nach Elbasan und Lushnja..ist auch der Traditionsverein Partizan Tirana nach den Playout spielen gegen Kastrioti aus der ersten Liga abgestiegen.

Hier ein Video.

YouTube - Superliga, Play-Out: Partizani - Kastrioti 0-1


Was dent ihr? Sollen solche Playoutspiele in Albanien stattfinden oder eher nicht. Ich habe sowass erwartet.
Und ab nächstes Jahr soll auch in der Kosovarischen Superliga dieses System mit den Playout spielen eingeführt werden.

Aufgestiegen ist Laci, Skenderbeu und Kastrioti.
 
Jahmir Hyka, lind opsioni Palermo
line_430.gif


“Zamparinit, i mësuar me lojtarët e rinj shqiptarë i lindi dhe ideja për t’i kërkuar Maincit këmbimin me, një lojtar 27-vjeçar, Ciaramitaron që luante prej gjashtë vjetësh te Palermo"
line_430.gif

20090605084931hykacopy.jpg
line_430.gif

Jahmir Hyka mund të jetë shumë shpejt pjesë e “kolonisë shqiptare” te Palermo, atje ku luan edhe portieri i Kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, por që zotëron edhe kartonët e Brian Filipit e Edgar Canit. Lajmin për Albania-sport.com e dha menaxheri i “Maradonës së Ballkanit”, agjenti i FIFA-s, Sokol Haxhia.

“Para tri ditësh isha një takim pune me presidentin e Palermos, Mauro Zamparini, për të diskutuar rreth së ardhmes së Brian Filipit, pasi Palermo zotëron gjysmën e kartonit të tij, pavarësisht se e ka huazuar atë te Ravena. Zamparini kishte ndjekur në televizion ndeshjen Shqipëri-Milan, dhe i kishte bërë përshtypje pikërisht lojtari që dha asistin e golit të tretë të Shqipërisë, - tha Haxhia përmes linjës telefonike.

“I thashë se quhej Jahmir Hyka, luan në Gjermani me Mainc 05, por nuk kishte gjetur pak hapësirë atje, por nga ana tjetër është një lojtar i menaxhuar prej meje.

“Zamparinit, i mësuar me lojtarët e rinj shqiptarë i lindi dhe ideja për t’i kërkuar Maincit këmbimin me, një lojtar 27-vjeçar, Ciaramitaron që luante prej gjashtë vjetësh te Palermo. Isha në Gjermani te Mainc 05, për të biseduar nga afër me menaxherin Stefan Hejdrish, për të gjetur edhe një zgjidhje për të dyja palët.

“Parimisht, ramë dakord, pavarësisht se atij fillimisht nuk i pëlqeu të bënte këmbimin, pasi Hykën atje e shohin si një lojtar të së ardhmes, e për të cilin kanë investuar shumë. Gjithsesi, edhe një skuadër zvicerane që merr pjesë këtë sezon në Ligën e Europës, interesohet për shërbimet e Hykës, por që Mainci kërkon që të jetë ajo që do t’i paguajë rrogën Hykës, që në fakt konsiderohet e lartë prej tyre, pasi Jahmiri paguhet te Mainci në një shumë goxha të konsiderueshme për moshën e tij”.

BOGDANI – Erjon Bogdani mund të largohet nga Kievo, dhe sinjalet e para vijnë nga Spanja. “Për Bogdanin ka disa oferta nga Spanja. Do të udhëtoj të dielën aty, ku do të diskutoj me dy-tri klube, ku midis tyre është dhe Espanjoli, një skuadër që e ka kërkuar edhe më parë”, -theksoi Haxhia.

LIKA- Në fokusin e Haxhisë ka qenë edhe mesfushori i Kombëtares, Gilman Lika, i cili luan në radhët e Haxhitepesë në Turqi. “Një opsion për të ishte Genclerbirligi, por për Likën ka edhe një ofertë e kënaqshme nga Azerbajxhani. Të mos harrojmë se atje luan edhe Admir Teli”, - tha Haxhia.

UKRAINA – Tre lojtarët titullarë të Tiranës, Andi Lila, Migen Memelli e Ansi Agolli, mund të luajnë në kampionatin ukrainas, atje ku luajnë edhe Dorian Bylykbashi, Ervin Bulku e Isli Hidi. “Oferta për ta kanë mbërritur në zyrën time dhe pas përfundimit të ndeshjeve me Kombëtaren do të flasim hollësisht me lojtarët e me drejtuesit e disa klubeve në Ukrainë”, - përfundoi Haxhia.

 
Klubet i kërkojnë FSHF-së: Superliga me 16 skuadra!



Autori: editor
Data: 04/06/2009
Version Print
12 klubet e kategorisë superiore të kampionatit që u mbyll, katër prej të cilave, në përfundim të tij, zbritën një kategori më poshtë, kanë unifikuar qëndrimin e tyre, sa i takon strukturës së kampionatit pauses. Përmes një kërkese zyrtare, të firmosur nga drejtuesit e të gjitha skuadrave në fjalë, i kërkohet Komitetit Ekzekutiv të FSHF‑së, si organi i vetëm adapt për këtë punë, që të ndryshojë struktura dhe numri i pjesëmarrësve në kampionatin e 71‑të kombëtar të futbollit, kategoria superiore. Më konkretisht, kërkohet në mënyrë unanime që superliga, edicionin e ri 2009-2010, me nga 12 skuadra që ishte deri tani, me tri faza, të bëhet me 16 pjesëmarrës, me dy faza, me ndeshje vajtje‑ardhje. Pra, kjo strukturë nënkupton mbetjen në superligë të katër skyadrave elitare që ranë një kategori më poshtë, në fund të kampionatit që u mbyll (Partizani, Bylis, Elbasani dhe Lushnja), shtoju këtyre edhe katër të tjerat, që u ngjitën nga kategoria e parë e edicionit të shkuar (Laçi, Skënderbeu, Gramozi dhe Kastrioti). Më poshtë do të japim të plotë tekstin e kërkesës së 12 drejtuesve të klubeve, drejtuar presidentit të FSHF‑së, Armand Duka, dhe Komitetit Ekzekutiv. Njëherazi, kujtojmë se rregullorja e aktivitetit, edhe për këtë problem, saktëson se struktura e kampionatit ndryshon një edicion më parë, që do të thotë se skema me 16 skuadra, e propozuar në kërkesën në fjalë, në bazë të rregullores, mund të hyjë në fuqi jo kampionatin e 71‑të kombëtar, që fillon në fund të gushtit të këtij viti, por në tjetrin, atë pasues, të 72-in, që fillon gushtin e vitit 2010. Megjithatë, mbetet për t’u parë si do të receptohet kjo kërkesë e të gjitha klubeve në unison, e qasur me rregulloren përkatëse. Gjithashtu, mbetet për t’u parë edhe reagimi i klubeve që kanë firmosur, nëse federata refuzon kërkesën e tyre, duke qenë se janë ato, aktorët realë të garës.
Ja teksti i plotë i kërkesës:
Të nderuar Zotërinj, anëtarë të komitetit Ekzekutiv të FSHF‑së! Me anë të kësaj kërkese i kërkojmë FSHF‑së që superliga shqiptare, në edicionin 2009‑2010, me nga 12 skuadra pjesëmarrëse, që është parashikuar, të përbëhet nga 16 të tilla. Skema që ne propozojmë për të bërë këtë ndryshim është si më poshtë: Në përfundim të kampionatit të 70‑të kombëtar të futbollit, asnjëra nga skuadrat e tij pjesëmarrëse të mos zbresin automatikisht një kategori më poshtë, por të shtohen edhe katër skuadrat e kategorisë së parë, të renditura në vendin e 1‑rë, të 2‑të, të 3‑të dhe të 4‑t, në kampionatin e fundit.
Në vijim po ju paraqesim edhe arsyet kryesore pse e kërkojmë këtë ndryshim:
1. Kampionati i superiores do ta ndiente shumë mungesën e skuadrave të tilla si Partizani, Elbasani e Lushnja, nëse në edicionin 2009‑2010 do të luanin në kategorinë e parë.
2. Me përmirësimin e infrastrukturës, në sajë të punës së FSHF‑së, nuk ka sens që qytetarë të qyteteve të tilla si Elbasani, Lushnja etj., të privohen për të parë elitën e futbollit shqiptar në stadiumet e tyre.
3. Skema me dy ndeshje, vajtje‑ardhje, krijon më shumë barazi mes skuadrave, se sa aktualja, me 3 ndeshje, ku fati i renditjes pas fazës së dytë luan një rol të rëndësishëm.

Në faksimilen shoqëruese më poshtë shikohen edhe personat dhe klubet që përfaqësojnë, që kanë kërkuar ndryshimin e struktuës së superligës në edicionin 2009-2010.

 
Früher war PArtizan gut aber Dinamo war immer besser...
$
dinamo war immer besser weill sie mehr geld zur verfügung hatten, partizan war eher so eingerichtet, eigene talente gross rausbringen und sie dann später zu verkaufen.. gute spieler konnte partizani nie halten...
bestes beispiel: ELIS BAKAJ, der ja seit dem winter bei dinamo spielt..


Für mich is partizani eines der besten vereine aus albanien, weill sie immer aus dass minimume dass maximume erreichten..

PARTIZANI 4EVER..

69.gif
 
Zuletzt bearbeitet:
Zurück
Oben