Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Kombetarja

7290.jpg

Saimir Ujkani është bashkuar me Kombëtaren A. Portieri i Palermos në Serinë A dhe Shpresave të Shqipërisë do të zëvendësojë Ilion Likën, i cili ka probleme me muskujt e barkut e portieri i Terek Grozny, bëri të ditur se nuk mund të marrë pjesë.

Tashmë, treshja e portierëve të thirrur për ndeshjet kundër Hungarisë e Portugalisë është Arjan Beqaj (Anorthosis, Qipro), Isli Hidi (Alki Larnaka, Qipro) e Saimir Ujkani (Palermo, Itali).
 
Nga stoli në fushë, Shqipëria me probleme

Tifozët e Kombëtares shqiptare ëndërrojnë që ekipi i tyre i zemrës të bëjë ndonjë mrekulli këtë edicion, sepse kuqezinjtë janë në krye, por ecuria e lojtarëve të përfaqësueses nuk aktivizohen rregullisht në klubet e tyre. Sikur të mos mjaftonte kjo, disa nga lojtarët kyç të Shqipërisë do të udhëtojnë drejt Hungarisë dhe Portugalisë pasi kanë kaluar dëmtime aspak të lehta. Një situatë e tillë, nuk ia lehtëson aspak punën trajnerit Han, por edhe vetë skuadrës për të marrë rezultate pozitive në dy ndeshjet e radhës më 11 dhe 14 tetor.
Rezervat
Erjon Bogdani, gjiganti i sulmit kuqezi që aktivizohet te Kievo, nuk luan rregullisht aty, madje deri tani nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje si titullar. Edmond Kapllani gjithashtu nuk ka arritur të fitojë një vend titullari te Karlsruhe, kjo për shkak edhe të një dëmtimi që pësoi disa javë më parë. Besart Berisha, sulmuesi tjetër i përfaqësueses, ka shënuar tre gola me Rozenborgun, por edhe ai është rezervë te skuadra norvegjeze. Jahmir Hyka, talenti i përfaqësueses shqiptare, i cili luajti si titullar në dy ndeshjet kundër Suedisë dhe Maltës, nuk ka luajtur në asnjë takim si titullar te skuadra e tij Mainc 05, madje edhe aktivizimi si zëvendësues ka qenë me pikatore nga tekniku i skuadrës gjermane. Kapiteni i kuqezinjve, Altin Lala, gjatë këtyre javëve ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar, madje edhe dje e ka nisur nga stoli ndeshjen ndaj Borusia Dortmundit. Skela, i cili është një nga lojtarët më të aktivizuar te Kotbusi, dje nuk është grumbulluar fare në ndeshjen kundër Hamburgut. Kristi Vangjeli, mbrojtësi i përfaqësueses, vazhdon të mos luajë te grekët e Arisit. Elis Bakaj i Partizanit është pezulluar nga klubi dhe nuk ka luajtur në dy javët e fundit. Elvin Beqiri gjithashtu, për shkak të problemeve fizike nuk është aktivizuar rregullisht te Vllaznia.
Dëmtimet
Më shqetësuesi është ai i Klodian Duros. Në dy ndeshjet e kaluara ishte një ndër futbollistët më në formë, por pësoi një dëmtim në ndeshjen e Kupës UEFA kundër Mançester Sitit dhe i ka munguar Omonia Nikosias në tre ndeshjet e fundit. Kapllani gjithashtu pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për më shumë se dy javë. Lorik Cana pësoi një dëmtim në gju dy javë më parë, i cili gjithsesi nuk rezultoi problematik. Hamdi Salihi mungoi javën e kaluar për shkak të një dëmtimi që pësoi, por konfirmoi se do të jetë në dispozicion të trajnerit për dy sfidat e radhës. Ndërkaq, Ilion Lika ka pësuar një dëmtim dje në skuadrën e tij dhe kjo e ka detyruar të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të përfaqësueses. Lojtarët kuqezi që kanë luajtur rregullisht gjatë kësaj periudhe janë Beqaj, Curri, Dallku, Cana dhe Salihi.
 
Traineri I kombetares shqiptare te futbollit Ari Han ka shpallur listen e lojtareve per dy ndeshjet e tetorit ndaj Hungarise dhe Portugalise. Traineri nuk ka bere ndryshime ne skuader, dhe ka preferuar te njejtet lojtare si ne ndeshjet ndaj Suedise dhe Maltes. Kjo eshte lista e plote e kombetares per dy ndeshjet e ardhshme:

Ne list nuk ndodhet asnje Befasi, traineri u kon duhet lojtar sie Parid Xhinani me thirr i cill ne Kampionatin Ukrainas 5 Golla se i ka shenua.


Portierë
Arjan Beqaj (Anorthosis)
Isli Hidi (Alqi)
Ilion Lika (Terek Grozni)

Mbrojtës
Armend Dallku (Vorskla)
Debatik Curri (Vorskla)
Kristi Vangjeli (Aris)
Elvin Beqiri (Vllaznia)
Admir Teli (Haxhetepe)
Andi Lila (Tirana)
Ansi Agolli (Tirana)
Endri Vrapi (Elbasani)

Mesfushorë
Lorik Cana (Marsejë)
Altin Lala (Hanover)
Ervin Skela (Kotbus)
Klodian Duro (Omonia)
Jahmir Hyka (Mainz 05)
Ervin Bulku (Krivbas)
Elis Bakaj (Partizani)
Besart Berisha (Rosenborg)

Sulmues
Erion Bogdani (Kievo)
Hamdi Salihi (Ried)
Edmond Kapllani (Karlsruhe)

KOMENT : Asnje surprize ne krahasim me grumbullimin e kaluar. Prisja ndonje risi si Gilman Lika, Xhevair Sukaj, Dorian Bylykbashi, Parid Xhihani (5 gola ne kampionatin Ukrainas) ... dhe pse jo Mergim Mavraj dhe Jurgen Gjasula ...

Per me thon te drejten Sukajn e kisha thirrur. Por edhe Dorian Bylykbashin. Nuk e kuptoj Haan ne do menyra fare. Per Paridin nuk kam njohuri fare per ate smundem me jep ndonje koment. Sa per Mavrajn dhe Gjasulen me duket ata kan treguar se nuk kan deshir te luajn per shqiperin. A mos gaboi ne ket mendim ???ß:confused:
 
Per me thon te drejten Sukajn e kisha thirrur. Por edhe Dorian Bylykbashin. Nuk e kuptoj Haan ne do menyra fare. Per Paridin nuk kam njohuri fare per ate smundem me jep ndonje koment. Sa per Mavrajn dhe Gjasulen me duket ata kan treguar se nuk kan deshir te luajn per shqiperin. A mos gaboi ne ket mendim ???ß:confused:
Ky Gjasula pu mban shpresa per me lujt per Gjermanin, dhe sa per Mavrajn aj e ka marr pasaporten Shqiptare dhe pastaj ka lujt per Gjermanin U21.

Bylykbashin ish kon duhet aj haan me thirr patjeter, sepse Doriani ne qdo jave lun teper mir per ekipin e vet ne Ukrain. Dhe Doriani esht Kapiteni Ekipit.

Sukaj: Ky um doket i duhet kombetares se U21 sepse ala esht i rij

Xhinani: Ne 9 Ndeshje ne Kampionatin Ukrainas Xhinani ka shenuar 5 Golla dhe e ka dhen 1 Assist.

Ne Momentin shum Sulmus te Kombetares gjinden shpesh her ne Stol te Ekipit e vet.

Kapllani: Lun 10-20 Minuta ne nje ndeshje te ksc
Bogdani: edhe ky lun shum pak ne serie a
Salihi: I vetmi sulmus i kombetares se se lujn prej minutes e pare.
Berisha: Edhe ky ka pak hapsir te ekipi.
 
Ky Gjasula pu mban shpresa per me lujt per Gjermanin, dhe sa per Mavrajn aj e ka marr pasaporten Shqiptare dhe pastaj ka lujt per Gjermanin U21.

Bylykbashin ish kon duhet aj haan me thirr patjeter, sepse Doriani ne qdo jave lun teper mir per ekipin e vet ne Ukrain. Dhe Doriani esht Kapiteni Ekipit.

Sukaj: Ky um doket i duhet kombetares se U21 sepse ala esht i rij

Xhinani: Ne 9 Ndeshje ne Kampionatin Ukrainas Xhinani ka shenuar 5 Golla dhe e ka dhen 1 Assist.

Ne Momentin shum Sulmus te Kombetares gjinden shpesh her ne Stol te Ekipit e vet.

Kapllani: Lun 10-20 Minuta ne nje ndeshje te ksc
Bogdani: edhe ky lun shum pak ne serie a
Salihi: I vetmi sulmus i kombetares se se lujn prej minutes e pare.
Berisha: Edhe ky ka pak hapsir te ekipi.



barem sjan te lodhur kur vin:mrgreen:
 
Han, "besnik" i skemës me një sulmues

Ari Han do t‘u qëndrojë "besnik" ideve të tij dhe në sfidën e së shtunës me Hungarinë pritet të luajë sërish me skemën me një sulmues të mirëfilltë. Për ndeshjen e orës 19:45 kundër formacionit të Ervin Kuman, 59-vjeçari do t‘i besojë skuadrës që deri më tani ka grumbulluar 4 pikë. Në portë do të jetë Arjan Beqaj, që me formën e treguar me qipriotët e Anorthosis është një siguri më shumë. Në mbrojtjen me katër lojtarë holandezi do të rreshtojë Armend Dallkun në të djathtë dhe Kristi Vangjelin në të majtë, ndërkohë partner i Debatik Currit në qendër do të jetë Lorik Cana ose Elvin Beqiri. Kjo do të varet nga rikuperimi dhe forma që do të ketë mbrojtësi shkodran në ditët në vazhdim. Në qendër të mesfushës në pozicione difensive do të jenë Altin Lala dhe Ervin Bulku (ose Lorik Cana, nëse nuk aktivizohet si mbrojtës), ndërsa përpara tyre regjia do t‘i besohet fantazisë së Ervin Skelës. Reparti me pesë futbollistë do të plotësohet nga Klodian Duro dhe Jahmir Hyka nga krahët. Sulmues i vetëm do të jetë Erjon Bogdani, që në Tiranë hapi serinë e golave në fitoren që kuqezinjtë arritën me Maltën. Ky rreshtim (i preferuar nga trajneri Han) shihet edhe si arma më efikase për të frenuar sulmet e shpejta nga krahët të hungarezëve. Vëmendje e veçantë do t‘i kushtohet mbulimit të dy lojtarëve më të mirë të kundërshtarëve, Tamas Hajnal (mesfushori me tipare sulmuese i Borusias së Dortmundit) dhe Szhabolks Huszhti (mesfushorit të krahut që luan te Hanoveri).
Aufstellung Ungarn

-----------Beqaj
Dallku--Curri--Beqiri(Cana)--Vangjeli
Lala--------Cana(Bulku)
Duro-------------------------Hyka
------------Skela------------------
-----------Bogdani

Beqiris Einsatz ist nicht sicher falls er nicht spielen kann, rückt Cana in die Verteidigung und Bulku auf die 6er Position.

Leider spielt der Trainer mal wieder mit nur einer Spitze
 
Shqipëria ngjitet 19 shkallë në FIFA
shqiperi-suedi.jpg
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një ngritje të konsiderueshme në renditjen e FIFA-s për muajin tetor. Në fakt, Shqipëria është ngjitur madje 19 shkallë dhe tashmë zë pozitën e 83-të, me 416 pikë. Ky përmirësim i pozitës në renditjen e FIFA-s ka ardhur duke iu falënderuar nismës së mbarë të kualifikimeve për Botërorin 2010, ku kuqezinjtë barazuan pa gola me Suedinë dhe mposhtën Maltën, 3:0. Kundërshtari i ardhshëm i kuqezinjve, Hungaria, ka humbur plotë 12 vende në renditjen e re të FIFA-s dhe tash zë pozitën e 62-të, derisa Portugalia, skuadër me të cilën Shqipëria do të përballet me 15 tetor, ka humbur një vend dhe tash zë pozitën e 10-të.
 
Zurück
Oben