Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Kombetarja

Mungesa e Salihit, gati e sigurt
Burime të sigurta pranë kampit kuqezi kanë bërë të ditur dje për “Sportin shqiptar”, se është gati e sigurt mungesa e sulmuesit Hamdi Salihi për ndeshjen me Hungarinë. “Sot (dje) Salihi zhvilloi përsëri stërvitje të diferencuar dhe pa top, në shoqërinë e fizioterapistit Stijn Vandebruke. Duket shumë i vështirë riaftësimi i tij për të shtunën,”- tregojnë burime pranë stafit teknik të kombëtares. Kujtojmë që sulmuesi 24-vjeçar u dëmtua rëndë në kavilje gjatë stërvitjes me ekipin e tij, Ried.
——————————-
Stërvitja, lojtarët shumë të angazhuar
Kombëtarja ka zhvilluar vetëm një seancë dje, në orën 17:00 në qendrën sportive të Vecsezit. Sipas informacioneve, fillimisht trajneri Ari Han praktikoi kuadrate dhe ushtrime shpejtësie, ndërsa për seanca u mbyll me një lojë në dy gjysmëfushat, ku lojtarët u ndanë në katër skuadra. Kuqezinjtë ishin shumë të anagazhuar, ashtu si vetë trajneri Ari Han dhe ndihmësi i ri i tij, Vim Surbier. Ndërkohë, sipas programit, sot kombëtarja do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin “Ferenc Pushkash”, ndërsa paradite analizë.
———————————
Kuqezinjtë, pasdite shëtitje në Budapest
Trajneri i kombëtares, Ari Han, kishte programuar për kuqezinjtë pushim paraditen e djeshme. Futbollistët, këtë moment e shfrytëzuan për të shëtitur në qendrën e kryeqytetit hungarez, Budapest, ku kishin se çfarë të shikonin. Mësohet se ata janë ndalur shpesh nga tifozë shqiptarë, të cilët banojnë në Hungari.
Edhe gjatë pushimit në hollin e hotelit, kuqezinjtë janë vizituar shpesh nga emigrantë shqiptarë, të ardhur enkas nga Gjermania dhe Austria.
———————————–
Ndeshja, priten rreth 1000 tifozë kuqezinj
Sipas mediave hungareze, në stadiumin “Ferenc Pushkash” pritet të jenë të pranishëm rreth 1000 tifozë shqiptarë, përveç atyre të komunitetit shqiptar në Hungari, me prejardhje kryesisht nga Kosova. Mësohet gjithashtu se do të vijë një fluks i madh shqiptarësh edhe nga shtetet përreth Hungarisë, sidomos nga Gjermania, Austria, Sllovenia dhe Kroacia. Ndërkohë, Federata Hungareze e Futbollit bëri të ditur këto ditë se ato pak bileta të ngelura do të shiten me çmim më të ulët, teksa kërkesat kanë qenë të shumta.
 
[h2]Duro: Hungarisë do t’i tregojmë “dhëmbët”[/h2]
Mesfushori kuqezi ka lënë pas dëmtimin dhe tani mendon se Shqipëria ka shanse për një rezultat historik të shtunën
Dëmtimi i përket së shkuarës për mesfushorin Klodian Duro. I kthyer në njeriun-gol të Omonias, futbollisti 31-vjeçar tani kërkon të bëjë të pamundurën për kombëtaren, në përballjen e radhës eliminatore me Hungarinë. “Isha i sigurt në riaftësimin tim. Nuk mund të humbisja ndeshjen me Hungarinë,”- tregon Duro në linjë telefonike nga Budapesti. Ashtu si kuqezinjtë e tjerë, edhe mesfushori është tepër optimist për këtë sfidë, ku, sipas tij, është momenti që Shqipëria të tregojë “dhëmbët”. Për këtë, gjendjen e ekipit, kundërshtarin, por jo vetëm, Klodian Duro shprehet në intervistën e dhënë dje për “Sportin shqiptar”:
- Klodi, së pari, si ju duket gjendja e ekipit në prag të ndeshjes? - Eshtë një gjendje shumë e mirë, ku përveç kësaj ka edhe një optimizëm të madh nga të gjithë ne. Ekipi duket në formë dhe i gatshëm për të bërë më të mirën.
- Dëmtimi që pësuat në ndeshjen me Mançester Sitin, duket i kaluar, apo jo?
- Natyrisht që po. Ishte problemi i gjurit dhe nuk duhet të rrezikoja, por për fat të mirë u riaftësova në kohë. Klubi nuk kishte dëshirë që unë të rrezikoja, por kombëtarja është shumë e rëndësishme dhe unë nuk mund të humbisja ndeshjen me Hungarinë. Fola edhe me presidentin e Omonias dhe ai më mirëkuptoi, por natyrisht dihet që secili shikon interesat e veta dhe klubi do që unë të jem sa më mirë.
- E shtuna erdhi. Cili është komenti juaj për Hungarinë?
- Pas një fillimi të mirë, tani duhet vazhdimësi. Me Hungarinë duhet të bëjmë lojën që zhvilluam ndaj Suedisë. I kemi forcat për të treguar se kush jemi përballë kësaj Hungarie. Por duhet të jemi shumë të përqendruar në lojë. Hungaria ka disa individualitete të mira, që mund ta zgjidhin ndeshjen, por nëse ne bëjmë lojën tonë, natyrisht që do të marrim një rezultat pozitiv. Edhe Suedia kishte Ibrahimoviçin, por ngeci në Tiranë.
- Atëherë, si duhet t’u kundërviheni hungarezëve?
- Do ta mundim me lojën tonë të grupit, për t’i treguar këtij ekipi se sa të fortë jemi kur luajmë të disiplinuar. E kemi treguar disa herë këtë, edhe ndaj ekipeve nmë të forta, por edhe të shtunën kam shumë besim se do të arrijmë një rezultat historik. Eshtë momenti më i mirë për ta bërë këtë dhe jam i bindur se do ta realizojmë.
- Çfarë ju ka kërkuar Ari Han në prag të sfidës?
- Që të kemi besimte forcat tona, pasi edhe ai ka shumë besim te ne. Duhet të luajmë pa frikë, pasi i kemi të gjitha mundësitë për ta mposhtur këtë kundërshtar. Trajneri na ka kërkuar që të jemi shumë të përqendruar gjatë lojës dhe të kontrollojmë mirë kundërshtarin tonë personal, pra mos të lëmë hapësira.
- Ka ndikuar kryesimi i grupit për moralin e ekipit?
- Natyrisht që ka ndikuar pozitivisht. Por nga ana tjetër, ne duhet të jemi dyfish të përgatitur, pasi kundërshtari të shikon ndryshe, edhe pse shumëkush mund të mendojë që ky është një vend i përkohshëm. Gjithsesi, mendoj se Hungaria do të na vlerësojë shumë dhe duhet të japim gjithçka. Nuk e kemi luksin për t’u treguar euforikë, edhe pse shpresojmë shumë që ky pozicion që kemi, të zgjasë sa më shumë.
 
Carvalho do te jet dhimbja me e madhe per portugeset, se sa per deco, maniche dhe simao, kajn kte portugeset boll lojtar per mi zavensu.

Ungaria: ne Ungari jan 2 Lojtar qe ne kohen e fundit ken lujt teper mir per ekipet e vet ne Bundesliga, ata jan Tamasz Hajnal per dortmundun dhe Szabol Hustzi per Hannover 96. Une pe veti ju frigona ketinve 2 Lojtarve mas teper. Sepse te dyte jan Mesfushur Ofensiv.


Kofshin tkonzentrum si me Suedin skan me na bo kta shum Probleme;)
Ibrahimovicin e kena ndal ani kta..spi ndalim:mrgreen:
 
Fußball-WM-Qualifikation Gruppe 1: Auslangslage vor dem Wochenende
Ausgangssituation in den neun Gruppen der europäischen Fußball-WM-Qualifikation für die Endrunde in Südafrika 2010 vor den Spielen am Samstag.

Der sensationelle Tabellenführer Albanien (4 Punkte) will seine Spitzenposition mit einem Erfolg bei den schwächelnden Ungarn in Budapest verteidigen. Teamchef und Ex-Austria-Coach Arie Haan nominierte das selbe 22-Mann-Aufgebot wie bei den Spielen gegen Schweden (0:0) und Malta (3:0), darunter auch Ried-Stürmer Hamdi Salihi. Der 24-Jährige trifft auch auf den ungarischen Salzburg-Verteidiger Laszlo Bodnar, der mit seinen fünftplatzierten Teamkollegen nach dem mäßigen Start (1) zum Siegen verdammt ist. Im Topspiel treffen die noch ungeschlagenen aber stark ersatzgeschwächten Schweden (4) in Stockholm auf Portugal (3). Bei den von Carlos Queiroz betreuten Portugiesen, die die bittere 2:3-Last-Minute-Heimschlappe gegen Dänemark (4/in Kopenhagen gegen Schlusslicht Malta) vergessen machen wollen, gibt Cristiano Ronaldo nach seiner Fußgelenksoperation ein Comeback.
 
Mungesa e Salihit, gati e sigurt
Burime të sigurta pranë kampit kuqezi kanë bërë të ditur dje për “Sportin shqiptar”, se është gati e sigurt mungesa e sulmuesit Hamdi Salihi për ndeshjen me Hungarinë. “Sot (dje) Salihi zhvilloi përsëri stërvitje të diferencuar dhe pa top, në shoqërinë e fizioterapistit Stijn Vandebruke. Duket shumë i vështirë riaftësimi i tij për të shtunën,”- tregojnë burime pranë stafit teknik të kombëtares. Kujtojmë që sulmuesi 24-vjeçar u dëmtua rëndë në kavilje gjatë stërvitjes me ekipin e tij, Ried.
——————————-
Stërvitja, lojtarët shumë të angazhuar
Kombëtarja ka zhvilluar vetëm një seancë dje, në orën 17:00 në qendrën sportive të Vecsezit. Sipas informacioneve, fillimisht trajneri Ari Han praktikoi kuadrate dhe ushtrime shpejtësie, ndërsa për seanca u mbyll me një lojë në dy gjysmëfushat, ku lojtarët u ndanë në katër skuadra. Kuqezinjtë ishin shumë të anagazhuar, ashtu si vetë trajneri Ari Han dhe ndihmësi i ri i tij, Vim Surbier. Ndërkohë, sipas programit, sot kombëtarja do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin “Ferenc Pushkash”, ndërsa paradite analizë.
———————————
Kuqezinjtë, pasdite shëtitje në Budapest
Trajneri i kombëtares, Ari Han, kishte programuar për kuqezinjtë pushim paraditen e djeshme. Futbollistët, këtë moment e shfrytëzuan për të shëtitur në qendrën e kryeqytetit hungarez, Budapest, ku kishin se çfarë të shikonin. Mësohet se ata janë ndalur shpesh nga tifozë shqiptarë, të cilët banojnë në Hungari.
Edhe gjatë pushimit në hollin e hotelit, kuqezinjtë janë vizituar shpesh nga emigrantë shqiptarë, të ardhur enkas nga Gjermania dhe Austria.
———————————–
Ndeshja, priten rreth 1000 tifozë kuqezinj
Sipas mediave hungareze, në stadiumin “Ferenc Pushkash” pritet të jenë të pranishëm rreth 1000 tifozë shqiptarë, përveç atyre të komunitetit shqiptar në Hungari, me prejardhje kryesisht nga Kosova. Mësohet gjithashtu se do të vijë një fluks i madh shqiptarësh edhe nga shtetet përreth Hungarisë, sidomos nga Gjermania, Austria, Sllovenia dhe Kroacia. Ndërkohë, Federata Hungareze e Futbollit bëri të ditur këto ditë se ato pak bileta të ngelura do të shiten me çmim më të ulët, teksa kërkesat kanë qenë të shumta.


Kapllani , Berisha she Bogdani jan per mu ma kualtativ se Salihi.

Kshtu qe sosht problem i madh:cool:
 
Zurück
Oben