- Çudia” e Hanit, ndaj Portugalisë me dy sulmues kuqezinj
- Ndodh edhe kështu. Trajneri i kombëtares shqiptare, Ari Han, nga ndeshja e parë zyrtare me kuqezinjtë, ajo me Suedinë, deri te ndeshja e së mërkurës me Portugalinë, ka ndryshuar mendim disa herë, madje deri në 360 gradë. Nuk e kemi fjalën për deklarimet, sepse ato janë të pranueshme, por edhe për skemat e lojës. Më konkretisht, atë që nuk e bëri ndaj Maltës së dobët e gati amatore, duke luajtur me një sulmues, trajneri Ari Han do ta bëjë ndaj Portugalisë prestigjioze në futbollin ndërkombëtar, ndaj Kristiano Ronaldos me shokë. Burime të sigurta pranë stafit kuqezi në Bragë të Portugalisë kanë pohuar për “Sporti shqiptar online” se trajneri Ari Han e ka ndarë mendjen përfundimisht, do të luajë me dy sulmues ndal luzitanëve, ndërkohë që dilema e tij mbetet emri i shoqëruesit të Erion Bogdanit. Një ndryshim i tillë duket se përbën një “rikthim” pas të Hanit, në metodën e lojës së paraardhësit të tij, Oto Baric, i cili, c’është e vërteta, duhet thënë se ka befasuar mjaft herë me skemat e tij të lojës, por edhe me zgjedhjet e lojtarëve, duke shpërfaqur ndeshje mjaft dinjitoze, sidomos dy herë ndaj Holandës dhe dy herë ndaj Bullgarisë. Duhet të informojmë lexuesit tanë se përfundimisht, Hamdi Salihi nuk do të jetë pjesë e kombëtares kuqezi as për ndeshjen me Portugalinë, pasi nuk ka arritur të rikuperohet. Në dyshim janë Hyka dhe Vangjeli, por për këta dy të fundit, stafi mjekësor kuqezi jep shpresa. Sa i takon sulmit, më shumë shanse për të qenë partneri i Bogdanit ka Berisha, ndërkohë që në balotazh me të është edhe Kapllani. Në repartin difensiv të kombëtares pritet të luajnë këta lojtarë: në të djathtë, nëse rikuperohet, Kristi Vangjeli, Debatik Curri dhe Elvin Beqiri në qendër, ndrësa në të majtë Ansi Agolli, Mesfusha pritet të përbëhet nga këta lojtarë: Lorik Cana, Altin Lala, Klodian Duro, Ervin Skela. Në mënyrë zyrtare, formacioni do të fiksohet sot, pas stërvitjes së fundit në stadiumin ku do të luhet ndeshja, e cila do të kryhet në orën 20.00. Ndërkohë, mësohet se për aktivizimin e Berishës është shprehur pro edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, gjë e cila, sipas të gjitha gjasave, por edhe nisur nga fakti se Hani kërkon t’i prishë lojën Portugalisë, kosovari do ta nisë krah Bogdanit ndeshjen me luzitanët.
Taci Oil Cup
FK Tirana-AC Milan 2-1 (1-0)
Tore: Xhafaj,Muzaka,-Ronaldinho
Zuschauer: 18.000
- Çudia” e Hanit, ndaj Portugalisë me dy sulmues kuqezinj
Wäre gegen Ungarn auch besser gewesen mit 2 Stürmern.
Jo finde ich auch, ausserdem wäre es fürs Publikum auch viel viel spannender.Wäre gegen Ungarn auch besser gewesen mit 2 Stürmern.
o mann echt entäuschend diese versager immer bringen sie deise hoffnung mit und das -.- 0:2 gegen ungarn omg ich hoffe deswegen weil junge spieler nicht genommen werde, dass sie eine deftige klatsche von den portoguiesen erhalten sie nehmen auch keine bessern spieler die jünger und etc sind sonder lala den zigo was ist mit diesem sadrijaj von dortmund!
Folge dem Video um zu sehen, wie unsere Website als Web-App auf dem Startbildschirm installiert werden kann.
Anmerkung: Diese Funktion ist in einigen Browsern möglicherweise nicht verfügbar.
Wir verwenden essentielle Cookies, damit diese Website funktioniert, und optionale Cookies, um den Komfort bei der Nutzung zu verbessern.
Siehe weitere Informationen und konfiguriere deine Einstellungen