Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Kombetarja

[h1]Vorschau Gruppe 1[/h1]
[h2]In der WM-Qualifikationsgruppe 1 peilen die Portugiesen nach der 2:3-Heimpleite gegen Dänemark bei ihren Fans Wiedergutmachung an. Diese ist bitter nötig, denn auch am vergangenen Wochenende kam die portugiesische Nationalmannschaft nicht über ein mageres 0:0-Remis in Schweden hinaus. Im Tabellenkeller trifft Malta auf Ungarn.[/h2]
177_thumb.jpg


(sh) Lissabon. In Gruppe 1 der europäischen WM-Qualifikation müssen die Portugiesen nach der 2:3-Heimniederlage gegen Dänemark bei ihren Fans Wiedergutmachung betreiben. Vor heimischem Publikum gab die portugiesische Nationalmannschaft in den Schlusssekunden noch eine 2:1-Führung aus der Hand und ging am Ende als Verlierer vom Platz.
Heimvorteil und Wiedergutmachung
Der erneute Heimvorteil gegen Albanien soll bei der Mission „drei Punkte" helfen. Am vergangenem Wochenende konnten die Portugiesen in Schweden ebenfalls nicht überzeugten und durften nach einem mageren 0:0-Remis erneut nicht jubeln. Am vierten Spieltag würde Portugal im Falle eines Sieges die Tabellenspitze mit insgesamt sieben Punkten übernehmen. Im Moment befinden sich die Dänen auf der Pole-Position in der Gruppe 1, doch die Nation von Trainer Morten Olsen hat in dieser Woche spielfrei.
Duell der Punktgleichen
Vier Punkte hatten die Albaner vor dem dritten Spieltag auf dem Konto und durften sich als Tabellenführer bezeichnen. 90 Minuten später sah die Situation anders aus: 0:2-Niederlage in Ungarn und nur dessen Trainer Erwin Koeman und seine Mannschaft durften jubeln. Im Spiel gegen Portugal tritt Albanien punktgleich auf der iberischen Halbinsel an, für beide Teams sicherlich ein richtungsweisendes Spiel.
 
  1. [h2]Skela: Mundëm veten, nuk fitoi kundërshtari[/h2]

Autori: Lorik from Balkanforum
Data: 15/10/2008
Version Print
  1. “Për të marrë një rezultat pozitiv me Portugalinë duhet të jemi të gjithë në formë dhe Zoti të punojë për ne”
Të gjithë e kanë ndjerë shumë humbjen e fundit me Hungarinë, por jo sa Ervin Skela. Vlonjati dallohej lehtë pas ndeshjes. Tejet i mërzitur, ai dukej sikur po shfrynte me veten. I pafat gjatë pjesë së parë, ku goditi edhe shtyllën.
Gjatë udhëtimit për në Portugali, mesfushori kuqezi gjeti momentin për të dhënë disa mendime mjaft realiste për ekipin kombëtar. “E keqja jonë është se shikojmë çfarë kemi bërë në ndeshjet e kaluara. Kjo na ka dëmtuar, pasi nuk jemi përqëndruar totalisht tek ajo çfarë kemi përpara. Eshtë vërtet gjynah për mënyrën se si u humb ndeshja me Hungarinë. Të shtunën nuk na mundi një kundërshtar, i cili na vuri në vështirësi dhe e dominoi lojën. Kemi mundur veten tonë.
Ekipi pësoi gol në një moment kur nuk e priste. Pastaj, edhe fati nuk ishte me ne, si në rastin e shtyllës sime apo të Agollit,” pohon fantazisti, që i jep të drejt Erion Bogdanit. Sulmuesi u ankua, për shkak se nuk mori asnjë krosim nga krahët. Për këtë Skela thotë: “Sulmi nuk furnziohet me topa nga krahët. Loja nga krahët thuajse na mungon. Duhet të jemi realistë: me çdo kundërshtar do ta kemi të vështirë.
Edhe me Maltën përsëri vështirë do ta kemi. Vetëm të bashkuar mund t’ia arrijmë.” Skela nuk dëshiron të zgjatet për ndeshjen e nesërme ndaj Portugalisë. “Për të marrë një rezultat pozitiv, e aq më tepër ndaj një ekipi si Portugalia, duhet të jemi të gjithë në formë dhe atë ditë, Zoti të jetë me ne,” përfundon mesfushori 31 vjecar, që ishte ndër më të mirët në ndeshjen me Hungarinë.

——————————
Salihi i pafat, këmba nuk e lë të luajë
Kur të gjithë në kampin kuqezi shpresonin se sulmuesi Hamdi Salihi do të riaftësohej, gjithçka u kthye në disfavor. Pas dy ditë stërvitjesh me grupin, shkodrani thuajse e ka të pamundur për t’u aktivizuar me Portugalinë. Në seancës e së hënës ai e dëmtoi përsëri kaviljen, teksa edhe dje e kishte të fryrë. “Jam shumë i mërzitur, pasi të paktën shpresoja të aktivizohesha me Portugalinë,” deklaroi sulmuesi për “Sportin shqiptar”. Stafi mjekësor i kombëtares bëri të pamundurën, por as terapitë intensive nuk bënë efekt.
———————————
Trajneri, biseda me Canën për ndeshjen
Holandezi i kuqezinjve, Ari Han, gjatë këtyre dy ditëve në hotel “De Guimares” është parë gjithnjë me letra në duar. Dje, para drekimit, trajneri kuqezi ka thirrur mesfushorin Lorik Cana, teksa ka biseduar gjatë me të për mënyrën e lojës që do të praktikojë ndaj Portugalisë. Hani e ka bërë shpesh këtë, edhe me Lalën apo Skelën, si futbollistët bazë të ekipit. Këta të fundit, nisur edhe nga përvoja më e madhe, kanë për detyrë që të mbajnë gjithnjë të organizuar lojën e kuqezinjve.
 
  1. [h2]Një Shqipëri ndryshe ndaj Portugalisë[/h2]


  2. Autori: Jorgis Memo
    Data: 15/10/2008
    Version Print
  1. Shqipëria: Beqaj, Vangjeli, Beqiri, Curri, Agolli, Bulku, Lala, Cana, Duro (Berisha), Skela, Bogdani.
Formacioni: Bulku e nis nga fillimi, ndërsa Duro Berisha janë në balotazh për një vend. Vangjeli spostohet në të djathtë
Humbja me Hungarinë ka detyruar trajnerin Ari Han të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen e radhës, që luhet sot me Portugalinë, në orën 21:45. Që nga minuta e parë do ta luajë Ervin Bulku, i cili do të pozicionohet në qendrën e mesfushës, bashkë me Lalën dhe Canën. Pas dëmtimit, Kristi Vangjeli do të jetë titullar, kur ndaj luzitanëve pritet të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes. Skema që do të përdorë sot trajneri kuqezi është 4 1 3 2, me Lalën para mbrojtjes.
Ndërkohë, i vetmi dyshim për sot, është nëse do të jetë Duro titullar apo Berisha. Në stërvitjen e fundit, që kombëtarja zhvilloi dje në 20:00 (me orën lokale të Portugalisë) në stadiumin “Aksa” të Bragës, Berisha dhe Duro ishin lënë me rezervat. Duhet thënë se kuqezinjtë u befasuan nga stadiumi Bragës, i cili nuk ka tribuna anësore. Në të djathtë të anësoreve ka një shkëmb, ndërsa në të majtë një kodër.
Seanca e djeshme ishte e lehtë, ku në fillim lojtarët kryen disa ushtrime me topin dhe në fund një lojë në gjysmëfushë. Me grupin u stërvit edhe Hamdi Salihi, por për shkodranin e dëmtuar, maksimumi është qëndrimi në stol. Nëse ekipi do të ketë nevojë për shërbimet e tij, trajneri Han pritet t’i rezervojë disa minuta, edhe pse kavilja e tij ende nuk mund të thuhet se është riaftësuar. Pas seancës së fundit, trajneri Ari Han konfirmoi zyrtarisht për “Sportin shqiptar” ndryshimet që do të bëjë.

———————————–
Kombëtarja zgjohet vonë dhe fillon të mendojë për Portugalinë, edhe pse humbja me Hungarinë diskutohet ende
“Yjet” portugezë vënë në lëvizje kuqezinjtë

Zgjimi i djeshëm ka qenë më i vonë se kurrë, nisur edhe nga fakti që paradite kuqezinjtë nuk kishin asnjë obligim, sepse stërvitja e vetme do të zhvillohej në mbrëmje. Vaktin e mëngjesit e frekuenton vetëm Edmond Kapllani, Ervin Bulku dhe më pas Arjan Beqaj. Për dy të parët zgjimi i herët është bërë rutinë. “Jemi profesionistë, flemë herët, zgjohemi herët,” tregojnë ata.
Ethet përpara sfidës me Portugalinë kanë filluar, por kuqezinjtë vazhdojnë të mos e heqin mendjen nga humbja e fundit me Hungarinë, e cila vërtet ka djegur shumë. Megjithatë, “yjet” që ka në përbërje skuadra luzitane, nuk ka se si të mos bëhen objekt bisede. “Të gjithë thonë Ronaldo, Ronaldo, por ne duhet t’i ruhemi shumë sulmuesit Dani. E njoh shumë mirë lojën e tij.
Eshtë shumë i rrezikshëm, sidomos në dyluftimet në ajër,” pohon mbrojtësi Debatik Curri, pasi informohet nëpërmjet shtypit, se Portugalia në sulm do të luajë me Danin dhe Nuno Gomesin. “Edhe ndaj Gomesit duhet të kemi shumë kujdes. Ai e njeh shumë mirë portën,” thotë portieri Isli Hidi. Diskutimi vazhdon, ndërkohë që me ardhjen në tavolinë të Ansi Agollit, kuqezinjtë fillojnë ngacmimet ndaj mesfushorit të majtë. “Do të mbulosh Ronaldon nesër (sot),” i thotë Bulku. I qetë dhe pa shumë llafe, Agolli shprehet: “Nuk kam frikë nga emrat dhe nuk kam pse impresionohem. Do të bëj më të mirën time për ta ndalur.”
Shtypi vendës ka bërë të ditur se Kristiano Ronaldo do të luajë në krahun e djathtë dhe kësisoj kundërshtar direkt do të ketë Agollin. Shoku i tij te bardheblutë, Ervin Bulku, vazhdon ta thumbojë: “Mendo çfarë dueli do të jetë. Plus kësaj kanë të numrat 7.”
Rreth orës 11:00 pak nga pak, futbollistët pothuajse i sheh të gjithë në hollin e hotelit “De Guimares”. Kapiteni Altin Lala nis të thumbojë Kapllanin, ndërkohë që kapet edhe me Hamdi Salihin, i cili mundohet të heqë mendjen nga dëmtimi. “Të është bërë këmba si vezë,” i thotë Kapllani Salihit. Ndërkohë, në tavolinën në krah Bogdani dhe Duro janë të heshtur.
Gjumi nuk u ka dalë akoma dhe kanë nevojë për një kafe. Biseda vazhdon për tema nga më të ndryshmet, teksa një moment pjesë e saj bëhet edhe presidenti i FSHF së, Armand Duka. Ajo që të bën përshtypje, është fakti që lojtarët janë shumë të interesuar për atë se çfarë kanë shkruar gazetat sportive. Komentet e tyre janë nga më të ndryshmet, por gjithsesi në fund ata mundohen ta kuptojnë edhe misionin e medias. Ora po shkon 12:00 dhe restorani është gati për të pritur lojtarët.
Nga ana tjetër, trajneri Ari Han bëhet gati për konferencën për shtyp. Lojtarët nisin të flasin për Portugalinë, ndërkohë që ka edhe nga ata që janë të shqetësuar. “Nuk jam mirë ende, të shohim se çfarë do të bëj në stërvitjen e fundit,” shprehet i mërzitur Kristi Vangjeli.
Pak nga pak, kuqezinjtë shpërndahen nëpër dhoma, duke ndalur kështu muhabetet e gjata për ndeshjen. “Tani na ngelet të shpresojmë. Me kundërshtarët e fortë e kemi treguar veten.” Eshtë mendimi i kapitenit Altin Lala, por edhe i shumicës së futbollistëve, të cilët shpresojnë se me Portugalinë do të jetë një ndeshje krejt tjetër, ku në fund do të ishte historike nëse arrihej qoftë edhe një pikë.
 



  1. 15.jpg
    Hani zyrtarizon formacionin: Klodian Duro me Bogdanin në sulm
Ari Han ndryshon sërish mendje dhe si pasojë e kësaj, ka ndryshuar edhe skemën e lojës për ndeshjen e mbrëmjes me Portugalinë. Bashkë me skemën, kanë ndryshuar edhe pozicionet e lojtarëve. Kështu, Lorik Cana do të kalojë në mbrojtje, Debatik Curri kalon si mbrojtës i majtë, Kristi Vangjeli do të zërë vend si mbrojtës i djathtë, ndërkohë që kapiteni Altin Lala do të luajë para mbrojtjes. Në qendër të mbrotjes kuqezi do të luajë Elvin Beqiri dhe Lorik Cana. Në mesfushë do të aktivizohen këta lojtarë: Ervin Bulku, Ervin Skela dhe Ansi Agolli. Dyshja e sulmit ka sërish ndryshim, me Bogdanin titular të parë dhe Klodian Duron partner të tij. Kësisoji, Besart Berisha do ta nisë ndeshjen sërish nga stoli. Duhet thënë se atmosfera në kampin kuqezi, para ndeshjes me luzitanët, është pothuajse optimiste. Me këtë skemë loje dhe këta lojtarë, trajneri Ari Han kërkon t’i prishë lojën Portugalisë.






http://www.seomoz.org/images/upload/simpsons_nelson_haha2.jpg
 
Zurück
Oben