Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Kombetarja

Des Spiel zwischen Prishtina und Dinamo ging 1-1 aus.

In der ersten Hälfte waren es um die 15 000 Zuschauer!! Was man in der 2 hälfte nicht mehr sagen konnte:tongue3:

Tore: 0-1 Ruben 64, 1-1 Ademi 75
 
Zuletzt bearbeitet:
Hamdi Salihi (25 vjeç, 182 cm) gjatë karrierës së tij futbollistike ka luajtur për Vllazninë (53 ndeshje, 30 gola), Panionos, Greqi (6 ndeshje, asnjë gol), Tiranën (52 ndeshje, 42 gola). Me SV Ried, ku luan nga janari i vitit 2007, Salihi ka realizuar 22 gola në 62 ndeshje. Vlera e kartonit të Hamdi Salihit është 750 mijë euro. Salihi ka një kontratë me SV Ried, qe skadon në vitin 2010.
line_430.gif

20090220154305HamdiSalihiSparta.jpg
line_430.gif

Sparta e Pragës interesohet zyrtarisht për të marrë shërbimet e Hamdi Salihi, edhe pse sulmuesi i SV Riedit në kampionatin austriak ka zhvilluar një kampionat mesatar gjatë këtij sezoni.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare vlerësohet shumë për nuhatjen e tij për gol në ambientet futbollistike austriake dhe sipas faqes sportive Laola1.net, Sparta e Pragës e ka ndjekur prej disa kohësh me interes Salihin.

Gjithsesi, drejtuesit e klubit të Bundesligës 1 austriake janë shprehur nuk dëshirojnë ta shesin shqiptarin.

“Është e qartë, që ne mund ta lejojmë atë përpara skadimit të periudhës të transferimeve (në Çeki), vetëm nëse oferta do të jetë në kufijtë e kënaqshëm financiarë”, - tha menaxheri i SV Ried, Stefan Reiter.

Në Çeki periudha dimërore e transferimeve nuk është mbyllur ende. Sparta e Pragës pas 16 javësh renditet në vendin e katërt (kampionati çek ka 16 skuadra) me 27 pikë, 10 më pak se rivalja e madhe e saj Slavia e Pragës (37).

“Skuadra jonë tani nuk është më e fortë se ajo që patëm në verë Ne kemi nevojë të blejmë nga një lojtar për çdo repart (mbrojtje, mesfushë, sulm)”, - tha drejtori sportiv i Sparta Pragës, Chovanec, i cili luan edhe rolin e trajnerit të 12-herë kampionëve të Çekisë.

Pak ditë më parë u fol edhe për një transferim të mundshëm të sulmuesit shkodran Hamdi Salihi te Hanoveri (Bundesliga 1) gjatë merkatos së verës.

Lajmi u dha nga tuttomercatoweb.com. Te Hanoveri luan kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Altin Lala.

Gjatë merkatos dimërore u fol shumë se për Salihin kishte shprehur interesim të fortë edhe skuadra qipriote Apollon Limasol dhe personalisht trajneri gjerman i saj Tomas Von Hesen,

Hamdi Salihi (25 vjeç, 182 cm) gjatë karrierës së tij futbollistike ka luajtur për Vllazninë (53 ndeshje, 30 gola), Panionos, Greqi (6 ndeshje, asnjë gol), Tiranën (52 ndeshje, 42 gola).

Me SV Ried, ku luan nga janari i vitit 2007, Salihi ka realizuar 22 gola në 62 ndeshje. Vlera e kartonit të Hamdi Salihit është 750 mijë euro. Salihi ka një kontratë me SV Ried, qe skadon në vitin 2010.

 
Albaniasoccer i jep fund misionit te saj!

Madhesia e germave:
Albaniasoccer News 14 February, 2009 07:38:00
thumbnail.php

Falenderime te gjithe vizitoreve dhe lexuesave gjate ketyre viteve
Per afro nje dekade, Albaniasoccer.com ka ekzekutuar nje mision pasionant dhe ideator per te furnizuar me informacione sportive rreth futbollit Shqiptar te gjithe emigrantet anembare rruzullit tokesor. Gjate kesaj periudhe disa vjecare misioni i saj ishte i kompletuar dhe detajuar ne menyren me solide te organizuar duke mbuluar me ato mundesi qe ekzistonin sa me shume informacion per lexuesin. Me informata te reja dhe lajme te fundit nga te gjitha trevat Shqiptare, me intervista dhe subjekte Ekskluzive, fale ndihmes dhe pasionit te shume bashkepunetoreve tane, nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe mbare Bota, Albaniasoccer.com ka tejkaluar cdo parashikim te punes se saj disavjecare. Dhe ja arriti te dominoje dhe penetroje ne nje fare mase dhe aty ku mendohej se asnjehere nuk do te arrinte te shfaqej e suksesshme.
Duke ju falenderuar te gjitheve per suportimin tuaj, me vizitat, verejtjet, komentet e gjithcka ne te mire te vazhdimit te punes sone te suksesshme, deshirojme tu informojme se pa vizitat dhe interesimin tuaj, puna e jone nuk do ta kishte asnjehere suksesin aq madheshtor, duke qene per vite me rradhe faqja me e vizituar, e lexuar dhe e konsideruar nga te gjithe si faqja me profesionale rreth futbollit shqiptar.
So Long Everybody and Thank You for the Great Years
 
  1. sondazhi-sakte3.jpg
    Foto Strakosha, lojtari kuqezi më i vlerësuar i dekadës së fundit



    Autori: editor
    Data: 18/02/2009
    Version Print
Në kuadër të sondazheve javore, “Sporti shqiptar” on-line (www.sportishqiptar.com.al) kishte përzgjedhur një temë të veçantë për lexuesit e saj, që duhet të votonin për futbollisitin më të mirë të kombëtares shqiptare të dekadës së fundit. Tre-katër vitet e fundit, kombëtares sonë i kanë ikur shumë “yje”, të cilët, për shkak të moshës apo për arsye të tjera, kanë qenë të detyruar t’i varin këpucët në gozhdë, ose vazhdojnë të luajnë, por jo në nivelet e mëparshme. Sondazhi nxori fiutes Foto Strakoshën me 21% të votave, i ndjekur nga Rudi Vata me 17 %, më pas Igli Tare me 12%. Që të tre këta lojtarë kanë qenë ish-kapitenë të kombëtares kuqezi. Përqidnjet janë nxjerrë nga votimi i 1387 votuesve, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në dekadën e fundit, kombëtarja shqiptare ka bërë paraqitjet më dinjitoze në arenën ndërkombëtare. Pas shembjes së komunizmit, në vitet 1990-1991, shumë nga futbollistët tanë emigruan në vende të ndryshme të Europës, duke treguar edhe atje vlerat më të mira si futbollistë. Këtu merr spunto edhe ndryshimi i mentalitetit të kombëtares sonë, që, duke pasur në gjirin e saj lojtarë profesionistë, arriti të përballet me dinjitet edhe me kombëtaret më të forta të Europës. Por cilët ishin këta futbollistë që sollën një epokë të re në futbollin shqiptar? Duhet ta fillojmë me Foto Strakoshën, portierin legjendar, që ka më shumë prezenca me fanellën kuqezi. Strakosha vjen nganjë plejadë e artë e futbollit dinamovit, por duke qenë në rolin e portierit, ka pasur një karrierë më të gjatë. Strakosha mund të themi se është urë lidhëse mes futbollistëve të fundviteve 80-të dhe talenteve të reja, që do të lindnin pas 90-ës. Një tjetër futbollist që ka luajtur në kampionatin më të fortë në botë, është Igli Tare, pa harruar rekordmenin e golave kuqezi, Alban Bushi, që ka shnëuar 14 gola me kombëtaren, si askush tjetër. Gjithashtu, emrin e Shqipërisë në futbollin europian, pikërisht në Gjermani, e ka nderuar edhe kavajasi Altin Rraklli. Pas luftës së Kosovës, në kombëtaren shqiptare iu hapën dyert edhe futbollistëve kosovarë. I pari që mori pasaportën shqiptare për të luajtur me ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare ka qenë Besnik Hasi, i aktivizuar në kampionatin belg. Kulmin e karrierës Hasi e ka me fanellën e Anderhlehtit, ku e kemi parë të luajë edhe në Ligën e Kamoionëve. Ndër futbollitët më të spikatur, që kanë pasur jetëgjatësi me kombëtaren, ka qenë Rudi Vata, shkodrani i Sëlltikut të Gllazgout, në kampionatit skocez. Një ndër talentet më të mëdha të mesfushës shqiptare, Bledar Kola, është një tjetër futbollist i brezit të artë, që zhvilloi një karrierë të shkëlqyer në futbollin grek me Panathiniakosin. Murati, Haxhi dhe Geri Çipi janë brezi i fundit i kësaj plejade, që kanë lënë gjurmë në futbollin shqiptar. Poshtë janë shifrat e sakta të sondazhit, që ka nxjerrë futbollistin më të votuar Foto Strakoshën.




Ja rezultati i plotë i sondazhit:





Foto Strakosha (21%, 291 vota)
Rudi Vata (17%, 239 vota)
Igli Tare (12%, 164 vota)
Besnik Hasi (11%, 156 vota)
Altin Rraklli (11%, 154 vota)
Bledar Kola (10%, 142 vota)
Edvin Murati (6%, 87 vota)
Alban Bushi (5%, 68 vota)
Geri Çipi (4%, 52 vota)



Altin Haxhi (2%, 34 vota)
 
Talenti nga Struga, Pajtim Kasami, edhe zyrtarisht ka filluar aventurën e tij në ekipin e Lacios. Mesfushori është duke u stërvitur me ekipin e dytë, ndërkohë disa herë trajneri, Delio Rossi, e ka ftuar që t’i bashkëngjitet skuadrës së parë, ku ushtron edhe sulmuesi nga Maqedonia, Goran Pandev. Ndryshe, strugani 16-vjeçari, në Itali arriti nga Liverpuli, ku luajti 1 vit të plotë.

“Karrierën time e kam filluar në Grasshoppers të Cyrihut, ku kam luajtur disa vite për të rinjtë. Më pas, në vitin 2007 me ekipin tim jam paraqitur në një turnir në Paris, ku ishte edhe trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez. Ai pasi ka parë lojën time, menjëherë ka angazhuar drejtorin sportiv që unë të transferohem te ky klub. Kështu, ndodhi dhe unë nënshkruajta marrëveshje me ekipin anglez”, tregon Pajtim Kasami për gazetën “Koha”.

Mesfushori ishte në shënjestër të shumë ekipeve të mëdha evropiane, ndër to Juventus, Mançester Siti dhe Lacio. Kjo e fundit ishte më dinake dhe arriti që nëpërmjet drejtorit sportiv, Igli Tare, ta sjell shqiptarin me pasaportë zvicerane në Itali.

“Gjatë një viti sa qëndrova në Angli, unë kisha paraqitje të suksesshme me ekipin e Liverpulit, prandaj edhe shumë skuadra dëshironin të më kanë. Ndër ato ekipe që më kërkonin ishin Juventus, Mançester Siti, Volfzburg dhe Lacio. Me ekipin italian u mora vesh shumë shpejt, pasi që presidenti i klubit Klaudio Lolito me çdo kusht dëshironte që unë të veshi fanellën e tyre”, pohoi Kasami, i cili në vazhdim tregon momentet e para që është duke i kaluar në klubin e ri.

“Pasi u morëm vesh me ekipin italian, unë pas disa ditëve udhëtova në Itali. Atje më priti drejtori sportiv Igli Tare, kurse në stërvitje takova edhe Goran Pandevin, të cilin e kam shok shumë të mirë dhe më ndihmon shumë në akomodimin tim por edhe në stërvitje. Këtu jam shumë i kënaqur, tifozët dhe drejtuesit më kanë pritur mirë dhe besoj se me një punë maksimale do ja arrij që të paraqitem edhe në ekipin e parë”, tha Pajtim Kasami.

Ndryshe, strugani disa vite është duke i mbrojt ngjyrat e kombëtares së Zvicrës (U-16), ndërkohë ai thotë se para se të futet në reprezentacion askush nga Maqedonia nuk e ka kontaktuar që ai të paraqitet për këtë vend. “Edhe pse jam me prejardhje nga Struga, për mua askush nuk është interesuar që të paraqitem për Maqedoninë. Kurse tani në disa biseda që kam pasur me Pandevin, ai më ka ftuar që unë të jem pjesë e përfaqësueses që drejton Sreçko Katanec. Nga ana tjetër, edhe Igli Tare shpesh më ka thënë që në të ardhmen të paraqitem në Kombëtaren shqiptare. Mendoj se tani më është vonë, pasi unë luaj për Zvicrën, ndërkohë edhe jam nënshtetas i saj”, pohoi Kasami.
 
Kasami: Tare kërkon qe une të luaj për Shqipërinë
line_430.gif


“Edhe pse jam me prejardhje nga Struga, për mua askush nuk është interesuar që të paraqitem për Maqedoninë. Kurse tani, në disa biseda që kam pasur me Pandevin, ai më ka ftuar që unë të jem pjesë e përfaqësueses që drejton Sreçko Katanec. Nga ana tjetër, edhe Tare disa herë më ka thënë që në të ardhmen të paraqitem në Kombëtaren shqiptare”, tregon Kasami
line_430.gif

20090220145356PajtimKasami.jpg
line_430.gif

Avdyl SALIHU (Shkup) - Talenti nga Struga, Pajtim Kasami, edhe zyrtarisht ka filluar aventurën e tij në ekipin e Lacios. Mesfushori është duke u stërvitur me ekipin e dytë, ndërkohë disa herë trajneri, Delio Rossi, e ka ftuar që t’i bashkëngjitet skuadrës së parë, ku ushtron edhe sulmuesi nga Maqedonia, Goran Pandev. Ndryshe, strugani 16-vjeçari, në Itali arriti nga Liverpuli, ku luajti 1 vit të plotë.

“Karrierën time e kam filluar në Grasshoppers të Cyrihut, ku kam luajtur disa vite për të rinjtë. Më pas, në vitin 2007 me ekipin tim jam paraqitur në një turnir në Paris, ku ishte edhe trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez. Ai pasi ka parë lojën time, menjëherë ka angazhuar drejtorin sportiv që unë të transferohem te ky klub. Kështu, ndodhi dhe unë nënshkruajta marrëveshje me ekipin anglez”, tregon Pajtim Kasami për gazetën “Koha”.

Mesfushori ishte në shënjestër të shumë ekipeve të mëdha evropiane, ndër to Juventus, Mançester Siti dhe Lacio. Kjo e fundit ishte më dinake dhe arriti që nëpërmjet drejtorit sportiv, Igli Tare, ta sjell shqiptarin me pasaportë zvicerane në Itali.

“Gjatë një viti sa qëndrova në Angli, unë kisha paraqitje të suksesshme me ekipin e Liverpulit, prandaj edhe shumë skuadra dëshironin të më kanë. Ndër ato ekipe që më kërkonin ishin Juventus, Mançester Siti, Volfzburg dhe Lacio. Me ekipin italian u mora vesh shumë shpejt, pasi që presidenti i klubit Klaudio Lolito me çdo kusht dëshironte që unë të veshi fanellën e tyre”, pohoi Kasami, i cili në vazhdim tregon momentet e para që është duke i kaluar në klubin e ri.

“Pasi u morëm vesh me ekipin italian, unë pas disa ditëve udhëtova në Itali. Atje më priti drejtori sportiv Igli Tare, kurse në stërvitje takova edhe Goran Pandevin, të cilin e kam shok shumë të mirë dhe më ndihmon shumë në akomodimin tim por edhe në stërvitje. Këtu jam shumë i kënaqur, tifozët dhe drejtuesit më kanë pritur mirë dhe besoj se me një punë maksimale do ja arrij që të paraqitem edhe në ekipin e parë”, tha Pajtim Kasami.

Ndryshe, strugani disa vite është duke i mbrojt ngjyrat e kombëtares së Zvicrës (U-16), ndërkohë ai thotë se para se të futet në reprezentacion askush nga Maqedonia nuk e ka kontaktuar që ai të paraqitet për këtë vend. “Edhe pse jam me prejardhje nga Struga, për mua askush nuk është interesuar që të paraqitem për Maqedoninë. Kurse tani në disa biseda që kam pasur me Pandevin, ai më ka ftuar që unë të jem pjesë e përfaqësueses që drejton Sreçko Katanec. Nga ana tjetër, edhe Igli Tare shpesh më ka thënë që në të ardhmen të paraqitem në Kombëtaren shqiptare. Mendoj se tani më është vonë, pasi unë luaj për Zvicrën, ndërkohë edhe jam nënshtetas i saj”, pohoi Kasami.

 
bore.gif
Gilman Lika, gol për Hacettepe
line_430.gif


Lika, i aktivizuar nga trajneri Ari Han në ndeshjet ndërkombëtare të Shqipërisë kundër Arzerbajxhanit (miqësore) dhe Maltës (zyrtare), ka shënuar në kampionatin turk edhe golin e fitores 1-0 kundër Denzlisporit.
line_430.gif

20090223084600topnerrjete.jpg
line_430.gif

Gilman Lika, mesfushori i Hacettepe Spor shënoi një gol në fitoren 3-1 të ekipit të tij kundër Ankaraspor në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit turk. Futbollisti i Kombëtares shqiptare shënoi në minutën e 65-të golin 2-1 të takimit.

Lika, i aktivizuar nga trajneri Ari Han në ndeshjet ndërkombëtare të Shqipërisë kundër Arzerbajxhanit (miqësore) dhe Maltës (zyrtare), ka shënuar në kampionatin turk edhe golin e fitores 1-0 kundër Denzlisporit.

Gjithsesi, Hacettespor renditet e fundit me 14 pikë të grumbulluara në 21 javë.
...............................................................................................................................................
bore.gif
Qipro, aktivizohet treshja shqiptare
line_430.gif

Klodian Duro luajti si zevendesues ne fitoren 0-2 ne transferte te Omonia Levkosias me Ael Lemesos. Te shtunen, Arjan Beqaj mbrojti per 90 minuta porten e Anorthosis Famagausta ne fitoren 2-1 kunder Apolonas Lemesos. Apoel i Altin Haxhit fitoi 4-0 kunder Atromitos Geroskipu. Mengjarashi shqiptar e nisi takimin si titullar dhe u zevendesua ne minuten e 71-te.
line_430.gif

20090222210150KlodDuro,Omonia-AEK.jpg
line_430.gif

Klodian Duro luajti si zevendesues ne fitoren 0-2 ne transferte te Omonia Levkosias me Ael Lemesos. Duro hyri ne loje ne minuten e 84-t ne vend te Okas, dhe dy minuta me pas Omonia realizoi golin e dyte me ane te Zlogar pas nje goditje kendi.

Te shtunen, Arjan Beqaj mbrojti per 90 minuta porten e Anorthosis Famagausta ne fitoren 2-1 kunder Apolonas Lemesos.

Apoel i Altin Haxhit fitoi 4-0 kunder Atromitos Geroskipu. Mengjarashi shqiptar e nisi takimin si titullar dhe u zevendesua ne minuten e 71-te.

Pas 23 javesh te luajtura ne kampionatin qipriot, Apoeli dhe Omonia bashkekryesojne me nga 60 pike, ndersa Anorthosis renditet ne vendin e trete me 56 pike.

...............................................................................................................................................
Jurgen Gjasula, gol kunder Zurich
line_430.gif

Tiranasi realizoi goli e barazimit per ekipin e tij ne minuten e 55-te, teksa Hassli kishte shenuar golin per ZUrich ne minuten e 14-te
line_430.gif

20090222203301gjasula.jpg
line_430.gif

Shqiptari me pasaporte gjermane, Jurgen Gjasula, shenoi golin e pare ne fitoren 2-1 te Basel me Zurich ne javen e 21-te te kampionatit zviceran. Tiranasi realizoi goli e barazimit per ekipin e tij ne minuten e 55-te, teksa Hassli kishte shenuar golin per ZUrich ne minuten e 14-te. Zanni shenoi dhe golin e fitores ne minuten e 79-te. Te dy skuadrat e perfunduan takimin me nga dhjete lojtare.

Java 21
Rezultatet
Basel - FC Zürich 2:1 (0:1). GC - Luzern 1:0 (0:0). Neuchâtel Xamax - Sion 3:2 (0:0). Vaduz - Bellinzona 1:0(0:0). Young Boys - Aarau 4:0 (1:0).

Renditja: 1. Zürich 21/44. 2. Basel 21/42. 3. Young Boys 21/41.4. Grasshoppers 20/33. 5. Aarau 20/26. 6. Neuchâtel Xamax 21/23. 7.Bellinzona 21/21 (19:31). 8. Sion 21/21 (23:36). 9. Vaduz 21/18.10. Luzern 21/13.





 
Vor 1 oder 2 Jahre habt Ihr gegen Litauen 1-1 gespielt...

Unsere U21 hat soviele ich weis gg eure 0-1 verloren...Das ist einzige direkte Vergleich zwischen Ita-Alb.


jaa, toll, zuhause habt ihr nur mit 0:1 verloren, Auswärts dafür mit 0:4

und Litauen hat auch gegen andere gute Mannschaften Probleme gemacht, sie haben diesmal zum Start 3:0 in Rumänien gewonnen und sind zweiter in ihrer Gruppe, Deutschland hat auch mal 1:1 zuahsue gegen Litauen gespielt, letztendlich sind wir aber Gruppenerster geworden...

und mal ganz ehrlich? Nach meinem Stand der Dinge ist Litauen besser als eure Mannschaft ohne euch schlechtmachen zu wollen!!
 
Zurück
Oben