Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Kombetarja

Hasi, Kola dhe Strakosha kandidatë për pasardhës të Ari Hanit
shqiperi-suedi.jpg
Mediat e shkruara në Tiranë kanë bërë të ditur sot se Ari Han konsiderohet si kapitull i mbyllur në FSHF. Madje, gjithnjë sipas shtypit shqiptar, FSHF-ja tashmë ka filluar të mendojë për pasardhësin e holandezit. Për ndryshim nga vitet e kaluara, duket se tashmë FSHF-ja është e gatshme t’ia besoj postin e përzgjedhësit një trajneri shqiptar, megjithëse në alternativë mbeten edhe trajnerët e huaj. Emrat më përfolur në FSHF, sipas burimeve të shtypit shqiptar janë tre ish-futbollistët kuqezi, Besnik Hasi, Bledar Kola dhe Foto Strakosha. Gjasat më të mëdha duket se i ka gjakovari, Besnik Hasi, i cili aktualisht është ndihmëstrajner i Anderlehtit. Të tre kandidatët e lartpërmendur e njohin shumë mirë ambientin kuqezi dhe kanë një eksperiencë të konsiderueshme në kombëtare. Megjithatë një problem në vete paraqet mungesa e përvojës si trajner i parë për të tre kandidatët. Hasi, Kola e Strakosha prej disa kohësh punojnë në klube të ndryshme në stafet drejtuese të tyre, por asnjëri deri tani nuk ka drejtuar një skuadër, ose më saktë nuk kanë qenë trajnerë të parë. Ky është një minus për ta, pasi dihet që eksperienca si trajner i parë nuk mund të krahasohet me atë të ndihmësit, aq më tepër kur bëhet fjalë për
skuadrën kombëtare. Ndërkohë drejtuesit e FSHF-së janë duke hartuar një strategji për t’i bërë sa më shumë presion Ari Hanit që të japë dorëheqjen. Qëllimi i tyre është që holandezi pas largimit të marrë sa më pak para. Ai ka kontratë me FSHF-në deri në fund të vitit dhe i takojnë edhe 80 mijë euro në bazë të kontratës.
 
Zurück
Oben